• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kapitull i ri i Kosovës me Gjermaninë për bashkëpunimin ekonomik

July 21, 2016 by dgreca

-Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viziton Berlinin/

Berlin, 21 korrik 2016/ Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani ku në fokus të axhendës së tij janë takimet me homologun e tij gjerman, Walter Steinemier, zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe udhëheqës të tjerë politik dhe ekonomik.

Nga Berlini MPJ kosovare në njoftimin e sapodërgur thekson se, në ditën e parë të vizitës Hoxhaj ka takuar Michael Harms, Drejtor i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane për të diskutuar mundësinë e rritjes së investimeve gjermane dhe njëkohësisht thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.  Hoxhaj ka deklaruar pas takimeve, se po e viziton Berlinin për të shtyrë përpara një kapitull të ri të bashkëpunimit që në fokus ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Jam për vizitë në Berlin si një mik i Gjermanisë dhe për të konfirmuar lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve. Pas përkrahjes së madhe në çlirimin, rindërtimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës nga ana e Gjermanisë, konsideroj se duhet të hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve e që ka si prioritet bashkëpunimin ekonomik. Dhe për këtë do të angazhohem me të gjitha kapacitetet e mija” ka deklaruar Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar, ka zhvilluar një takim edhe me Frank Priess, zëvendësdrejtor i Konrad Adenauer Stiftung për Evropë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e zgjerimit të fushë-veprimtarisë dhe përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë.Hoxhaj, ka thënë se “përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni do të ishte shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe Prof. Dr. Michael Stürmer, botues, kryeredaktor dhe historian i njohur gjerman dhe përkrahës i çështjes së Kosovës. Në agjendë të vizitës së tij, Hoxhaj do të takohet të premten edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkepunim ekonomik, Kosovë-Gjermani

Kosovë-Gjermani, drejt dy marrëveshjeve

July 13, 2016 by dgreca

-Ministri Avdullah Hoti pritet nga ministri i Financave të Gjermanisë  Wolfgang Schäuble/

PRISHTINË,  13 Korrik 2016-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtarë në Berlin, Gjermani, me ftesë të ministrit të Financave të Republikës Federale të Gjermanisë Wolfgang Schäuble.

Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë kësaj vizite ministri Hoti dhe homologu i tij Wolfgang Schäuble kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale financiare ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim teknik financiar 2016 – 2017, e cila pritet të nënshkruhet  nga të dy qeveritë gjatë vjeshtës së këtij viti. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi dhe financimi i projekteve të ndryshme në fusha prioritare, si në: Infrastrukturë publike (ujëra dhe energji), zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e punësimit, demokraci, shoqëri civile dhe administratë publike, si dhe edukim.

Në këtë takim u diskutua edhe për Inicimin e marrëveshjes për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë ndërmjet dy vendeve, si dhe për idenë e krijimit të një mini-berze.

Ministri Hoti, duke falënderuar lartë mikpritjen e homologut të tij Schäuble, tha se shteti gjerman është një ndër donatorët dhe bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, të cilët ndër vite kanë mbështetur qeverinë kosovare në projekte të ndryshme për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me qeverinë e Republikës së Kosovës, tha se Gjermania e konsideron Kosovën si njërin nga vendet më të rëndësishme për bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.

Filed Under: Komente Tagged With: drejt dy marrëveshjeve, Kosovë-Gjermani

Kosovë-Gjermani, marrëveshje për Efiçiencë në Energji

January 22, 2016 by dgreca

-Nga kjo marrëveshje me KfW (Banka Gjermane për Zhvillim) do të përfitojnë qytetarët e komunave e Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës dhe Ferizajt/
PRISHTINË, 22 Janar 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe KfW (Banka Gjermane për Zhvillim) nënshkruan sot Marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti dhe Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë, Christoph Tiskens, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, si dhe kryetarët e komunave përfituese, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, si dhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke falënderuar qeverinë gjermane, BE-në dhe KfW për bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve, bëri të ditur se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e komunave e Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës dhe Ferizajt.
“Kjo marrëveshje vije në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me Gjermaninë dhe BE-në. Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milionë euro, ku 5 milionë euro janë grant, 2.5 nga qeveria gjermane dhe 2.5 nga WBIF. Pjesa e kredisë përfshinë vlerën prej 2.5 milionë euro nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat amortizimi deri në vitin 2028, me këste që paguhen dy herë brenda vitit”, tha ministri Hoti.
Ai vijoi se, marrëveshja për këtë projekt edhe më tutje konfirmon përpjekjet e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës, pasi që nga ky projekt direkt do të përfitojnë institucionet më të rëndësishme të këtyre qyteteve, siç janë shkollat fillore dhe të mesme dhe shëndetësia primare.
“Kjo marrëveshje vije pas nënshkrimi të marrëveshjes me Bankën Botërore për të njëjtin qëllim për nivelin qendror, i cili njëherit paraqet edhe synimin e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë drejt përmirësimit të sistemi të energjisë, si një sektor kyç për zhvillimin e vendit dhe inkuadrimin e mëtutjeshëm në strukturat ndërkombëtare”, theksoi ministri Hoti.
Ndërsa, drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë,. Christoph Tiskens, tha se “qëllimi i këtij programi është përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e komunave të Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt dhe është i bazuar në studimin e fizibilitetit, i përfunduar në vitin 2012 dhe i financuar nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, ku janë identifikuar 30 ndërtesa në komuna të ndryshme që kanë nevojë për rehabilitimin e masave të efiçiencës energjetike, në ndërrim të dritareve, izolim, sisteme të ngrohjes, të shkollave, kopshteve të fëmijëve, spitaleve dhe qendrave mjekësore. Kostoja e zbatimit është rreth 7.5 Milionë Euro”./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Efiçiencë, Kosovë-Gjermani, marrëveshje për, në Energji

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT