• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Mal i Zi, marrëveshje për bashkëpunim kulturor

April 28, 2017 by dgreca

-Ministri i Kulturës i Malit të Zi,  Ljanko Ljumović, vizitë në Kosovë/

2 mali i zi Koso

PRISHTINË, 28 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës i Malit të Zi,  Ljanko Ljumović, mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku takon autoritete të larta shtetërore në Prishtinë.Bashkë me ministrin kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ministri malazez Ljumović, në përcjellje të zyrtarëve të të dyja ministrive, vizitojnë Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, ndërsa në axhendë ka edhe aktivitete tjera.Mali i Zi është shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

1 Koso-Mali Zi

KOSOVA DHE MALI I ZI ME MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM KULTUROR

Prishtinë, 28 prill 2017-Gazeta DIELLI/Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje kulturore e cila i rregullon raportet kulturore ndërmjet dy vendeve dhe e konkretizon këtë bashkëpunim.Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës të dy vendeve, Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.Fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Janko Ljumoviq, ku u bisedua për shkëmbimet ndërmjet dy vendeve, më theks të posaçëm në fushën e kulturës.Kryeministri Mustafa, me këtë rast, vlerësoi raportet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi.Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Kujtim Shala dhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Janko Ljumoviq, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy shteteve në fushën e kulturës, duke mbështetur bashkëpunimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, për t’i njohur dhe prezantuar publikut dhe palëve të treta, trashëgiminë kulturore dhe të arriturat bashkëkohore kulturore të të dyja vendeve.Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Mali i Zi, po ashtu, do të angazhohen në promovimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të tyre përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për fusha të tilla si: arkivat, bibliotekat, muzetë, letërsinë, muzikën, artet pamore dhe performuese, veprimtaritë botuese, kinematografinë dhe mediat e tjera audiovizuale. Po ashtu, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushën e muzikës dhe vallëzimit, shkëmbimit të informacionit dhe ftesave reciproke për muzikë, balet, vallëzim dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare të mbajtura në territorin e vendeve të tyre.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosove-Mal i Zi, marreveshje, për bashkëpunim kulturor

Kosovë-Mal i Zi, përmbyllet në Vjenë procesi i demarkacionit

August 26, 2015 by dgreca

-Thaçi theksoi se Kosova tanimë ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani edhe me Malin e Zi dhe shprehu shpresën se së shpejti do të përmbyllet edhe me Serbinë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht 2015/ Republika e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e demarkacionit edhe me Malin e Zi, pasi që nënshkroi në Vjenë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviç, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit ritheksoi se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
MPJ kosovare në njoftimin e sapodërguar nga Vjena thekson se, kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiç, u shpreh se marrëveshja është shembull për rajonin dhe vlerësoi se është bërë në prag të Samitit të Vjenës, si konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Thaçi nënvizoi se Kosova tanimë ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani edhe me Malin e Zi dhe shprehu shpresën se së shpejti do të përmbyllet edhe me Serbinë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Mal i Zi, përmbyllet në Vjenë, procesi i demarkacionit

DEMARKACIONI: NJI LUFTË E RE KOSOVË-MALI I ZI ?!

July 11, 2015 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Pashallarët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Co, kanë pesë vjet (2011-2015) në 16 bisedime ndërkufitare me Malin e Zi për caktimin e vijës të Demarkacionit në mes dy vendeve fqinjë, sipas kushteve të paracaktuara nga Bashkimi Europian.
Kjo histori aktuale më kujtoi kohën e hershme të guvernatorit otoman të Pejës, mytaserif Ali Pashë Gucia që pas Memorandumit të Stambollit të 12 prillit 1880 midis Perandorisë Otomane e Principatës të Malit të Zi duhej të ishte kryesues i caktimit të vijës së kufinit. Faktikisht puna në terren nisi me vonesa e pengesa: vetëm në pranverë 1882 dhe zgjati pesë vjet, deri në verë 1887.
Dy shembuj krejt të ngjashëm. Paralele në kohë të ndryshme.
Si atëherit edhe sot, të tjerët po na vnojnë kushte të randa në dam të kombit shqiptar, tue na i marrë hjekësisht e padrejtësisht tokat tona etnike ardhacakët sllavë.
2.Ali Beg Gucia, një nga personalitetet piedestal të historisë tonë kombëtare shqiptare, iu prini luftënave të mëdha në mbrojtje të territoreve të Plavë-Gucisë me rrethina, si ato më 1854 kundër kryengritësve të Vasojeviçit, ato më 1861 dhe më 1876-1878, të cilat kulmojnë me dy betejat në “Lufta e Ultinës së Epërme të Limit” (dhjetor 1879 – janar 1880) që ishte Parathënia e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën e 1912-tës.
E, të madhit Ali Beg Gucia, i erdhi koha e vështirë për me e “zvogëlue” vetveten tek çështja e caktimit të “kufinit të lodhshëm” me Malin e Zi. Ai përpiqej atdhetarisht të ruante sa ma shumë territore nga krahina e Plavë-Gucisë, etj., pavarësisht nga presionet nga Stambolli e Çetina, nga përfaqësitë e huaja në Prizren, Shkodër e Çetinë. Kjo, ndër të tjera, dhe për dy arsye: E para: kishte prona të vetat në këtë krahinë etnike shqiptare, të cilat ia punonin çipçinjtë e krishterë (Ah, çka i bane me ta asimilimit të kësaj krahine, o Ali Beg i kazasë së Gucisë!!!). Mali i Zi i premtonte se do t’ia ruante pronësinë pronave të tij, do t’ia jepte të ardhurat nga çifligjet, etj., po ai nuk i besonte krajl Nikollës e Co. E dyta arsye: kishte përkrahje dhe nga krejt populli i sanxhakut të Pejës, ku përfshihej dhe Rugova, dhe Plavë-Gucia, etj.
Sulltan Abdulhamid II e kishte mik personal Ali Begun e Gucisë, të cilin e bani mytesarif të sanxhakut të Pejës, i dha titullin “Pashë”, e thirri disa herë tek Porta e Lartë në Stamboll, etj. Në dokumenta diplomatike të huaja shkruhet: “Sulltani e mbloi Ali Pashën me të mira, vetëm e vetëm që t’ia lehtësonte këtë përcaktim të lodhshëm kufijsh” me Malin e Zi. Njëherash, nga ana tjetër, Sulltani, tue fillue prej vitit 1883, e kishte mik fort të afërt dhe Krajl Nikollën e Malit të Zi, të cilit i bani mjaft lëshime tue i dhanë kohë pas kohe toka etnike shqiptare.
Ma në fund u thye Ali Pashë Gucia. Në gusht 1887 u caktue vija e kufinit me Malin e Zi. U damtuen interesat kombëtare shqiptare në këto treva të Shqipërisë së Veriut.
3.Disa muaj ma vonë, më 29 nëntor 1887 thuhet se një i rugovas e vrau Ali Pashë Gucinë E qëlloi me plumba në mes të qytetit të Pejës, në kryeqëndren e Sanxhakut.
Ndoshta i rugovasi ishte i shtyrë drejt kësaj vrasjeje tragjike, të pabesë, antikombëtare. Ndoshta ishte hakmarrje padrejtësie vetjake ndaj tij…Sidoqoftë. diplomati austro-hungarez, Theodor Ippen, konsull i Përgjithshëm në Shkodër (1884, 1896-1903), referent politik i Komandës A-H në Plevlje të Sanxhakut (1885-1887), ministër i Jashtëm (1920), në një vepër të tij historike të shkruar për Shqipërinë e të botuar në Sarajevë (1901-1902), flet për vrasjen e Ali Pashë Gucisë. Ai dokumenton se “atentati ndodhi për shkak të pakënaqësisë së fisit të Rugovës, i cili humbte me caktimin e kufirit të ri disa kullota, të cilat i kaluan Malit të Zi”.
Krimi ndaj jetës së tjetrit gjithmonë duhet ndëshkue, veçanërisht kur kemi të bajmë me figura të tilla panshqiptare. Po, Ali Pashë Gucia, në vitet e fundit të jetës së tij filloi ka e tepron pa cak me sjelljet e vendimmarrjet e tij, shpesh arbitrare, ka’i’herë dhe me frymë e akte antikombëtare. Shqiptarët, veçmas pas caktimit të kufinit me Malin e Zi, patën fillue ka e etiketojnë e thërrasin si “tradhtar”. Ndoshta kjo vrasje e poshtër ndikoi që t’ia shlyente sadopak damkën si “tradhtar”, pasi pati një vdekje si martir i kombit të vet.
4.Tashti jemi para një situate të re, pothuaj krejt të ngjashme me atë të vitit 1887.
Prapë Mali i Zi po don’ me marrë toka etnike shqiptare me të ashtuquajturin “Demarkacion”, ku në qarkoren Çakorr-Mokën-Kullë, humbin mijëra hektarë tokë etnike të shtetit të ri të Kosovës. Në vijën kufitare Kullë ka mbi pesë kilometra hyrje malazeze brenda territorit të Kosovës.
Ali Lajçi, një nga të “plotfuqishmit” për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, ka deklarue së fundit (maj 2015) se shteti i Kosovës e qytetarët e saj damtohen me rreth 12 mijë hektarë. Përndryshe: 120 km2, nga të cilët 70 km2 në pjesën e Rugovës dhe 50 km2 në atë të Podgurit e vendkalimin kufitar Zhlep…
E përllogaritur, me krahasime, del se Mali i Zi don t’i marrin Kosovës një sipërfaqe pothuaj sa katër herë qyteti i Tiranës metropolitane ( 31 km2 x 4 = 124 km2) apo dy herë ma e madhe se shteti San Marino (61 km2 x 2 = 122 km2), etj.
Sipërfaqja nuk është e vogël. Rreziku i tradhtisë kombëtare shqiptare në Pejë me rrethina është i madh, tepër i madh. Ndaj kjo tradhti duhet ndalur dhe në fjalorin e politikanëve dhe në terrenin konkret të Demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo tradhëti nuk është e para dhe as e fundit që i bahet Kosovës nga politikanët e mëdhenj të saj, nga ata politikanë që i solli Lufta e UÇK-së apo prodhoi Paqja e EULEX-it. Mjafton të kujtojmë një fakt: sa km2 sipërfaqe i marrin Kosovës së pavarur Patriakana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, etj. Janë plot 27 të tillë e disa sish dhe në mbrojtje ndërkombëtare nga UNESCO, e në ruajtje nga KFOR, etj. Vetëm Manastiri i Deçanit ka 50 ha sipërfaqen e tij territoriale dhe mbetet i pakënaqun pasi kërkon 700 ha sikur i kishte më 1946 në Jugosllavinë e Titos e për ma keq nuk lejon me kalue as rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë nëpër juridiksionin e saj. Çështje pronësore ka dhe Demarkacioni i Kosovës me Maqedoninë, si në vijën kufitare të komunës Viti me mbi 17 ha, etj. Shembuj të tilla janë gjithata. Çka po bahet me Mitrovicën me rrethina?!…Me i mbledhë me nji aritmetikë të thjeshtë të gjitha tokat që Kosova i ka dhanë me e padashje për të tjerët, për fqinjët e vet sllavë, atëherit kish me u çue populli shqiptar i Kosovës e me i ndjekë nga zyrat e shtetit me hy të çamë, etj. Dhe e kanë pak këtë ndëshkim popullor. Toka është e shenjtë. Japonezët e kanë një thanie të veten: Tokë më fal që të shkel me kambë!
Demarkacioni me Principatën e Malit të Zi më 1887 thuhet se i hangri kryet Ali Pashë Gucisë, njeriut që bani aq shumë për kombin e vet në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga gadishulli gjeopolitik i Ballkanit filloi Lufta e Parë Botërore (1914-1918).
Çështja shtrohet qartë, ballas: klasa politike e Kosovës dhe e Malit të Zi me vijën e kufirit midis tyre po e çojnë Ballkanin drejt një lufte të re, pas asaj të Parës e të Dytës nga krajlitë sllave, pas kësaj të fundit nga Millosheviçi.
Diplomacia, Politika, Tradita…duhet me pasë kujdes që të mos krisin pushka e Rugovës për pronat e veta… Rugova duket e vogël në hapësirë territoriale etno-historike, po pushkën e ka të madhe.
Zgjatjet e proçeseve të tilla mbartin pabesi, po ne, shqiptarët e Kosovës e të Ballkanit kurrkujt nuk jena ka i lypim besë, veçse po kërkojmë drejtësi. Demokracia kërkon Drejtësi për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Të gjithë e kemi në dorë ta ndalim Luftën e pritshme në emër të Paqes të sotme e të nesërme.

Filed Under: Analiza Tagged With: demarkacioni i kufirit, Kosove-Mal i Zi, Ramiz Lushaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT