• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Zvicër, marrëveshje për sigurime sociale

January 13, 2017 by dgreca

– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e dytë në 2017-tën/

-Aprovimi i dy udhëzimeve administrative të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, që u ndihmua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, bën kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundëson fillimin e kompensimit të viktimave të krimit/1 qeveriaPRISHTINË, 13 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria kosovare, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të 127-ën me radhë, të dytën në 2017-tën, ku miratoi Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Kosovës.

2 qeveria5Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se efektet pozitive që do të dalin nga kjo marrëveshje janë të mëdha për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar dhe punojnë në Zvicër.

“Qytetarëve të dy shteteve do t’u mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejta tjera nga fusha e sigurimit social. Në veçanti, me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën e Zvicrës do t’iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që pensionin e tyre ta marrin në shtetin e tyre, pra në shtetin e Kosovës. Në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet e drejta për t’i bashkuar edhe periudhat kontributive”, ministri Abrashi.

Me miratimin në parim të  kësaj nisme nga qeveria e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si bartëse e këtij procesi në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, sikurse Ministria e Jashtme,  do të angazhohet në negocimin e kësaj marrëveshje duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera të aplikueshme. Miratimi i kësaj nisme e autorizon Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të fillojë menjëherë negocimin e marrëveshjes për sigurime sociale mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, negociata që parashihet të fillojnë javën e ardhshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshje, e cila adreson problemet e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

“Unë e konsideroj se është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka pasë shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe mendoj se është një sukses i qeverisë që ne ta përmbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm që drejtpërdrejt adreson problemet e qytetarëve tanë që kanë punuar atje”, tha kryeministri Mustafa.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe dy udhëzime të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Kompensimit Përfshirë edhe Llogaritjen e Kompensimit për Dëmtimet e Shumëfishta dhe Udhëzimi Administrativ për Regjistrat për Parashtruesit e Kërkesës dhe për Vendimet e Lëshuara rreth Kompensimeve u ndihmuan nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bënjë kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundësojnë fillimin e kompensimit të viktimave të krimit.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, ka një muaj që vijon punën në vitin e tretë, pas zgjedhjes në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës drejtuar nga Mustafa është mbajtur në 12 dhjetor 2014, pasi në të  njëjtën ditë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit. Gjatë vitit 2016  qeveria e Kosovës ka zhvilluar 57 mbledhje të rregullta, së fundi në 30 dhjetor.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Kosovë-Zvicër, marreveshje, për sigurime sociale

Kosovë-Zvicër, bashkëpunim për mësimin shqip në diasporë

July 15, 2016 by dgreca

-Ministri Murati viziton institucione arsimore dhe ekonomike të Zvicrës/

PRISHTINË,  15 Korrik 2016/ Gjatë vizitës në Zvicër, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, zhvilloi takime zyrtare me udhëheqësit e departamenteve të arsimit për kantonin e Friburgut, Jean –Pierre Siggen, dhe të Gjenevës, Anne Emery-Torracinta.

Njoftimi i dërguar sot thekson se, në të dyja takimet ministri Murati shpalosi punën që po bëhet nga qeveria e Kosovës për ta ndihmuar mësimin shqip në diasporë dhe, njëkohësisht, shtroi nevojën që komuniteti shqiptar në këto dy kantone të vazhdojë të ndihmohet nga qeveria kantonale.

Ministri Murati theksoi se politikat e kantonit të Gjenevës, i cili edhe e financon  mësimin plotësues, janë jashtëzakonisht të favorshme dhe falënderoi udhëheqjen kantonale për trajtimin e tillë të këtij projekti.

Po ashtu, në këto takime u bisedua për bashkërendimin e përpjekjeve mes dy shteteve për ta rritur numrin e nxënësve në shkollën shqipe, edhe për shkak se, ashtu siç e theksuan edhe udhëheqësit e departamentit të arsimit të të dy kantoneve, të gjitha hulumtimet shkencore dhe pedagogjike vërtetojnë se fëmijët që e mësojnë mirë gjuhën e nënës, i mësojnë më mirë edhe gjuhët e tjera.

Ishte përfundim i përbashkët që komuniteti shqiptar çdo herë e më shumë po integrohet në Zvicër dhe po shndërrohet në urë lidhëse mes dy vendeve. Gjithashtu, u konstatua se mësimi shqip është një metodë e duhur për integrimin e këtij komuniteti dhe se duhet të gjenden format e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Delegacioni vizitoi edhe Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe të Shërbimeve Zvicër-Kosovë, ku u prit nga presidenti i dhomës, Stefan Sarkany, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, mikpritësit ia prezantuan ministrit Murati një sërë projektesh, të cilat mendojnë t’i investojnë në të ardhmen në Kosovë, në fushën e aftësimit profesional, hotelerisë, industrisë së përpunimit të qumështit etj./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: bashkëpunim për mësimin, Kosovë-Zvicër, shqip në diasporë, Valon Murati

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT