• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NË TAMPA FESTOI 10 VJETORIN E PAVARSISË SË KOSOVËS

February 27, 2018 by dgreca

 

1 flamuje1 ana1 a grup me tasim1 prezantusja1 Nje me shpine1 a eva tav2 nga salla 1

NGA NDUE GJEKAJ/

ALBFLORIDA STUDIO/

2 edhe kjo salle1 valle1 salle71 valle2 salle 22 eva

Edhe shqiptarët në Florida e ndien vehten shpirtërisht më afër atdheut të vet duke përjetuar emocionalisht 10 vjetorin e pavarsisë së Kosovës,realitetin e ëndrrës shekullore të të gjithë shqiptarve.Kjo u arrit nëpërmjet organizimit të një veprmtarie tematike kulturore kushtuar kësaj ngjarje nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dega e  Tampa-s.

Dekorimi me shije i sallës me banderola, me flamuj e simbole të tjera kombëtare si dhe vlersimi maksimal me një pjesmarrje të gjërë,krijuan një ambjent me një pamje madhështore.
Aktivitetin e Hapi moderatorja dhe aktivistja e shoqatës Vatra Z Mimoza Traga.Ajo në fjalën përshëndetse të hapjes ndër të tjera  tha se:
Kjo ditë ishte ndër më të rëndësishmet të kombit shqiptar dhe se lavdia u përket atyre që derdhën gjaku në altarin e lirisë, ndaj i ftoj të pranishmit te mbajnë një minut heshtje në shenjë respekti.
Pastaj Ajo ftoj të pranishmit që të shoqëronin hymnet kombëtare, atë të shtetit të Kosovës,dhe atë Amerikan.
Fjalën e rastit në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar e mbajti një ndër aktivistët më të dalluar për rreth 40 vite në Florida e më gjërë, kryetari i degës së shoqatës Vatra z.Tasim Rukaj.
Me fjalën e tij z. Rukaj ndër të tjera tha:
“Është nder dhe kënaqësi për mua, që në emër të kryesisë së degës Vatra Tampa, t’ju uroj, gëzuar ditën e Pavarsisë së Kosovës.
….Populli shqiptar I Kosovës ka përballuar për afër një shekulli barbarizmat serbe, që u munduan me të gjitha mënyrat ta shpërbënin kombin shqiptar.
Pastaj ai vijoj duke theksuar se ky proces qe i gjatë dhe i vështirë, u derdh gjak e u bënë sakrifica, ishte një qendresë titanike, ku u luftua  për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të ushtrisë clirimtare të kosovës dhe Adem Jasharit.
Zoti Tasim nuk la pa përmendur dhe pa falenderuar dhe SHBA për kontributin e cmuar që dhanë për arritjen e pavarsisë së Kosovës.
Pas kësaj përshëndetje e cila u shoqërua me duartrokitje të herë pas hershme nga të pranishmit, fjalën e mori Dr Anna Kohen e cila evidentoi fisnikërinë bujarinë dhe dashurinë e shqiptarve si një komb që ka kontribuar ndër shekujt për paqen dhe Lirinë, por që pa drejtësisht e kanë mbajtur të coptuar.
Pas kësaj përshëndetje të shkurtër moderatorja ftoj në skenë këngëtarin nga kosova Ermal Fejzullahu,i cili së bashku me publikun e pranishëm artëdashës, ndezën emocione patriotike me percjelljen e valleve dhe këngëve nga të gjitha krahinat shqiptare . Këngët dhe vallet  zgjatën deri në orët e para të mëngjezit.
Për realizimin e këtij aktiviteti nuk mund të lëmë pa përmendur kontibutin e vecantë që dhanë aktivistët e kësaj shoqate,Eva Keta,Jason Sulisufaj,Ari Abdi,Mimoza Traga,Isuf Spahia etj.
Aktivitete të tilla dega e kësaj shoqate organizon vazhdimisht dhe krahas këtyre  ajo po vazhdon me sukses punën në zgjerimin e shkollës shqipe për fëmijtë e komunitetit në Tampa bay.

Filed Under: Featured Tagged With: 10 Vjetorin, Dega e Vatres Tampa, festoi, Kosove, Ndue Gjekaj

SHQIPTARET NE ARIZONA KREMTUAN 10 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES

February 21, 2018 by dgreca

1 LulzimNGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 Lulzim sport

Festa e Pavaresise se Kosoves eshte festuar ne menyre dinjitoze ne shtetin e Arizones,aq te perkushtuar kane qene bashkeatdhetaret tane per te manifestuar gezimin e tyre per te kremtuar kete vit jubilar te 10 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Kosoves.1 Lul VolejbKjo date e rendesishme nga historia me e re e popullit tone eshte shenuar me manifestime te begatshme kulturore dhe artistike ne te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Si ne mbare mergaten shqiptare te Amerikes ashtu edhe komuniteti shqiptar ne Arizona, per ndere te kesaj feste kombetare dhe shteterore organizoi nje program simbolik per shqiptaret e ketij shteti te larget te Amerikes.Manifestimi kryesor u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne “Cactus Park 39 Ave “,me pjesemarrjen e qindra shqiptareve  si nga Kosova,Shqiperia,Ilirida,Malesia dhe Lugina e Presheves.Per dallim nga vitet e meparshme kesaj radhe nuk u mbajten fjalime ceremonial te rastit,por perms DJ-ve,u degjuan kenge te zgjedhura te muzikes popullore shqiptare.Poashtu bashkeatdhetaret tane kishin sjellur me vete pije te fresketa dhe ushqime tradicionale shqiptare.Me kete rast vlene ta falenderojme afaristin dhe bashkeatdhetarin tone,Sherif Zejnullahu,i cili siguroi ushqime dhe pije gratis,per te gjithe pjesemarresit.Me pas nen Patronatin e Shoqates Sportive te Arizones u mbajt edhe turnamenti tashme tradicional ne futboll te vogel,”Turniri i Pavaresise se Kosoves” ,ku dy skuadrat fituese,te cilat u ndeshen ne finale,fituan nga nje shperblim modest nga ana e organizatoreve.Me pas bashkeatdhetari yne  dhe publicist Dhimiter Rrera shperndau per te pranishmit gratis nga nje numer te gazetes “Zeri i Camerise”,gazete kjo qe i frymezon dhe bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Poashtu,ne kete dite qe koincidoi me shpalljen e Pavaresise se shtetit te Kosoves,Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” mbajti zgjdhjet e reja te Bordit Drejtues  pas mandatit trevjecar.Sipas Komisionit zgjedhor dhe atij vezhgues zgjedhjeve iu pergjigje nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane.Ne vendvotime ishin gjithesejt 154 fletevotime dhe vetem nje prej tyre ishte pavlefshme.Pas numerimit te te gjitha fletevotimeve,Komisioni zgjedhor shpalli fitues 9 kandidatet e rinj per Bordin e ri drejtues te Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” per tri vitet e ardhshme. Kandidatet fitues u shpallen sipas votave fituese renditen si vijon:Diellza Hoti Shkodra,Nehat Arifi,Paulina Kalaj,Florim Ymeri,Arben Lasku,Skerdi Olldashi,Fadil Beqiri,Avni Hasani dhe Rysha Hamiti.Vlene te permendet se per dallim nga vitet pararendese,kesaj radhe Bordi drejtues perbehet kryesisht me anetare te rinj dhe emra te rinj qe do ta drejtojne Shoqaten ne mandatin e ardhshem trivjecar.Nga aktivistet e vjeter te komunitetit shqiptar te Arizones sipas rezultateve te votimeve ka fituar vetem prof.dr.Arben Lasku,ish kryetar i kesaj Shoqate ne vitet e meparshme.Me pas per nder te Pavaresise se Kosoves u organizuan dy koncerte festive njeri nga Shoqata “Shqipe e Arizones’ dhe tjetri nga Instrumrntisti Murat Rama e Xhevdet Krasniq dhe ne bashkepunim me Shoqaten Sportive ne Arizona.Bashkeatdhetaret tane ishin te entuziazmuar me programet festive kulturore dhe sportive qe u mbajten ne pervjetorin e dhjete te pavaresise se Kosoves ne kete shtet te larget te Amerikes.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 10 Vjetori i Pavaresise, Arizona, Kosove, Lulzim Mulliqi

VATRANËT NË DARKËN E 10 VJETORIT

February 19, 2018 by dgreca

2 Yllka drit

VATRANËT NË DARKËN E 10 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NJU JORK-ME PJESMARRJEN E KOMUNITETIT SHQIPTAR NEN DREJTIMIN E KESHILLTARIT MARK GJONAJ/*

Në darkën solemne me më shumë se 700 pjesmarrës, që u organizua nga Komuniteti shqiptar i Nju Jork-ut i bashkuar rreth Këshilltarit të Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, morën pjesë rreth 150 vatranë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kënektikat.
Sic e kanë zakon vatranët përgjatë të gjithë historisë 105 vjecare së bashku me familjet e tyre u bënë pjesë e kësaj feste. Falenderime te vecante për të gjithë ata vatranë që u bashkuan në këtë darkë festive që i kushtohej përvjetorit të 10-të pavarësisë së Kosovës. Një falenderim të veçantë Familjes Mrnaçaj, së cilës i printe Marash Mrnacaj, që në simbolikë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kishte vënë një kapele me stemën e UÇK-së,… tre breza të kësaj familjeje ishin të pranishëm në këtë festë. Me vatranët ishin bashkuar edhe familja Çabej, studiuesi i pasionuar Nelson R Çabej me zonjën Nikoleta, me Familjen Aliko, Familja Brogi e Lleshi me miqtë e tyre nga Nju Xhersi.
Falenderime për të gjithë vatranët që iu bashkuan kësaj ngjarje, ndërkohë që u kujtojmë të zgjedhurëve në strukturat e vatrës, si dhe anëtarësisë së Vatrës, se në veprimtari të organizuara nga federata VATRA duhet të kontribuojnë të gjithë, së bashku me pjesmarrje të tyre dhe familjeve.
***
Me duartrokitje u prit përshëndetja në emër të vatranëve dhe të gjithë organizatave të komunitetit, e kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto. Është nder, tha z. Mishto, që në emër të komunitetit shqiptar, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, organizimit më të hershëm të shqiptarëve të Amerikës, që prej105 vitesh, t’ju uroj për festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është rrugë e gjatë e shqiptarëve të Kosovës deri në pavarësi; është derdhur shumë gjak, janë bërë shumë sakrifica, për të ardhur deri tek dita e Pavarësisë, tha Mishto..
Ta gëzojmë festën e Pavarësisë, ka uruar Kryetari i Vatrës.
Më pas z. Mishto ka paraqitur para publikut kapitenen Yllka Cana, e cila u prit me duartrokitje. Tek e prezantoi ushtaraken që ka arritë suksese në ushtrinë amerikane, z. Mishto tha se kapitenia ka arritur të shënojë një rrugë të shkëlqyer suksesi në radhët e ushtrisë amerikane.Ajo u lind dhe e kaloi fëmijërinë në Kosovë. U largua nga vendlindja kur ishte vetëm 10 vjeçe. Deri në moshën 15 vjeçe u rrit dhe u edukua në Pensilvani. Pikërisht në këtë moshë ajo iu bashkua Programit të Trajnimit të Ushtrisë. Yllka u diplomua në Shkencat Politike dhe Sigurinë Kombëtare në Universitetin DeSales dhe Sigurinë Kombëtare, si dhe në Universitetin Lehigh, u diplomua në Shkencat Ushtarake.
Pas Diplomimit në vitin 2011, ajo kishte fituar graden Toger i Dytë, ndërkohë që u promovua Togere e Parë në vitin 2013 gjatë vendosjes së saj në Operacionet Paqeruajtëse në Ballkan.
Yllka Cana ka shërbyer në Kore dhe është përzgjedhur për të udhëhequr operacionet gjatë misionit të KFOR-it në Kosovë, vendin që e pat lënë kur ishte 10 vjecare.
Kapitenia Yllka Cana aktualisht është e vendosur në Shtabin e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Ajo u gradua Kapitene pas vitit të saj të parë dhe tani është zyrtare në ngarkim të Operacioneve Strategjike në të gjithë Evropën.
Kapitenes Yllka Cana është dekoruar me medaljen e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm, me Medaljen e Lavdërimit të Ushtrisë, Medaljen e Arritjes së Ushtrisë, Medaljen e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes dhe shumë medalje të tjera.
Z. Mishto në fund të prezantimit tha se duke ju prezantuar Kapitenen Shqiptare Yllka Cana, shpresoj se ajo do të jetë e para Gjenerale në ushtrinë amerikane.
Vetë oficeria shqiptare ka bërë një përshkrim emocionues rrugëtimit të suksesshëm të jetës dhe karrierës së saj.(dg-Fotografite i gjueni ne Facebook)

 

Filed Under: Featured Tagged With: 10 Vjetori i Pavaresise, dalip greca, Kosove, Mark Gjonaj, Vatra

Kosovë-Shpërblehen xhudistët për sukseset

January 24, 2018 by dgreca

-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  e Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë të jetë në mbështetje për xhudon dhe të gjitha disiplinat sportive/

 1 distria Krasniqi.JPG1 akil 35001 grup shperblimet1 shperblimet ulur

 PRISHTINË, 24 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore për xhudistët Distria Krasniqi e Akil Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka, pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë, në një vlerë të përgjithshme prej 12.750 euro.

 Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, ministri Gashi i ndau shpërblimin prej 5,000 euro xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në këtë kampionat në kategorinë deri në 52 kg.Xhudistit Akil Gjakova i takoi shpërblimi në vlerë prej 3,500 euro për fitoren e Medaljes së Argjendtë në kategorinë deri në 73 kg, kurse trajneri Driton Kuka mori shpërblimin 2,500 euro si trajner i Distria Krasniqit dhe 1,750 euro si trajner i xhudistit Gjakova.

Ministri Gashi duke vlerësimin për sukseset që kanë arritur sportistët e Kosovës tha se, Ministria do të vazhdojë të jetë në mbështetje për xhudon dhe të gjitha disiplinat sportive. “Përkushtimi jonë si ministri nuk do të mungojë edhe në ditët në vazhdim. Sportistët të cilët po i sjellin rezultate Kosovës në vazhdimësi e veçanërisht sportistët e xhudos janë vërtetë krenaria jo vetëm e jona si Ministri por edhe e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ministri, duke shprehur falënderim edhe për trajnerin Kuka që si rezultat i punës dhe angazhimit të tij vijnë edhe këto suksese.Ministri Kujtim Gashi nënvizoi edhe nënshkrimin e Rregullores për sponorizim nga ana e MKRS-së e cila ju mundëson sportistëve dhe sportit në përgjithësi që të kenë edhe një mënyrë të re të financimit, përmes bizneseve dhe donatorëve të ndryshëm dhe kjo mundëson edhe më shumë zhvillimin e sportit në përgjithësi por edhe të sportistëve në veçanti.Nga ana e saj, xhudistja Distria Krasniqi falënderoi ministrin Gashi për fjalët dhe mbështetjen. “Është kënaqësi kur mundi jonë shpërblehet në këtë mënyrë dhe kur e shohim që edhe institucionet shtetërore po na përkrahin dhe po besojnë në punën që po e bëjmë ne. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të kemi suksese dhe këso lloj bashkëpunimi”, u shpreh xhudistja.

Akil Gjakova, tregoi se ndjehet i gëzuar që ka arritur të kthehet me medalje nga Kampionati Evropian. “Do të vazhdojë të punojë që rezultatet të mos mungojnë. Sigurisht që këto shpërblime janë një shtytje më e madhe për neve që të punojmë edhe më tutje”, tha ai.Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, tha se është kënaqësi e veçantë që ndodhet në këtë ngjarje ku MKRS shpërblen sportistët për arritjet e tyre me çmime me vlerë monetare. “I ftoj publikisht bizneset e në veçanti bankat që të bashkëpunojnë me sportin në përgjithësi duke mos i harruar sportet që i kanë sjell rezultatet më të mëdha sportit të Kosovës si sporti i xhudos, i karatesë dhe i boksit”, tha ai.Kurse trajneri Driton Kuka e falënderoi ministrin Gashi dhe punën që po bën MKRS-ja në fushën e sportit.Ai tha se xhudoja qysh në fillim të vitit ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm duke theksuar faktin se është hera e parë që një garues mashkull të fitojë medaljen.Po ashtu tha se kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve dhe Rregullorja për sponsorizime është ajo që i ka munguar legjislacionit për sport.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, për sukseset, Shpërblehen xhudistët

Kosovë-Kuvendi përfundon pushimin dimëror. Rilindja në pritje…

January 14, 2018 by dgreca

-Komisioni i Jashtëm mblidhet të hënën për demarkacionin. Të hënën edhe takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë/1 Behluli Kuvend-Të mërkurën e 17 janarit, për përgatitjet e seancës plenare vijuese të Kuvendit të Kosovës zhvillohet mbledhja e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila fillimisht ishte paralajmëruar për të hënën, por u shty/

1 agjensia

-Ndyshimet në Ligjin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe pritjet e ish-punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, përfshirë ata të gazetës tradicionale të Kosovës  Rilindja/1 rilind ne kuvend 2002-Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistat ekskluzive: Duhet të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë e përditshme tradicionale. Rilindja edhe me botime të kohëpaskohshme vazhdoi të jetë histori e shkruar e Kosovës/1 Behlulu rugova1

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/1 Monumenti RugovaPRISHTINË, 14 Janar 2018/ Në Kuvendin e Kosovës përfundon pushimi  dimëror e në nisjen e sesionit pranveror të hënën e 15 janarit vijon shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, në mbledhjen e  parë të vitit 2018 të Komisionit për Punë të Jashtme.Ky Projektligj në këtë Komision parlamentar rinisi të shqyrtohet në 26 dhjetor  2017  në një mbledhje  ku përfaqësues të Komisionit shtetëror për kufirin prezantuan raportin e  prezantuar më pare në 4 dhjetor para qeverisë së Kosovës, e cila e miratoi dhe e procedoi në Kuvend bashkë me Projektligjin.

Komisioni për Punë të Jashtme u mblodh edhe pse më parë ishte njoftuar se  Kuvendi i Kosovës ishte në pushim dimëror. “Konform përfundimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratimi në shqyrtim të dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 ka shënuar edhe përfundimin e sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit.Nga data 23 dhjetor 2017 deri në 15 janar 2018, Kuvendi është në pushim dimëror”, theksohej në njofimin zyrtar në 25 dhjetor.Në Kuvendin e Kosovës të hënën e 15 janarit mbahet edhe takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. Ky komision për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 maj 2016, në të cilin vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.Të mërkurën e 17 janarit, për përgatitjet e seancës plenare vijuese të Kuvendit të Kosovës zhvillohet mbledhja e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila fillimisht ishte paralajmëruar për të hënën, por u shty. Në axhendë janë janë 16 pika të njoftuara zyrtarisht, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave, të cilat nuk janë bërë të ditura, por sipas raportimeve kanë të bëjnë edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Special.

Sipas axhendës së dërguar nga Kuvendi, një nga projektligjet në shqyrtim të parë është ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i cili është i rëndësishëm edhe për realizimin e të drejtave të ish-punëtorëve të shumë ndërmarrjeve shoqërore, asetet e të cilave janë shpronësuar me vendime të qeverisë.

Që nga viti 2008, qeveria e Kosovës ende nuk ka paguar asnjë shpronësim për pronat shoqërore, ndërsa ka marrë më shumë se 700 vendime për shpronësime, mes të cilave të Pallatit 18 katësh ku ishte gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cili është shëndrruar në objekt qeveritar, ndërsa 20 përqindëshi i vlerës duhet t’u shpërnndahet punëtorëve të ndërmarrjeve që ishin në atë  ndërtesë.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila 2017-tën e punës së saj e ka vlerësuar vit shumë të suksesshëm dhe me rekorde, presin edhe më shumë mundësi për punë e rezultate edhe në realizimin e të drejtave të ish-punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore me kalimin në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të miratuar nga qeveria në 10 nëntor të vitit të kaluar.

Gazetarët dhe punëtorët tjerë të ndërmarrjes kanë kërkesë të vazhdueshme që të ridalë gazeta e përditshme tradicionale e Kosovës e privatizuar sikur gazetat tjera në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Gazeta historike e Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, është mbyllur detyrimisht para 16 vitesh me dëbim të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i saj në Prishtinë nga administrata e UNMIK në 21 shkurt 2002, ditë kjo kur doli numri i fundit i përditshëm i gazetës.

Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm, ndërkohë e regjistruar edhe në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit-Privatizimit si ndërmarrje shoqërore nën autoritetin e saj.

Numri i parë i jashtëzakonshëm-protestues, i kohëpasohshëm i gazetës Rilindja ka dalë në 5 mars 2002, i përgtitur nga ekipi i saj special në një zyrë të improvizuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, derisa një ditë më parë në një seancë solemne e atmosferë festive Kuvendi i zgjedhjeve të para në liri rizgjodhi për president  të Kosovës Ibrahim Rugovën, liderin historik të LDK, ndërsa për kryeministër Bajram Rexhepin nga PDK, kryetarin e parë të Mitrovicës pas luftës së përfunduar në vitin 1999.

Të posazgjedhurit, presidenti e kryeministri kosovar, kanë folur për gazetën Rilindja, e cila në ballinë në kryetitull citonte: “Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”

“Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit.

Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në funddhjetorin 2002  për gazetën Rilindja, e cila vazhdoi të dalë me numra të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm,  Presidenti historik Ibrahim Rugova theksonte: “Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë. Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë…Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta Rilindja, t’i sigurohet vendi”.

“Është shumë mirë që gazeta Rilindja edhe nëkëto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt”, shprehej Rugova.

Në fund të intervistës, në falënderimin dhe urimin për Vitin e Ri 2003, Rugova u përgjegj: “Urime, po ashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për Rilindjen, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit”.

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive për gazetën Rilindja të jubileut të 60-vjetorit, i vlerësonte lart zhvillimet dhe proceset që shpiejnë drejt statusit final – Pavarësisë së Kosovës, për çka ai priste njohje të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe BE-ja, e mandej edhe nga vendet fqinje e të tjera. Me atë rast Presidenti Rugova më priti në Rezidencën e tij në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe kryeredaktorit të Rilindjes, ku i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të kësaj gazete tradicionale të Kosovës, të punar me ar e argjend nga argjendarët e Prizrenit, qytetit historik ku doli numri i parë i gazetës së parë të Kosovës. Presidenti Rugova dha përkrahjen e plotë për të drejtën dhe ridaljen e Rilindjes duke e vlerësuar “pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës”. Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja, e cila gjatë mëse gjashtë dekadave ishte në jetën dhe në familjet e kosovarëve.

Nga intervista e botuar më 12 shkurt 2005:

“RILINDJA: Z. Presidenti, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, që në këtë 12 Shkurt ka Ditën e Jubileut të 60-vjetorit. Kemi edhe një falenderim të madh për përkrahjen Tuaj për krijimin e kushteve për punën e Rilindjes, të drejtën legjitime të saj.

PRESIDENTI RUGOVA: Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60-vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejt të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmeriumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin”. Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave protestues para më shumë se 9 viteve, në 30 dhjetor 2008, me numrin e festës së Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Kuvendi, pushimet dimrore, Rilindja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT