• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova përjetësisht mirënjohëse NATO-s

January 31, 2019 by dgreca

1 Thaci ushtarak-Presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj takime me admiralin e Marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III/1 haradinaj Usht-Viti 2019 është shpallur vit i NATO-s në Kosovë për të kujtuar dhe nderuar përkushtimin dhe sakrificën e ushtarëve të shteteve të NATO-s për Kosovën/

 -Admirali Foggo tha se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 31 Janar 2019/ Admirali i Marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, i cili shërben si Komandant i Forcave të Marinës së SHBA-së për Evropë, sot në Prishtië është pritur në takime të ndara nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ku është theksuar se, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj KFOR-it dhe NATO-s.Presidenti Thaçi i ka thënë admiralit amerikan se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.“Po punojmë që të krijohen kushtet për të vazhduar dialogu, si mënyrë e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. U jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon”, u shpreh presidenti Thaçi.

 Presidenti Thaçi dhe admirali James Foggo kanë folur edhe për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili është proces i koordinuar me KFOR-in dhe NATO-n.Në anën tjetër, admirali i marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, theksoi se dialogu është rruga e vetme që çon përpara.

“KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë paqe e siguri”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2019 është shpallur vit i NATO-s në Kosovë për të kujtuar dhe nderuar përkushtimin dhe sakrificën e ushtarëve të shteteve të NATO-s për Kosovën.Kryeministri Haradinaj në takim me admiralin James Foggo III, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario, ka biseduar për gjendjen e tanishme të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar admiralin Foggo për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke e falënderuar atë dhe NATO-n për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset dhe për misionin e tyre në krijimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.“U jemi mirënjohës përjetësisht për angazhimin dhe rolin tuaj dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, të cilët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke e siguruar atë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim me KFOR-in në forcimin e stabilitetit dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Duke konfirmuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të sigurisë të Kosovës me KFOR-in, kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n.  “Ne jemi popull që i takojmë popujve të lirë, të udhëhequr nga ShBA-të, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në takim, duke shtuar se Kosova është e gatshme t’i bashkohet NATO-së në misionet paqësore, në shërbim të paqes dhe sigurisë në botë.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar admiralin Foggo për periudhën e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se kjo forcë do të jetë multietnike, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, në të cilën do të jenë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

 Nga ana e tij, admirali Foggo tha se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

NJOFTIMI I DËRGUAR NGA KFOR:

Pristina, 31st January 2019

 Foggo meets with Thaçi, Haradinaj and Jevtić

Admiral James Foggo met with Mr. Hashim Thaçi, Mr. Ramush Haradinaj and Mr. Dalibor Jevtić today. The leaders discussed the current state of security in Kosovo, in the context of KFOR’s mission to provide a safe and secure environment plus freedom of movement for all people in Kosovo, under UN Security Council Resolution 1244.

During the visit, Foggo discussed the issue of Kosovo’s plan to transition the Kosovo Security Force. 

Foggo reminded Mr. Thaci and Mr. Haradinaj that the Secretary General and the North Atlantic Council have consistently said that any change to the mandate of the KSF will mean that NATO will have to re-examine its level of engagement with the KSF.  This work is under way now in Brussels.

Foggo stated that he expects the transition of the KSF to be a progressive, transparent and inclusive effort that is closely coordinated with NATO and the international community. He reinforced the need for KSF activities to adhere to the limits set out in Mr. Thaçi’s 2013 letter in which he stated the KSF would not operate in northern Kosovo without prior concurrence by KFOR.

Foggo underlined that all interested parties understand that the Kosovo Police Special Units is not part of KSF, and that Institutions in Kosovo must demonstrate the difference.

Lastly, as KFOR nears its 20-year anniversary, Foggo said that KFOR intends to honour those NATO personnel who gave their lives in support of a safe and secure environment.

Foggo commands NATO’s Allied Joint Force Command Naples, which oversees KFOR.  NATO remains committed through KFOR to a safe and secure environment in Kosovo and to the stability in the wider Western Balkans.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bell Jashari, Haradinaj, kosovo, NATO, Thaci

Kosova priti gëzuar 2019-tën e jubileut të 20 vjetorit të lirisë

January 1, 2019 by dgreca

-“Në robëri pritet veç festa e lirisë” dhe “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” ishin raportimet që bëja nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës…/1 Veseli

-Presidenti Thaçi: 2019-ta, viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri/

1 Haradinaj

– Kryeministri Haradinaj: Falënderim të posaçëm për ushtarët dhe ushtaret që bëjnë sonte roje/

1 te pagjetu

– Kryeparlamentari Veseli bëri nderime te obelisku i të pagjeturve/2 haradinaj 1

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

1 prishtina 1PRISHTINE, 1 Janar 2019/ Në Kosovë, edhe me koncerte në sheshe e plot njerëz në festë, u prit gëzuar 2019-ta e jubileut të 20 vjetorit të lirisë  nga 12 qeshori 1999 i hyrjes së forcave paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s e të përvjetorit të 11-të të pavarësisë së shpallur në 17 shkurtin historik 2008.

Në kryeqytet, Prishtinë, festa “PRite n’shesh” me shumë urime e nën shkëlqimin e fishekzjarreve ka vazhduar edhe pas mesnatës, në orët e para të ditës së sotme.Ngjarja e vitit 2018 e Kosovës vlerësohet se ishte pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë –  Ushtri, e miratuar me unanimitet nga Kuvendi në 14 dhjetor, ndërsa ngjarja më e rëndësishme e 2019-tës pritet të jetë liberalizimi i vizave për kosovarët.

Në vitin 2019, vajzë lindi fëmija i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.Sipas Statistikave të Lindjeve, të publikuara në verën 2018 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, brenda një viti – në 2017-tën në Kosovë ishin 23 402, kurse jashtë vendit 6 712. Binjakë u lindën 654 foshnje, ndërsa trenjakë e më shumë  u lindën 21 foshnje. Emrat më të shpeshtë, të rekordit, për fëmijtë e lindur në vitin 2017, për vajza ishte Sara me 148 pagëzime dhe Jara me 141, ndërsa për djemtë Ajan me246 dhe Noar me  226 pagëzime.

Pritja në sheshe e ndërrimit të moteve është tradicionale që nga viiti i madh i lirisë së Kosovës, 1999, kur në mbrëmjen e 31 dhjetorit qinda mija njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës e të qyteteve tjera kosovare në pritjen e Vitit të Ri 2000.

“Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës”, ishte titulli i raportimit që kam bërë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë në 1 janar 2000, ku theksoja se, “Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta”.

Ndërsa “Në robëri pritet veç festa e lirisë” dhe “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” ishin raportimet që bëja nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

PRESIDENTI THAÇI: 2019-ta, VITI I HAPJES SË KUFIRIT KOSOVË-SHQIPËRI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në postimin e parë në Vitin e Ri 2019 shkruan:

Mirëmëngjesi miq,

Përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. HTH.

KRYEMINISTRI HARADINAJ: FALËNDERIM TË POSAÇËM PËR USHTARËT DHE USHTARET QË BËJNË SONTE ROJE 

Prishtinë, 31 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e përfundoi ciklin e vizitave të sotme, duke vizituar edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vendqëndrimin e rojeve kujdestare. Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha si dhe gjenerali Rrahman Rama, tha se kjo vizitë për të është shumë domëthënëse.

“Jam sot këtu për t’i takuar ushtarët e Kosovës, ata që bëjnë roje sonte. Më vjen mirë për pritjen që ma bënë gjenerali Rama dhe Ministri Berisha, pra e ndjejë situatën nëpër të cilën kalon secili ushtar dhe ushtare sot, në këtë të ftohtë në të gjitha qendrat”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Dhe për këtë, kryeministri Haradinaj tha se shpreh falënderimin për shërbimin e tyre që të jenë në gjendje gatishmërie e nevoje për t’iu përgjigjur kërkesave tjera nëse ka nevojë.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, e falënderoi kryeministrin për vizitën në Ministri dhe vendqëndrimin e rojeve kujdestare si dhe për mbështetjen në vazhdimësi, duke thënë se në fund të këti viti u hap një kapitull i ri për FSK-në dhe se viti që vjen është mjfat sfidues.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, tha se është nder dhe privilegj vizita e sotme e kryeministrit Haradinaj dhe se urimi për këta ushtarë e ushtare që shërbejnë sot është i veçantë.

KRYEPARLAMENTARI VESELI BËRI NDERIME TE OBELISKU I TË PAGJETURVE

Prishtinë, 31 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në prag të Festës së Vitit të Ri, i shoqëruar nga familjarë të të pagjeturve, bëri nderime dhe vendosi lule pranë obeliskut të të pagjeturve, në oborrin e Kuvendit.Kryeparlamentari Veseli tha se fati i kombit tonë ka qenë i tillë që edhe tani pas 19 vjetëve, për shumë nga familjarët tanë të mos dimë asgjë. Veseli tha se mallkimi mbi Serbinë do të vijë pikërisht nga fëmijët tanë, vëllezërit dhe motrat tona, nënat e baballarët, të cilët ende nuk janë gjetur.Kreu i Kuvendit shtoi se tashmë është e qartë se Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, shkon në dialog për ta njohur Serbia dhe se alternativë tjetër nuk do të ketë.

“Ne jemi krenarë për të kaluarën tonë dhe nuk do të ndalemi në rrugën tonë të zhvillimit. Kemi partnerë të fuqishëm, SHBA-të dhe vendet perëndimore. Si shtet dhe si institucione, nuk do të ndalemi. Familjet duhet të jenë të forta dhe krenare. E di që kanë të drejtë të jenë të pakënaqur edhe me ne, por të gjithë duhet ta dimë se Serbia është ajo e cila ia ka shkaktuar këto dëme Kosovës dhe për këtë ajo duhet të paguaj”, tha kryeparlamentari Veseli.

Më pas kryeparlamentari Veseli priti në hollin e Kuvendit familjarët e të pagjeturve me të cilët ka bashkbiseduar dhe i ka siguruar se në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, delegacioni kosovar do ta ketë në prioritet diskutimin për të pagjeturit, pasi sipas Veselit, Serbia e din për fatim e tyre dhe ka obligim të tregojë dhe të përgjigjet për këtë plagë të madhe që kanë familjarët e të pagjeturve tash e dy dekada.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bell Jashari, kosovo, prat gezuar, Vitin e Ri 2019

KOSOVA MASËN 100% IA ZGJERON SERBISË…

December 28, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës, masë 100% edhe për markat, brendet e njohura ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë/

-Nismë Marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar/

1 qeveria-Mbledhja e 82-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit edhe e fundit për vitin 2018, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Izet Demaj/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 

PRISHTINË, 28 Dhjetor 2018/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për masën prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të datës 21 nëntor 2018, nga i cili hiqet paragrafi 2 i vendimit bazë, me të cilin përjashtohen markat, brendet e njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Qeveria ka shprehur respekt të jashtëzakonshëm për sugjerimet e aleatëve që të mos vazhdohet me veprime të tjera, por është e papranueshme letra e kryeministres së Serbisë dërguar kryeministrave të vendeve që e kanë njohur pavarësinë që të tërheqin njohjen”, tha me këtë rast Kryeministri Haradinaj.

“Po ashtu, është e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë të BE-së, në këtë rast e zonjës Mogherni dhe komisionerëve të tjerë, në ketë letër”, vijoi ai, i cituar në komunikatën nga mbledhja dërguar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Kjo është një vepër agresioni, por edhe përkundër kësaj ne nuk do të vazhdojmë me masa tjera shtesë ndaj produkteve serbe, por do ta respektojmë masën 100 për qind, ndërsa heqja e listës së brendeve është e karakterit tjetër”, tha Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

QEVERIA E KOSOVË, NISMË MARRËVESHJE PËR PIKA TË PËRBASHKËTA NË VENDKALIMET ME SHQIPËRINË

Qeveria kosovare në mbledhjen e sotme miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

“Me këtë Marrëveshje, palët angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave”, u theksua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi nga organet kompetente që të nisin të gjitha procedurat për ta konkretizuar në kohë vendimin e sotëm.

Në 2018-tën, në 26 nëntor, qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 , të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës në 27 nëntor 2017 në Korçë.

QEVERIA NJË MINUTË HESHTJE NË SHENJË RESPEKTI DHE NDERIMI PËR PJESËTARIN E POLICISË SË KOSOVËS, IZET DEMAJ

Sot, Mbledhja e 82-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit edhe e fundit për vitin 2018, ka nisur me një minutë heshtje nga Kryeministri Haradinaj dhe Kabineti Qeveritar në shenjë respekti dhe nderimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Izet Demaj, i vrarë dje në mbrojtje të rendit dhe ligjit në vend, për të vazhduar me vendimin e Qeverisë, që familjes së tij, t’i ndajë 15 mijë euro.
Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog, Izet Demaj dhe ka ftuar organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanat që kanë shtyrë deri në këtë akt qyqar.

Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre.

Vepra heroike e flijimit për të shpëtuar jetët e pafajshme është dëshmi e radhës për profesionalizimin dhe humanizmin e Policisë së Kosovës dhe vecmas të pjesëtarit të saj, njëherit ish ushtarit të UÇK-së, Izet Demaj.Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zotimin e saj se do të angazhohet me të gjitha mekanizmat për të krijuar ambient të sigurtë në Kosovë dhe se do të bëjë të pamundurën për luftimin e krimit dhe të dukurive negative në vend, duke kërkuar gjithashtu nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë që ngjarje të tilla të mos ndodhin dhe siguria e qytetarëve të jetë në nivelin e duhur.

Rastet si ky i sotmi, janë dëshmi se përkushtimi për fuqizimin e rendit dhe ligjit në vend, duhet të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu kjo vrasje nuk do të ndaloj organet e rendit që të kryejnë punët e tyre me përkushtim dhe me përgjegjësi institucionale në shërbim të të gjithëve dhe krijimit të një klime të qetë, theksohej në deklaratën e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

PRESIDENTI SHPALL TË SHTUNËN DITË ZIE SHTETËRORE NË NDERIM TË POLICIT IZET DEMAJ

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës.Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bell Jashari, kosovo, Serbia, taksat

Myslimanë, katolikë e ortodoksë promovojnë tolerancën ndërfetare

September 13, 2017 by dgreca

1 fete bashkeNga Ariana Kasapolli – Selani/Në Kosovë, përmes aktiviteteve të ndryshme, po synohet promovimi i tolerancës fetare. Toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa ndërmjet qytetarëve, potencohen si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.Kështu, thonë disa të rinj që përfaqësojnë besimet dhe institucionet fetare në një debat të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.

Afërdita Halimi, teologe nga Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se në vend ka paragjykime dhe ka njerëz që mendojnë se toleranca ndërfetare nuk është e mirë, por siç thotë ajo, kjo është propagandë, pasi që në Kosovë ka bashkëjetesë të mirë ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme.“Realisht, gjendja është e mirë, popullata jeton në një shoqëri pozitive shumë të pranuar. Kemi jo vetëm komunitete fetare, por edhe etnike, megjithatë çfarëdo që janë, gjendja është e mirë. Unë, si teologe, në bazë të eksperiencës sime personale, njerëzit janë shumë mendjehapur ndaj feve etniteteve në shumë dimensione”, thotë Halimi.Ndërkaq, Astrit Dedaj, student dhe përfaqësues i kishës katolike në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është vend i tolerancës ndërfetare, duke treguar edhe përvojën e tij personale .“Unë mendoj se ka më shumë se tolerancë ndërfetare, pasi ne bëjmë bashkëjetesë ndërfetare. Po e marr një shembull: – Pasi vijmë në Prishtinë për studime, shokë të feve të ndryshme, ne jetojmë bashkë. Unë për vete jetoj me dy myslimanë e një katolik. Ne i ndajmë gjërat së bashku, e gjithashtu edhe festat. Shkojmë qoftë edhe në një qytet tjetër, që të bashkë-ndajmë gëzimin për t’i uruar festat familjes së shokut, qoftë festa e Bajramit apo Krishtlindjet”, tregon Dedaj.

Edhe Milan Toniq, 29 vjeç nga Lipjani, përfaqësues i Kishës ortodokse serbe, thotë se ndonëse përfaqëson komunitetin e tij prej rreth 2 për qind që jetojnë në Kosovë, toleranca ndaj tyre nga komunitetet tjera fetare është e shkëlqyer.“Në Kosovë ka tolerancë ndërfetare. Unë kam shoqëri prej fesë islame dhe asaj katolike. Ne flasim për çështje të ndryshme dhe lobojmë që të zhdukim paragjykimet që kanë qenë para lufte në Kosovë. Mendimi im është që sa i përket feve, njerëzit në përgjithësi janë pozitivë”, shprehet Toniq.

Edhe Arlinda Murturi, e cila i përket besimit islam mendon se Kosova njihet si vend i tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet feve:“Unë mendoj se ka tolerancë ndërfetare mes të rinjve, dhe respekti në përgjithësi është i kuptueshëm. Ne jetojmë në Kosovë dhe njihemi si vend i tolerancës dhe vend i mirëkuptimit mes feve”.E, autoritetet në Kosovë në vazhdimësi kanë mbajtur aktivitete, të cilat kanë pasur për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin rreth tolerancës, pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet besimeve të ndryshme fetare në Kosovë. Ndryshe, shumica e popullatës së Kosovës, më shumë se 90 për qind, i përket besimit islam.

Filed Under: Featured Tagged With: Ariana Selani, beset fetare, kosovo

Vakuumi institucional fut Trepçën në krizë

August 29, 2017 by dgreca

Për afër një vit që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, autoritetet në Kosovë nuk kanë arritur të bëjnë as edhe një hap para, për siç është synuar, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e kombinatit Trepça.

Mitrovica

Kombinati Trepça, llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Por, në vitet e fundit kaloi në fazën e mbijetesës dhe nga mbi 20 mijë punëtorë sa kishe në të kaluarën, Trepça numëron aktualisht rreth 1,400 punëtorë.

I gjithë procesi që do të duhej të kalonte kombinati Trepça pas miratimit të Ligjit në tetor të vitit të kaluar dhe t’i hapej rruga e zhvillimit, ka mbetur peng i problemeve politike.

Aktualisht, siç thonë përfaqësues të Trepçës, gjithçka që ndërlidhet me Trepçën ka mbetur e ngrirë deri në formimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se kombinati Trepça po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit e të cilët po sjellin jo pak probleme.

“Për fat të keq Ligji nuk është bërë funksional dhe funksionalizimi është vështirësuar tej mase, pasi që aktualisht as nuk jemi si një ndërmarrje shoqërore në Agjencinë Kosovare të Privatizimit e as në Qeveri dhe kjo po sjell telashe. Institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë obligimet edhe pse faktet po falsin të kundërtën”.

“Çështja e funksionalizimit të Ligjit është dashur të përfundojë qysh moti, por ne po bëjmë përpjekje maksimale që këtë periudhë të tranzicionit ta tejkalojnë pa telashe serioze”, thekson Tmava.

Çdo vonesë që po bëhet në çështjen e Trepçës, shton Tmava është e dhimbshme, pasi që zhvillimi i Trepçës kishte mundësuar hapje të vendeve të reja të punës, rritje të prodhimi dhe të shihet interesi në shfrytëzimin e resursit.

Në anën tjetër, Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës, gjendjen në këtë ndërmarrje e paraqet mjaft shqetësuese.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se ndërmarrja po shkon drejt falimentimit.

“Kemi ngecur kemi rënie të prodhimit. Nëse e krahasojmë me vitin paraprak, në gjashtë mujorin e parë kemi 6 mijë tonë më pak të prodhimit të xehes. Trepça nuk është duke u menaxhuar si duhet. Ka vakum institucional, janë duke u neglizhuar punët, nuk ka prodhim të mirë. Punëtorët kanë pritur që po formohen institucionet e reja të Kosovës, nëse kjo gjendje vazhdon, Trepça shkon drejt falimentimit”, thotë Sadiku.

Ndërkohë, Sadiku shton se edhe kushtet në të cilët po punojnë punëtorët e Trepçës janë nën nivelin e duhur.

“Kushtet për punëtorët janë të rënda, ata po përballen me probleme të ndryshme, probleme të veçanta janë kushtet e ambientit, mikroklimës”, thekson Sadiku.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza politike afekton ndërmarrjen Trepça dhe pamundëson zbatimin e dispozitave të Ligjit mbi Trepçën.

“Është e nevojshme që Kosova të ketë institucione funksionale qeveritare që mund të marrin vendime dhe të shtyjnë përpara ristrukturimin e ndërmarrjes Trepça. Pavarësisht rolit që Qeveria duhet të ketë për Trepçën, ajo çfarë OEAK ka potencuar është e rëndësishme përfshirjen e kapitalit privat në ndërmarrjen Trepça, pasi që kjo në një masë do të reduktonte rolin që vetë shteti ka në drejtimin dhe menaxhimin në një ndërmarrje të tillë strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë Zeka.

Në kohën kur ishte miratuar Ligji për Trepçën, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ishin shprehur të gatshëm që të përfundohet sa më shpejt çdo procedurë e nevojshme që të fillohet me zbatimin e këtij Ligji.

Ata ishin shprehur optimistë se me miratimin e Ligjit për Trepçën, kësaj kompanie do t’i kthehet nami që ka pasur në të kaluarën.

Trepça, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.(Luljeta Krasniqi)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosovo, ne krize, Trepca

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT