• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Krerët e shtetit, mesazhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

May 4, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli: Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi me korrespondentin ne Kosove te Gazetes Dielli, Behlul Jashari/
– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, takova ata që me punën e tyre bëjnë që shoqëria jonë, institucionet tona të jenë më të përgjegjshme/

-Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zotohet se të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave-

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 3 Maj 2016/ Në Kosovë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit krerët e shtetit drejtojnë sot mesazhe për mediat dhe gazetarët. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbrëmje organizoi pritje për përfaqësuesit e ftuar të mediave, ndërsa mesazhe gazetarëve u kanë drejtuar edhe kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli.“Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, takova ata që me punën e tyre bëjnë që shoqëria jonë, institucionet tona të jenë më të përgjegjshme”, u shpreh Presidenti Kosovar Thaçi.

 Kryeministri Mustafa, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka theksuar rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë kosovare.
Ai thotë se këtë instrument të rëndësishëm e sheh si shtytës për qeverisje të përgjegjshme dhe nxitës të përmbushjes së standardeve të përafrimit euroatlantik të Kosovës.“Si kryeministër, unë zotohem t’i përkrahë gazetarët në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të qenë të lirë e të pavarur. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë gazetarët dhe mediat, unë i mbështesë të gjithë ata në përkushtimin e tyre që të kryejnë misionin për të cilin janë përcaktuar. Qeveria që unë drejtoj dëshiron partneritet me median në funksion të përmbushjes së obligimeve që kemi të dyja palët karshi publikut”, thekson kryeministri Mustafa.

Kryetari i Kuvendit, Veseli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit shpreh urimet e sinqerta për të gjitha gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë. 

“Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre”, shprehet kryeparlamentari Veseli. 

Në aktivitetet tjera të ditës do jetë prezantimi  në Prishtinë i  një sondazhi dhe një tryezë diskutimi për besueshmërinë e mediave në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një deklaratë pak më parë shprehu shqetësim për keqësimin e gjendjes së lirisë së shtypit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, AGK rikujton se të bërit gazetari në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi gazetarët po përballen me presion të shtuar dhe ngushtim të hapësirës së veprimit të lirë.

Vetëm gjatë viteve 2014 dhe 2015 në AGK janë raportuar 27 respektivisht 24 raste të sulmeve, kërcënimeve, presioneve, fyerjeve dhe pengimit në punë të gazetarëve, që tregon për rritje të numrit krahasuar me rastet e raportuara në vitet paraprake ku kanë qenë 15 deri 18 raste.

AGK rikujton se përveç sulmeve kërcënimeve dhe presionit të jashtëm nga politika, grupet e interesit dhe institucioneve të tjera, gazetarët janë të privuar nga të drejtat elementare të punës.

Deklarata thekson se, sipas statistikave, nga rreth 400 anëtarët e AGK-së, 30 përqind e kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. 

Bazuar në raportet ndërkombëtare për lirinë e medies, Kosova vazhdon të mbetet një shtet gjysmë i lirë me liri të pjesshme të të shprehurit dhe ambient të pa favorshëm për ushtrimin e profesionit të gazetarisë.

Duke marr parasysh këtë gjendje, AGK kërkon nga institucionet e Kosovës që t’i zbatojnë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një ndër elementet fundamentale të demokracisë.

AGK konsideron se mungesa e zbatimit të ligjit dhe mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë ka inkurajuar të pakënaqurit me punën e gazetarëve që ta marrin drejtësinë në duar. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zotohet se të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të gazetarëve dhe krijimin e hapësirës që mediat në Kosovë, të jenë të lira dhe të pavarura në punën e tyre.

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016” të “Freedom House” Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, në të cilën radhitej vitin e kaluar.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, krerët e shtetit, mesazhe, ne diten boterore, te Lirise se shtypit

Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit në Prekaz

March 6, 2016 by dgreca

-Presidenti historik  Ibrahim Rugova, në një konferencë shtypi, para 18 viteve, në 6 mars 1998: Këto sulme në regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës. Dënojmë ashpër atakun me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Mars 2016/ Krerët e shtetit të Kosovës, preseidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e kryeministri Isa Mustafa ishin sot në Prekaz, ku vazhdojnë homazhet në Kompleksin Përkujtimor dhe vizitat në familjen heroike Jashari, e cila para 18 viteve u sulmua për herë të tretë.

Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.

Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.

Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…

Derisa raportoja për gjithë zhvillimet e para 18 viteve në Prekaz njoftoja edhe se lidhja me zonën e sulmuar, këtë ditë të tmerrshme të 5 marsit, ishte mbajtur përmes telefonit të familjes së Beqir Jasharit, që ku një bashkëpuntore informonte Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Lidhja u ndërpre pas njoftimit të fundit se forca të mëdha ushtarako-policore po hynin brenda në këtë shtëpi…

“Këto sulme në regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës”, shprehej Presidenti historik  Ibrahim Rugova, në një konferencë shtypi, prej ku raportoja, në 6 mars 1998. “Dënojmë ashpër atakun me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes”, theksonte Rugova derisa sulmi i forcave serbe në Prekaz vazhdonte në ditën e dytë.

 Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të merret urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake.

Rugova u dërgonte një apel Presidentit amerikan Klinton, Kryeministrit britanik Bler, Presidentit francez Shirak dhe Kancelarit gjerman Kol për të bërë presion mbi Beogradin që të ndërpresë sulmet e policisë dhe të ushtrisë serbe në Drenicë.

Manifestimet tradicionale në nderim të Epopesë së UÇK-së, të nisura dje në Kazermën e FSK-së Adem Jashari në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë sot edhe me një akademi përkujtimore në Prishtinë dhe përmbyllen nesër me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz e me Natën e Zjarreve, me program kulturor-artistik në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit, ne Prekaz

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT