• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIJUESI MAGJIK

December 20, 2019 by dgreca

(Rreth poezisë së Lulzim Tafës)/

Shkruan: Violeta ALLMUÇA/Shkrimtare//

            Kur shkruajmë sot për poezinë dhe poetin Lulzim Tafa, një nga poetët më të veçantë dhe interesantë që kam lexuar këto vitet e fundit, ndjen vlerat e larta shpirtërore të vargut me përjetime të thella të subjektit lirik. Duke mos qenë i kushtëzuar nga reflektimet e jashtme ai e ka mbushur sipërfaqen poetike me zërin e psikën e tij. Hapësira e brendëshme njerëzore e poetit, përveç lirizmit shpall edhe një cipë ironie dhe dozë revolte, ku formohet elementi i plotë i objektit poetik. Nën ndikimin e stilit të tij vetanak, të papërsëritshëm, secila fjalë e ardhur në vargje na flet për dramën e thellë të botës shqiptare të poetit, i cili UNIN poetik nëpërmjet ritmit e vesh me lëndë poetike. Nuk është e çuditshme që pasi të kesh lexuar mbi 100 poezi të Lulzim Tafës të gërmosh për të zbuluar qoftë edhe ndonjë varg të “lodhur” të del punë, sepse secila poezi ka ngritjen e saj substanciale, me rrënjë artistike dhe vlera të larta estetike. Nga ana tjetër duhet të mendosh se poezia e tij jo më kot është mirëpritur edhe në hapësirën universale nga lexuesi i gjerë. Askush nuk mund të çuditet se ky poet ndodh të shfaqet si një “astronom” i planetit letrar që në duar mban një laps, jo për të zbuluar planete të reja, por për ta ngjitur sa më lart lirinë, atje ku nisen në fluturim dhe ëndrrat e poetit. Ja ku e zbulon vargun në poezinë : “Ke fjetur nën hënë”: Ke fjetur nën hijen e hënës/Do të vij në ëndrrën tënde/Nga ëndrra e zezë. Në fund poeti zbret në tokë. Ëndrra vishet me metafora. Vargu bëhet tokësor. Mos qaj për mua vogëlueshe. Vargu i tij është gjithnjë në lëvizje. Poeti nuk mban ditar. Ai veç fluturon mes universit dhe e bën poezinë magjike. Semantika përmban një leksik me fjalë të zgjedhura, thuajse të përkryera që i burojnë zakonisht në artin e shpirtit, sepse aty është liria e paanë e poetit. Nëpërmjet figuracioneve dhe gjuhës poetike, imagjinatës dhe mjeshtërisë, autori e sjell gjininë e përsosur të poezisë në një dimension gjithëpërfshirës. Motivet poetike bashkë me synimin tematik shpesh lëvizin nga kohët e ikura në të tashmen. Krijuesi magjik e shfaq ndjesinë e përjetimit mbi ndjesitë e vargut, të cilat shenjojnë gjithçka estetike kur zbulojnë kodin e krijimit artistik, aty ku lëviz e ardhmja. Le të shohim poezinë: “Nesër”. M`i jep sytë ta shoh diellin/Si bien yjet/ Qielli si bie/ Do të ulemi sërish Teutë/T`i rrëfejmë ëndrrat e natës së shkuar/. Gjendja emocionale e poetit, rrëfimi i shkëlqyer i frymës lirike, çastit të ndjenjës lirike, intensiteti i lartë lirik i vargut, krijon një mozaik me secilën poezi, sidomos tek poezitë e dashurisë dhe poezitë erotike ku formësohet gjithnjë vargu i plotë me ndjeshmëri të thellë, me vargje të shkurtra në një botë të madhe krijuese. Le të lexojmë poezinë e tij: “Vashë e Dukagjinit”. E bukur je/Më e bukur se vasha e përrallave/ Kristal je/ Kristal ke syrin/ Filigranët të qesin nëpër unaza/. Ja çasti poetik si kthehet në një çast magjik, ndjenjë lirike, krijim artistik me vlerë estetike.  Në të gjitha vargjet e këtij poeti, ndjesitë e autorit shfaqen si ndjesitë e vargut. Ai zbulon kodin e krijimit artistik kur lënda imagjinative kthehet në një komunikim me realitetin dhe shkrihet në gjendjen shpirtërore gjatë rrëfimit autentik. Atëhere vargu i poetit i beson të vërtetës që dëshmon një varg realisht të zhveshur nga ëndrrat melankolike të së shkuarës. Poezia e tij i çliron vargjet që përbëjnë edhe kujtesën duke e lënë fjalën të lirë, jo vetëm për humanizëm njerëzor. Elementi tragjik i luftës shpesh shndërrohet në një element të paqes. Vetëm një kryepoet mund ta kthejë luftën në paqe nëpërmjet formës së madhërishme të lirisë. Ai përdor simbolin, krahasimin, antitezën, paradoksin etj. për të arritur nëpërmjet figurave letrare ta ndjellë poezinë në brendësinë e saj duke ia përcjellë me gjuhë poetike lexuesit. Dëshiroj të lexoj poezinë e tij: “Norma”. Kush e vret një armik në luftë/ ka të drejtë/ t`i vrasë/ dhjetë shqiptarë/ në paqe/ Paqe është kjo/ Pasha krytë/ ose poezinë: “Ura”. Vetëm me frymë e bëra të fortë/ të lidhur për zemre/ kalo lirë/ zoti të flet/ dhe engjëlli i bardhë të mban/për dorë/. Poeti i ka thënë të gjitha përjetimet e tij të jashtme duke e nxjerrë çdo fjalë në liri nga psika e trishtë e tij. Ëndrra bëhet zhgjëndërr. Poeti nuk mban më asgjë brenda vetes. Vetëm i lutet vargjeve të shndërrohen në motiv të lirisë. Dhe liria është fjala, vargu dhe gjuha e krijuesit magjik. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Poeti shtron vargjet në memorien e çdo subjekti lirik, pra të vërtetën artistike. Në brendësi të poezisë së Lulzim Tafës ka vargje që sjellin mesazhe për jetën e dashurinë, të cilat kanë fuqi, forcë, dhe padyshim nëpërmjet meditimit në kohë sjellin edhe lavdinë e poezisë. Shenjat e vargjeve të tij janë të dukshme edhe kur shfaqen përtej kohës dhe hapësirës në një komunikim përjetësues, ku përveç brengës së tij shpirtërore autori sjell edhe qasjen e pashmangshme të vargut të prekshëm njerëzor. Në universin e tij artistik poeti i mbjell vargjet në kontekstin e jetës shqiptare i prirë edhe nga fati jetësor i popullit të vet duke krijuar metaforat derisa i ngjiz ato, m`u si një përkushtim ndaj artit. Le të lexojmë edhe poezinë: “Ti a ke dhembje” /Kur s’më sheh/Kur s’më dëgjon/Kur s’të flas as s’më flet/ Kur të këputet andrra në gjysmë/Ti a ke dhembje/Kur gjumi të del/E më s’të zë/Kur ti fërgon dashurinë në prush/Kur të vlon balli/Kur të sos malli/Ti a ke dhembje/Në këtë punë djalli/Trego/Ti a ke dhembje/Si unë/. Një poezi që metaforën letrare e kthen në një jetësim të kthjellët duke interpretuar vetveten në opusin e tij lirik, me një gjuhë të thellë letrare. Është krejt e pamundur të gjesh vargje të “lodhura” në vëllimet me poezi të këtij autori brilant, që përjetimet e tij lirike pa mëdyshje janë ngjitur me kohë në Panteonin e letërsisë shqipe dhe universale. I përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe i vlerësuar me disa çmime, ai përfaqësohet me veten kur shkruan poezinë: “Tu e kërkue veten”. Kam dalë sot/Veten me e lypë/Shikoj n’diell/jam n’ tokë/Kam dalë sot veten me e lypë. Poezia e Lulzim Tafës tashmë e frymëzon lexuesin me vargjet e tij. Kjo është edhe e vërteta e dukshme e botës së poezisë dhe e së vërtetës artistike që poetët e mirëfilltë me mjeshtërinë e  tyre artistike dhe gjuhën poetike e kanë bërë pjesë të letërsisë, si individualitete të spiritualitetit njerëzor.

Filed Under: ESSE Tagged With: Krijuesi magjik, Lulzim Tafa, Violeta Allmuca

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT