• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20-VJETË MË PARË

December 28, 2012 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Të Ënjten u njoftua se ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh H.W. Bush vazhdon të qendrojë në pavionin e kujdesit intensiv në spitalin Metodist të Hjustonit në Teksas.   Fillimisht ai u shtrua ne spital me 23 Nëntor sepse vuante nga bronkiti por,  siç duket gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqsuar dhe tani është nën mbikqyrjen intensive të mjekëve pas një seri ndërlikimesh mjekësore, përfshirë edhe ethet.   Megjithë gjëndjen e rëndë shëndëtsore, media amerikane citon zëdhënsin e ish-presidentit Bush se ai është në gjendje të komunikojë me mjekët e tij dhe mjekët në përgjithësi janë optimistë se ish-presidenti do të mund ta kalojë edhe këte sfidë.

Ish presidenti 88 vjeçar u shtrua në spital muajin e kaluar nga bronkiti. Zëdhënësi i tij tha se zoti Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv të djelën pas një seri komplikacionesh, përfshirë edhe ethet e vazhdueshme.    Pritet që ai të vazhdojë të qendrojë në spital, ndoshta për një kohë të pacaktuar megjithëse sipas shefes së stafit të ish-presidentit Bush, atij është duke iu berë “perkujdesja më e mirë mjekësore në botë. ”

Ish-presidenti republikan Xhorxh Bush, i cili eshte në moshen 88 vjecare, ka shërbyer si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një afat presidencial, prej vitit 1989 e deri ne vitin 1993.   Në historinë amerikane dhe botërore ai do të njihet për udhëheqjen e koalicionit të gjerë të kombeve, koalicion ky që detyroi tërheqjen e forcave irakiane të diktatorit Sadam Hussein nga Kuvajti në vitin 1991.   Zoti Bush, si rradhë ndonjë udheheqës tjetër amerikan, ka pasur një karjerë të gjatë prej katër dekadash me detyra të ndryshme me rëndësi në qeverine federale dhe në Kongresin amerikan. Ai ka shërbyer si anëtar i Kongresit, si ambasador i Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, si ambasador në Republikën Popullore të Kinës pas rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Pekinit dhe Uashingtonit, si drejtor i CIA-s dhe pas një fushate të ashpër për president mekundërshtarin e tij republikan Ronald Reagan. Kur ky i fundit zgjidhet president, Zoti Bush shërben si zëvendës-president i Presidentit Ronald Reagan për dy afate, nga viti 1981 e deri ne 1989.

Por për ne shqiptarët, ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush do të mbahet mendë për të ashtuquajturin “paralajmërim i Krishtlindjes”, një letër secrete këjo që ai i pat dërguar presidentit të atëhershëm serb, dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloseviç.  Ishte ekkzaktërisht 20-vjetë më pare këtë javë, më 25 Dhjetor – Ditën e Krishtlindjes të vitit 1992.   Mesazhi i ish-presidentit Bush ishte i qartë dhe i përpikët dhe nuk lente hapësirë për dyshim:  “Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt i cili shkaktohet nga provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatëshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si edhe mbrenda vetë territorit të Serbisë.”

Kjo deklaratë e Presidentit Bush u bë më vonë baza e politikës amerikane ndaj Kosovës për dekadën shumë të vështirë për shqiptarët e Kosovës gjatë 1990-ave.   Këjo politikë e Uashingtonit, e përcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush, u përsërit here pas here gjatë 90-ave nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe zyrtarët e lartë të administratës së tij.   “Jemi të gatëshëm të përgjigjemi ndaj serbëve, në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar ose i provokuar nga Serbet”,  pat thënë Sekretari i Shtetit në administraten e ish-Presidentit Klinton, Uorren Kristofer me 13 Shkurt 1993.   Dhe, “Politika amerikane nuk ka ndryshuar” pat deklaruar më 4 Mars të vitit 1998, Robert Gelbard, përfaqsues i posaçëm amerikan për Ballkanin kur u pyet nëse ishte gjithnjë në fuqi paralajmërimi i Presidentit Bush.    Dhe më në fund,  vet ish-Presidenti Bill Klinton, në Mars të vitit 1999 tha në Uashington se, “Vija e kuqe ishte shkelur….dhe nuk besoj se duhet të rrimë duarkryq ndërsa mijëra veta vriten e masakrohen dhe varrosen në fusha topi, para se ne të bejme diçka”, pë t’I ndaluar ato.   Me 24 Mars, 1999, Presidenti Klinton urdhëroi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave serbe në Kosovë dhe anë e mbanë Serbisë.

Ishte pra këjo politikë amerikane, e përcaktuar dhe e deklaruar nga ish-presidenti republikan Xhorxh H. W. Bush  — dhe e zbatuar nga ish-presidenti demokrat Bill Klinton, e cila më në fund bëri të mundur përdorimin e të vetmit opcion që kishte Amerika dhe aleatët e saj evropianë kundër forcave serbe, e që ishte përdorimi i forcës ushtarake kundër Serbisë për masakrat në Kosovë dhe për shpërnguljen e detyrueshme  të qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta.  Ishte këjo një politikë  që më në fund vendosi fatin e Millosheviqit dhe të Serbisë — por më me rëndësi për historinë e kombit shqiptar është se këjo  politikë e durueshme dhe serioze e prononcuar nga presidenti Xhorxh Bush dhe e përkrahur nga republikanët dhe demokratët, dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara — ajo që më në fund çoi në çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake dhe policore terroriste serbe dhe përfundimisht, në pavarësinë e shtetit të Kosoves, 5-vjetori i së cilës festohet brenda disa javëve.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe shëndet në ditët që i kanë mbetur në këtë botë — në këtë 20-vjetor të paralajmërimit të Krishtlindjes që ai bëri më 25 Dhjetor, 1992 kundër shkeljes së vijes së kuqe në Kosovë nga forcat ushtarake dhe policore të Millosheviçit  — me mirënjohje dhe falenderim përkujtojmë dhe lutemi për shëndetin e ish-presidentit Xhorxh H. W. Bush.

Filed Under: Editorial, Opinion Tagged With: Frank shkreli, Krishtlindjet, paralajmeroii, Xhorxh w Bush

Duke festuar Krishtlindjet ne Bronx

December 24, 2012 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

21 dhjetor 2012, City Island, New York. Çdo banor apo vizitor në Bronx patjetër nuk ka kaluar pa venë re vendosjen e bredhave të rinj e stolisjen e tyre me drita fosforeshente, si dhe vendosjen e ndriçimin e Menorah – ve, për festën Hanukkah të komunitetit Hebre nëpër parqet e Bronx-it. Sipas Drejtorit Ekzekutiv për Bisnesin në Distriktin Bronx, Joseph A. Thompson, mësuam se të gjitha simbolet tradicionale përfshirë edhe zbukurimet e tyre dekorative janë sponsorizim i Assemblymen Mark Gjonaj, i cili njëherësh organizoi për Festën e Krishtlindjeve edhe një pritje madhështore në Restoranit “The Light House” në City Island.

Për Z. Gjonaj e familjen e Tij,  por edhe për ne shqiptarët Krishtlindjet e këtij fundviti shënuan fitoren e jashtëzakonshme me zgjedhjen e Tij në Asamblenë Amerikane. Të gjithë ne shqiptarët aty ku punojmë e jetojmë ndihemi krenar e mburemi se; Assemblymen Mark Gjonaj është me origjinë shqiptare, e ne jemi motrat e vëllezërit e Tij të një gjaku. Zgjedhja e Tij në këtë post të rëndësishëm përbën një arritje të madhe edhe për ne shqiptaret. Z. Gjonaj e familja e Tij këtë sukses e fitore nuk mund ta gëzonin pa praninë e komunitetit tonë, amerikan, afrikano – amerikan, hebrew, italian, spanjoll, irish, e kështu me rradhë, të cilët i dhanë votën e mbështetjen e duhur gjatë fushatës së Tij elektorale.

Afmosfera shëndritëse e Krishtlindjeve për tek Restoranti i bukur “The Light House” pranë bregut Long Island Sound, kishte filluar që në hyrje të City Island, ku makina e njerëz të ardhur nga të katër anët e SHBA kishin shfaqur dëshirën për të qenë pjesë e këtyre festimeve e gëzimeve njëherësh. Rradha e gjatë e makinave, e ndriçimi i dritave të tyre për në destinacionin e Restorantit shënonte orë të tëra, gjë që tregonte jo vetëm respektin e dashamirësinë e njerëzve për Z. Gjonaj e familjen e Tij, por edhe konsideratën reciproke që vetë Marku ka treguar prej kohësh për cilindo individ të pranishëm në këto festime tradicionale.

Ceremonia e Krishtlindjeve pranë këtij Restoranti luksoz buzë Oqeanit Atllantik, u hap me fjalën përshëndetëse të Assemblymen Z. Mark Gjonaj, i cili pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, i ftoi të gjithë të shijonin darkën e shtruar me ushqime, pije të ndryshme e ëmbëlsira të shumëllojshme. Përshëndetën festën gjithashtu personalitete të politikës e dipllomacisë shqiptare, kosovare dhe amerikane, si dhe të afërm të familjes apo miq e kolegë të njohur të Z. Gjonaj.

Nuk mund të le pa përmendur në këtë kronikë feste edhe pjesëmarjen e heroinës e humanistes shqitare nga trevat e Kosovës martire Znj. Rita Saliu e bashkëshortit të saj – inxhinierin nuklear Z. Adem Saliu, të cilët edhe pse jetojnë në Rhode Island, disa orë larg prej këtej përsëri bëjnë përpjekjet maksimale për të vlerësuar gëzimet e ndryshme të komunitetit. Gjithashtu nderoi me pjesëmarjen e Tij edhe Famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës në Harsdelle Dom Pjetër Popaj.

Pema e gjelbërt i Krishtlindjeve vendosur në hyrje të Restorantit ftonte pranë saj si gjithmonë vogëlushët, të cilët veshur bukur e gjithë hare silleshin e vraponin të gëzuar rreth saj. Ndërsa Santa Claus u dhuronte atyre fruta e biskota të ndryshme. Pasi kjo natë simbolizon ndarjen e dhuratave e mirësinë mes njëri tjetrit. Simbolizim i prosperitetit që duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

Edhe pak ditë e në këtë periudhë kohe dita fillon e zgjatet deri më 22 mars. Dimri ka 90 ditë, ku 45 prej tyre janë me mot të keq, shi dëborë e acar, ndërsa 45 ditët e tjera janë të ftohta, më të paqëndrueshme por jo shumë të ashpra sa të parat. Kohë me mot te keq që vazhdon gjatë gjithë dimrit do të kemi deri më 22 mars në fillimin e pranverës.

Tradita e kremtimit të lindjes së Krishtit më datë 25 dhjetor ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe “Krishtlindje” ndërsa në anglishten e sotme “Christmas”vjen nga anglishtja e vjetër që do të thotë Mesha e Krishtit. Këtë datë e kremton bota mbarë dhe shënon ditën e paqes, shpresës, e dashurisë njerëzore.

Edhe në Shqipëri mbas viteve “90 kur u lejua besimi fetar, u krijua kjo traditë duke u shënuar në kalendarin vjetor krahas festave të tjera tradicionale dhe Festa e Krishtlindjeve. Fjala Kshnella ka kuptimin e fjalës Knelje, freskim, rilindje, fillim i një epoke të re për njerëzmin. Dita e Krishtlindjeve na kujton se sa të domosdoshme janë falja, pajtimi, mëshira, gëzimi, paqja, e dashuria njerëzore.

Gjatë periudhës së rregjimit komunist festimi i kësaj feste në Shqipëri ishte totalisht e ndaluar, e dënohej me ligj. Qindra besmitarë katolikë, krishterë apo muslimanë kaluan në gijonetën e asaj diktature të egër, vetëm e vetëm për besimin e tyre të lirë tek Zoti. Veçanerisht Kleri katolik në zonat në veri të vendit ka përjetuar kalvarin më të madh e më të rëndë të atij persekucioni, ku përveç burrave e grave edhe fëmijët kanë vuajtur pa drejtësisht nëpër burgje e kampe përqëndrimi.

Festa e Krishtlindjeve pranë “The Light House” në City Island kaloi gëzueshëm me këngë, valle e muzikë, si dhe duke shpërndarë mesazhin e urimin e mirë që njerëzit të bëhen më të dashur me njëri tjetrin, të dinë të japin respektin e duhur për njëri tjerin, e të bëhen më te arsyeshëm e më njerëzor. Të pranishëm në këto festime ishin gjithashtu personalitete të politikës amerikane, dipllomatë,   bisnesmenë, gazetarë, përfaqësues të organizatave jo qeveritare shqiptaro – amerikane, piktorë, artistë dhe aktivistë të njohur në komunitet.

Filed Under: Kronike Tagged With: Krishtlindjet, Mimoza Dajci

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT