• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jep dorëheqjen Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës

May 31, 2016 by dgreca

Kryebashkiaku i Kavajes, Elvis Roshi, nuk ishte pa gje, s’ishte aq i paster sa pretendonte. Kembengulja e Opozites e paska pase nje shkak. Duket se Elvisi e lau veten me drejtesine Gjermane, por jo me ate italiane. Ai e ka pranuar se nuk ishte fare i paster, ishte bere nje ciiikez pis…. edhe pse pretendon se Opoziat ka hedhe shume balte mbi te, ai pranon se i ka dale pune me drejtesine italiane dhe…ka dhene doreheqjen. Tash kreu i Rilindjes duhet te gjeje nje batute tjeter per kreun opozites, pasi dikur qe mburrur para turmes rilindase ne Kavaje, se Elvisi do t’i shpetonte dekriminalizimit…

Ja mesazhi i tij i plote ne Facebook:U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.
E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.
Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.
Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj.

Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.
E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.
Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.
E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.”
Faleminderit te gjitheve.

***

Shkëlqimi dhe rrënimi i emblemës së Rilindjes

Në moshën 36 –vjeçare, më 8 maj të vitit 2011, Elvis Rroshi i dha për herë të parë Partisë Socialiste në një bastion demokrat. Ai fitoi bashkinë e Kavajës, një zonë që historikisht kishte votuar për Sali Berishën si deputet dhe si kryebashkiakë, kandidatët e së djathtës për 20 vjet me radhë.

Zgjedhja e tij ishte surpriza e atij viti, që shihte Edi Ramën të zbriste nga “froni” i bashkisë së Tiranës pas 11 vjetësh.

Por entusiazmi i fitores zgjati pak. Pak ditë pasi ishte ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë, në fillim të qershorit 2011, Griselda, një vajzë me të cilën ai bashkëjetonte sajo një histori rrëmbimi dhe abordi të detyruar nga rrëmbyesit.

Çështja u politizua nga Partia Socialiste, drejtues të së cilës u mblodhën në shtëpinë e kryebashkiakut të ri për t’i qëndruar afër. Por në pak orë hetimet e policisë zbuluan se ishte një sajesë.

Zgjedhja e tij dhe kjo histori ishin dy ngjarjet më pikante mandatit të parë të Elvis Rroshit. Por fundi i atij mandati do ta bënte atë shenjestër të opozitës në betejën e dekriminalizimin.

Opozita e akuzoi atë se ishte pjesë e bandave të trafikut, se ishte i dënuar në disa shtete të Europës. Kur ambasadori amerikan Donal Lu deklaroi se në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore kishte të inkriminuar, Partia Demokratike e drejtoi gishtin menjëherë nga Elvis Rroshi.

Por kavajasi trupvogël që i kishte dhënë Partisë Socialiste fitoren në bastionin e Berishës u mor në mbrojtje pa vonesë nga Edi Rama.

“Më thanë që ka ardhur Luli këtu dhe ka bërë pyetjen si e quajnë Elvis apo Ervin Roshi. Unë kam një pyetje tjetër, si e quajnë kryetarin e PD, Sali apo Lul, se sa i përket kryetarit të bashkisë këtu, e quajnë Ervin apo Elvis, unë them që e quajnë qytetarin e parë të Kavajës…  “Vini ka qenë 15 vjeç, kur bashkë me shumë 15-vjeçarë, e me shumë të rinj, që e braktisën Kavajën në momentin kur u hapën kufijtë dhe ikën së bashku me mijëra shqiptarë për të kërkuar rrugën e vështirë për një jetë më të mirë. Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të tjerë, që në vitet e vështira të emigrimit trajtoheshin si mos më keq dhe dëboheshin si emigrantë të paligjshëm, edhe ai ka qenë i dëbuar. Ajo që ka sot rëndësi është se, sot ai është i nderuar”, do të deklaronte Edi Rama më 19 qershor 2015 në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Kavajë.

Pavarësisht se i përzgjedhuri i tij ishte në “Listën Lu”, Edi Rama ia ofroi Kavajës si njeriun e duhur.

 “Në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë. Mjafton të kesh sytë në ballë për të kuptuar gjithçka për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi i duhur”.

Kavajasit e votuan Rroshin sërish. Por në vitin e parë të këtij mandate ai nuk pati qetësi. Opozita e artikuloi vazhdimisht emrin e tij si të zgjedhurin e parë të Edi Ramës në pushtetin lokal që do të prekej nga dekriminalizimi.

Edhe pse kundërpërgjigjej se këto ishin sulme të pastra politike, Elvis Rroshi nisi ta humbiste qetësinë. Ai nuk durote më që emri t’i përmendej në publik. Pak ditë më parë i dërgoi një mesazh kërcënues deputetit socialist, Ben Blushi. Ai e publikoi një pjesë të përmbajtjes në parlament.

“Meqë ka ardh sot kryetari i rilindjes, kam një pyetje direkte. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës, si ka mundësi që ka harruar se për çfarë është ndaluar në Gjermani. Tani do lexoj një mesazh që më ka ardhur: O Blush, jam Elvis Roshi, s’kam bo asnjë krim siç thatë ju. Shumë shpejt do dal për sqarim. Sa të kem qytetatin e Kavajës unë do jem këtu. Roshi më çoi mesazh duke më sharë e kërcënuar. Qëniet si Roshi janë të neveritshme, u shpreh Blushi më 19 maj.

I vënë në vështirësi nga kjo goditje e drejpërdrejtë e Blushit, Edi Rama refuzoi ta mbronte vetë këtë radhë të përzgjedhurin e tij, që e merrte shembull në tavolina si njeriun që dinte t’i zgjidhte punët dhe tregonte se si Visi, me një shkop bejsbolli në dorë, i kishte shkuar në shtëpi pronarit të një firme që kryente punimet në bashkinë e drejtuar prej tij dhe e kishte detyruar që t’i përfundonte ato në kohë. Por emblemë e Rilindjes dhe shembull të thyerjes së bastioneve të PD-së, të ndryshimit të shesheve historike, të mënyrës se si zgjidheshin hallet e qytetit, Elvis Rroshi do të duhej tashmë t’i bënte llogaritë vetëm me veten.

Rama po i distancohej, ndonëse u përpoq ta relativizonte kërcënimin e Blushit dhe përdori në këtë rast kreun e grupit të PS, Gramoz Ruçin, që tha se kërcënimi ishte çështje personale.

Elvis Rroshi, që po e shihte se edhe Rama po i largohej dhe po i kujtonte përmes Ruçit se tani çështjen e kishte krejt personale dhe aspak partiake, u përpoq sërish ta politizonte atë, duke thënë se po sulmohej nga Blushi për shkak se ai ishte në krahun e Rilindjes. Tha se Blushit i kishte dërguar mesazh për shkak se ai fliste me të njëjtën gjuhë si Berisha. Por Rilindja për të do të zgjaste edhe pak ditë. 12 ditë më vonë ai jep dorëheqjen. Pranon se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1991. Këtë nuk e kishte shënuar në formularin e vetëdeklarimit.

Elvis Roshi bëhet kështu i pari i përzgjedhur i Edi Ramës që largohet, pasi ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi. Përpara tij, kur ligji kishte hyrë në hullitë e miratimit, nga parlamenti u largua po me dorëheqje, Arben Ndoka, një tjetër i pëzgjedhur i Ramës për të përfaqësuar Rilindjen në Lezhë.

Elvis Rroshi u soll nga Edi Rama në Partinë Socialiste, si njeriu që do t’i ndryshonte faqen Kavajës. Por Pesë vjet më pas ai largohet duke i kërkuar falje qytetit, duke i dhënë të drejtë zërave se Rama e kishte afruar atë në PS si shumë kriminelë të tjerë për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Dhe jo vetëm kaq; ai poi  ngrinte ata në piedestal, siç u shpreh socialisti Blushi, pa u shqetësuar se po ia nxinte faqen vendit: “Rama po e mban pushtetin me kriminelë. Ke ngritur llumin në piedestal. Pse po i’a nxin faqen vendit. Si e ka emrin Roshi, Ervin apo Elvis? Në të gjithë vendin ke vendosur njerëz me precedent penal, po terrorizojnë qytetet. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ thonë: Jam dënuar, s’jam dënuar”. /Lapsi.al

Filed Under: Komente Tagged With: Jep dorëheqjen Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT