• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryengritja e parë antikomuniste në Europen lindore

January 4, 2019 by dgreca

Kryengritja e parë antikomuniste në krejt Europen lindore mbas luftës së dytë botnore ka qenë Dhetor 1944-12 Shkurt 1945 në Malësin e Madhe/

1 Gjon Kacaj

Nga Gjon Kaçaj/
Lufta nac-çl. mori nji kthesë tjeter nga ajo që thuhej pa dadhim feje’krahine dhe ideje mbas mbljedhjes së Mukjes,forcat e ndryshme u përçanë.Komunistët e orientuem nga P.K.Jugosllave bënë terheqjen e tyre duke e kthyer në vdhavrasje.
Koha punonte pér komunistët .Malësia e Madhe ishte nën vëzhgim të rrebtë.
Në Shkoder ishin dyndë ideolog që nuk e pëlqenin komunizmin mbase e kishin të qartë politiken e tyre.Kelmendi rezistonte i pamvarun në mes dy zjarresh.
Jugosllavët kerkonin koken e Prek Calit si ish komondant i postës policore në Guci i emruem nga mbreti Zog me 162 policë për mbrojtjen e trojeve shqiptare prej pushtuesve sllav.
Nga ana tjeter Mehmet Shehu e Shefqet Peçi kerkonin pushtimin e Kelmendit që kerkonte vetqeverisje mbasi historikisht nuk ishte pushtue kurrë e për të fitue betejen Mehmet Shehu e Shefqet Peçi i premtuen publikisht ushtrisë komuniste Jugosllave në Guci të rrihnin e masakronin bile edhe ti vrisnin publikisht çdo shqiptarë që su bindej dhe me të njejtin çmim do paguenin familjet dhe fisi i tyre.
Shkiet të etun të fitonin edhe nji herë të vetme ndaj piramidës legjendës Prek Cali vendosin te arrestojnë në pabesi në kullen e tijë në Vermosh që se arriten falë guximit e besnikrisë të probatinit të tijë që thirrej GUBI nga Gucia i cili arriti disa orë para se të sulmohej Prek Cali në shtëpin e tijë tre katshe të fortifikueme e të mbrojtun me shtylla skuqi pishet.
Shtatëqindëenjizetë shkiet e armatosun e të xhindosun mbasi thyen rrethimin e porten e kullës sulmuen shtratin pa njeri me nxitim se kush do ti priste koken i pari dhe se kush do merrte armët e monellat që pretendonin.
Shkiet e zhgënjyem su besojshin syve ndersa Prek Cali me Cubin e Tonen Virgjëreshen hysmeqaren fituen betejen tre me 720 duke udhtue si alpinistë në lagjen KALCË të fshatit Brojë
(Kalca nji lagje e veçantë me familje të ardhuna nga shqipëria e mesme dhejugut mbasi kishin humbë betejat me pushtuesit kanë mbijetue në saje të besës mirëkuptimit dhe mikëpritjes sé kelmendsëve.
Ajka e kombit nuk e pranonte pushtimin komunist dhe nuk i nënshtrohej juntës ushtarake sllavo-Ruse dhe u dyndë në Shkodër me nji qellim të vetem të organizonte nji kryengritje mbarë kombtare për dëbimin e komunistëve nga Shqipëria me daten 28 Janar 1945,për të arritë qellimin :
-Me 3 e 4 Maji1944 në Shkoder me përfaqsues nga e gjithë Shqiperia u krijue “Lidhja e Shkoders” me perfaqsues Kapiden Gjergj Vaten
-Me15 Gusht 1944 në Brojë të Malësisë së Madhe u krijue Lidhja e Kelmendit me prijës Prek Calin
Me12 Dhetor1944 në Poicë të Shkrelit u krijue Lidhja e Shkrelit me kryetarë Major Llesh Marashin
Me 18 Dhetor në Bajzë u krijue Lidhja e Kastratit me kapiten Gjon Martinin,Nikë Gjeloshin e Mirot Paloken
-Me 22Dhetor 1944 në Dragan të Shkrelit u krijue lidhja e intelektualëve mbarë kombtare me shtrirje të gjanë nga Klerikët, Dom Alfons Trocki,Dom Nikoll Gazulli e pater Çilir Cani,
Ushtarakét kapiten Gjelosh Luli, e Nikoll Preka.Intelektualët,prefekti i Gjirokssters ilia Lazo,Gjergj Kokoshi,juristi Paulin Pali e nén prefekti i Fierit ShefqetBeja me kshilltarët
Gjergj Kol Purashi e Mirash Gjoka.
Në kto rrethana u zgjodh komiteti Shqipëria e Lirë dega Shkoder me qendër në Ny Jork ku drejtonte Lumo Skendo,për shkodren u zgjodh kryetar Deda i Shan Dedës dhe me nji dakortësi dy palësh u zgjoll me rekomondimin e klerikëve me pseodonimin Andrea Temali kryekorrieri i cili do shperndante posten sekrete me shkrim të koduem,CUKALI .
Paralel me posten kryetari i komitetit Shqiperia e Lirë Mit’hat Frashëri u dergonte drejtuesve nacionalist luftëtarëve të lirisë “fishekët e koduem” me nga 25 napolona ari sejcili prej tyre nga izgjedhuni dhe i sigurti “Andrea Temali” me emrin e vertetë Ndrek Pjetri.
Naolonat siguroheshin nga pasuria e luajtshme e familjes tregtare Deda i Shan Dedës falë edhe kontributit nga tregtarët Shkodranë me perjashtim të “Muzhanëve”
Gjithashtu vijshin me nëndetse nga Italia në Shengjin nga kapideni Kol çuni të shoqnuem me armatime me porosi të Mit’hat Frashërit të cilat i dorzoheshin kryetarit të fondacionit Pjetrit të Shan Dedës dhe bashkshortes së tijë administratore,kshtu bhej transporti nga shoferët Gjergj Shllaku e Bepin Serreqi deri në pikat eshperndamjes nga shoqnuesi me emrin Gac Hitleri i cili gjatë nji aksioni duku shpernda armë municion ushqime e veshmathje në zonen e Rragamit u rrethuen nga forcat e ndjekjes.
Aty mbeten të vrarë Deda me bashkëshorten dhe u arrestue i plagosun Gac Hitleri,trimi i zgjedhun nga Deda i Shan Dedës
Mbas shumë torturash në hetuesi ju kërkue të firmoste faljen me kusht:Të pranonte se ka vra bashkëshortët dhe kishte plagos vehten.
Gac Hitleri ju kerkoi hetuesve dy orë kohë. Nji orë mbasi doli në banjo vdiqë
Me daten 22Dhetor 1944 u shpartallue çeta e Hali Alisé në kukës ,ai mbeti i vrarë.
Me 23 dhetor 1944 u nisë brigata e Mehmet Shehut për të nënshtrue Kelmenin me nji plan taktik që te kapte në befasi dukee sulmue nga fusha e zezë në Vukel e Nikç.
Në udhtim e siper brigata e Mehmet Shehut diktohet nga vendorët e shkrelit të cilët rrahen kumonët e kishës së Shkrelit për kushtrim .sulmi i brigatës nga vendorët e detyruen brigaten të devijonte drejtimin nga kisha e katundit të kastratit.
Brigata e rrethueme nga Shkrel e kastrat u dorzue dhe dorzuen armët dhe i lejuen të kalonin nga Katundi i Kastratit në Rapshë të Hatit me qellim të kalonin nga Gryka e Grabomit në Jugosllavi.
Mehmet Shehu nga Jugosllavia urdhnoi brigaten të qendrojnë në Rapshë deri me nji urdhër të dytë.
Ndersa vendorët prisnin lëvizjet e ushtarëve të çarmatosun ,Mehmet Shehu dërgoi dy kompani nga Jugosllavia me daten 31 Dhetor 1944 për të sulmue Kelmendin të cilat u bashkuen dhe sulmuen së bashku naten e vitit të ri Kelmendin derejt urës së Tamares.
Kelmendasit që mbanin në vëzhgim çdo lëvizje forcash të armatosuna kishin nxanë dy prita strategjike që të mbroheshin dhe të përballonin çfardo sulmi.
Në hyrje të Kelmendit tek ura e Tamares në orët e para të nji Janarit 1945 plasi lufta. Kelmendasit në mbrojtje e të ardhunit në sulm.Mbas dy orësh vendorët si njohës të mirë të terrenit dhe të pregaditun për qendresë arriten të shperndajnë të ardhunit dhe të ju kapin mbrapavinë ,kafshët me ushqime dhe armë.Të ardhunit që nuk e njihnin terrenin të befasuem dhe të friksuem nga nji pritë qendrestare edhe nga errësira e natës pothuajse i përpiu Lumi i Cemit.
Të mbijetuemit kaluen nga Gryka e Grabomit në Jugosllavi në fushim në pregaditje për të shkatrrue Kelmendin mbas nji sulmi të dytë tashma edhe me egersinë e terbimin e Mehmet Shehut dhe shkieve të pa besë historikisht.
Në kto rrethana me 23 Janar 1945 në Bajzë do të bahej takimi i krerëve të Shkrelit dhe kastratit nën përkujdesjen e Major Llesh Marashit,kapidenit Gjon Martini e kshilltarit Nkë Gjeloshi me qellim gjetjen e nji zgjidhje për t’ju sigurue armmë dhe ushqim kelmendit të rrethuem nga t’kater anët e horizontit nga luftarë Serb e Shqiptarë për ta nënshtrue dhunshëm me çfardo çmini ,nga ana tjeter grupimi i forcave kryengritse Shkrel-Kastrat nën nji komandë të vetme si pjesë e kryengritjes mbarë kombtare nënshkrue nga krerët e maleve që ishte fiksue me daten 28 Janar 1945..Takimi nuku arrit mbasi forcat e terrenit shpresonin të arrestonin Major Lleshin që strehohej në shtëpin e Luket Grishajt dhe mbasi deshtoi operacioni forcat e terrenit dogjen shtëpin e Luket Grishit,ndersa të armatosunit në male né pritje për të fillue luften me 28 Janar ‘ lëshuen kushtrimin për me mbrojtë Majorin.
Në këto situata dramatike kishte lanë Shkodren kryepostieri Andrea Temali duke ju sjellë   në Bajzë posten sekrete të kodueme Cukali,marrveshje për fillimin peërnjiherësh të mbarë maleve me daten 28 në të njejten orë si dhe si dhe fishekët e koduem me shkim dore Cukali dhe adresen se kujt ju besonin . Çdo fishek kishte nga 25 napoliona ari që financohin dhe shperndaheshin me nji vendim-marrje të Mid’hat Frashërit dhe Dedës së Shan Dedës.
Kryepostieri nepërmes flakëve e dorzoi amanetin dhe u plagos
Me 24 Dhetor 1945 Shkrel e Kastrat morën në mbrojtje Majorin dhe nén drejtimin e tijë përfshihen detyrimisht në kryengritjen e parë antikomuniste që ishtee para mbas luftës së dytë botnore në krejt Europen lindore.
Kol Merçinaj në shkrel e patér Çilir Cani në bajzë u binin kumbonëve të kishave.
Mbarë populli me kryengritsit morën poskomanden në Shkrel ,në Bajzë në koplik dhe spitalin partizan nën kontroll dhe përparuen drejt Shkoders deri tekUra e Rriollit ku u ndaluen në fushim me qëllim organizim e përforcim né pritje të nji marrvrshje të përbashkét me grupimet e Shkoders.
Kryengritsit u terhoqen maleve me dëshiren për të ndihmue luftëtarët në Kelmend që vazhdonin të vetem qendresen në mes katér zjarresh..
Me 12 Shkurt bie Kelmendi.
Prek Cali në Vukel i dorzohet kryqit të Krishtit me 16 Kelmendës,të cilët i pushkatojnë në zallin e Kirit në Rrëmajë me 26 Mars 1945
Me 9 Gusht 1946 shpertheu për disa orë kryengritja e Postribës,mbas shpartallimit të kryengritjes së Postrribës pothuajse ra forca e nacionalizmit në krejt Malësin e Madhe,në Shkoder e rrethina.Forcat nacionaliste u vetmuen në tre pjesë.
U arratisen 1438 luftëtar,u burgosen e pushkatuen 1/3 dhe mbeten të vetmuem maleve 25-30%.
Nga Gjon Kaçaj Janar 2019.

Filed Under: Histori Tagged With: e Malesise se Madhe, Gjon Kaça, kryengritja

Hamz Kazazi dhe kryengritja e vitit 1835…

May 2, 2017 by dgreca

Sipas Epikës Historike/

1 Gezim Zilja ok

Nga Gëzim Zilja/

Në Stamboll thirri telalli/Dilni shihni Hamz Kazazin/Hamz Kazazi çaj burr’ i zi/Shtat’ taborret na i ka gri…Hafëz pasha n’daç me i hikë vorrit/Zdrypi atit hyp vaporit…  /1 Hamza_Kazazi

Hamz Kazazi qysh në rini kishte mësuar mjeshtërinë e përpunimit të mëndafshit e të jorganëve. Njihte mirë gjuhën turke dhe atë arabe. Në kohën e Mustafa pashë Bushatit kishte ushtruar detyrën e kullukçibashit (komandant i rojeve të qytetit), që e mbajti derisa sa e shkarkoi Hafëz pasha, që zëvëndësoi figurën e urryer të Namik pashës. Në krye të 10.000 ushtarëve, Hafëz pasha u përpoq  të vinte në jetë fermanin e sulltanit prej 24 pikash, në zbatim të reformave të Tanzimatit, duke ngritur taksat e kërkuar nizamë: Hafiz pasha kodër m’kodër/Ep haraçin, o mori Shkodër/ Unë haraçin nuk e nap/sa të bahem voj e gjak/Gjuhën turçe nuk e di/ N’Pazar nuk t’la me hi. Fillmisht Hafëz pasha kërkoi vullnetarë për të mbrojtur kalanë e Shpuzës. Shkodra nuk ja dha. Si kundërpërgjigje ai ngriti sërish taksat. Në kohën që kadiu po lexonte fermanin e Sulltanit, banorët e lagjes Tophane e sulmuan kadiun  dhe ushtarët që e shoqëronin atë. Iptida(filloi) u  kndue fermani/Në mehqeme të kadisë/Shkodra të vetën e bani/i erth’ hakut osmanllisë/Të shtunën dy fermana/nji haraç do ta qesin/aty ndodhnë dy asllana/Nuk e lajm, por do të vdesim. Gjatë përpjekjes u vranë disa nizamë turq. Nën presionin e qytetarëve të armatosur, forcat turke mbyllen në kështjellën e qytetit dhe në Pazarin e Shkodrës, që përfshinte një rrjet prej 489 dyqanesh, ku prodhohej e shitej gjithçka në një rreze, që përfshinte Shqipërinë e Mesme, Kosovën, Malin e Zi, e më gjerë. Pazari i Shkodrës, ishte një qytet brenda qytetit dhe mbyllja e tij sillte detyrimisht paralizimin e gjithë jetës së Shkodrës.

Shkodranët e armatosur kërkuan takim me Hafëz Pashën, ku paraqitën kërkesat e tyre, por nuk ranë dakord për asgjë. Me pabesinë e pushtuesit, pas bisedimeve, ai urdhëroi arrestimin e disa krerëve që ishin në takim, midis të cilëve dhe Hamz Kazazin. Për zbatimin e urdhërit u dërgua Selim Reçi, që populli i vuri epitetin Buzështrembri, (më vonë kryengritësit di t’i vinin zjarrin sarajeve të tij në Bahçellëk) si dhe komandanti i rojës së qytetit Hasan aga Xhabia. Hamz’ Kazazi me të mësuar urdhërin, grumbulloi njerëzit e vet dhe i priti me armë. Krismat ngritën në këmbë gjithë qytetin: Hamza aga burr i mirë/Me tagan me dy kobure/Pa ndijoni ju vezirë/Nuk asht Shkodra si n’Babune/Hamza aga me do burra/Vetvedin e ban fida(theror)/Karakollin e qet te ura/Sonde është nata për me u pa. Dhe më tej: Krisi pushka edhe topi/Të gjith’ hallku(njerëzia) ndodhet fjetë/Çonu djelm na ndihmoft’ zoti/Sonde është nata me dekë. Luftimet zgjatën gjashtë orë dhe forcat turke pasi lanë shumë të vrarë u detyruan të tërhiqen. Nuk është Shkodra, Babune, thërrisnin kryengritësit nëpër rrugët e qytetit, duke kujtuar disfatën e Mustafa Pashë Bushatlliut. Menjëherë gjithë qyteti u organizua në bazë lagjesh me komandantët e tyre. Dy ditë më vonë: Të martën mbrama në jaci(lutje) /Në Shkodër u xu nizaja(lufta)/Kush të jetë trim dai/Le të shkojë te Hamzaja./Unë vergin’nuk e laj/Sa t’kem Hamz Kazazin gjallë. Në krye të kryengritjes dolën Hamz Kazazi, Hysen Beu, Haxhi Idrizi, Dasho Shkreli, Haxhi Abdurrahmani, Selja Kasemi, Ali Bajrami, Jusuf beu, Kasem Hoxha etj. Qytetarët e Shkodrës, formuan një këshill të përkohshëm. Hysen Beu u caktua me çështjet administrative dhe Hamz Kazazi me drejtimin e veprimeve ushtarake: tashmë shkodranët e kishin një Komandant të Përgjithshëm dhe e dinin mirë se ç’kërkonin. Më 24 maj të vitit 1935, rreth 10.000 shkodranë të armatosur të prirë nga Hamz Kazazi, sulmojnë Pazarin dhe Kështjellën të vetmet ‘’fortesa’’ në duart e Hafëz Pashës. Hamza aga dredh mustakun/Pa ndigjoni ju shkodranë/Mos e leni pa derdh gjakun/Se ju shtin mbreti nizam/Shkodra namin e ka pasë/veç njitash i qe harrue… Lufta zhvillohet e ashpër dhe e përgjakshme ku trimat shkodranë kanë marrë në sy vdekjen. Vargjet e këngëve japin si në një libër të shkruar nga një historian i kujdesshëm, kronikën e ngjarjeve dhe komandantët:  Haxhi Idrizi kishte thanë/Aferim more ndocjanë (banorë të lagjes Ndocaj)/Që i rrini hasmit n’grykë/Ç’ju griu topi të tanë/E se bat’kabull me ikë. Isuf begu soj vezirit/Pa ndijoni ju tabakë( banorë të lagjes Tabake)/Erth’ nizami në breg të Kirit/T’shkojmë e t’ndeshna flak’ për flak’ /Hasan Hoti thot’ nji fjalë/Hafiz pasha më ndijo mue/me kap Shkodra pushkën mbarë/nji se lanë me teprue/ Hafiz pasha kryelopa/S’merret Shkodra me topa/As me topa as me havana/Dasho Shkrelin (lagja Tudas) s’e ban nana/Preu nizamin te mehana./Trim qenka gjet belanë/ Lufton Dashja me gjith’ të vllanë. Hini Selja në Tabakë/ t’i vem top edhe havanë/Daut Pasha me dyrbi/Vjen Selja tuj hallakatë/mashalla fistanli!  

Në sulmin e tyre kryengritësit gjenden nënë breshëritë e topave dhe të pushkëve, të një ushtrie të organizuar dhe fortifikuar në llogore. Humbjet në njerëz janë të mëdha dhe rreshtat e kryengritësve fillojnë të  kositen nga drapri i vdekjes. N’fund të kodrës n’rrugë të madhe/Vijnë shkodranët tuj hallakatë/Asqeri i grin n’batare. Mirpo Shkodrës do t’i vijnë në ndihmë shqiptarët e tjerë. E para mbërrin Postriba me trimat e saj: Postriba i shkon imdat(ndihmë)… /Postriba porsi motit/Me yruç shkuen te topi/Me yryç te topi shkuen/Dhan’ e dhan’ e dot se muern. Por Shkodra e Postriba nuk janë vetëm. Në ndihmë të tyre vërshojnë të tjerë shqiptarë nga Hoti, Kraja, Shala, Shoshi e Ulqini: Te xhamia e Haxhi Bajramit/U dha tim e u dha flakë/Aty ndodhen zogjt’ e shkodranit/Nizamin e hoqn’ nën shpatë./Hot e Kraj, Shal e Shosh/Postriba me shkodranë/yryç bajnë në Tarabosh/marrin krena e nishana. I ndodhur ngushtë Hafëz Pasha, kërkon ndihmën e  sundimtarëve të Krujës, Tiranës, Dibrës, Pejës, Gjakovës, Matit, Mirditës, të cilat qëndruan në Lezh pa hyrë në luftë. Edhe ndonjë që u përpoq: Pasha i Dibrës vjen në Lesh/me shkodran desh me liftu/t’gjith asqerin ia ban pshesh/iku qeni e u marrue./Abdyrr begu me kruetanë/ka zhgul çadrat e ka ikë/Na s’mund t’luftojmë me shkodranë…

Më 29 korrik një pjesë e kryengritësve me Hamz Kazazin në krye luftuan për katër orë rresht kundër një anijeje me ushqime, që u dërgua në ndihmë të garnizonit turk. Këtu u plagos rëndë Hamz Kazazi, gjë që e detyroi të tërhiqej nga luftimet. Vdiq më 1859. Në varrin e tij është gdhendur një shpatë (tagan) si dëshmi e trimërive të tij. Pas luftimeve të përgjakshme më 10 gusht u vendos armëpushimi. Ti Hafiz me tet’ tabore/Je vadit në Manastir/Kësaj i thonë Shkodër mizore/ta ban hor edhe rezil(të turpëron). Po kështu dhe komandanti tjetër turk: Daut Pasha me tet’ taborre/Nat’ e dit’ po ban llogore/Gjith asqerin e farove/Me Shkodër gja nuk fitove. Forcat e Daut Pashës tërhiqen dhe Pazari i Shkodrës hapet sërish. Shkodra merr frymë lirisht pas pesë muaj luftimesh. Më 18 shtator1935, ushtria turke hyn në Shkodër në bazë të marrëveshjes midis shkodranëve dhe qeveritarit turk. Në marrëveshje midis të tjerash u ra dakord që Shkodra me rrethinat të mos  dërgonte nizamë për Portën e Lartë.

 

Hamz Kazazi

Filed Under: Histori Tagged With: e vitit 1835, Gezim Zilja, Hamz Kazazi dhe, kryengritja

Përkujtohet 104 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe 
në Në New York


April 1, 2015 by dgreca

“Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise e Shqiperise”/
Nga Beqir SINA, New York/
BRONX – NEW YORK : Kryengritja Malësore e vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, të shtunën është kremtuar me solemnitete të medha, edhe në qytetin e Bronxit – New York. Qindra bashkëatdhetar shumica e tyre malësorë nga kjo trevë, nën organizmin e Shoqatës Malësia e Madhe nga New Yorku, e cila është një subjekt i ri, si fryt i bashkimit të Shoqatës Dede Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, kremtuan në lokalin e njohur Maestro’s në Bronx, 104 vjetorin e kësaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavarësisë së shtetit shqiptare një vit më pasë, kur më 28 Nentor 1912, në Vlorë u shpallë Pavarësia e Shqipërisë.
Në mesin e pjesëmarrësve ndodheshin edhe disa personalitete e veprimtare të dalluar të komunitetit tonë, përfaqësues të klerit katolik, aktivistë, studentë, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, gazetarë dhe lider të komunitetit, të ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave me të cilat kanë bashkëpunim malësorët.
Jehona e kesaj ngjarje te madhe me protagonist treven simbol te shqiptareve, Malesine e Madhe, edhe pse per 50 vjet te sundimit komunist, u la ne harrese, ne njeren dhe anen tjeter te kufirit “shqiptaro -shqiptare”, jo vetem nuk eshte zbehur, por, ajo eshte kremtuar dhe tingellon sot me aktuale se kurre. Pasi tokat e Shqiperise Etnike, jane jo vetem te ndara, por mbi te gjitha shqiptaret ende nuk e kane realizuar ate endrren e tyre shekullore, per bashkimin e te gjitha trojeve.
Gjithësesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise dhe Shqiperise, duke na e kujtuar se liria jone, ndoshta si tek asnje popull tjeter ne Bote, i ka themelet ne gjakun e te pareve tane. Pa dyshim epopeja e lufterave heroike ne Malesine e Madhe, e malesoreve me ne krye prisin legjendare Dede Gjo Luli, eshte nje thesar brilant qe rnban te gjalle kujtesen e brezave te sotem dhe atyre qe do vijne, se çmimi i mbijeteses sone ka qene teper i shtrenjte, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.
Sipas historianeve shqiptare, thuhet se :”Sidoqofte, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 eshte shpallja “de Facto” e pavaresise se krejt Shqiperise, se ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë, ishte “de Jure”, ose me saktë nënshkrimi zyrtar i pavarësisë së Shqiperisë.
Ky solemenitet u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë. Poashtu, me një minutë heshtje, janë kujtuar të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.
Mbrëmjen e drejtoi njëri nga aktivistët kryesor të Shoqatës, z. Sandër Sinishtaj – duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të unitetit për të cilin kemi shumë nevojë.
Krye -Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj darke! si dhe përshëndeti 104 – Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe, me një fjalim kryesisht me përmbajtje atëdhetare e kombëtare.
Folësi i mbrëmjes ishte Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj i cili foli për kryengritjen, por edhe për figurën qëndrore të saj- Dedë Gjo Lulin, duke kujtuar edhe 100 vjetori i vrasjes së Dede Gjo Lulit, figurën e këtij prijësi, pak me gjerësisht.
Profesori, gazetari dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj, në mes të tjerash, ka thënë se Dedë Gjon Luli nuk luftonte vetëm për Hotin e Malësinë, por, për të gjithë shqiptarinë. Camaj – theksoi se “Dede Gjon Luli i dha gjithëka kishte Shqipërisë, duke ia falë atdheut të tij, të dy djemtë Gjergjin, që u vra më 20 shtatorë të vitit 1912 dhe Kolën, të cilin e helmuan në Vlorë në vitin 1918 – kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin internuar. Për atdhe u flijua edhe vetë Dede Gjon Luli, në moshën 75 vjeçare,ku e vrau dora e zgjaturë serbë në Mirditë më 24 shtatorë të vitit 1915.” sqaroi professor Camaj në fjalën e tij
Në vazhdim ka përshëndetur edhe profesori Lulash Palushaj, që jeton në Detroit.
Fjalimi i Palushajt, u ndoq me interes për thirrjen e bërë e tij, nëpërmjet këtij fjalimi për bashkim malësor e kombëtarë . Noshë Rroku Camaj në fjalën e tij, e ka vënë theksin tek mos egzistenca e Komunës në Malësi, duke pyetur ” se çfarë feste festojmë ne kur Malësin e kemi të pushtuarë?”
Ndër të tjera ka mbajtë fjalën e tij edhe kryetari i shoqatës Malësia në Nju Jork, Ejllo Berishaj:
“Në emër të shoqatës, tha kryetari i dy shoqatave të bashkuara, ju faleminderojmë për pjesëmarrjen tuaj këtu në këtë mbërmje solmne të festimit të 104 vjetorit të Kryengritjes së Malësis se Madhe me në krye legjendarin dhe heroin e popullit – Ded Gjon Lulin”.
Më pas ai duke kujtuar këtë ngjarje, tha se :”Sonte, jemi tubuar për të shënuar datën e kryengritjes së Malësisë , 6 Prillin – 104 – vjetorin e ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në Majën e Bratilës së Deçiqit legjendar . Datë, kjo e ndritshme për kombin shqiptarë dhe krenari për Malësin e Ded Gjon Lulit, katër malet e Malësisë, që u bashkuan për të i dhën goditjen më të fort, sunduesit 500 vjeçarë, turqëve osmanlli . Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dërdhen gjakun për lirinë e Malësisë, pavarësinë e Shqipërisë , të pavdekshëm qofshin ata që ngritën flamurin kombetar”.
E fillova, kështu këtë fjalim përshëndetës, tha kreu i shoqatës, zoti Berishaj, ngase këtë natë i ja kushtojmë kryengritjes i ja kushtojmë heroit tonë kombëtar Ded Gjon Lulit, dhe bashkëluftarve të tij .
Duke shfrytëzuar këtë festë dhe bashkimin e malësorëve kryetari i kësaj shoqate, zoti Ejllo Berishaj, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, për prezencën dhe për kontributin 20 vjeçarë, që kan bër që të dy shoqatat Fondit Humanitar Malësia dhe Ded Gjon Luli, si shoqatat më të dalluara dhe të shkëlqyera në aspektin e ndihmave të shumta për vendlindjen, i quajti ai .
“Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, tha kreu i kësaj shoqate, vepronë tani me unifikimin e dy shoqatave, me premtimi se sa ma shume të bashkohemi me bindje, dhe akivitete e kontribute aq më shumë të bashkuar, dhe më të fort dhe më të suksesshëm do jemi ,dhe me shpres se ky unifikim i joni do nxierr gjumin edhe atyre partive politike shqiptare në Mal të Zi, që nën shembullin tonë edhe ata të unifikohen dhe të veprojnë së bashku për të mirën e shqiptarve në Mal te Zi”, u shpreh kryetari i shoqatës Malësia nga Nju Jorku.
Më pas ai kujtojë se jemi këtu së bashku, për të festuar – 104 vjetorin e Kryengritjes së Malësis së Madhe , por vazhdojë Berishaj, “jemi këtu së bashku edhe për të dhën shëmbull të tjerëve se si duhet të bashkohemi për të mirën e përbashkët . Dua, të ju them , shpjegojë ai, se shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, do të vazhdoj të ndihmojë Malësinë tonë dhe gjitha trojet shqiptare – kudo që të jet nevoja për të ndihmuar, kudo ne do të angazhohemi për të mbrojtjur dhe garantuar lirinë, të drejtat tona dhe për rregullimin e statusit të popullit shqiptar që jetonë nën Mal të Zi”.
Brishaj, premtoj në emër të shoqatës, se do angazhohen për ngritjen e nivelit të arsimit dhe kulturës në Malësi, do kryejnë veprimtari humanitare në forma të ndryshme të asistimit për të ndihmuar popullin e Malësisë .
“Duke shtuar aktivitet e tona, këtu në diasporë, tha Berishaj, siç janë komunikimi me shoqatat e tjera, këtu dhe në vendlindje , institucionet ndërkombëtare, zyrtarë të adminisratës amerikane, senator e kongresmen , qendrat fetare dhe me shoqata të ndryshme. Dhe, duke, përkujtuar dhe shënuar data dhe përvjetore, ngjarje të ndryshme të historisë sonë kombëtare, ne do organizojmë sa her të nevoitet, në komunitet protesta dhe mitingje dhe nënshkruajmë peticione, për avancimin e të drejtave tona kombëtare , qe na mohohen nga shteti i Malit te Zi ,dhe të drejtat të shqiptarve kudo në rajon” ka nënvizuar ai .

Në këtë takim , veçanarisht, është vlerësuar pjesmarrja e lartë, shkruan shtypi shqiptarë online, duke prezantuar edhe Kryetarin e sapo zgjedhur i shoqatës Malësia në New York, intelektualin Prof. Ejllo Berishaj, i cili në fjalën e tij, pasi i ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan këtë mision, tha se pas pak ditësh do të organizojë një tjetër takim, me theksin e veçantë tek shpallja e Malësisë Komunë.

“Mos realizimi i së cilës, është shprehur Berishaj, do na çojë deri edhe në protesta, ai ka thënë se misioni ynë është të ndihmojmë Malësin, në të gjitha drejtimet, por pa harruar edhe ruajtjen e gjuhës, të historisë si dhe vlerave tona edhe këtu në Diasporë, që të mos asimilohemi.”
Këtë solemnitet me një program me recitime dhe këngë patriotike e kan përshëndetur edhe nxënësit e Shkollës Shqipe ne Bronx. Ndërkohë, që me një recital rreth Kryengritjes së Malësisë dhe gjëndjes së shqiptarëve në Mal te Zi e ka përshëndetur rapsodi Nosh Rroku Camaj.
Një voglushe me emrin Tina Ivezaj – ka qenë e veçanta e këtij programi. Professor Gjokë Gojçaj në një postim të tij në rrjetin shoqëror facebook, thotë se :”E veçanta e këtij manifestimi, ishte artistja ma e re e komunitetit, si e ka quajtur ai – voglushen 4-vjeçare Tina Ivezaj, me këngën ” Jam malësorë, Jam shqiptarë”..
Darka solemne “Kryengritja Malesore e vitit 1911”, u shoqerua me nje program artistik te pergatitur nga pjestaret e SHKA “Bashkimi Kombetar”, dhe grupin e fëmijëve të “Shkollës Shqipe” në Bronx. Programin e bëri edhe me te pasur dhe më të disponueshëm me këngë e valle popullore nga repertoari i pasur i këngëve të saj, këngëtaria e mirënjohur nga Malësia , Lirie Dedvukaj e orkestruar nga muzikantët Liridon Ulaj dhe Kreshnik Ahmetaj./ Photo crediti Albanian Culture/

Filed Under: Komunitet Tagged With: 104 vjetori, kryengritja, Malsia e Madhe

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT