• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Schwendiman zotohet për hetime të pavarura të pretendimeve për krime lufte

September 15, 2016 by dgreca

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, tha të enjten, se do të punojë me “drejtësi, energji dhe pa frikë”, në procesin e hetimeve që mund të përfshijnë personalitete të larta politik e të vendit.

Në një konferencë me gazetarë në Hagë, ku është edhe selia e Gjykatës së Posaçme, ai tha se është ende herët të flitet për ata që janë duke u hetuar.

Ai mori këtë detyrë në fillim të muajit shtator, gati dy vjet pasi që ishte emëruar në në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës.

“Ka shumë gjera për t’u thënë dhe për të ndodhur para se gjërat të vijnë në vend dhe të më lejojnë të vendosë për akuzat. Në fund do të bëjë atë që më detyrojnë ligji dhe provat, kur të jemi gati, asnjë minutë më herët e asnjë minutë më vonë. Unë besoj fuqishëm se nxitimi nuk është mik i drejtësisë, por as vonesat e panevojshme jo“, tha ai.

Kryeprokurori Schwendiman tha se është i vetëdijshëm “për ndjeshmërinë politike për atë çfarë jam duke bërë, por do të udhëzohem vetëm nga faktet dhe ligji.

Unë nuk flas se kush, çfarë apo kur. Nuk do të përmend farë se kush është apo nuk është në tryezë” tha ai, duke nënvizuar përkushtimin për të punuar me pavarësi të plotë. “Nuk marr udhëzime nga askush” tha ai duke nënvizuar ndërkaq edhe çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve si një nga sfidat në punën e dhomave të posaçme që do të trajtohet me përparësi.

Administratorja e Dhomave të Posaçme Fidelma Donlon, tha se gjykata shpreson të fillojë veprimtaritë juridike në pjesën e parë të vitit 2017, duke përshtatur rregullat, procedurat, para se kryeprokurori të ngritë akuzat ndaj cilido të pandehur.

Gjykata është ende në proces të emërimit të gjykatësve që do të përcaktojnë rregullat, tha ajo.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe ajo do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: i Gjykatës së Posaçme, Kosove, kryeprokurori, Schwendiman

Presidenti i kerkon Kryeprokurorit zbardhjen urgjente te Divjakes

May 11, 2014 by dgreca

Presidenti Nishani kërkon angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin e ngjarjes së Divjakës/
Tirane- 11 maj 2014/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi një takim pune në Zyrën e Tij me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla rreth ngjarjes së rëndë të Divjakës, ku mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën disa qindra kilogramë drogë.Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent.
Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.

Filed Under: Kronike Tagged With: Divjaka, kryeprokurori, presidenti

Ushtria e përfshirë në trafik droge?

April 17, 2014 by dgreca

* Kuvendi përfshihet në debat për akuzat e opozitës për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës/
* Kryeprokurori Llalla: Po hetojmë, presim fakte nga akuza/

Nga Arbi Fortuzi/-.Hetimi i akuzave të ngritura nga opozita kundrejt qeverisë lidhur trafikimin e drogës nga ana e ushtrisë, janë në fazën fillestare, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, gjatë një prononcimi për mediat.
Llalla gjatë prononcimi tha se aktualisht po bëhen verifikimet e duhura lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa nënvizoi se po pritet dokumentacioni që fakton akuzat e ngritura.
“Prokuroria ka marrë edhe një kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes për nisje te hetimeve. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake, do i kërkojmë deputeteve që kanë ngritur dyshime për përfshirjen e strukturave te ushtrisë ne trafik droge, që të paraqesin faktet që thonë se i disponojnë, do i kërkohet edhe institucioneve te ndryshme si, SHISH, DPPSH, dhe këdo që mund të ketë informacioni e fakte që t’i paraqesë pranë organeve të akuzës”, tha Llalla.

Kuvendi përfshihet në debat për akuzat e opozitës për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës/
Kuvendi u përfshi në debate të ashpra dhe në akuza të ndërsjella, teksa si pikë e rendit të ditës ishte në fakt procesverbali i punimeve të seancës së shkuar plenare.
Opozita i kërkoi shpjegime Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për akuzat e ngritura për përfshirje të ushtrisë në trafik droge. Por, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i kërkoi opozitës përgjegjshmëri në akuzat që ngre. Ai po ashtu kërkoi nga opozita që të çojë në Prokurori të gjitha faktet, shqetësimet dhe informacionet që ka. “Çojini në prokurori të gjitha faktet, shqetësimet dhe informacionet që keni, në rast se doni të ndihmoni Shqipërinë”, tha Meta.
Meta i kujtoi opozitës se ministrja e Mbrojtjes pas ngritjes së akuzave nga ana e opozitës, i ka bërë kërkesë zyrtare Prokurorisë të hetojë mbi akuzat e ngritura. Është detyrë e Prokurorisë të hetojë akuzat, ndërsa detyra jonë, tha Meta, është të bashkëpunojmë me Prokurorinë. “Ne jemi vend anëtar i NATO-s”, theksoi ai në fjalën e tij. Edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, hodhi poshtë akuzat. “S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë janë të implikuara në veprime kriminale”, deklaroi Kodheli

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeprokurori, Kuvendi, Ushtria ne trafik droge

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT