• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ngjarja në Laç, Kryeprokurori Llalla: Angazhim maksimal për vendosjen para përgjegjësisë të autorëve

June 23, 2013 by dgreca

Tirane, 23 Qershor- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka garantuar sot se do të vihen para drejtësisë të autorëve të ngjarjes në Laç.Duke iu referuar ngjarjes së rëndë, kryeprokurori theksoi se drejtësia do të tregohet e rreptë ndaj çdo njeriu që kërkon të prishë ecurinë e procesit zgjedhor.

“Jam vënë menjëherë në dijeni nga drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit lidhur me ngjarjen. Në këtë zonë janë në krye të detyrës të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Po kryhen veprimet e para hetimore dhe po përcaktohen autorët e dyshuar. Unë garantoj se autorët e kësaj ngjarje, por edhe çdo ngjarje tjetër do të vihen para drejtësisë. Gjithashtu, shpreh garancitë maksimale se do të ndihet dora e fortë e drejtësisë ndaj çdo personi që synon të prishë ecurinë normale të procesit demokratik të votimeve”, tha Llalla.

Deklarata e kryeprokurorit u bë pas votimit që ai bëri në qendrën e votimit nr.1722/1 pranë Qytetit Studenti në Tiranë.

“Së pari, uroj dhe shpresoj që procesi zgjedhor në Shqipëri të vijojë normalisht, pasi në ditë të tilla qytetarët duhet të tregojnë maturi dhe qetësi. Zgjedhjet duhet të shihen si një proces normal demokratik, si një mënyrë më e mirë dhe e vetme për të ardhmen e vendit. Prokuroria Shqiptare sot është e angazhuar maksimalisht për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Trupa e prokurorëve në rrethe është në krye të detyrës. Jemi në kontakt me Policinë e Shtetit dhe po koordinojmë veprimet për çdo rast incidenti” është shprehur Llalla

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeprokurori Llalla, ngjarja ne Lac

KRONIKE LAJMESH: DEKRETOHET DITA E ZGJEDHJEVE- LLALLA, KRYEPROKUROR I PERGJITHSHEM

December 3, 2012 by dgreca

23 Qershor , Zgjedhjet Parlamentare ne Shqiperi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi datën 23 qershor 2013 për mbajtjen e zgjedhjeve Parlamentare. 

Sipas njoftimit nga Presidenca, “bazuar në nenin 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e dielë, më datë 23 qershor 2013”. 

Data e zgjedhjeve duket se ka qënë e vetmja pikë me të cilët janë bashkuar palët, pasi është shprehur edhe në takimet e forcave politike me kreun e shtetit. 

 

Kryeprokurori i RI, ADRIATIK LLALLA

 

Adriatik Llalla, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, dekretohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. 

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Presidencës, e cila publikon dhe dekretin për emërimin e pasardhesit të Ina Ramës, i cili hyn në fuqi menjëherë. 

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Per organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, D e k r e t oj : Zoti Adriatik Llalla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 7840”, thuhet në dekretin e Presidentit. 

Ashtu  siç ishte parashikuar mandatit të kryeprokurores Ina Rama po i vjen fundi, pas dekretimit të Adriatik Llallës, i cili pritet të zërë vendin e saj në krye të organit të akuzës. Ishte vetë Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i cili pas konsultave me partitë politike paralajmëroi se mandati i Ina Ramës përfundon më 22 nëntor, duke formalizuar edhe qëndrimin e mazhorancës për këtë çështje, ndërkohë që opozita kundërshtoi vendimin duke theksuar se mandati i kryeporkurores përfundon më 23 maj 2013-të, datë kur është dhe afati i përcaktuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku përcaktohet mandati pesëvjeçar i kryeprokurorit. 

LLALLA: POZICIONIN E SHOH SI SFIDË DHE PËRGJEGJËSI 
Kandidati për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Adriatik Llalla e vlerëson pozicimin e ri si sfidë dhe përgjegjësi njëherësh. 

Në një prononcim për mediat Llalla shprehet se do të vijojë në krye të ILDKP-së deri në momentin që dekreti i sotëm i presidentit Bujar Nishani të votohet. Llalla bën me dije se ka marrë telefonata urimi edhe nga opozita.

“Padiskutim që kam pasur telefonata urimi, familja, dashamirës edhe nga opozita, nga të gjithë. Nuk është ende momenti për të diskutuar, janë disa procese të tjera që duhen kaluar.”- deklaroi Llalla.

NISHANI: JA PSE ZGJODHA LLALLËN

Më 14 tetor 2008 Adriatik Llalla mori zyrtarisht detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, post të cilin e gëzon edhe aktualisht. Në relacionin shoqërues të dekretit, Presidenti shpjegon se ka përzgjedhur për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla, duke vlerësuar eksperiencën e gjatë në strukturat e Prukurorisë. 

“Me Dekretin Nr. 7840, datë 3.12.2012 kam vendosur të emëroj si Prokuror të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla. Ndërmjet disa kandidaturave, përzgjodha për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla, pasi vlerësova eksperiencën e gjatë në strukturat e Prukurorisë, institucion në të cilin ka kryer funksione të ndryshme. Vlerësova gjithashtu zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, institucion i cili nga partnerët tanë ndërkombëtarë është vlerësuar si i konsoliduar dhe i pavarur. Kam bindjen se kjo kandidaturë gjen gjithashtu vlerësimin dhe pranimin jo vetëm të faktorit politik, por edhe të opinionit publik”, thuhet në relacionin e kreut të shtetit. 

KARRIERA 
Zoti Adriatik Llalla është zgjedhur Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 09.10.2008 nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekret datë 14.07.2008. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999]2002. Nga viti 2002]2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005]2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga viti 2007]2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug]Lindore dhe disa vende të tjera të Europës. Në vitin 2011 ka përfunduar Masterin për “Të Drejtë Penale”, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze. (Kortezi Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: 23 qershor, Kryeprokurori Llalla, ne Shqiperi, presidenti Nishani, zgjedhjet Parlamentare

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT