Terrorizmi, Ambasada apel amerikanëve në Tiranë: Tregohuni të vëmendshëm/
Ambasada amerikane në Tiranë, i bëri thirrje shtetasve amerikanë në Shqipëri që të tregohen të vëmendshëm ndaj çdo sulmi të mundshëm terrorist. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada Amerikane i fton shtetasit e saj që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit. “Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejnë si një kujtesë se qytetarët e SHBA, duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane. {Sh.K}