Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat për një biletë për Katar
Përgatiti Albano Kolonjari
Kombëtarja shqiptare e futbollit e kaloi me sukses ndeshjen me San Marino duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Ky takim ishte e vlevshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për Grupit I. Takimi u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena të qytetit të Elbasanit, ditën e Mërkurën në mbrëmje dhe ishte në një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë. Shqipëria pati një zotërim prej 72 përqind, të topit dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 32 -të pasi sulmuesi Rey Manaj konvertoi në gol një asistim nga mesfushori Keidi Bare, gol që u konfirmua nga sitemi VAR. Manaj shënoi edhe dy herë në të 35 dhe 45 minuta, por golat u anulluan për posicion jashtë loje. Në minutën e 58-të, mesfushori Qazim Laci (goli i tij i parë kuqezi) përdori një asistim nga sulmuesi Armando Broja për të gjetur rrjetën e San Marinos, duke e çuar rezultatin në 2-0. Broja shënoi të tretin në minutën e 61 -të me një asistim të mesfushorit Odise Roshi, i cili dha edhe një tjetër asist i cilit u shndërrua në golin e katërt nga mbrojtësi Elseid Hysaj në minutën e 68-të, para se sulmuesi Myrto Uzuni të vuloste rezultatin 5-0 me një asistim nga Broja 12 minuta me vone. Me këtë fitore, të dytën radhazi, Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë pas Anglisë e cila ka 16 pikë. Në këtë takim në portë u rikthye Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e kapitenit Berisha. Në mbrojtje tranjeri Reja bëri suprizë duke i besuar një vend titullari Enea Mihaj, i cili luajti në krah të Kumbullës dhe Gjimshitit, duke zënë vendin e Ismajlit. Në mesfushë Bare e Laçi (në vendin e Gjasulës dhe Abrashit, të cilët nuk ishin të disponueshëm për këtë takim). Në formacionin e parë luajti edhe Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë. Në krahë luajtën Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndërsa në sulm Rey Manaj, dhe Myrto Uzunin. Në fillimin e pjesës së dytë Reja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Trashi dhe Bajrami, vendin e tyre e marrin Broja dhe Roshi duke krijuar një Shqipëri më sulmuese, dhe në këtë pjesë loje shënojmë katër herë. “Prisja të bënim shumë më tepër në pjesën e parë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi shënuam vetëm një gol, megjithatë në pjesën e dytë ndryshuam me aktivizimin e Roshit dhe Brojës. Skuadra kishte më shumë alternativa sulmuese ndaj shënuam edhe katër gola të tjerë” u shpreh tekniku Reja. “Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur, por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën, duhet të bëjmë mirë në të tre ndeshjet e mbetura dhe të provojmë të marrim sa më shumë pikë. Gjithsesi ajo që më pëlqen është se skuadra po rritet. Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, pasi gjen lojtarët dhe jo vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq, pasi ka treguar përulësi, larg egoizmit. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh’, deklaroi për mediat sportive Reja pas takimit Shqipëri-San Marino 5-0. Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat për një biletë për Katar. Qazim Laci:”Emocionet janë shumë të mëdha, pasi është kënaqësi e madhe të shënoj një gol me ekipin Kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3-pikëshi. Tek goli ? Asgjë nuk e mendova, pasi thjesht e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, pasi emocionet vijnë vetë”.Grupi IAnglia 16Shqiperia 12Polonia 11Hungaria 10Andorra 3San Marino 09 tetor 2021Hungari-ShqiperiAndorra-AngliPoloni San Marino12 tetor 2021Shqiperi-PoloniAngli-HungariAndorra-San Marino.