• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RINUMERIMI I VOTAVE NE KOSOVE LARGOHEN 3, VIJNE 3 DEPUTETE

July 5, 2017 by dgreca

Pas rezultateve përfundimtare, ankesat e rinumërimet e votave sjellin 3 emra të rinj në listën e deputetëve të Kuvendit të ri të Kosovës, 3 largohen – nga 1 nga 3 parti/

1 Behlul-Jashari-Kosove -PRISHTINË, 5 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Nga lista e deputetëve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë largohen tre emra e zëvendësohen me tre të tjerë brenda të njëjtave parti, ndërsa nuk ka ndyshim në numrin e deputetëve të subjekteve politike, si rezultat i rinumërimeve të votave që pasuan ankesat pas shpalljes të rezultateve përfundimatre nga Komisioni Qendror.

Në mbledhjen e pasditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, kryesuar nga kryetarja Valdete Daka, u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të kutive të votimit, për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas këtij raporti, pas rinumërimit ka rirenditje të listës së kandidatëve për deputetë, ndërsa ndryshimet janë shfaqur në 3 raste.

Kandidati Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 7 mijë e 265 vota, pas rinumërimit 7 mijë e 350) në vend të Imet Rrahmani (para rinumërimit 7 mijë e 275 vota, pas rinumërimit 7 mijë e 272). Osmani ishte deputet edhe në mandatin e kaluar, ndërsa Rrahmani është ministër në qeverinë në detyrë.

Kandidati Fikrim Damka nga partia e komunitetit turk – Kosova Demokratik Turk Partisi fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 2 mijë e 905 vota, pas rinumërimit 2 mijë e 980) në vend të Mahir Yagcilar (para rinumërimit 2 mijë e 929 vota, pas rinumërimit 2 mijë e 928). Damka ishte deputet dhe nënkryetar Kuvendi në mandatin e kaluar, ndërsa Yagcilar është kryetar i partisë e ministër i qeverisë në detyrë.

Kandidati Slavko Simiç nga iniciativa Qytetare Lista Serbe (Građanska Inicijativa Srpska Lista) fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 12 mijë e 051 vota, pas rinumërimit 12 mijë e 603) në vend të Branimir Stojanoviç (para rinumërimit 12 mijë e 245 vota, pas rinumërimit 12 mijë e 464).  Simiç  është kryetar i partisë, ishte deputet – kryetar i grupit parlamentar në mandatin e kaluar,  e Stojanoviç është zëvendëskryeministër i qeverisë në detyrë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme bëri të ditur se është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion për të proceduar më tej për çertifikimin e Rezultateve Përfundimtare.

Në 29 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare, sipas të cilave në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh koalicioni i PDK me 33,74% të votave do t’i ketë 39 deputetë,  Lëvizja Vetëvendosje që garoi e vetme me 27,49% të votave – 32 deputetë, ndërsa koalicioni i LDK me 25,53% të votave – 29 deputetë. Nga subjektet e komuniteteve pakicë, më së shumti deputetë – 9, me 6,12% të votave, ka Lista Serbe.  I 10-ti deputet serb është nga Partia e Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë. Rezultatet nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare nisi të rrjedhë afati 24 orësh për subjektet politike dhe kandidatët për të bërë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Filed Under: Komente Tagged With: 3 deputete, Behlul Jashari, Kosove, largohen, rinumerimi i votave

Shtypi:GJASHTË DËSHMITARË TË GJYKATËS SPECIALE TRANSFEROHEN JASHTË KOSOVËS

October 10, 2015 by dgreca

GJASHTË DËSHMITARË TË GJYKATËS SPECIALE TRANSFEROHEN JASHTË KOSOVËS/

 Të paktën gjashtë dëshmitarë që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale tashmë janë larguar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore. Ata janë sistemuar në vende të ndryshme, në pritje të gjykimeve që do të nisin pas themelimit të Gjykatës Speciale, shto gazeta, e cila ka mësuar se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit e Shtimes.

Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të Prokurorisë mbi dëshmitë e të cilëve pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm – pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira fare në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Bile as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera.

Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga Raporti i Këshillit të Evropës kanë thënë se nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë transferimin e disa dëshmitarëve nga Kosova, shkruan gazeta.

 DIPLOMATËT, TË PAMBROJTUR NË KOSOVË

Në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku u hodh gaz lotsjellës, përpos deputetëve dhe gazetarëve, ishte i pranishëm edhe stafi diplomatik i akredituar në Kosovë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se siguria e stafit diplomatik duhet të jetë në nivel më të lartë, duke kritikuar kështu drejtuesit e institucioneve vendore për dështimin në ofrimin e sigurisë.

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes, ku u hodh gazi lotsjellës nga deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dështoi të ofrojë sigurinë e nevojshme jo vetëm për deputetët dhe gazetarët, por edhe për stafin e akredituar diplomatik në vend.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëpërmjet një komunikate për shtyp, të enjten, ka theksuar se “sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës, e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e ShBA-ve”.

Zyrtarët e kësaj Ambasade kanë konfirmuar të premten për gazetën “Zëri” se siguria e punonjësve është prioritet i tyre. “Gjersa siguria e punonjësve të Ambasadës është prioriteti yni, ne nuk komentojmë mbi procedurat e sigurisë. Jemi të pikëlluar që dhuna e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka nxitur mediumet ta bëjnë këtë pyetje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën.

KOSOVËS I DUHET NJË QEVERI EMERGJENTE

Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj, i ka fajësuar pozitën dhe opozitën për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për shpërbërje të këtij kuvendi dhe krijimin e një qeverie emergjente.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se kjo qeveri do t’i krijonte kushtet që pas një kohe të ketë një proces zgjedhor të shëndoshë. “Kosova duhet me ‘je legs specialis’ të bëjë moratorium në këto institucione me ndihmën e amerikanëve, por jo duke na ofenduar me zgjidhje ‘demokratike ala kuvertë’, por duke propozuar, në bashkëpunim me të gjithë, një trup kalimtar (qeveri emergjente), që do t’i krijonte kushtet pas një kohe për një proces zgjedhor të shëndoshë kur ata që janë sponsorët kryesorë të krizës, s’do t’i kenë pushtetin dhe fuqinë politike të cilën e kanë sot”, ka thënë Beqaj. Ai ka vlerësuar se do të ishte gabim shumë i madh shkuarja e menjëhershme në zgjedhje të reja. “Në këto rrethana, me këto subjekte, me kaq hasmëri, me këta liderë, nuk besoj se mund të ketë subjekte që do t’i pranojnë rezultatet e humbjes, ndërsa shumë është diskutabile se me çfarë pasoja mund të ishte i tërë procesi zgjedhor”, është shprehur ai.
Duke folur për seancën e së enjtes, ai ka thënë se ajo ka qenë produkt i ambicieve të paepura të njërës palë për të mbetur në pushtet dhe tjetrës për të ardhur në pushtet. “Kjo s’ka lidhje me veprimtari politike, sepse palët janë jashtë fushës politike. Ata do të përfundojnë domosdo në rrugë, ku mund të ketë pasoja për demonstruesit dhe policinë, ngaqë nga njëra anë po bëhet skenari i instrumentalizimit të qytetarëve, në anën tjetër të mekanizmave të pushtetit”, ka thënë ai.
Analisti Beqaj ka deklaruar se kjo qeveri nuk arsyetohet me asnjë kriter, sikurse nuk arsyetohen as sulmet primitive të opozitës ndaj saj. Ai ka paralajmëruar se, nëse vazhdohet kështu, do të arsyetohen edhe viktimat. “Besoj se kjo çfarë po ndodh përçon një imazh të papjekurisë politike. Nëse vazhdon kështu, me këto ‘standarde’ do të arsyetohen edhe viktimat, qoftë nga qytetarët apo policia si aksione simbolike apo demokratike. Ky kuvend duhet shpërndarë, ngaqë është shndërruar në gjenerues të krizës. Këta delegatë duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve, e jo t’i ndërsejnë qytetarët”, është shprehur ai. /b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 6 deshmitare, GJYKATA SPECIALE, largohen, Shtypi i Kosove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT