• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për buken e gojes

December 22, 2016 by dgreca

tregim nga Lek Gjoka/
Një ere e lehtë e ardhur nga gryka e lumit Drin të priste fytyren si më brisk nga të ftohtit. Viti 84 po përgatitej të jepte shpirt e tia linte rradhen 85 .Moti  ishte lëshuar më tere egersin e saj mbi Europe sikur të kishte një inat të vjeter me kontinentin plak.Kastrioti ishte ulur në një cunge në oborr dhe ia kishte ngulur syte nga larg Bjeshkes se Veles qe bardhesia e bores sa here puthej më rrezet e shndritshme të diellit krijonte një drita ftohtesie shpirterore.

-Oh zot – psheretiu ai me vete- sonte është nata e Keshendellave dhe s’kemi as një kile miell per një byrek dhe ca petulla,valle si do ta festojme ditlindjen e Jezu Krishtit?..
Për një çast sikur i oshetiu si një zë i çjerre zeri i mesues Avniut
-Feja është opium për njëriun,e mashtron ate,e ve ne gjume.Ndaj ne duhet te jemi të lumtur se vetem ne në Shqipëri po ndërtojme shoqerinë më te mire në bote, njëriun e ri të ketij shekulli, ndaj në shoqërinë komuniste të gjithe jemi të barabarte….
-Po,po-psheretiu nëpër dhembe -ke te drejte shoku mësues të gjithë te barabarte jemi por të gjithë në skamje e varferi të tejskajshme.
U ngrit ngadale dhe si hapi më zhurmë deren e shtepise një dere e mbeshtjelle më plasmas qe të paktën të mos hynte pa trokitur era dhe shiu mbrenda.Nene Maria ishtë ulur në krye te oxhakut dhe dridhej nga ethet.Kastrioti iu afrua afer dhe e puthi në balle.Dy lote dhimbje iu rrokullisen nepër faqe.
-Nëne!- nisi të flase më një trishtim të shkruar në fytyre- do të shkoj te tezja të marr pak miell,sontë është ditlindja e Krishtit dhe duhet ta festojme se..
-Ule zerin biri im !- e nderpreu e ema- se mos na degjon kush.
-Atehere,ti dhe nene daja na keni thanë se Krishti ndihmon çdo njeri të planetit te varfer dhe të pasur, të shendoshe dhe sakat ndersa komunistet..
-Sheet, a do të hyjme në burg pak kemi gjyshin apo do ta hajme dhe ne.Ti nuk merr vesh nga keto gjera sepse je i vogel sa i ke mbushe te katermbedhjetat, por do rritesh biri im,do rritesh.
-Mirë,mirë nena ime.
Iu afrua , i tha një përqafim të fortë mori një cante prej lecke dhe doli.Pa mbyllur mire deren ktheu koken edhe një here dhe i foli të emes më të madhe.-Sonte gjalle a vdekur do të kthehem me miell në shtëpi,kemi feste e duhet ta festojme.
E ëma e veshtroi më dhembshuri të birin që ishtë burrëruar para kohë nga hallet dhe ndieu një dhimbje te tmerrshme shpirterore.Sa u mbyll dera pa vetedije nisi të qante me denese…
Një rig i hollë shiu perzier me breshnize bore rreshqiste nga rete.
Ishte mesi i nates.Edhe pak kilometra e ndanjte nga fshati kojshi me te dhe hynte ne zonen e Lezhes.Tek tezja kishte gjetur të njejten varferi dhe kishte ikur deri në Shkoder në kembe ku kishte arritur të blinte ca kile miell fale një kusheriri të larget .Nata të shtinte friken.Oshetimat e ujqerve e tmerruan disa çaste.
-Zot i madh qe je në qiell !-nisi të belbezonte neper dhembe urate nga bibla!- buken tonë të perditshme falna sot
Këmbet filluan ti ngrinin megjithese i kishte mbeshtjelle me plasmas sepse çorapet i ishin bëre cope-cope.Ktheu koken nga bjeshka Vele dhe një çudi i përshkruan syte.Iu duk sikur kryqi i shendridshem rreze malit tek kisha e Shen Mise kryqin qe e kishin thyer komunistat kishte një driçim më vezullues.
-O Zot !- psheretiu si me vete,kur i hodhi një veshrim fushes se pafundme të Zadrimes-sa larg shtepise qenkem, a thua bej mire ti bie nga vau i Drinit se shkurtoj mjaft rruge?!..
Si pa e kuptuar i ishte afruar lumit Drin i cili ishtë mbushur plot dhe leshohej turruvrap mes per mes fushes për në Lezhe.As nuk dukej se dikur aty ishte nje va.Vetem nje tub qe perdorej gjate veres për vaditje ishte si shenje.Kastrioti ktheu koken prapa.Nata ishte ulur kembekryq me gjithe ftohtesine e nates .Hypa ngadale dhe nisi te rreshqiste terë frikë neper tub.Pak pa arritur në fund i rreshqiqi trupi dhe ra në Drin.Nuk mendoi fare se do behej qulle por ngriti doren lart qe të mos i lagej mielli.Ashtu ngadale-ngadale doli në breg te lumit.U nis drejt fshatit te tij qe vetem pak kilometra e ndanin por atij i dukej një jete larg.Dhembet nisen ti kercisnin nga të ftohtit.Një murlan i zi ia nisi vrapit nëper fushe duke fishkellyer një melodi mortore.
-Edhe pak,edhe pak!-mundohej ti jepte kurajo vetes por me kot.Pervec rrobave edhe trupi po fillonte ti ngrinte akull.Ashtu duke u terhequr zvarre kishte arritur tek Suka e Cukajve.Një cast i doli si nëpër turbullire gjyshja…
-Ah mor biri im!-nisi ti fliste ajo duke ia bere më dora nga ana e Sukes-kur kam ardhur nuse tek Cukajt kjo Suke ishte plot e per plot me arra,rrush, kumbulla …
-Pi pse e shiti gjyshi mij nene!- e nderpreu ai si me habi.
-Jo,jo gjyshi nuk e shiti por ia moren me force komunistat për ta perdorur në kooperativen e re te fshatit
-Po pse,pse se nuk do ishim kaq të varfer tani.
-Psene se ka gjetur askush biri im.Djalli beri çdo poshtersi te dilte para Jezuesit ndaj ka ardhe bota e djallit,komunizmi është djalli vete por ki kujdes mos fol me askend se e pagojme shtrenjte …
Boria e forte e trenit te mengjesit qe vinte nga Shkodra e trembi disi Mark Korjen.Ia dha disi vrapit por meqe e pa se ishte vonë nderroi drejtim u nis për shkurt nga Suka e Cukajve.Dita akoma nuk kishte zbardhur.Kur u afrua nga mesi i Sukes dalloi një njeri te shtrire qe ishte tkurrur nga te ftohtit.U tremb disi por u nis me nxitim drejt tij.Pa u afruar mire dalloi Kastriotin e Cukajve me syte gjysem te hapur.Iu afruar afer dhe si dalloi rrobat e trupit te ngrira kallkan një ndienje dhembshurie i përshkoi trupin.E perkiti në balle,e levizi pak me shprese se mos jepte ndonje shenje jete por me kot.Zemra e tij katermbedhjete vjeqare s’kishte arritur ta duronte me te ftohtin dhe ishte ndalur në rruge.Poshte kokes kishte canten e leckes me pak miell.Marku i mbylli lehte syte dhe si i beri kryq belbezoi lehte nëper buze.
-Shpirti yt u prefte më paqe biri im-dhe nuk arriti dot ta mbante veten dhe nisi të qante me denese-dikur gjyshi yt iu jepte argateve te tij miell dhe mish për çdo Keshendelle ndersa tani ti dhe jeten për buken e gojes për dy kile miell në kete nate te madhe te ditlindjes se Krishtit.Oh Zot e shperlafte mordja ket djall komunizmi.
Ktheu koken nga bjeshka e Veles dhe nisi ti lutej Zojesh Shen Mi qe shpirti i Kastrioti te shkoje në parajse dhe nje dite djalli i kuq qe po drejtojne Shqiperine te largohej dhe shpirtrat e shqiptareve te jene përseri te lire si dikur…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Lek Gjoka, per buken e gojes

Doktrina komuniste, një rrezik serioz në politiken dhe median shqiptare

October 26, 2016 by dgreca

Ka kaluar një çerek shekulli që diktatura komuniste u shemb por nostalgjiket e saj çdo dite e me shumë po ringjallen./
1-lek-gjokaNga Lek Gjoka/
 Para pak ditësh presidenti shqiptar iu dha dekorata 65 nacionalisteve (ish anëtarë të Ballit Kombëtar) shqiptare pas vdekjes. Po të shikosh në websitin e presidencës fare qarte tregohet se përse i dekoroi këto balliste që u vranë në luftën civile shqiptare(E ashte quajtura Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare) me brigadën partizane të drejtuar nga diktatori komunist Mehmet Shehu të cilit me vonë vete diktatori Hoxha nga frike se mos i merr fronin e vrau në të ashte quajturën vetëvrasje.
Vërtete dihet se shpesh here mund të dekorohet nga presidenti dikush që nuk e meriton plotësisht atë dekoratë dhe lihen në harrese të tjerët që e meritonin në kohë por nuk janë dekoruar. Por po ti hedhesh një sy kushtetutës shqiptarë faji nuk është i presidentit sepse janë organet e tjera që bëjnë propozimin për dekoratën përkatëse. Personalisht kam rezervat e mia për çdo politikan shqiptar dhe nuk dua ta dal në mbrojtje te presidentit apo të ndonjë partie politike por me shqetëson një fakt serioz për kombin tim. Ka kaluar një çerek shekulli që diktatura komuniste u shemb por nostalgjiket e saj çdo dite e me shumë po ringjallen. Fatkeqësia shtohet edhe me shumë kur media e shkruar dhe online del me tituj bombastike si p.sh. Presidenti dekoroi fshehurazi 67 balliste!.
E keqja me e madhe vazhdon me tej kur edhe anëtarë të qeverise socialiste hidhen në sulm kundër këtyre dekoratave siç ishte rasti i zëvendës ministrit të mbrojtjes Z. Petro Koçi. Vërtetë ai nuk është me anëtar i Partisë Socialiste sepse ka formuar një parti të re ku fatkeqësisht edhe në diaspore po vazhdon ajo klime e trashëguar nga politika shqiptare ku thjesht për tu bëre drejtues nga një shoqate shqiptare që formohet dalin shumë shpejt qindra shoqata te reja, madje në disa raste kryetari i shoqatës duhet të zëvendësohet vetëm pas vdekjes sepse do të ngele në “histori” !.
Zëvendës ministri i mbrojtës zoti Petro Koçi ndoshta ka ngatërruar kalendarin dhe meqë ka një karrige nga një qeveri e majte kujton se ndodhet para viteve 90 në kohen e diktaturës komuniste ose saktësisht do të vrase me një gurë dy zogj. Të behët servil i kryeministrit socialist Rama duke sulmuar të djathtën se iu la në dere një president sipas tij tani edhe ballist dhe të etiketoje ballistet dhe Ballin Kombëtar si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe tradhtare të Shqipërisë njëlloj si diktatura komuniste për gjysme shekulli. Sigurisht harron se tradhtaret e vërtete janë vete drejtuesit e partisë komuniste që e tradhtuan kombin shqiptar në marrëveshjen e Mukjes për ti bërë qejfin të dërguarve jugosllave që e donin Shqipërinë një republike te shtate të ish Jugosllavisë dhe jo ballistet që me vonë u bënë viktima të diktaturës komuniste në Shqipëri si mijëra intelektuale shqiptare.
Problemi nuk është vetëm tek një person por me i gjere. Politika shqiptare zgjohet çdo mëngjes me doktrinën komuniste në kokë. Aq shumë janë të dashuruar politikanet shqiptare me Partinë e tyre saqë një pjese e tyre po ty pyesësh se ke duan me shumë Partine apo Shqipërinë përpara do të zgjedhin Partine. Dihet se përse zgjedhin Partine se partia iu hap dritën jeshile për të rrëmbyer pasurinë e Shqipërisë dhe i mbron dukë mos pranuar ndërtimin e një gjyqësori të ndershëm.
Koha po vrapon shpejt. Nostalgjikët e komunizmit po zgjohen të përgjumur. Faji është i partive politike sidomos Partise Demokratike që nuk hapi asnjë dosje të diktaturës komuniste, që nuk përjashtoi nga politika me forcën e ligjit ato politikanë që dikur kanë lyer duart me gjakun e shqiptareve të pa fajshëm. Kjo është një fatkeqësi kombëtare ku brezave të rinj nesër iu duhet shumë punë për ta riparuar. Republika e Shqipërisë duhet ta dënojë me kushtetutë doktrinën komuniste dhe jo t’iu imponojë brezave të rinj një histori fallço si në diktature dukë i quajtur të gjithë ato shqiptare që nuk kishin pikëpamje komuniste tradhtare të kombit , bashkëpunëtore të fashizmit njëlloj sikur bëri shteti fashist grek me shqiptaret e Çamërisë dukë i vrare dhe shpërngulur nga trojet e tyre gjoja se bashkëpunëtore me Italinë fashiste.
Jacksonville Florida  
Tetor 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: Doktrina komuniste, Lek Gjoka, rreziku shqiptar

Shqipëria një fatkeqe, një kazan plehrash helmues ?

September 26, 2016 by dgreca

 nga Lek Gjoka/
 Lajme jo të mira vijnë nga Mëmëdheu ynë. Parlamenti i çakorduar shqiptar vetëm me votat e pozitës miratoi një ligj për plehrat. Industria e përpunimit të plehrave është në krize për lenden e pare sipas kryeministrit socialist Edi Rama ndaj nuk duhet ti lejmë te falimentojnë por të mbledhim plehrat e Evropës megjithëse kur erdhi në pushtet para tre vitesh ligjin e pare që anuloi ishte ligji i importit të plehrave po nga Evropa (Në fakt lënda e pare e përpunimit të plehrave është me shumice në Shqipëri që nga Parlamenti deri tek një zyrtar i thjeshte i korruptuar në ekstrem por nuk ka fabrike përpunimi për këto lloj plehrash!).
Me duhet ta ngre zërin edhe unë si te tjerët sepse vërtete që pas vdekjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Shqipëria është një fatkeqe ku fatkeqësinë ia kanë lanë në dere vete shqiptaret apo shqipfolësit.
Çfarë e shtyu ish pinjollët e diktaturës komuniste të miratojnë një ligj të tille?
Perse sot opozita po i del kundra një ligji që dikur e miratoi?
A duhet te hymë në BE si depoja e tyre e plehrave dhe plantacioneve te drogës?
Po të importohen plehrat helmuese a e dimë se brezi që do të linde në Shqipëri do te jete me probleme madhore shëndetësorë pra do të kthehemi një komb nga një racë e pastër ariane në një racë sakatesh që do të shuhemi nga shiu kanceroz qe prodhohet nga mbeturinat e Evropës?
 Se çfarë e shtyu pozitën që të miratoje një ligj të tille është fare e thjeshte. Dihet që në përpunimin dhe shpërbërjen e plehrave janë në lojë miliarda euro e dollarë. Sa me shumë dollarë të fitojë nën dorë Partia Socialiste dhe LSI-ja aq me të lehte e kane të qëndrojnë në pushtet jo veten duke pasuruar vetveten por duke blere pa iu trembur syri votën e shqiptareve që jetojnë në mjerin e skamje. Sigurisht ajo e di mirë se me një ligj të tille do të humbasë votën e socialisteve të ndershëm sepse sikur thotë ajo fjale e urte shqiptare:-Vete e pështyu ketë ligj dhe vete po e lëpin por populli ka edhe një fjale tjetër ku thotë se paraja shpon detin ndaj pozita po i qëndron të dytës!..
 Perse opozita po i del kundra një ligji qe dikur e miratoi vete është fare e thjeshte se një urrejtje e madhe popullore nda ligjit që miratoje pozita është në favor të klimës se saj politike për me shumë vota në zgjedhjet e ardhshme pse jo edhe për një dalje të mundshme të situatës jashtë kontrollit të qeverise që do ti dërgoje në zgjedhe të parakohshme. Pra pozita me opozitën po luajnë vetëm për interesat e tyre politike dhe etheve për të qene ne pushtet me çdo lloj çmimi .
 A duhet të hymë në BE me kusht që të jemi kazani i tyre i plehrave?
Sigurisht jo. Më mirë jashtë saj sesa te helmatisim vetveten, brezat dhe të ardhmen.
 A kemi detyrime për brezin e ardhshme që t’iu lejmë Shqipërinë te pastër ashtu sikur na lanë të paret tanë?
Sigurisht po është një detyrim moral i pa shkruar por i transmetuar brez pas brezi. Te gjithë e dimë se ne jemi të përkohshëm në ketë bote por Shqipëria është e përhershme. Më ligjin e ri të plehrave në po vrasim brezat dhe një ditë do të vrasim përfundimisht edhe Shqipërinë tonë fatkeqe. As Aleksandri i madh nuk mori në atë bote asgjë ndaj as ju politikane nuk do merrni dollarë a euro në jetën tjetër por në ndryshim nga Aleksandri i madh që iku në atë botë dukë lënë pas një histori trimërie ju do të ikni duke lëne pas një histori turpi si vrasës te brezit të ardhshëm dhe te kombit shqiptar.
 Ndaj ngaqë akoma nuk është vonë qeveria duhet ti bëjë mirë llogarite që të anulojë ketë ligj ogurzi në të kundërt furia e rinisë  do të godasë si ortek dhe do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Shqiptar mos u tremb. Shqipëria është e jotja pra e shqiptareve dhe jo pronë e një klase politike të korruptuar ndaj vazhdo furishëm udhëtimin tënd dukë e detyruar politiken që për para e pushtet të mos luaj me jetën tende dhe te brezave që do vijnë pas.
 Jacksonville Florida
Shtator 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: kazan plehrash, Lek Gjoka, Shqiperia fatkeqe

KU JE, O SHTET?- SI MUND TE DUROHET FYERJA E NJE KOMBI ?

July 6, 2016 by dgreca

A ka shtet Republika e Shqipërisë që pranon të fyhet heroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Lezhë nga një pseudo-historian turk ?/

-Opinion nga Lek Gjoka/ Jacksonville-Florida/

Sipas të gjithë masmedias shqiptare një skandal i rëndë ka ndodhur tek varri i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Lezhë.

Pseudo historiani turk Talha Uğurluel, gjatë një vizitë që ka zhvilluar tek varri i heroit tonë kombëtar e ka sharë dhe ofenduar Skënderbeun. Ndër të tjerash ai ka shtuar: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK një parti terroriste që vret dy-tre vete dhe largohet duke lëne terror nga pas”.

Fjalimi i pseudo-historianit është shoqëruar me duartrokitje nga vizitorët turq. Ai është shprehur se shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar i Perandorisë osmane-turko.

Pseudo-historiani turk njihet si një studiues i periudhës osmane. Veç publikimeve historike ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit. Qëllimi i tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej perandoria. Fjalimi që mban në video është pjesë e leksioneve që ai mban edhe në universitetet turke, fatkeqësisht me shumë mllef e gënjeshtra për heroin dhe historinë tonë…

I vetmi zyrtar shqiptar që ka reaguar është kryetari i Bashkisë së Lezhës zoti Fran Frroku i cili nder të tjera ka thënë: Fjalët fyese janë dashakeqëse dhe nuk do të kenë asnjë përfitim në qëllimet e tilla. Në nuk i cenojmë heronjtë e tyre, çdo popull ka heronjtë e tij  ne pretendojmë që njihemi mirë me heroin tonë kombëtar, larg pikëpamjeve fetare, është një hero që ka bërë emër me historinë e tij dhe me kontributin tij ndaj kombit tone shqiptar dhe personalisht e dënoj si akt”.

Në të njëjtën linjë për ngjarjen ka qenë edhe Myftinia e Lezhës. Imami i xhamisë së qytetit Mois Shehu tha se komuniteti mysliman lezhjan distancohet nga akte të tillë, duke deklaruar se është e pafalshme që të fyhet një hero kombëtar siç është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

“Distancohemi nga ky akt  dhe duhet ti lemë historianët  të flasin dhe më shumë  se ka folur historia për heroin tonë që është heroi i vetëm kombëtar  ne s’kemi se çfarë shtojmë. E dënojmë si akt  që të fyet një hero kombëtar  i një populli siç jemi ne”, shprehet Shehu.

Sigurisht zëri i një krye bashkiaku apo përfaqësuesve te fesë islame në Lezhë ka vlerën e tij por Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk është vetëm heroi i lezhjaneve por i gjithë kombit shqiptar ndaj qeveria e Shqipërisë pse jo edhe e Kosovës duhet të reagoj.

Me çudit fakti se perse qeveria socialiste duhet të prese disa kohe qe të firmoset një peticion online për shpalljen non grada të këtij pseudo-historiani turk që na fyen heroin kombëtar ndërkohe që vete Kushtetuta e Shqipërisë i ka dhëne të drejte qeverise në ligjet e saja për të mbrojtur figurat dhe heronjtë e kombit shqiptar pavarësisht së kujt besimi fetar i përkisnin duke e shpallur direkt non grada pseudo-historianin turk Talha Uğurluel.

Nuk e kuptoj pse ministria e kulturës nuk jep dorëheqjen apo do të pres demonstrata qe mund të dalin edhe jashtë kontrollit dhe të shfrytëzohen edhe nga politika e korruptuar shqiptare. Faktikisht kjo ministre duhet të ishte larguar nga qeveria Rama që në përplasjen e pare në vendosjen e pllakës se Sulltan Mehmetit në kalanë e Lezhës me force. Madje me paturpësi ne një emision televiziv ku edhe ajo ishte pjesëmarrëse fyhen qytetaret e Lezhës sepse si qytetare të besimit katolik nuk e duan pllakën e Sulltan Mehmetit të kalaja e Lezhës së është mysliman sepse “ai sulltan i përket historisë së kombit shqiptar”(sipas ministres se kulturës ne emisionin televiziv Opinion tek Klan TV).Sigurisht zonja ministre e di që i përket historisë por historisë se pushtimit të trojeve shqiptare , të vrasjeve, të burgosjeve, të eliminimit me zjarr e hekur të gjuhës shqipe, të kthimit me dhunë në besimin e perandorisë osmane etj. dhe sipas teje duhet që t’iu tregojmë turisteve të huaj se ja në respektojmë Mehmet pushtuesin e vendosim mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!.

Gabohesh rende jo veten ti por çdo politikan në Shqipëri dhe Kosovë që nuk e di arsyen që bëheni sahan lëpirës në duart e Erdoganit i cili do të ringjalle historinë e pushtimeve të perandorisë osmane duke investuar miliona euro si në telenovelat turke që transmetohen nga TV shqiptare ashtu duke hapur medrese për myslimanet shqiptare. Personalisht nuk jam kundra hapjes se shkollave fetare të çdo lloj besime por sipas rregullave të ministrisë së arsimit të Shqipërisë. Nuk mund të tolerohet festimi i mbarimit të shkollës së mesme në medresenë e Shkodrës ku festohet vetëm me flamur turk e jo edhe atë shqiptar. Sigurisht ministrja e arsimit zonja Nikolla ka pase “gabim” numrin e syzeve dhe nuk e ka pare mungesën e flamurit kuq e zi në Shkodër!.

Duke kaluar nëpër vitet që nga rrëzimi i diktaturës komuniste deri sot politika shqiptare po bën shumë gabime të pa falshme ndaj kombit shqiptar. Gabimi i pare ishte nga qeveria demokratike dhe lideri i saj Berisha me futjen e Shqipërisë në Konferencën e Shteteve Islamike(megjithëse asgjë nuk përfituam madje shumica nuk pranon ta njohë as Kosovën si shtet) dhe tani qeverisja socialiste me kryeministrin Rama që bën një sy qorr e një vesh shurdh duke mos mbrojtur historinë dhe heronjtë e kombit shqiptar siç është rasti i pllakës se Sulltanit në kalanë e Lezhës apo fyerja e fundit e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga pseudo-historian turk të cilin shteti shqiptar nuk e shpall person të pa dëshirueshëm për Shqipërinë ndërkohe që qeveria greke shpall person nën grada gazetarin Marin Mema vetëm se filmoi e tha në një dokumentar të vërteten e gjenocidit grek ndaj popullsisë çamë në trojet e tyre .

Jacksonville Florida

Korrik 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: fyerja e heroit Kombetar, Lek Gjoka, pseudohistoriani turk

PERSE DUHEJ BUSTI I HILLARY CLINTON NE SARANDE?

July 2, 2016 by dgreca

Pse shqiptaret duhet të vihen në loje nga mediat botërore për vendosjen e një skulpture te pa menduar mirë?/

Opinion nga Lek Gjoka/

Po të gërmosh sadopak në historinë e diktaturës komuniste në Shqipëri sigurisht do të gjesh me dhjetëra raste ne vendosje dhe heqje skulpturash. E filloi me Titon dhe me tu prishur me ish-Jugosllavinë skulptura e tij u hoq dhe u shkri e pastaj vjen udhëheqësi kinez Mao Ce Dun. Edhe ky pat të njëjtin fat si Titoja me tu prishur me Kinën diktatura komuniste e hoqi bustin. Të vetmit udhëheqës jo shqiptare që i kishin skulpturat në qytetet shqiptare ishin diktatoret komunisti të ish-Bashkimit Sovjetik Lenini dhe Stalini. Madje Stalinin për pak kohë diktatori Hoxha ishte në një mendje për ta hequr por shumë shpejt i pëlqeu kulti i individit dhe Stalini shpëtoi.

Fillimi i vitet 90-të ishte edhe koha kur skulpturës së Stalinit iu vendos litari në fyt në Shkodër dukë lajmëruar fillimin e vdekjes së diktaturës komunistë dhe largimin e busteve të huajve në Shqipëri.

Sigurisht pas viteve 90-të skulpturat e të huajve u rikthyen edhe me shumë pa një kriter të caktuar. Ne mes të Prishtinës u vendos skulptura e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në shenjë respekti se dha urdhër për bombardime të Natos ndaj trupave serbë në luftën e Kosovës. Megjithëse në librin e tij biografik zoti Clinton pranon së nuk ishte dakord për të bombarduar Serbinë por ishin disa kushte që e detyruan të japë urdhrin e sulmit.

Por servilizmi i shqiptareve ndaj të huajve vazhdon. Lajmi dhe kronika e vendosjes se bustit të një kandidateje për presidente të Amerikës Hillary Clinton zuri një vend në mediat botërore. Ne një postim në kanalin amerikan ABC News gazetaret çuditen me shqiptarët. Madje me sarkazëm fyejnë gjithë shqiptar jo vetëm për faj të tyre sepse duke transmetuar videon e stacionit televiziv Zjarr TV ( një kanal sarkastik që ve në loje politikanet shqiptare dhe veset e tyre ) çuditen se si një gazetare lajmesh del toples në televizion dukë dhëne lajmin e vendosjes se skulpturës se zonjës  Hillary Clinton në Sarande. Gazetaria thotë ndoshta të gjithë kanalet televizive të Shqipërisë janë të tilla dalin në mënyre jo serioze kur japim lajmet. Sigurisht faji nuk është i saj sepse është e pa informuar për kanalin satirik shqiptar por vete ne po iu servirim të huajve një realitet të shthurur realitet që e prekim edhe në diasporën shqiptare të Amerikës.

Edhe Russia Today, teksa raporton se qyteti turistik i Sarandës i ka ngritur një monument kandidates demokrate për presidente e SHBA e cila citon për ketë rast : “Zgjedhjet në SHBA janë akoma disa muaj larg, por një qytet në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një monument për Hillary Clinton !.”

Shumë komentues thonë poshtë videos së postuar nga Russia Today  se kjo është gjëja më e çuditshme që kanë dëgjuar.

“Nuk kanë gjë tjetër për të bërë shqiptaret, “shkruan dikush.

Fatkeqësisht kombi shqiptar është në një udhëkryq por kjo nuk do të thotë se ne duhet të pranojnë që politikanet shqiptare të na bëjnë të skuqemi në shtetet ku jetojmë kur mediat tallen plot sarkazëm me ngjarjet që vijnë nga Shqipëria.

Ndoshta dikush mund të çuditet se si ka mundësi që një nënshtetas amerikan si unë është kundra vendosjes së skulpturës se zonjës Hillary Clinton në Sarande. Mos valle jam përkrahës i republikanit Donald Trump dhe dua te hedh baltë mbi zonjën Hillary Clinton kandidate e Partisë Demokratike.

Asgjë nga këto nuk është e vërtete. Vërtetë si qytetar amerikan kam shumë rezerva për zonjën Hillary Clinton kur ishte sekretare shteti sepse edhe sipas gazetës amerikane “The New York Times ” pritet të rihapet çështja me drejtësinë ndaj saj ku edhe mund të dënohet nga drejtësia amerikanë.

Problemi tek unë qëndron edhe si qytetar shqiptar. Pyes bashkinë e Sarandës së çfarë kontributi ka dhënë zonja Hillary Clinton për Sarandën dhe Shqipërinë ndërkohë në USA personaliteteve iu ngrihen skulptura në vende publike vetëm pas vdekjes.

Po sikur kjo të arrestohet nga drejtësia Amerikane çfarë do të bëni me skulpturën?

Kush fshihet pas kësaj lojë tallëse për në shqiptaret?

Kush fondacion e sponsorizoi i cili po luan një lojë të fëlliqur për interesat e saja ndaj politikave shqiptare sikur ishte rasti i kryeministrit Rama qe dukë folur me mendjen e tjetër kujt mundohet të fyeje kandidatit republikan Donald Trump? Madje për ketë fyerje u prit në zyrën Ovale nga presidenti demokrat Barak Obama. Në ketë pritje ishte edhe një shqiptari-amerikan i cili do të ndiqet penalisht nga drejtësia Amerikane si sponsor i shumës se 80 mije dollarëve me prejardhje jashtë Amerikës për fushatën e fundit te presidentit Obama që bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Në qoftë së Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk ka një ligj të sakte për vlerësimin e personaliteteve të huaja me skulpturë duhet me urgjence ta miratoje në parlament bashke me reformën e drejtësisë.

Gjithashtu opinioni publik duhet ti bëje presion prokurorit shqiptar që të hapë një hetim ndaj Bashkisë së Sarandës nëse në vendosjen e bustit të zonjës Hillary Clinton ka shkelje ligjore dhe po qe se ka persona  përgjegjës të marrin dënimin e merituar.

Jacksonville Florida

1 Korrik 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: BUSTI I HILLARY CLINTON, Lek Gjoka, NE SARANDE, PERSE DUHEJ

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT