• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

APEL DREJTUAR KRYESISE SE FEDERATES PAN- SHQIPTARE TE AMERIKES” VATRA”

May 31, 2020 by dgreca

Shkruan: Rrapo Hajredin Danushi/

E nderuar Kryesi e Federatës Atdhetare Panshqiptare e Amerikes ”Vatra “! 

Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi”, në emër të pronarëve të shpronësuar nga diktatura komuniste, ju parshtojmë sa vijon: 

Duke ju vlerësuar ju, ambasadorë dhe avokatë mbrojtës të popullit Shqiptar, kërkojmë mbështetejn tuaj, për të sqaruar në strukturat përkatëse të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe të Bashkimit Europian (BE), të vërtetën e situatës së rëndë antiligjore dhe më të rrezikshme që po kalon shoqëria shqiptare.  

Problemi negativ më i madh, pas vendosjes së pluralizmit në vitin 1991, për shoqërinë shqiptare është përshtatja dhe trasformmi i diktaturës në sistem kleptokratik. Pas 1991, drejtuesit e politikës, krijuan anarkinë e titujve të pronësisë dhe me akte që bien ndesh me detyrimet kushtetuese po përvetësojnë pronat tona private dhe pronat që ligjërisht i përkisnin shtetit. Sistemi aktual ka vetëm fasadë demokratike, por në thelb ka ricikluar në politikë dhe në ekonomi, një grusht nga sistemi i mëparshëm komunist, duke i bërë ata kapitalistë ose pronarë të rinj, me pronat tona dhe me pronat e shtetit. Oligarkët e pas 1991, nëpërmjet mashtrimit, kanë keqpërdorur donacionet dhe kreditë e institucioneve ndërkombëtare. 

Ne ja kemi sugjeruar me dhjetra herë politikaneve tanë zgjidhjen por zëri ynë vazhdimisht ka rënë ne vesh te shurdhër. Oligarkët e politikës për të mbrojtur korrupsionin me pronat, mashtrojnë me kartën e kompensimit dhe justifikohen gjoja për interesa publike. Ata kanë arritur ta mashtrojnë Komisionin e Venecias dhe së fundmi edhe Gjykatën e Strasburgut. Zgjidhja e anarkinë e titujve të pronësisë është e thjeshtë, nëse zbatohen detyrimet kushtetuese, por mungon vullneti politik dhe duke mos pasur mjaftushëm ndërgjegje kombëtare, ata po shesin vazhdimisht interesat kombëtare në interes të klanit të tyre. 

Me datën 13 Tetor 2019, Gazeta Dielli ka botuar në shqip dhe anglisht, Apelin e Shoqatës Kombëtarte të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi “, drejtuar Institucioneve Demokratike Ndërkombëtare, mediave dhe Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, për zgjidhjen konform Kushtetutës të problemit të pronës. Në këtë Apel kemi denoncuar faktin se në 1991, drejtuesit  e politikës shqiptare megjithëse e shpallën Shtetin zyrtarisht demokratik, ata kanë mashtruar popullin dhe ndërkombëtarët dhe prej 29 vjet, po përvetësjnë pronat tona me ligje që bien ndesh  me detyrimet kushtetuese. Apelin tonë drejtuar DASH dhe BE, Kryetari i Shoqatës Panshqiptare Vatra, z. Dritan Mishto e ka depozituar zyrtarisht pranë Qeverisë Amerikane (shih gazeta Dielli dt 13 dhe 15 Nëntor 2019). 

Delegacioni i Venecias, nuk ka analizuar arsyetimet dhe kërkesat që përfaqësuesit e pronarëve paraqitën në takimin e datës 18.09.2019, lidhur me anarkinë e pronës dhe zgjidhjen e problemit. Delegacioni i Venecias ka dhanë një informacion të manipuluar që ka devijuar vendim marjen në Sesionin e 120-të Plenar (Venecia,11 – 12 Tetor 2019). Raporti i Komisionit të Venecies (CDL-AD (2019)023), në pikën 7, duke pranuar si të ligjshëm “faktin e  kryer”  automatikisht mbështet shkeljen e neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe ka marrë në mbrojtje akte NUL ose absolutisht të pavlefshme. Çrrënjsja e korrupsionit pushtetar që në emër të ligjit po shkatërron Shqipërinë kërkon të vendoset si parakusht zbatimi i neneve 41, 42 dhe 181 të Kushtetutës. Pronarët nuk janë kundër kompensimit por Komisioni i Venecias dhe Strasburgu, nuk ka analizuar kërkesën tonë  që të ligji 133/2015 dhe platforma e Qeverisë, të saktësojnë se cila pronë duhet kthyer dhe cila duhet të kompensohet, në mënyrë që ai kompensim të përputhet me detyrimet kushtetuese. Manipulimi djallëzor i maskuar në raportin e Komisionit të Venecias, morri formë të shëmtuar zyrtare me vendimin e Gjykatës së Strasburgut “Beshiri grup”, datë 17 Mars 2020. Çështja Beshiri k. Shqipërisë (nr. 29026/06), e ka futur drejtësinë në rreth vicioz, sepse ka njohur si të ligjëshëm mashtrimin e oligarkisë së politikanëve shqiptarë, të cilët me ligjin 133/2015, kërkojnë që të kompensohen prona që janë përfituar me akte juridikisht të pavlefshme ose “Nul ab Initio”. Ky Vendim, e pranon si të mirëqenë platformën e Qeverisë, që mohon kthimin fizik dhe ofron si zgjidhje kompensim, kur Kushtetuta në fuqi përcakton qartë se cilat prona duhen kthyer dhe cilat duhen kompensuar. Shteti Shqiptar në 2018 nëpërmjet Avokatit të Shtetit ka raportuar zyrtarisht në Strasburg, gënjeshtrën e madhe se pronarët përbëjnë vetëm 0.6% dhe se ulja e masës së kompensimit bëhet për të mos thelluar borxhin e shtetit që është në shifra të larta. Kjo është bërë për të justifikuar si nevojë publike pakësimin e çmimit të kompensimit.  Me këtë vendim Gjykata e Strasburgut, ka pranuar kërkesën e Qeverisë për zvogëlimin deri në 10% të çmimit të kompensimit, pa analizuar dhe pa urdhëruar që në ligjin ligji 133/2015, duhet detyrimisht të përcaktohet se çarë prone duhet të kompensohet, kërkesë që ne e kemi theksuar. Sipas dokumentave zyrtare familjet pronare në Shqipëri janë afro 87% dhe dizinformimi i Strasburgut përbën një vepër penale. Duke mos bërë këtë analizë, vendimi i GJEDNJ “Beshiri grup”datë 17 Mars 2020, e ka futur popullin dhe sistemin e drejtësisë në rreth vicioz pasi favorizoi mafien e pronave dhe kontrollin e saj mbi pushtetin nëpërmjet Gjykatës. 

Me ndërhyrjen në kompensim Gjykata e Strasburgut ka mohuar vetveten si institucion i drejtësisë sepse ky qëndrim justifikon shkeljen e Kushtetutës dhe të drejtave të Njeriut në Shqipëri, shkel parimet e nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës, justifikon standard të dyfishtë krahasuar me vendimet e tjera të mëparshme që ka marrë Gjykata e Strasburgut me vendimin pilot M. Puto nga 2012 deri 2016. Vendimi i Strasburgut, Beshiri grup datë 17 Mars 2020, përbën faktor rreziku për egzistencën e Shqipërisë sepse mohimi i pronës së trashëguar dhe standardet e dyfishta, për interes të një grushti oligarkësh në Shqipëri janë spastrim etnik dhe gjenocid i heshtur. Sot mbi 50% e rinisë përpiqen të emigrojnë. Shkatërimi i themelit të demokracisë në Shqipëri e lehtëson eliminimin e Kosovës. Anarkia poskomuniste e titujve të pronësisë ngjan me një rinovim të planit të Çubrilloviçit që dështoi të realizonte spastrimin etnik të Kosovës martire, në shekullin e kaluar.  

Ligji 133/2015, shkon së bashku me ligjin nr 71/2019 dhe ligjin nr 20 dt 5 Mars 2020. Presidenti Bujar Nishani e ka denoncuar publikisht faktin se relacioni i palës shtetërore dërguar Komisionit të Venecies, për ligjin 133/2015, ishte i fallsifikuar, por Venecia nuk reagoi ndaj denoncimit të Presidentit Nishani (gazeta Dielli dt 30 Mars 1016) dhe kjo e çvleftëson atë si institucion që duhet të sigurojë demokraci nëpërmjet ligjit.    

Ligji 133/2015, maskon aktet e kryera në zbatim të neneve antikushtetuese në të gjitha ligjet e mëparëshme nga viti 1991 për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe të akteve që janë nxjerrë në shkelje të këtyre ligjeve antikushtetuese. Ligji 133/2015, lidhet me ligjin për legalizimet e ndërtimeve pa leje, që praktikisht në zonat turistike ka shërbyer si lavatriçe e parave të pista. Ligji 133/2015, lidhet dhe me ligjin nr. 20 datë 5 Mars 2020, që urdhëron regjistrimin e çdo lloj akti (AMTP), të dhënë nga komisionet e proneve, përfshi dhe aktet që institucionet shtetërore i kanë konstatuar si akte pa bazë ligjore pa bërë asnjë lloj kontrolli për ligjëshmërinë e tij në rraport me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës. Ligji 133/2015 që e trajton pronën e grabitur si pronë të grabitësit, lidhet edhe me ligjin Nr 71 /2019 “PËR KORPORATËN E INVESTIMEVE SHQIPTARE”.

Ligji nr 71/2019, “Për korporatën…” në nenin 9, parashikon 15 deri maksimumi 30 ditë për ti dhënë të drejtën e pronësisë,  njëpersoni të tretë, për një pronë  që ai nuk ka asnjë lidhje me atë pronë por vetëm faktin se ai deklaron se ka para për të investuar. Me ligjin nr 71/2019 “Për korporatën…”, Shteti zgjeron dhe justifikon vjedhjen, pasi (neni 7/1), kur pronarët originalë të padisin Korporatën në gjykatë deri në Strasburg, sipas nenit 6/3 shteti ja kalon përgjegjësinë Korporatës dhe duke e falimentuar Korporatën praktikisht ka vjedhur pronat turistike të pronarëve të ligjëshëm. Duke mos bërë këtë analizë,   vendimi i GJEDNJ “Beshiri grup”datë 17 Mars 2020, ka krijuar rreth vicioz pasi favorizon mafien e troje turistike dhe kontrollin e saj mbi pushtetin gjyqësor nëpërmjet Strasburgut.

Shteti nuk mund të japi me qira enfiteozë, leasing prona për të cilat nuk ka titull pronësie në përputhje me Kushtetutën. Në këtë situatë të anarkisë institucionale, pronarët kanë 29 vjet që mbahen peng pa i kthyer pronën e tyre të trashëguar. 

Ligji 133/2015 maskoi korrupsionin pushtetar dhe kërkon që për shkeljet që Shteti ka bërë pronarët ta zgjidhin të drejten e tyre, duke paditur njeri tjetrin në gjykata. Gjetja e të drejtës me ligjet aktuale dhe me gjykatat shqiptare është praktikisht e pamundur.

Akti i fundit, shembja e Teatrit Kombëtar dt. 17 maj 2020, kur çështja ishte në proces gjyqësor flet për mentalitetin e gabuar se Kryeministri = Shteti, që del mbi gjykatën dhe mbi Kushtetutën, pa analizuar ankesat se në kohën e shembjes me fadromë, brenda ndërtesës kishte artistë që kundërshtonin shembjen. 

Opinioni i Komisionit të Venecias maskoi korrupsionin me pronat dhe që vjen në emër të drejtësisë është me pasoja kriminale. Anarkia e titujve të pronësisë është krijuar nga pushtetarët, për të përvetësuar. Citojmë nenin 8 të ligjit 7501 që thotë: “Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë e fizikë, nuk njihet pronësia e mëparëshme, as madhësia dhe as kufijtë e saj para kolektivizimit”. Neni 25 i këtij ligji thotë: “Toka bujqësore që merret në pronësi sipas këtij ligji, trashëgohet në bazë të dispozitave ligjore për trashëgiminë, që do të miratohen”. Sqarojmë se ligji për trashëgiminë ka ekzistuar dhe s’ka qenë i nevojshëm ndonjë miratim tjetër, përveç justifikimit të vjedhjes në emër të ligjit. 

Nëse qytetari me ligjin 7501, ka marrë prona që nuk i janë shpronësuar famljes së tij, atij nuk i takon asgjë as me të vjetrën dhe as me të renë. Referuar Kushtetutës së Shkodrës që i përket shek XIV, Kanunit dhe traditës zakonore, Biblës, Kuranit, nenit 181 dhe 41 të Kushteutës në fuqi dhe Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës, pronat e grabitura duhet të kthehen  në origjinë. Malli i grabitur në çdo kohë i kthet të zotit së bashku me frutet e tij të munguara dhe pavarësisht se grabitësi e ka atë në disponim të tij apo e ka disponuar në persona të tretë.

Problemi i pronave nuk mund të trajtohet si vjedhje e thjeshtë. Prona është themeli i demokracisë dhe në kushtet e postkomunizmit anarkia e titujve të pronësisë ka sjellë korrupsion në administratën shtetërore dhe gjenocid për Shqipërinë. Vetë Kryeministri Edi Rama deklaruar në Kuvend në 2013 se ka mbi 8000 të vrarë për çështje prone. Janë me mijra hasmëri dhe familje të ngujuara, mbi 50% e rinisë që përpiqen me çdo mënyrë të emigrojnë. Duke krijuar sa më shumë gropa sociale, ekonomike dhe pasiguri në Shqipëri edhe Kosova mbetet e sabotuar. Përvetësimi i pronave tona dhe i pronave që i përkasin shtetit nga mafia e pushtetarëve nuk mund të justifikohet si nevojë publike. 

Ndryshimet e drejtuesve të “Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, SPAK dhe ONM nuk e zgjidhin anarkinë e pronës, nëse vetë Shteti nuk zbaton kushtetutën dhe nëse Shteti nuk fillon i pari me deklarimin e pasurive që i përkasin shtetit dhe deklarimin e pasurive që Shteti pas vitit 1991 i privatizoi dhe i transferoi në persona te tretë, me ligje që kanë vlerë NUL, pasi bien ndesh me detyrimet kushtetuese.  Akti nul nuk mund të marri fuqi vepruese por krijon vetëm komplikime sociale.  

Ne kërkojmë ndërhyrjen tuaj për zgjidhjen e pronës konform kushtetutës në fuqi. Kjo realizohet pa kosto dhe pa faturë financiare për shoqërinë nëse DASH, Banka Botërore  dhe institucionet e BE, do të kërkojnë si parakusht, që Shteti Shqiptar të ketë detyrimin që  e drejta e pronësisë, e drejta e përdorimit dhe kompensimi i pronës, të realizohet në përputhje me Kodin Civil dhe Kushtetutën. Kjo kërkon që Shteti të detyrohet të korrigjojnë titujt e pronesisë që ka dhënë gabim pas 1991 dhe ti korrigjojë ato në përputhje me nenet 41, 42, dhe 181 të Kushtetutës. Kështu Shteti korrigjon gabimet e tij, me aktet Nul dhe mbivendosjet e personave të tretë, në pronat e subjekteve të shpronësuar nga diktatura dhe mbyll burimin e korrupsionit pushtetar dhe të krimit të organiuar. 

Ne realizimin praktik kjo kërkon që Shteti me instrumentat e tij të hapi regjistrat e shtetëzimeve që bëri sistemi i diktaturës, të dallojë pronat që i përkasin Shtetit nga pronat që Shteti i ka shpronësuar qytetarëve. Po ashtu me instrumentat e tij Shteti të korrektojë titujt e pronësisë, konform detyrimeve Kushtetuese, për atë pjesë që ato konstatohen se janë dhënë  në shkelje të neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës. Kompensimi të jepet për ato prona që nuk mund të kthehen fizikisht pasi janë tjetërsuar për nevoja publike, por jo për pronat e përfituara në mënyrë abuzive.

Ne jemi të bindur në patriotizmin dhe mbështetjen tuaj, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe Kosovën nga korrupsioni postkomunist dhe jemi në dispozicion për çdo sqarim. 

Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me drejtësi”, 

me konsideratën më të lartë,

Kryetari

Rrapo Hajredin Danushi

Tirane, 21 Maj 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: leter Vatres, Pronesi me Drejtesi

Letër “Vatrës” me rastin e Ditës së Pavarësisë

December 1, 2016 by dgreca

Në Emër të Zotit/

1-ismail-bardhi

Shkruan: Ismail Bardhi, Shkup/

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga themelimi i një lëvizjeje, organizate mbarëkombëtare si “Vatra”, është për t’u lavdëruar dhe për t’u gëzuar me këtë emër që ka njëdomethënie tepër të lezetshme dhe të rëndësishme për të gjithë ne. Qëllimi i “Vatrës” gjithsesi ka qenë që të gjithë të jemi rreth Vatrës dhe për Vatrën. Se a ka ndodhur diçka e tillë, me keqardhje duhet të pranojmë se jo, sepse hapësira shqiptare në atë kohë kur është themeluar “Vatra” ka pasur një tablo shumë të dhimbshme, sepse vatrajonë ka qenëdisi e zbrazët: nga shkronjat, nga letrat, dhe nga kultura. Pavarësisht nga e kaluara e tillë, ne për fat të keq mbi atë të kaluar kemi mbështetur edhe një ardhmëri pa ardhmëri. Kjo nuk do të thotë se mundohem ta kthej të kaluarën, ngase ajo nuk kthehet dot dhe nuk duhet të kthehet, por shqiptarët nuk do të kenë mundësi asnjëherë t’i përgjigjen një pyetjeje shumë të rëndësishme: çfarë i sollën vetes për vetveten, respektivisht për Vatrën!?! Përpos pakënaqësisë dhe frikës – asgjë! Të gjithë fituan, krijuan shtete, përpos shqiptarëve, të cilët vërtet krijuan shtetin, por si e bënë këtëështë shumë e vështirë të flet gjuha e shtetësisë dhe kulturës shtetërore.

Ky naivitet është bërë, për fat të keq, një “forcë” e madhe dhe me apo pa dashje i ka keqpërdorur edhe kulturën edhe mendjen e shëndoshë; keqpërdorim ky që u dëshmua me diplomacinë e dobët, me organizime të atentateve të ndryshme, me “krijimin” e një historie kundërthënëse, e deri te ateizmi i paparë në botë. Edhe monizmi edhe pluralizmi në vatrën tonë u treguan me një model të veçantë që nuk u përputh as me fjalorin e fqinjve përreth Shqipërisë, e të mos flas për më gjerë. Është fakt se po në këtë të kaluar ndodhën gjëra që për fat të keq as ne “nuk” i dimë, ngaqë i kemi harruar dhe i harrojmë, sepse thuajse gjithçka e bëjmë në mënyrë folklorike, larg kritikës së duhur dhe organizimit të mirë. Për shkak të kësaj dobësie, ne përdorim vrazhdësinë e mendjes, fjalorin e frikës, organizime dhe tubimepër ndarje e deri te kërcënimet fizike, dhe jo vetëm kaq.

Për të gjithë këtë e kemi fotografinë e dy shteteve tona: njëri me një flamur e tjetri me tjetër. Ja tani është duke u shkuar edhe nga ajo që të kemi edhe dy kombe, jo një. Nuk flas për “si”-në dhe “sa”-në e tyre, edhe pse të gjitha njoftimet dëshmojnë se “paria” janë futur thellë në kriminalitet, në naivitet, janë futur thellë në shkatërrimin e kulturës së tyre, ndaj ne sot nuk dimë për të kaluarën e një qyteti, fshati, lagjeje tonë, e lëre më për personalitetet e shquar. Fjalori politik që përdoret brenda hapësirës së shteteve tona është larg çdo dimensioni. A e dini përse?! Për arsye se nuk mbështetet fare mbi mendjen shqiptare dhe vatrën shqiptare. Të gjithë vrapojnë me të madhe që t’i pëlqejnë Perëndimit, Lindjes, Jugut, Veriut… edhe NASA-s. Është për t’u habitur se nga buron kjo forcë e shëmtuar? Gjërat për të cilat jemi bërë copë për njëçast ndryshojnë;kemi ardhur në asi derexheje që një deklaratë e një diplomati e ndryshon diskursnin e “politikës” tonë, dhe vendimet e kuvendit dhe qeverisë. Besoj se jemi të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë kjo: kjo do të thotë se gjendemi mes dilemës të jemi apo të mos jemi.

Nëse në mënyrë serioze shikojmëse ç’janë duke bërë partitë shqiptare, çfarë do të shohim: në Maqedoni u dëshmua se partia “e madhe” shqiptare çdo veprim të vetin, duke filluar që nga organizimi “kryengritës” dhe pas kësaj,e ka bërë në marrëveshje të plotë me “dushmanët” e shqiptarëve. Shqiptarët “e mençur” e hëngrën këtë lojë, e pranuan shumë mirë dhe u desh të kalonin vite e vite që ta kuptonin se kanë qenë të mashtruar. Ja sot nuk kanë mundësi të hapin gojën ngaqë janë zënë në flagrancë. E njëjta gjë ndodhi edhe me partitë politike shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Dita-ditës po zbulohen fshehtësitë që nuk janë fare në interes të tokës, kombit, mendjes dhe kulturës shqiptare: politikë pa parime, pa perspektivë, plot “pendime” dhe plot kundërthënie.

Në hapësirën e Ballkanit ne shqiptarët me shumicë nuk mendojmë asgjë tjetër, përpos se si t’i braktisim trojet tona dhe jemi tepër të interesuar për vizat e shengenit dhe të SHBA-ve. Përpos atyre që merren me politikë! Është shumë interesante se edhe individë që janë jashtë vendit, nëse kanë pak ambicie për politikë dëshirojnë të kthehen: nuk e di pse, a për të ndihmuar apo pse për momentin kjo është e vetmja hapësirë që mundëson pasurim brenda nate (mandati) dhe pa u djersitur. Pas gjithë kësaj, habitem me fjalorin tonë: “patriot shqiptar”!?! Fjala më denigruese për momentin.

Besoj se, duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, është koha për t’i ringjallur atë forcën e shenjtë dhe qëllimet fisnike të “Vatrës”, për ta riaktivizuar atë si forcë qëdo t’i ndryshonte gjendjen, tablonë dhe mendësinë shqiptare për një organizim dhe riorganizim që do të mendonte për një shtet modern shqiptar. “Vatra” ka nevojë të bëhet një forcë shumë e rëndësishme, sepse është themeluar në një shtet shumë demokratik që ka respekt ndaj popullit shqiptar dhe “shteteve” shqiptare, ndaj nuk guxon ta keqpërdorë këtë përkrahje të madhe. Besoj se ka pasur kohë të mjaftueshme për ta menduar dhe rishqyrtuarçështjen shqiptare, shtetin shqiptar. Ajo nuk guxon t’u nënshtrohet kërkesave të individëve, “komandantëve” të ndryshëm me fytyrë e pa fytyrë, të cilët që të tregohen se kanë ndikim dhe forcë kanë përdorur mënyra të ndryshme dhe të cilët thuajse të gjithë kanë dëshmuar se nuk e kanë vrarë fare mendjen për çështjen shqiptare. Mjaft ka qenë organizimi, strategjia e shqiptarëve e ndërtuar nëpër restorane e kafene; kultura e kafeneve nuk duhet të jetë kultura jonë.

“Vatra” duhet ta mbrojëçështjen shqiptare, kulturën shqiptare nga shumë gjëra dhe ta kritikojë gjendjen aktuale të shqiptarëve. Sidomos çështja e harmonisë fetare ështënjë çështje me rëndësi që nuk duhet reduktuar në debatin se kjo apo ajo fe është moderne/jomoderne, perëndimore/joperëndimore. Ne e pamë fotografinë e sllavëve që vetëm për arsye se diku ishin shumicë, zhvilluan një luftë të ashpër, të tmerrshme madje edhe kundër atyre që flisnin gjuhën e njejtë, por që i takonin një feje tjetër, e të mos flas për ata që flisnin gjuhë tjetër. Me dinakëri dhe plot mashtrim kjo po mundohet të futet edhe brenda indit tonë shqiptar, dhe atë nga “patriotët” shqiptarë. “Vatra” besoj se është e kujdesshme ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë që “Vatra”, me forcën që duhet ta ketë, ta pastrojë mendjen shqiptare nga vetë lojërat “shqiptare”; ta krijojë forcën e pavarësisë së mendjes shqiptare kur bëhet fjalë për kombin dhe shtetin; të mundësojë zhvillimin e metafizikës së shëndoshë të fesë qëështë plot dashuri, qetësi e shpëtim. Fjala do të ishte më e padjallëzuar për “Vatrën” vetëm atëherë kur ëndrrat tona do të konstatohen ashtu siç duhet.

Për fat të keq, inteligjencën tonë, të cilën jemi duke e dëshmuar nëpër shumë universitete prestigjoze të botës, si dhe në trojet tona, pa marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe jostabilitetin politik, nuk na lejohet ta vëmë në shërbim të së mirës, duke ditur që kemi të talentuar që kanë mundësi të luajnë rol të madh në ndërtimin dhe rindërtimin e kulturës, shkencës dhe politikës shqiptare. Të gjitha këto keqpërdoren vetëm për arsye të patriotizmit të rrejshëm dhe politikës shtetshkatërruese dhe katundareske të njerëzve që nuk dinë gjë tjetër, përveç “çallëmit” dhe llumit që kanë nëpër mendje dhe trup. “Vatra” ka mundësi të fillojë një riorganizim për mbrojtjen e popullit të vet në nivelin akademik, përndryshe do të bëhemi lodër dhe gaz i botës. Shpeshherë e kam thënë: ne jemi ata që jemi në brendësinë tonë; brendësia jonë është dëshmi e së jashtmes sonë; ndërsa e jashtma/paraqitja jonë është dëshmuar se nuk harxhon për din e iman e vatan asgjë, përpos një leku, dollari, euroje, denari… D.m.th. për momentin aq vlejmë: një lek, një dollar, një euro, një denar…

Letrën po e përfundoj me lutjen: O Zot që Ty të besojmë, kemi nevojë për mëshirën Tënde; kemi nevojë për dashurinë Tënde; jemi të ethshëm për dijen Tënde. Ndihmona që të jemi të udhëzuar, na e forco shtetin tonë; na e pasuro dhe zbukuro kulturën tonë; na e ndriço rrugën tonë si në këtë botë ashtu edhe në botën e amshuar.

Ju faleminderit.

Ismail BardhiShkup, 28 nëntor 2016.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ismail Bardhi, leter Vatres, Në Emër të Zotit

LETER NGA ING. VIKTOR DARAGJATI: VATRA TE MOS BEHET SHESH I PROPOGANDES TE KOMUNISTEVE TE RINJ

February 9, 2013 by dgreca

Ne kujdes te Zn. Redaktorit/

I ndershemi Redaktor/

Pershendetje/

Ju lutem te merrni parasysh botimin e letres se bashkangjitun. Arsyeja qe me shtyn me ju dergue letren e bashkangjutun asht e njajta qe me shtyni, me perkrahjen e Ing. Agim Karagjozit, me dergue nji leter qe u botue ne ne Diellin me titullin “1944-1974 Tridhjet Vjet Perparimi”.

Me gjith se largesija prej New Yorkut nuk me ka lejue me u aktivizue ne Vatren, e ndjeki me kujdes mbarvatjen e organizates. Qellimi i jem asht qe most te perdoret Vatra si shesh ku sherbehen interesat shkurt shiqjuse e disa rrymave politike qe fyejn ne menyre te pa nevojshme ndjesinat e mbar shiptarve qe kan vuejt nen komunizmin dhe qe kan perkrah Vatren ne 50 vjet te fundit.  Asht deshira besoj e perbashket, qe Vatra te jete nji shkalle ma nalt permbi interesave dhe levizjeve politike per me evitue  dobsimin e harmonise Panshiptare qe Vatra ka mundsue qe nji qind vjet.

Me nderime

Ing. Viktor Mark Daragjati

***

                                                     Rroli dhe meritat e Vatres

 Asht e vertet se Vatra ka nji randsi te vecante ne historine dhe kulturen e Shqipnise dhe ia paraqet  botes nji  perfytrim te ndrritun te Kombit Shqiptar. Por nuk duhet te harrohet, ashtu si u ba ne rastin e celebrimit te 100-Vjetotit te Vatres se Emigracioni Antikomunist e ka perkrah Vatren athera kur ishte tue u shue. Mbasi ndrrune jet themeluesat e saj viganat Fan Noli e Konica dhe u moshuen gjenerata trashiguse Shqiptaro-Amerikane, Vatra do te ishte shue krejtsisht. Por kje emigracioni antikomunist qe, tue kuptue randesine historike te Vatres, pa pretendime partiake politike, e ringjalli Vatren si nji organizim panshqiptar ku mundemi me ja dhan dore njani tjetrit si vllazen e motra shqiptar. Vatra nuk duhet te bahet nji forum ku te krijohen fymje dhe percamje si mbas interesave vetjake qe damtojne organizaten dhe nenzhvlersojn idealet se saja.

Faktikisht Vatra kje teper e kadalshem me denue diktaturen personale enveriane stil Marksist-Leninist-Pansllavist. Ne at diktature u mohuen Zoti, liria demokratike dhe te gjitha te drejtat njerzore. U skllavizuen me mija vete prej moshes feminore tue i detyrue me pune te randa pa shperblim ne kampet e punes, ne kondita jetese mizore, pa te drejta as civile as njerzore.  Aq ma keq u detyrun me punue ne miniera primitive njerez te pa fajshem ku shume prej tyne lane jeten e shum dulen te denuem me vdek para vakthit prej vujtjeve te teperta. Me 1974 shkrova nji leter (1944-1974 Trdhet Vjet Perparimi) tue kerkue qe Vatra mos te bahet vegel e propagandes mashtruese e Tiranes. Hala sot asht nevoja me e perserit at mesazh pse filo komunistat e ri vazhdojne propaganden enveriane.

Propaganda mbaron aty ku fillojn faktet. Per sa i perket Fashizmit, vet ata qe e pranuen pa kondita okupacjonin italian, tue u turr me krye interesat e tyne me Jakomonin, para se te merrinte delegacjoni i Shkodres, sot paraqiten si antifashista ma te medhaj. Ka ardh koha qe historija te zbardhet tue u zdesh prej pershkrimeve pergengieshtruese enveriane. Tematika e enveristave asht kaq e diskreditueshme sa qe si mbas saj herojt konsiderohen si kriminela kur se katilat konsiderohen si heroj pa perjashtue patriotat qe firmune Deklaraten e Pamvarsise.

Per me spjegue hoistorine e Shqipnise nuk mjaftojne disa dokumenta te zgjedhuna ne menyre sogjetive pa marr parrasysh konditat themelore qe krijuen rrethanat historike qe drejtuene fatin e Shqipnise. Duhet ta dijm se Amerika e shpalli veten e pa gateshme me ballafaque Gjermanin ashtu si kishte ba ne luften e par botnore tue e hap rrugen pretendimeve toksore te shteve kufitare. Duhet ta kemi te kjart se gjat okupimit fat keq Italian e mandej te Gjerman as nji shplak toke shqiptare nuk u muer prej Serbve dhe prej Grekve.

Aspiratat e integrimit i gjitha tokave etnike Shqiptare nuk kan lind si nji rrene e propagandes italiane por ishin deshira e shum martirve shqiptar qe me shekuj kan luftue dhe derdh gjak per at ideal patriotik. Ta kemi te kjart se Anglia ka ken gjthe here gati me e perca Shqipnine (Konferenca e Londres) tue ja percaktue gjysen Serbve e gjysen Grekve dhe ishte prap gati me shperblye bashkpunimin e anmikve tone ne luften e tyne kundra Gjermanve me coptimin e atdheut tone. Asht fakt e jo propagande se ne kohen kur tokat etnike u bashkuene nen Administraten e Shqipnise u themeluen shkolla Shqiptare qe kurr ma nuk u zhduken dhe qe e forcuen identitetin Shqiptar deri sa Kosova merriti me perfitue indipendencen dhe minoritetet Shqiptare ne Maqedoni e Mal Zi njifen botnisht. Po, ajo Kosove qe Enveri ia kishte kthue Titos si shperblim per perkrahjen e tij per fitoren marksiste sot asht e lire mbas shekuj okupimi. Ash fakt se ashtu e qujtuna lufta Nacional Clirimtare nuk kishte per qellimi themelimin e lirise demokratike, Monarkiste apo Republikane, por ishte nji diversion per me fitue kohe per me armatos brigatat e kuqe me qellim qe me instalue diktaturem prolektariane marksiste-staliniste qe qendroj tragjikisht deri ne vitin 1991. Kufit e sotshem shqiptare nuk u siguruem prej politikes izoluese te Enverit (shif mija e mija bunkera ne breg te detit) por prej politikes amerikane qe hala imponon qe kufit’ ndermjet Shqipnise e Greqise nuk mund te ndryshohen.

Ashtu si ne 1974 edhe sot kerkoj qe Vatra mos te bahet sheshi i propagandes e komunistave te ri qe hala pengojne zhvillimin e Shqipnise, Kompensimin e Perndjekurve politik, dhe Integrimin ne Evrope. Vatra dhe Vatranet duhet te vazhdojne te mprojne autonomine apolitike te organizates qe te sherbejne si pike bashkimi per tan Shqiptart pa dallime fetare, politike apo krahinore. Vatra asht nji shembull vllaznimi i ndrritun per tan boten ne nji koh kur egersinat e fanatizmit krijoin konflikte tragjjke qe shofim per dite.

Pergezoj Vatren per Nji Qind Vjet sherbimi ne dobi te Diaspores dhe te Kombit dhe nderoj kujtimin e themelusave te saj tue kerkue qe te respektohen idealet e tyne.

Filed Under: Opinion Tagged With: leter Vatres, Viktor Daragjati

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT