• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni sipas kërkesës sё autoriteteve serbe

March 11, 2016 by dgreca

-Kosovë-Qeveria u kërkon autoriteteve maqedonase lirimin e Dugollit/

-Reagim i Ministrisë sё Drejtësisë ndaj arrestimit tё shtetasit tё Republikës sё Kosovës/

Prishtinë, 11 Mars 2015/ Ministria e Drejtësisë e Republikës sё Kosovës njofton opinionin e gjerё, se Ambasada e Republikës sё Kosovës nё Maqedoni ka pranuar informacionin lidhur me arrestimin e z. Gafurr Dugolli, shtetas i Republikës sё Kosovës ne Republikën e Maqedonisë, sipas kërkesës sё autoriteteve Serbe për dyshimin qё tё ketë kryer veprën penale “Krime Lufte” nё territorin e Republikës sё Kosovës.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit tё Drejtësisë sё Republikës sё Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi i cili fillimisht kishte kontaktuar drejtpërdrejt me homologun e tij nё Maqedoni dhe përmes njё shkrese zyrtare i ёshtё drejtuar autoriteteve Maqedone duke theksuar se “Ushtrimi i juridiksionit nga njё gjykatë serbe për krime që pretendohet tё janë kryer nё territorin e Republikës sё Kosovës, pikërisht dhe vetëm per shkak se ato janë kryer nё këtë territor, konsiderojmë se përbën një shkelje tё rënd tё parimeve themelore tё sё drejtës ndërkombëtare, prandaj duke kërkuar ekstradimin nё bazë tё juridiksionit universal lehtësisht mund tё duket si një ndjekje e motivuar politikisht dhe ne shprehim shqetësimin lidhur me aplikimin e normave ndërkombëtare nё këtë proces, sidomos për një gjyqësor tё pavarur dhe tё paanshëm tё shtetit kërkues”, shkroi Ministri Kuçi.

Gjithashtu nё letrёn e Ministrit Kuçi thuhet se juridiksioni i supozuar i Serbisë, lidhur me dyshimin e kryerjes sё veprës penale “krime lufte” nё territorin e Republikës sё Kosovës nga shtetasit e Kosovës është i paligjshëm dhe politikisht i papranueshëm dhe pёr këtë arsye, nё interes tё Drejtësisë është apeluar tek Qeveria Maqedone qё rreptësishtë tё refuzoj çdo kërkesë pёr ekstradimin e z. Dugolli nё Serbi, pёrfundon letrёn e tij Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi./b.j/

***

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për ndalimin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.Ndalimi i z. Dugolli në pikë kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, është bërë duke u bazuar në fletarrestet jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur “për kryerje të krimeve të luftës”. Qeveria e Kosovës fton Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë.

 Ministria e FSK: Arrestohet Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së në pikën kufitare Bllace të Republikës së Maqedonisë.

 Sot në orën 11e 45, në pikën kufitare Bllace të Republikës së Maqedonisë, nga policia  e Maqedonisë është  arrestuar Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave  në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Ky nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, me akuza  të fabrikuara dhe  me kërkesë të policisë së Serbisë,  ndalohen qytetarët e Kosovës, ish luftëtatrë të UÇK-së, nëpër kufijtë dhe aeroportet e shtetve të ndryshme. Tashmë pastërtia e luftës së UÇK-së është vertuar edhe nga gjykimet e stërzgjatura të Hagës.

 Me rastin e arrestimit të zotit Gafurr Dugolli organet shtetrore të Kosovës janë duke u marrë intensivisht, po ashtu kemi besim se edheorganet  shtetrore të Maqedonisë do ketë mirëkuptim dhe do të lirojë zotin Dugolli.

Filed Under: Komente Tagged With: autoriteteve maqedonase, lirimin e Dugollit, Qeveria u kërkon

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT