• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një Leter nga SHBA për Kryeministrin Edi Rama

December 22, 2016 by dgreca

Për sa kohe nuk  keni kthyer pronën e  grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci./

Nga LORO STAJKA/ Fredericksburg, Virxhinia, SHBA/

I  nderuar zoti Kryeministër/

Quhem Loro Stajka, dhe ju shkruaj nga  Fredericksburg, VA  SHBA.  Informohem për gjendjen në  Shqipëri nëpërmjet shtypit që lexoj në internet. Në SHBA dhe në çdo shtet demokratik të Europës zbatohet me  rigorozitet e drejta e pronës. Në gazeta të ndryshme kam lexuar  deklarimin tuaj për zgjidhjen përfundimtare të  problemit të anarkisë së pronave nëpërmjet kompensimit dhe tani, pritet arsyetimi nga Gjykata Kushtetuese. Ajo Gjykatë nëse nuk është e shitur, me siguri do të saktësojë se kur dhe  cila pronë duhet kompensuar. Ambasadore e BE znj Romana  Vlahutin dhe ambasadori  i SHBA z. Donald Lu, e dijnë se në vendet ish komuniste, komunizmi çrrënjoset dhe zëvendësohet me sistem demokratik vetëm kur prona e grabitur i  kthehet  të zotit dhe jam në pritje që ata ta thonë  qartë këtë parim që në Shqipëri nuk po zbatohet.  Në vitin1991 u përmbys busti i diktatorit, me Kushtetutë  u shpall sistemi demokratik dhe detyrimi i shtetit për të  kthyer pronën e grabitur tek i zoti, detyrimi për të zbatuar konventat ndërkombëtare. Këto  nuk janë bërë dhe sistemi komunist nuk u çrrenjos por u modifikua siç i interesoi oligarkise se re. Zoti Sali Berisha mbas 23 vjetesh në drejtim të politikës deklaroi se kishte gabuar me pronarët, por kurrgja me tepër. Mendoj se Berisha, pasi ka  kuptuar gabimin, i takon të jetë shumë aktiv për zgjidhjen e problemit. Heshtja  pas asaj   deklarate, tregon mosdashjen e të mirës së vendit.  Prona tek i zoti është parimi, eshte fjala dhe premtimi i pambajtur prej Sali Berishës dhe politikanëve Shqiptarë.

E rikujtoj Berishen, Lulzim Bashen dhe ju që sot drejtoni  maxhorancën, se i keni të gjitha mundësitë të korigjoni  paudhësitë që mbajnë gjallë planin e Katovices, anarkinë dhe korrupsionin me pronat. Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e pas vitit 1991  e kane shkelur betimin e tyre se do të mbrojnë detyrimet  kushtetuese, të  drejtat e njeriut dhe këtë e tregon qartë mos realizimi i  të drejtës së pronës, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë e provon fakti se në vend të kthimit fizik të pronës tek i zoti  ju veproni me legalizime dhe kompensime edhe për ato prona që në bazë të nenit 41 dhe 181 te Kushtetutes, duhet ti te kthehen fizikisht të zotit. Ju e keni  mundësinë ta shpëtoni demokracinë në Shqipëri por dijeni mire se nëse nuk ndryshoni nga plani i Katovicës do vazhdoni shkatërrimin. Ju them publikisht  zoti Kryeministër, se politika shqiptare e postkomunizmit është në rrugë të gabuar, pikërisht për shkak të anarkisë së pronës. Pas opinionit ”as mish e as peshk” nga  Komisioni i Venecias zgjidhja nëpërmjet kompensimit, është shkatërrim jo vetëm për Shqipërinë por për krejt Kombin Shqiptar.  Tuj shikue keta vij ne perfundim se nuk ka nji moral politik dhe atdhetar ne drejtesin  e soteshme ne vendin tone. Zoti kryeminister me rrena nuk ndertohet demokraci dhe nuk shkohet gjatë.

Fort i nderuemi ambasador Donald Lu e tha qartë :” Korrupsioni ne drejtesi jo vetem qe i lejon gjyqtaret dhe politikanet te mbushin xhepat , por ai po shkaterron jeten e qytetareve te ndershem”. Nuk besoj se  do ju ecin gjate se vazhdimisht mashtrime të paturpshme.Vjedhja e pasunise  te vendit , korrupsioni, grabitja e prones, krimi jane burim dhe shkak vrasjesh.

Ju personalisht ne keto tre vjet Kryeminister, ku i keni dhe si po i zbatoni parimet e  demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për sa kohe nuk  keni kthyer pronën e  grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci. Duhet dhe kompensim por vetëm ashtu siç thonë detyrimet kushtetuese, siç thotë e drejta morale dhe ligjet e pashkruara të zbatuara ndër  qindra breza, prandaj duhet te shprehet dhe Gjykata Kushtetuese. Mos vallë me disa lekë apo

dollare që do ti jepni shqiptarëve për pronat që kanë përvetësuar politikanët e  katovicës kujtoni se e zgjidhët përfundisht problemin ? Nëse mendonoi kështu gaboni. Kryeministrat dhe presidentët e periudhes postkomuniste nuk kanë asnjë  të drejtë që ta trajtojnë Shqipërinë si pronë private në interes të familjes  dhe të klaneve që mbëstesin për të mbajtur  pushtetin.

Në gazetën Tema të dt. 21.12. 2016, lexova për  projektligjin per institucionin e presidentit, për privilegjet që duhet t’ju  akordohen nga shteti pas lënies së detyrës ish presidentëve. Në parim respekti per ish presidentet është i drejtë, por a i meriotojnë dhe a mundet ti pretendojnë këto privilegje, presidentët e Shqipërisë ? Këtë le ta deklarojë  vetë secili.

Dëshiroj të shkëmbej publikisht mendime me ju dhe politikanët e tjerë, per problemet që më shqetësojnë mua por mendoj se shqetësojnë dhe gjitha ata që mendojnë për të mirën e demokracisë në Shqipëri.Jam i  moshuar, jetoj në  Fredericksburg, VA  SHBA, por vendlindjen time Shirokën dhe Shqipërinë e kam çdo çast në mendje dhe në zemër. Kam shkruar dhe ma parë artikuj per pronen dhe mendoj se do të gjej mirkuptim dhe do të kem pergjigje publike nga ana juaj.

Në pritje të përgjigjes tuaj.

Filed Under: Politike Tagged With: Leter Kryeminstrit Rama, Loro Stajka, prona

A KEMI NDRYSHUE?

November 1, 2016 by dgreca

1-liria-e-medias

NGA LORO STAJKA/VIRXHINIA,  SHBA/

Ndryshimet që ndodhen në shoqenin shqiptare, na tregojne se ajo asht  largue nga baza e vlerave shoqnore që kemi pasun, e per kete largim nuk duhet perjashtue  indoktrinimi filozofik që perzhiti trunin t’one për ma se gjysem shekulli, e sot po lehteson, e pa veshtirsi, ndihmon të joshim edhe këta të kohes moderne.Kjo shifet kjaret ner do gazeta e bloge e shum mateper ner programe televizive,thanun thjesht, ne kete ndotje, pergjegjesi ka edhe masmedia ku shifet qart se nuk asht e lire,por mbahet nga mbshtetja qe I ban njenes ose tjeters pal kur jane ne pushtet Perpose kesaje ner to nuk shkruhet as flitet tjeter,por një kronike e zeze dhe vulgariteti qe perdoret edhe ne parlament e mund thona ne ket rast se “klyshi bahet ma I zellshem se zagari”.Shpesh herë ashtë bam pytja; Gjatë sundimit diktatorial dhe edukim simbas ides social-komuniste në shqipni, a ka pas  ndoj  ndryshim në mënyren e jetës, traditave dhe në karakterin e Shqiptarit?   Për ketë pytje, dashte e pa dashte, jam detyrue me i lëshue një sy ngjarjeve që ndodhne në vendin t’onë fill mbas luftes së Dytë Botnore, d.m.th.50 vjet sundim i diktatures, dhe kohës se “tranzicionit”.

Si mbas mendimit  t’em këjo ashtë koha  që bani efekt në jeten dhe karakterin e popullit t’onë. Ngjarje që ndrruen dhe ndrojn me një shpejtësi shumë të madhe.

Smundjet e kohve te Faraonve, Thucidudes, Justinianit, dhe kolera e mesjets, qe pershkoi  pothuejse krejt popullsine e asaje kohe, gjinden nder libra te histories,por murtaja qe pershkruej ketu, nuk kje një smundje trupore.Ajo kje zhgatrrimi I cilsive te mira,perdhosja e individit, shperbamja e principeve morale dhe zhdukja e besimit dhe e praktikes se fese, tuj I xevendesue ato me do crregullime mendore e shpirtnore.Trazime demografike qe paten efekt ne jeten e perditeshme te cdo njenit, ne ekonomi,kulture,edukate,politike,agriculture e ne cdo gja qe mendohet dhe ashte e nevojeshme per jeten e një popullit. Pra kje një smundje e pashoqe dhe shume e veshtire me e pershkrue.

Ne kete kaos tragjik u ndertuen skele te një rendi te ri shoqnuer,një besim I ri dhe permbledhje ligjesh te reja per sjedhjen e njeriut. “Kur popullit I shtypen ndjenjat e revoltit prej ligjeve qe bahen simbas deshires se pakices,ne ate shoqni asht një shrregullim se ata ligje bahen vetem per udheheqsat qe drejtoine ate vend”kete e tha Juristi Francez Dalloy autor I Repertoire de la Legislation”.

Per te hetue ndryshimet, më ashtë dashte me shikjue edhe çka na ka mbet pa u prek ne shpirtin e pastert të shqiptarit. Cillat janë këto karakteristika të reja që po na thojnë se i kemi fitue, dhe të cillat kemi humb? Pra, me pam si jena sot.

Për t’iu pergjegjë pytjes, në ketë shkrim jam mundue në mënyren ma te thjesht, dhe në formen ma objektive me paraqit efektin që pat në jeten e popullit t’onë diktatura komuniste.

Kam ndej larg bisedave dhe teorive të thata. Mundohem me paraqit efektin e Marksiszmit në pikëpamjet ma me randesi; ate të qytetnimit, etikës, fesë, kulturës dhe jetes shoqnore në vendin t’onë.

Mendoj se kjo mënyrë ka për të ndihmue brezin e arshem me arsytue nëse komunizmi kje një ilaç për të këqijat e jetes s’onë, apor një rrezik.

Pra, si mund e shohin edhe lexuesi, qellimi ashtë me skjarue  tuj paraqite faktet, e ai me gjykue.

Për këta fakte, falnderoj shumë, edukator, dhe profesionalista që lirisht u shprehne në bashkebisedime që patem,  menyrë kjo që me ndihmoj me i dhanë lexuesit  mundesit me çmue sa ma mirë kumunizmin,por mateper falnderoj ata qe vujtne ner burgje e kampe perqendrimi.Prej tyne mesova dhe vertetova fjalet e te urtit se:” Vuejtja asht ligj I zhvillimit,e se karakteri formohet ner stuhit e jetes”.

Ceshtja trajtue këtu, ashtë një realitet i vertet, i kjart, i prekshëm dhe rrahje zemre pa pushim.Asht një shfrim qe ne moshe qe kam nuk mund e ndryj ma se shoh humbje thezaresh shume te çmueshme.

 

Me ka interresue ma tepër efekti e marksizmit që pat në njeri si krijes, A e lejoi ate me mendue lirisht, për t’u lut, me adhurue, e me diskutue lirisht simbas vetedijes? Liri kjo që asht mbi të gjitha.A e lejoi ate që të zhvillojë personalitetin e tij simbas bindjes së ndergjegjes, apor e perdori si një leck e si mbas dëshires së klikes sunduese dhe e bani robot që të mendoj e të veproje, simbas direktivave që dolne nga komiteti qendror e mbledhjet e mshefta të partisë.?

Tuj qen se ndodhne të gjitha pengesat sa thash ma nalt, d.m.th. se ka prek në seder e moral të personit, në tempullin ku posaçerisht banoin elementat e njeriut, të cillet e dallojne ate nga frymore te tjere, e kur njeriut nuk I lejohet me u kujdesue  për trupin e shpirtin e tijë, asht një menyre poshtnuese e perulëse si ajo që kufizonte  slavin e kohve të faraonve me pronarin e tij.

Ky shkrim nuk ka të bajë gjithaqë me material të shkruem ndër libra gjatë 50vjetve të  sundimit monist se nga presioni politik disa u ban qeshark, dhe nuk pasqyruen ftyren as gjendjen e vertet të popullit, por prirjen dhe qellimin e autorit dhe te partise.Carducci tha:”leteratura sbashku me gjuhe asht afshi shpirtnuer I një popullit se me ane te ketyne veçohet zani shpirtnuer I një popullit”.Pra ajo literature nuk u donte tu futete ner shkolla me një rryme politike dhe ideologjike,por ne vendin t’one xuni vend ideja e një parties e te paket kjene ata shkrimtare qe mujtne me shprehe ndisit dhe aftesit  e tyne se do te perfundojshin  ner burgje e kampe perqnderimi e nga friga ai jatoi  jete te një skllavi  tuj ulun kryet e hesht.pra, ishte I lidhun me pranga te padukshme , nersa ata qe lejuen me iu perzhit truni nga ideja marksiste leniniste u leshuen me vrap me shkrue per udheheqsin dhe partine.Boudelaire tha:”me shkrue shpejt,duhet me pas mendue shume”.Ata shkruen perpa mendue.Me anen e kesaje edukate,u munduen me zhduk ndjenjat qe Shqiptari ka pas per t’I qendrue padrejtesise, dhe e detyruen ate me u nenshtrue nga hallkat e ligjit qe nuk ishte tjeter vec shtypes e qe kerkonte ne cdo menyre me kontrollue cdo ngjarje te jetes  deri aty qe qytetari mos me kene ne gjendje me zgjedhe simbas deshirit te tije,per te mirat e vedit,familjes dhe shoqnise. Ata trasformuen te kaluemen per te iu pershtate deshirave e interesave te tyne per te ardheshmen tuj paraqit kremtime, parada e keta tuj I kethye ne “fakte” per te vertetue rrenat e tyne.

Robert Blackstock Prof I drejtesise ne Universitetin Hillsdale ,pershkruen kulturen si një thurje mendimesh te ndryshme ne një model,qe harmonizon dhe forcon pjeset perbase dhe I flet mendes dhe shpirtit te njeriut ne mendyre qe nalteson jo vetem individin,por krejt qytetnimin.Ndersa prishja e kultures, ne anen tjeter, asht zhdukja e ndergjegjes.

Ne Rusi, e mjerisht edhe ne vendin t’one kjo prishje kje plotesue tuj shtremnue kuptimin e shkrimit e te mesimit,tuj shpall te paligjshem figurat historike e tuj humbun vleren herojve e atyne qe nuk kursyen kurgja per te miren e Atdheut, dhe tuj shkrue krejt ndryshe te kaluemen. Shkolla asht faktor ndryshimi, e si e tille ajo u donte te pregadise qytetaret e ardhshem, te ndershem e te ndergjegjshem, por ndodhi e kunderta, e sot pa veshtirsi ne ata mende te njoma xen vend krimi,hajnija,urrejtja,droga e shume vese te tjera.

Burimi i këtij materiali nuk asht nga librat e biblotekave, por ashtë nga arena e jetes.

Historia na tregon se nër disa vende ndodhne  revolucione e me to edhe terrori, por pa shkue gjat u mësue prej asajë pervoje, ndërsa në vendin t’onë ne emen te socjalizmit – komunizmit u kryen mizorit ma te tmershme,kete e treguen  grumbullat e dheut të vorreve të freskta ku u pushkatonte ajka e popullit. Qytete që dikur ishin madhshtor për kulturen e tyne u zhgatrruen Këto na tregoin rrugen që komunistat fanatik ndoqen  për të shfrye epshet shtazore të tyne.Vepruen ne kete mendyre se e dijshin se pa zhdukun ket keshtjedh te lirise personale e te dingitetit njerzor nuk mund te ndertohet diktatura e tmershme materjaliste-slavo-komuniste.

Këta njerz për interresa të tyne, e për të sigurue një karjerë u ban sherbetor te anmiqve t’one shekullor, e si kumarxhit ma të flliqun vuen bast edhe egzistencen e popullit tuj zhduke tegjith ata qe gjate jetes se tyne nuk kursyen kurgja per te miren e Shqipnise.       Skena që paraqitet në ketë shkrim ashte realiteti i jetës, me të gjitha mbrapshtitë që ka teorija marksiste, e cilla në vend t’onë u kopjue drejte për së drejti nga burimi, sllavo-komunist dhe mjeshtri i sajë Stalini. Ketë metodë serbo-sovjetike Enveri me shok e vun në praktikë që në ditet e para të edukimit deri tek universitetet ma të nalta. Ne vend qe edukata te ishte mbrojtje e dijes dhe e parimeve ma te mira te njeriut qe e ardhshmja te ndertohet ne baza te shndoshta,rinija te ushqehet me patriotizem e moral ne menyre qe neser te kuptojne pergjegjesit qe kan karshi shoqnise. Ata ne vend te mesimeve te urta e qytetnimi te vertete,importuene fundrri idesh dhe degjenerim, e pjeset perbase te programeve mesimore qe duhet t’I paraqiten nxansit qe ne fmini, u dhane ne  menyre te detyrueshme,por  njeriu per te ken I lir duhet te jene I lir per te zgjedhe ate qe dishron ,e kjo mungoi ne sistemin shkolluer gjat asaje kohe

Read Bain ne Concept of Sociopathy thot:”Kur një institute deshton ne plotesimin e nevojave me menyre efikase,kur perzihet ne ndjenjat e tjerve,kur ideologjija e ketije institute permban mosperputhje te mbrendshme, dhe çon dam njeriun dhe pasurit e vendit,aty kemi një shrregullim shoqnijet =Sociopathy E mjerisht kjo sociopathy vrehet edhe ner ditet e sotshme. Ne kohen e “Tranzicionit” Kete e tham nga eksperienca qe pata qe nga viti 1992-2014.

Asht e drejta e cdo njenit qe te shpreh opinionin e tij, se ne shoqnine demokratike principi I kritikes asht I lejueshem, nersa aty ku asht doktrina komuniste bazue ne pakundershtushmenine e materializmit dialektik,asnjë dhe as vet komunistat nuk mund te pyesin as te kundershtojne shpalljet e vendimet qe ka bam partija. Sot duhet te shkruhet objektivisht qe te dalin ne drite pika te dobta,por edhe ngushlluese,por tuj u bazue ne fakte dhe te verteten,e jo ne fjale boshe simbas qejfit e hamendes.

Këto njerz me veprat e tyne, atij popull që u mundue per të dal nga zgjedha e huej,i vuen singjiret e robnis dhe e izoloi nga bota perparimtare. Sic e dijm; jeta e njeriut te izoluem asht sikurse një bime qe nuk ka rreze diellit as uj.

Këta janë simbolet e jashtme të plages: Vujtje e torture që popullit t’onë i tokoi në hise per gadi 50 vjetë. Ata kjenë një Golgot që asnjë popull i  kohes sonë nuk e perjetoi.

Krimet, dhuna fizike e terrorizmi kjenë të pakrahasueshëme, por ata ma të randat u ban kundra shpirtit të populit Shqiptar i cili me shekuj pat rrokun zakone e tradita që pak kush i pat.

Për disa vjete me rradhë, udhtova, që nga veri deri në jug me qellim qe te formohet një e djatht me te vertete demokratike, por u vertetue thanja e te urtit se :”Kur njeriu provon me ndrue institutin perpa ndrrue ndergjegjen e njeriut,ato tipare te pa ndrueme pa vonue kan me ngjalle ate institute”.Komunizmi kishte depertue edhe atje ku nuk menduem..Kjo gjendje me shtyni qe te baj hulumtime në vend.Fola me të rin dhe të moshuemin, ate që kishte dhe nuk kishte,ish te burgosun e të sigurimit, me shkollë e pa shkollë, fshatar e qytetar, pra nga të gjitha shtresat e popullit  të cillet  në një mendyrë o tjeter, pa perjashtim, folne  për vujtje e mjerim, por ajo që xente vendin kryesor ishte deshira me jetue të lir,por Thomas Pain tha:”Ata qe duen me korr bekimet( te mirat e lirise) duhet qe te lodhen per mbrojtjen e saje”. Me cuditi ma fort sjedhja e disav qe  e lejuen vehten me u instrumantalizue nga bijt e atyne qe nuk kishin lan gja pa bam ne trup dhe familjet e tyne. “Hangne sapunin per djath”Viktor Frankl ne librin e tij “Man’s Search for Mining”ner te tjera shkruen per shoket e tij qe ka pas ne kampin e perqendrimit gjat nazizmit ne“Dachau’” Disa prej ketyne te burgosunve te cillet pritshin lirin e tyne me madh te madh se kish kalue një kohe shume te gjate ner vujtje, se fundi kur u liruene bane hapat e par jasht mureve dhe pan driten e diellit,kapsalliten syt dhe perseri u kethyen ne terrin qe ishin mesue per krejt ate kohe”

Per kohen e tranzicionit Ajo që më dha pasqyren ma te pastert, edhe se ishte kundra deshirit t’em, kje hymja nër kafane dhe bar te ndryshem ku me gota konjakut special, Uiski dhe kafe u rrahte fati i vendit,u ulte njeni dhe u çonte tjetri prej politikajve “Demokrat”, ku bajshin allishverishet e tyne e me plot të drejtë  u thonte se: Partitë politike,janë pjedhe e se kaluemes” Çdo njeni prej tyne ma ekspert se tjetri.U shifte kjarët se nuk kijshin te bajnë me dy o tri parti e me plane e programe të tyne, por plane matrapazlleqesh . Prirje këto qe jane te damshëme dhe pengese për permiresimin e jetes së vendit.”Zhgatrrimi vjen kur shitsi,zemra e te cilit asht e unshme per pasuni, bahet sundimtar”Plato 434.

Intelektualet e vertet e të ndershem, të cillve u tokonte me rrah qeshtjet dhe me pri, nga shtypja e randë,   rrijshin në heshtje e një shumicë e mirë e tyne u detyruen nga këta politikaj me marr rrugat e dheut dhe pa fe turpi u thirne :”jashteqitja e Shqipnise”, keta politikaj nuk dojshin me dijt se shoqnit njerzore ndertohen me njerz që kan virtyte dhe inteligjence,e keta nuk mungojshin,por u penguen ne një mendyre qe mos te veprojne te lire, Në atë gjendje m’u kujtuen fjalet e Einstein që tha se:” Percaktimi i fjales çmenduri asht me perserite pa pushim te njajten veper e me prite rezultate të ndrysheme”. Keshtu po vazhdon me veprue pjedha e Enver Hoxhes edhe sot.

Me biseda që pata me disa antar të partisë, kuptova se disa prej tyne qorrazi kan ndjek urdhnat qe i vishing nga nalt, nersa shumica e tyne ende kishin trute e  pershituna e nuk shifshin ma larg se maja e hundes edhe se faktet tregojshin se jan qen ne rruge te gabueshme.Disa e kishin te veshtire me pranue, se kishin marr një edukate qe ushqei një kulture qe ma shume vlersoi dhunen e forcen se sa mirekuptim, bukurin e jashtme e jo substance, paren mbi dashtni dhe famen mbi cdo gja,.Kultura nuk asht vetem grumbullim I do njohunive,por asht fisnikija e karakterit, asht burrnija ne kuptimin e plote qe kane keto fjale tek njerzit e paprishun nga edukata materialiste.E ketu me duhet te citoj essay-n e Rousseau-t ku thot:”Do ishte ma mire te largohemi nga zhvillimi I ketij edukimi,dhe te synojme ne formimin e zemers dhe te ndergjegjes”.   Këtyne “dijetarve”u keshilloj që të lexojn vepren e ish antar i kominternit Frank Berkenaunit “ The Communist International”ai i hjek ujkut lëkuren e gjingjit, e çdo antar partijet mund të shofin vedin se sa randë asht mashtrue dhe ra pre . Ata të sigurimit,mbasi te pergjigjen per veprat e tyne, ne se koha I lejon, të lexojn vepren e Krivitskit “I was Stalin’s Agent”( Un kjeç agent i Stalinit) ku mund të shofin rrjetin e spijunazhit, dhe të agjentave të partisë që imponuen e torturuen si mbas udhezimeve te partise. Aty kanë për t’a pam se permes lirisë njeriu mund të arrij zhvillimin e një jetes së dejë ekonomike përpa humbun personalitetin e perpa u tjetersue. Kane për të kuptue se;”Forca nuk peshtetet në forcë por në të verteten”Tolstoy :”E verteta ashte ma e fort se rrena”.Byron.

Edukata qe u dha ner shkolla, çrrajosi moralin se per te edukue rinin ner shkolla u muer per baze vendimi qe u ba ne kongresin e I te puntorve Bolshevik mbajt me 1918  ku ner te tjera thohet:”Na duhet te kethejme femijt te cilet perpunohen si dyelli, ne komunista, na duhet te largojme femijt nga influence e ashpert e papregaditun e familjes se tyne etj”.

E kuptoj fare mire se jam tuj rrahun një problem mjaft delikat se ky shkrim ka lidhje te ngusht me drejtimin dhe perparimin e Kombit Shqiptar .Per kete, mendimet jane te ndryshem,por duhet te mundohemi me fshi te kaluemen ne mendyre qe te skalisim shpirtin e Shqiptarit me drita te reja e qe një dite Shqiptari ta ndiej vedin se jeton ne vend te vet dhe I lire. Mjerisht ne menyren e jetes qe po kalon vendi I jone sot shifet kjaret zhgenjëmi qe iu ba me ardhjen e “demokracise””.Imoraliteti ka marre hove  te rand e me ket hove kemi ram ne humnere,nga korropsioni ne cdo ent shtetnore,se politikanet po mendojne per vehten e tyne e kjo simbas mendimit tem tregon edhe shperbamjen e individit.

 

Shqipnija edhe se nuk ishte demokratike si e mendojm demokracin  sot, ajo kje heroike, burrnore e fisnike.Shqipnija me kulturen e vet humanistike mund te krahasohej me vende te tjera ma te qytetnueme te Europes,por me ardhjen e ketije elementi u shkim kjo kulture.

Shkruej për të këqijat që dolne për fushë gjat sundimit diktatorial.

Shkruej për edukaten simbas sistemit komunist dhe degjenerimin që iu ba fëmijve nër shkolla.

Shkruej se në të vertetë na kena humbun shumë të mira që kemi pas si popull e këte e baj me qellim që ky nderlikim karakterit që u ushqye në ne me anen e frigës, turtures dhe indoktrinimit nga teorit e materializmit-dialektik të ndreqet, por mjerisht ai avaz po vazhdon edhe ner ditet e sodit, se udheheqsat me veprat e tyne po tregojne se nuk kan mesue kurgja nga e kaluemja, tuj mos dhane mundesi me bam as edhe një hap perparimi te vertete.e pyes Ku jane veprat dokumentare e monumentare te ketyne prijsave “Demokrat”te sotshem?Ku jane!?  Nuk ka kurgja tjeter pervec pallateve e ciflliqeve tuj grabit qytetaret. Çdo gja u bazue në materie e feja, besa, ndera e burrnija për të cillat na njofti mbar bota, disa i hodhne jashte perdorimit.  Keto cilsi, Bese ndere e Burrni jane virtyte themelore  qe te grumbullueme se bashkut formojne konceptin supreme te nderit.Cilsi qe e mbajtne shqiptarin te ndershem.

Prej educates Marksiste Leniniste kje një efekt i madh në mende, në të folun dhe në vepra. Asnjeni nuk mujt me i ikun shkrimeve, fjalimeve, muzikës dhe filozofisë megjithse shumë u munduen mos me i prandue se ata ndryshime ishin të paarsyeshem e kallpe,sa qe na u kendue “Bijt e Stalinit jemi ne”e ban stalin babe.

Sociologet na thojnë se: Rrethi shoqnuer dhe jeta, e kontakti që kemi me tjetrin, gjat shekujve formon karakterin që ashte i përshtatshëm për të gjith, pra beheviorizem i mësuem nga jeta. Ndersa psikoanalistat(psikolog e psikiatra) na thojn se super ego i individit formohet tuj iu pershtat super egos  së prindit e si i till formon  vazhdimsinë  brez mbas brezi,e ket po e shofim edhe sot ne kohen e post komunizmit.

Shumë prej nesh janë dishmitar se, kur në vendin t’onë na u paraqitne agjitatoret profesional, në qytet, fshat e çka ma zi edhe nër shkolla dhe familje, hodhne faren e urrejtjes. Ponkaire në vepren e tij”Mendimet e Mbrame” shkruen:”Shifet kjart se na paraqiten njerz që duket se inteligjenca i sherben me rrejt e zemra me urrye”.

Sa ma të pa njoftun që ishin këta gjysmak, aqë ma të rrezikshem vishin e u bashin kah trillojshin shpifje të gjithndyrshme kundra inteligjences a atyne që populli i nderonte, e dami që bane me këto vepra asht i pallogaritshem. I urti pat thanë:”Kur ulen e poshtnohen veprat heroike ose heroit atehere del në shesh e keqja, dreqnija e marrija”.

Duhet që të gjithë të hedhim posht erozionin moral që ka zhgatrrue shpirtin fisnik e ndjenjat ner disa.

Krejt permbajtja e kultures sonë sot, perpunohet nga disa “mjeshtra” politikaj që ashte shumë veshtir me kuptue se çka janë tuj bam.  Si do e çka do që të mundohen me ba këta mjeshtra, me tan premtimet e bukura të tyne, si rrjedhim, çka shifet deri tash nga keta “demokrat “nuk po na del tjeter, por perzimje e korrupcion, se të mbetat i duken virtyt.

Këta lloj udheheqsash ose njerz të “mëdhaj” prej disave edhe nderohen, por per mendimin t’em burra shtetit e të mdhaj janë ata burra që me veprat e tyre i sigurojnë vendit paçë, liri e mundesi jete.

Enver Hoxha mori si model  metodat e Stalinit dhe ndigjoi udhezimet e Titos qe me shume andje I zbatoj me ane te “gjyqeve popullore”ku gjyqtar ishte një teneqexhi ose kasap, ne shpirin e tij e si prokuror gangstjera e rrugaqat  ma  te  mbedhaj.

Shembuj të tjer per çrregullimin moral që po shifet edhe gjatë periudhes së trazicionit, nuk po ashte veshtir me i gjet.Ata nuk dijn çka ashte e drejta e si veprohet per lidhjet që duhet te jenë në mes puntorit e punedhansit, zyrtarit, popullit dhe qeverisë, interresat e të cilve janë aqë ngusht të lidhuna sa që çdo devijim mund të shkaktoinë kriza per mbar vendin, keshtu që edhe problemet ekonomike e me to edhe dilemat morale bahen të randa e të veshtira me u bajt.

Ky impuls barbar doli për fushë gjatë sundimit dhe edukimit simbas materializmit dialektik.Tuj vue në praktikë ideologjin sllavo komuniste.Këta udheheqsa nuk kjenë në gjendje me ndjek një rrugë të mesme, e jo vetem ata që sunduen per gadi 50 vjet, por mjerisht ai avaz po vazhdon edhe sot.

Kuvendi Popullor, sot pasqyron gjendjen e trishtushëme, të një shoqnisë të çorganizueme, egoiste dhe grindavecash. Pra ashte një turmë e mbledhun do si do pa lidhje të mbrendëshëme, pa ideal të perbashket, pa asnjë organizim, demek drejtojne fatet e popullit, por në realitet punet po tregojne se këtyne njerzve po i mungojn vetitë per të udheheq kombin.Njerzit e urte e pregadisin vedin tuj studjue vazhdimisht per te qen autoritet ne një detyre per ti sherbye shoqnise,por udheheqsat e sodit po na bahen ekspert mbrenda njëkohe shume te shkurte. Ner keto politikaj po na paraqiten intelektual e atdhetar sa te duesh, por fjala e moçme na thot se:” Të gjitha mizat nuk bajn mjaltë”.

Vien per te shenue fjalet e Aesopit ai tha:”Na varim hajnat e vogjel e te mdhajt I emnojme ner zyre publike”.Po merziz lexuesin ,por mendoj se thanja e John Adams  skjaron bukur cka due me thane. Ai tha:” In my meny years I have come to a coclusion that one useless man is a shame,two is a law firm and three or mor is a congress”.Por tjetra na paraqet ate cka po ndodhe edhe sot ne Shqipni. Mark Twain  tha:” No mans life,liberty,or property is safe while legislature is in session”.

Një gjendje e till, në një shoqni, na difton se ajo ka humbun kuptimin e së drejtes, e

po t’u bante qoft edhe perciptazi diagnoza e te gjitha veprave te tyne e t’u pergjigjet pa-aneshisht dhe pa frige rezulton te dalin fajtor tegjith se vepruen si matrapaza e senkser ne detyren e tyne.Harruen se ishin Shqiptar dhe rroken me passion bastardhimet e importueme nga jasht, e morali  qe kishte qytetari  nuk u njoft ma se u paraqit  morali komunist, nër to edhe  mos majtja e  fjales ; Edhe sot thohet:”Fjala e burrit per pese pare”. “Ne kohen e diktatures u thonte :”Jeta e njeriut një cingare”.

Kolektivizim që kaloi nëper katunde si një uragan dhe zhduki gardh e shteg e sla kufi në vend, perpos shtypjes e vujtjeve që pat populli per sa kohë, edhe sot jena tuj ia pam sherrin. Mallin e tjetrit e gëzon i pa munduemi dhe po shkakton ngatrresa edhe në kushrini. Pra u vertetue se ai sistem socialist nuk iu pershtat nevojave të mases.Kje një rrebesh I madh fortune e pluhun, qe mori me vedi gjithshka gjet perpara ne fushe te hapet,por tuj lane te paprekun llomin ner skutuliqe ashtu edhe clirimtaret vuen perpara dhe zhdukne shume figura te nalta e me do furde I ndruem pamjen vendit t’one.

Formimi i “njeriut të ri”asht një veper që largoi te rin nga rregullat e etikës.

Përmendi  këto ngjarje se një numer i mirë nuk pat mundësi me njoft të kaluemen se muzeumet dhe arhivat u dogjne dhe u zhgatrruen me qellim që me shkrue një histori të re.

Te mencmit thojne se:”Per te udheheq popullin atje ku ai deshron te jene, separi duhet te dihet se ku gindet”.Ajo, per fat te keq mungon krejtesisht ner planet e programet e partive politike ne vendin t’one.

Duhet që rregullisht të jena të vetdijshem për zhvillimin e veprave tona e kjo pjekuni nuk vjen kollaj e pa dhima,por na ndihmon me u rritun e krejt ajo pasuni qe njeriu ka ne vetevedi e qe deri dje ishte e pergjumun zgjohet .Me ketë zgjim njeriu duhet të shikojn dy mesazhe, ate të konfirmimit dhe të pergjegjsisë, Keta dy mesazhe janë si dy kambet qe njeriu ece me to.

Shteti gjate sundimit te diktatures rregulloj edhe moralin.Prof M.V.C. Jeffreys ,fjales moral I nep ket kuptim,qe perfshine se cka shumica e njerzve mendojne kur e perdorin ate fjale.Ai tha se :”Morali asht sjellje qe ka te bajne me disa rregulla te cilat tregojne se cka asht mire dhe cka asht keq e me u perpjeke per te miren dhe me u shporre nga e keqja”.

Kuptimi qe populli I nep fjales moral asht me veprue ne pajtim me rregullat e shoqenise, nersa asht imoral me veprue ne kundershtim te ketynme rregullave.

Këto janë komplikimet që erdhne në vendin t’on  nga ideja marksiste leniniste.

Sic e dijme, ligji I jetes asht qe kush nuk pelqen andjet e thjeshta te punes se ndershme, do te psoje andjet e mnershme te vesit.keto sjedhje mos te merren per guga se I mencmi pat thane:”Cka goja mesohet me thane,zemra mesohet me besue”.

Me qellim që të ngjallet përseri mirësjellja,dashtnija,besa,ndera thjeshtësija e virtyte të tjera që në të vertetë janë në shpirtin e Shqiptarit,duhet që të gjithë aktoret e jetës shoqnore të marrin pjesë në ndrydhjen e erozionit moral që asht kah lodhe edhe sot shpirtin fisnik të popullit t’onë.Këte e tham se shumë prej nesh jena dishmitar se qysh nga gjysa e shekullit XX të,e që lirisht mund e thrrasim koha e mbrapshtinave, intrigave dhe veseve ma të këqija,doli dhe rrin sypri si voji mbi uthull,fundrrija ma e ndyta e shoqnisë.Prandaj duhet të bajm ç’asht e mundun që ajo fundrri,e ai llom të bijnë ne fund atje ku e ka vendin e këte mund e bajn të rijt dhe intelektualet që sot po kanë fatin me u edukue nër universitete të ndryshëme të botes..

Lexuesit  po i paraqes një pjese të leters të Prof .Arshi Pipes dergue disa miqve në mars 1991 ku nër të tjera thot:”Damet që ideologjia staliniste i ka ba moralit shqiptar dhe dokeve arbënore janë të pallogoritëshme.Shqiptaret duhen riedukue.Dhe kjo nuk bahet me poterë parullash e lloqe  kafehanesh, por me analiza shkencore që germojnë rranjët e helmatisuna t’ideologjisë staliniste. Ashtu si nuk sherohet lëngata me nuska, por me diagnozë mjeksore dhe me barnat e duhuna, po njashtu nuk shërohet murtaja e stalinizmit pa dërmue bazën e tij pseudoshkencore me argumenta bindës t’arsyeshëm”.

Filed Under: Analiza Tagged With: A KEMI NDRYSHUE?, Loro Stajka

LETER NGA SHBA- SHTETI KOMUNIST MA KONFISKOI PRONEN, QEVERIA DEMOKRATIKE MA KTHEU ME 1993, PROKURORJA NUK E NJEH NE 2016!

May 10, 2016 by dgreca

Nga Loro Stajka/

Fredericksburg,USA/

Prokurorit të Përgjithshëm z. Arben LLalla/
Per dijeni:/
*Presidentit të Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Bujar Nishani/
*Ambasadorit të SHBA në Tiranë zotit Donald Lu dhe Ambasadores së BE znj. Romana Vlahutin/
*Shtypit të lirë dhe opinionit publik që presin reformën në drejtësi dhe ndihmën e FBI për dekriminalizimin e Vendit./
Zotëri të Nderuar
Quhem Loro Stajka,jetoj në SHBA prej disa dekadsh.Unë kërkoj ndërhyrjen tuaj institucionale për të mos lejuar prokurorët që abuzojnë, na hedhin hi syve dhe të tallen me të drejtat tona për pronën e trashëguar përveç rastit kur ajo nevoitet për nevojat publike siç përcakton neni 181 i Kushtettës dhe praktika e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.
Ju lutem të analizoni vendimin e datës 23. 03.2016 “të Prokurorisë së Rrethit Shkodër për mos fillimin e hetimeve për kallzimin penal nr.410, te vitit 2016”.  Shkelja nga kjo prokurore është flagrante, sepse ajo abuzon me shkresat dhe nuk i analizon ato përballe dokumentave të mia që vetë i ka cituar.
Ky vendim është turp për prokurorinë dhe për shtetin sepse nuk mund të pretendohet asnjë interes publik dhe barazi para ligjit, kur prokuroria në vend që të zbatojë ligjin abuzon me të drejtën e vendimmarrjes me marifetin  e mos fillimit të hetimeve që I shtohet  abuzimit  me pushtetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk mund të ketë demokraci në një shtet ku ligji favorizon  vjedhesin dhe shkelësin e ligjit.
Nuk e kuptoj si mundet që prona ime, shtëpi oborr dhe kopësht e ndodhun në fshatin Shiroke ku nuk ka pas reforme agrare me u shtetizue kur ajo nuk perdoret per nevoja publike shkolle ose rruge,
Prona me ashtë njofte dhe kthyer nga KKKP. Dhe po ashtu e kam të regjistruar në ZRPP me ata kufij që ma ka sekuestrue shteti komunist. Kjo prokurore ose nuk don me i dijt  ose nuk don me i zbatue ligjet. Neni 181/2 i Kushtetutes që flet per prona, shkelet me të dyja kambët. Po ashtu shkelen vendimi unifikues i Gjykates se Lartë Nr 24 date 13/3/2002 dhe vendime te Gjykatës Kushtetuese  ku sqarohet se :”Shteti i diktatures eshtë posedues i dhunshëm dhe qeverija nuk mund te jene pronare e nje prone te grabitur, pra qeverija duhet te ktheje pronen. Unë kam dorëzuar dokumentin Vertetim pronesije leshue nga Zyra e Hipotekave Shkoder me 23/1/1994 ne te cilen tregohet deri ku shtrihet prona e ime , po ashtu siç tregon dokumenti i konfiskimit dhe i KKKP. Deri me sot nuk me ashte thanë se parcela 3/272 asht shtetzue, se mbas 1992 nuk kemi pas nji reforme agrare tipit te sistemit komunist te kaluem, e tash zonja prokurore e paska bam te shtetit.!
Znj. Prokuroje nuk verifikon se cila është prona që më asht sekuetruar, ajo që më asht kthyer nga KKKP dhe e kam regjistruar në ZRPP, sipas dokumentave që i kam dorëzuar, por  luan pyetje përgjigje me institucione po ashtu të korruptuara me numurat e parcelave dhe bazohet vetem në këto të fundit Në rastin për të cilin ankohem prokurorja bëhet palë për të mbështet vjedhjen e pronës time. Kalvari I im me pronen ka nis konkretisht me vendimin nr.2723 date 22/11/2007 te Gjykates Rrethit Gjyqsore Shkoder se gjyqtarja e Rrethit Gjyqsor Shkoder Anita Mici nuk i asht referuar dokumentave qe ka pas ne dosje.
Me shkresën protokoll nr 5022 prot të datës 11.04.2016 Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqsore Shkoder Granit Shahu  me ka derguar vendimin e datës 23. 03.2016 “ për mos fillimin e hetimeve për kallzimin penal nr.410, te vitit 2016”. Siç shkruan znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Shkoder, që ka analizuar kallzimin që unë kam bërë ndaj pushtuesit të pronës time qytetari Mit’hat Galica me dt. 11.02.2016 dhe në prokurori është regjistruar me dt 23.02.2016.
Në vendimin e saj znj. Prokurore sqaron se pretendimi im është se shtetasi Mit’hat Galica ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke ndërtuar në pronën time dhe se kërkesa është që ndërtimi të prishet, të largohen inertet dhe shkelësi i ligjit të mbajë përgjegjesinë për shkeljet ligjore.
Në vendim citohen dokumentat e mia si:
1.      Dokumenti i konfiskimit te prones i bërë në bazë të vendimit nr.846, dt.13.08.1954 të Komisionit të Debimeve dhe Konfiskimeve pranë Ministrise së Pundve te Brendshme Tirane .
2.      Vendim nr.23, dt.28.12.1993 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve. Sipas ketij vendimi, prona e konfiskuar, me të njejtët kufinj siç përshkruhen tek dokumenti i konfiskimit, i eshte kthyer trashegimtareve te Frano Kola, Ndoc, Nike dhe Loro Stajka. Sipas ketij vendimi, ne piken 2 eshte parashikuar detyrimi i trashegimtarëve Stajka qe t’i
paguajne shtetasit Musa Galica shpenzimet e bera për shtesat në strukturen e baneses sipas raportit teknik te hartuar nga specialistet që kanë bërë verifikimin dhe matjet në terren.
3.      Vërtetim të pronësisë dt 25.01 .1994, sipas te cilit në prona është regjistruar prej kësaj zyre në favorin tonë . Vendimi i Prokurorisë sqaron se prona (në thembër), nuk ka snjë shënim pengimi apo veprimi ligjor.
4.      Edhe përshkrimi i dokumentave të tjera deri këtu është i saktë
Në faqen 3 kur prokurorja jep konkluzionet për të maskuar shkeljen e ligjit intrigon me numurat zonës kadastrale që nuk figurojnë në dokumentat e mija të regjistrimit të pronës .
Në pikën 1 thotë: Shtetasi Mit’hat Galica eshte deklaruar fajtor nje here për vepren penale
Të “Ndertimit pa leje”, parashikuar nga neni l99/a/2 i Kodit Penal, për një ndertim të kryer ne token e shtetit, ne Shiroke, i konstatuar pothuajse i perfunduar, ne qershor te vitit 2014′. Pikërisht për këtë ndërtim kërkoj prishjen dhe ajo tokë nuk është e shtetit por është pronë e imja. Prokurorja e quan pronën time të regjistruar në Ipotekë si pronë të Shtetit.
Në pikën 2 prokurorja nxjerr konkluzionin se  qytetari I paditur “nuk rezulton te kete marrë leje legalizmi dhe të jetë bërë pronar i truallit ku eshte bërë ndërtimi. Pra, asnje organ shteteror nuk i ka dhëne te drejtën e pronësise ketij shtetasi, për truallin mbi te cilin kabere ndertimin e tij “Pa leje”’
Në pikën e tretë prokurorja nxjerr konkluzionin e paligjëshem se kallzuesi Loro Stajka ka te regjistruar në hipoteke vetem pronësinë mbi ndertesën e babait te tij, ne Shiroke, me numurin 3/271. Oborri dhe kopshti rreth saj, me numer 3/272 jane te regjistruara ne hipotekë në emër të shtetit.  Jo, numri 3/272 esht oborri  dhe kopshti qe jane te rregjistruar ne Ipotek Shkoder date 25/1/1994                                        Prokuroja bazohet ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqsore Shkoder nr.2723 date 22/11/2007 nga ky vendim fillon kalvari I im me pronen  se gjyqtarja e Rrethit Gjyqsore Shkoder Anita Mici  ne shkelje te ligjit nukiI asht referuar dokumentave qe ka pasur ne dosje.
Me këto spekullime Prokurorja justifikohet dhe shkruan se ka vendosur Te mosfillojë hetimet per këtë kallzim penal dhe më njofton se unë mund ta kundershtoj  vendimin  në Gjykatën eRrethit Gjyqesor Shkodër, brenda 5 diteve nga marrja dijeni”Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të rifilluar çështjen e mbyllur dhe të analizohet në aspektin disiplinor dhe të nivelit profesional kjo prokurore .

Me  respekt

Loro Stajka, SHBA

 

Filed Under: Komente, Komunitet Tagged With: grabitja e prones, Leter Prokurorit te Pergjithshem, Loro Stajka

Kujtoj Isa Elez Ndreu, Shqiptari qe punoi aq shume per Komb

April 11, 2016 by dgreca

Ne Foto: Isa Elez Ndreut ,7 Mars 1919-9 Prill 2005/

Nga Loro STAJKA/ VA-USA/

Isa Elez Ndreu lindi ne katundin Sllove te rrethit te Peshkopise me 7 mars 1919.Shkollen fillore e kreu ne Kastriot(Kader)dhe ato te mesmet i nisi ne Liceun e Korces, i vazhdoi ne Normalen e Elbasanit dhe i kreu ne Firenze (Itali) prane Institutit Manzoni.Me 1950 u regjistrue ne degen e Drejtesise, prane Universitetit te Firences, njekohesisht u muer me fabrikimin e bijouteries,te cilen Z,Ndreu dijti t’a zhvilloje dhe ta shfrytezoje me mjetet ma moderne ket dege me randesi te industrise aq sa prodhimet e tij qeene te njoftuna ne kater anet e botes,per punimin,estetiken dhe cmimin e tyne kundra cdo konkurruesi.

Mbasi ky shkrim asht perkujtimor, do te kufizohem vetem ne veprimtarine e tije ma kryesore,nepermjet te ciles do te perpiqem me dhane nji pershkrim te shkurte per figuren e ketij Shqiptarit te Madh.Me te ndjerin Isa me njoftoj Zotni Lec Shllaku me te cillin u njofta ne NewYork.Ne ate kohe, 1962 kryesoja Organizaten Bashkimi Shqiptar ne Megrim.  Zotni Shllaku  perfaqesonte Partin Katundare qe e kryesonte Zotni Isa Ndreu. Me zotni Shllakun formuem nji miqesi mbasi e mori vesht se une ishem personi qe kishem marre me vehte, naten kur ika  per ne Jugosllavi axhen e tij Don Zef Shllakun qe ishte famullitari I katundit tim Shiroke. Me ndermjetesin e zotni Shllakut, filova nji shkembim letrash me Zotni Isan, ne te cilat shkembyem edhe mendimet.Kuptuem dhe e pame te arsyeshme se pa nji bashkim nuk mund luftojshim regjimin diktatorial qe po randonte ne vendin tone.Zotni Ndreu I bani thirrje Zotni Ndue Pjeter Gjomarkut qe atehere udhehiqte Grupin Heroizma Shqiptare qe te bashim nji bashkim, tri palet,Partija Katunmdare,Bashkimi Shqiptar ne mergim dhe Heroizma Shqiptare.Pra me inisjativen e tije u formue Tripalshi dhe Zotni Isaja u emnue kryetar I ketij grupi formue nga triparti.

Zotni Isa E. Ndreu, tuj ndjekun traditat patriotike te familjes se tij, dhe tuj ken dashamire I kultures perballoi shpenzimet per botimin e revistes Koha e Jone me qellim qe te vehen ne dukje traditat e bukura shqiptare ne boten e lire.Ai here mbas here perkrahi dhe ndihmoj botime te tjera te mergates.             Me te ndjerin Isa u pash per te paren here ne Madrid, ne mbledhjen e eksponentave politik te mergates thirrun prej Ministrit te Oborrit Z.Kolonek Hysen Selmanit per nji shkembim mendimesh rreth nji bashkpunimi politik qe u majt me 30 Qershuer deri me 4 Korrik.1972

Megjithse me korrespondence ishim njofte shume mire,ky rast me dha mundesin qe te shof edhe perseafermi shpirtin  dhe burrnine e tij.ne te pash se asht nji person qe mund I besohet,pra besnik,ne zemren e tije ishte nji deshire I madhe per te pam nji Shqipni te lire.Ai kerkonte shume mateper prej vedit se prej te tjerve. Ishte I drejt,por edhe I vendosun se kishte kurajon civile me I thane te bardhes e bardh e te zezes e zeze , dhe kishte neveri nga fjalet shurdhuese . Per bujari shumica e kohtarve te tij e dijn se ai nuk u kursye  per nevojtaret as per shoqni aqe ma pak per qeshtje kombtare.Keto veti i kishte fitue nga jeta familjare patriarkale e vecanarisht prej prindve te tij qe asht njoft dera e madhe e patriotizmit Shqiptar Shtepija e Elez Isuf Ndreut.                                                                                                                                             Ne Madrid vendosme qe mbranda nji kohe te shkurte te shpallemi te bashkuen ne nji parti.

Ne Madrid kje vendose qe te bahet edhe nji mbledhje si vazhdim I saje e kjo u realizue me daten 23-26 Nanduer 1972 .ne New York.Ne diten e pare bisedimet nuk shkuen si duhet,por urtija dhe burrnija e te ndjerit Isa Elez Ndreut shpetoi situaten tuj propozue qe :”biseda e asaje dite te ndalohet qe te mendohet mire se sa dam I bajme vedit me kesi lloj kerkesash, e te mblidhemi neser perseri”.Edhe une I shtova pake fjale. Mbas mbledhjes me Isan vendosme qe,te nesermen, ne mbledhje te  shpallim bashkimin e Partise Katundere dhe te Organizates Bashkimit Shqiptar ne megrim, ne nji parti me emnin Bashkimi Demokrat Shqiptar.Edhe ketu shifet urtija dhe dashnija qe ai kishte per Shqipnine.Nuk kerkoj ne asnji mendyre qe partija e re tu thirrte Partija katundare.Kurr nuk e ndjeva tuj thane se me takon mue ,si u perdorte ose kohe prej disave, edhe kryesin e parties po sa te formueme nuk deshi ta marre mbi vehte se nuk synonte kurr me dale me krye te nji vepre ,per te ishte mjaft qe te bahet dicka per lirimin e Shqipnise nga diktatura komuniste.Edhe se kishte kalue nji kohe e gjate larg vendit te lindjes ai  edukaten qe kish pase prej  prindve te tij,ne Kuvendin e Pare te Bashkimit Demokrat qe u mbajt ne Firenze, ne fjalen qe mbajti ne darken e shtrueme per miq e perfundoj me keta fjale:”Na ju urojme mbas tradites sone te bukur: Buke,  Krype dhe Zemer e konsideroni vedin si ne shtepin tuej”.

Isa Elez Ndreu ishte edhe tejpas .menduem qe te mbajme kongresin e trete ne mergim,por Isaja tuj pam se si po u zhivlloshin punet ne bllokun komunist propozoj qe te pritet per do kohe dhe kongres ta bajme ne shqipnine e lire. Dhe ashtu u veprue.me daten 22-23 Marc 1994 u mbajt Kongresi I Trete I Bashkimit Demokrat Shqiptar ne Tirane.Per ate kongres nuk kursei kurgja e jo vetem per kongres,por nuk u kursye me ndihmue ku shifte se asht e nevojshme,qytet dhe fshat .Edhe se ne moshe punoi vazhdimisht qe ai kongres te dale me sukses se gjithmone besonte ne forcen e brezave te ardhshem.Dorzuem mundin e sa vjetve,me shprese qe ata te vazhdojne pa ndryeshue qellimin e Partise Bashkimi Demkrat Shqiptar,por pa kalue shume  kohe ai e kuptoj se asht shume veshtire me ndrue institutin per pa ndrue ndergjegjen e njeriut. Komunizmi I kishte shti rrajet shume thedhe edhe aty ku nuk u mendonte.Se fundi me tha :”Loro do baj cmos, e nuk do te kurrsehem,ne menmdyre qe te shof  nji Shqipni te lire.

Ndersa pijshim nji kafe ne Tirane nji prej vendit te tij  I tha familja e jote ka bam shume per Diber e Shqipni Pergjegja e Isas kje:”NUk kan bam mrekulli,ata kan bam nji detyre qe cdo njeni duhet ta baje per vend te vet’. Nderroi jete ne Firence me 9- Prill- 2005,por per shume qe paten fatin ta njofin afersisht ate Shqiptar  te ndershem, me bese ndere e burrni, qendron edhe sot ne mendje e zemer te tyne se nuk  kursej kurgja per vendin e vet Shqipnin.

Filed Under: Komente Tagged With: aq shume, Kujtoj Isa Elez Ndreu, Loro Stajka, per Komb, Shqiptari qe punoi

PSE REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NË RRUGË TË GABUAR

January 17, 2016 by dgreca

LETËR PUBLIKE DREJTUESVE TË POLITIKËS DHE TË SHTETIT SHQIPTAR/
NGA LORO STAJKA-SHBA/
Duke uruar që ta keni të sinqertë dëshirën për të bërë shtet dhe nuk ju mungon partiotizmi, ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre të hapur. Quhem Loro Stajka,jam nga Shiroka, jetoj prej ma shumë se 50 vjet me familjen time në SHBA, por ndjek me vëmendje zhvillimet e politikës në Shqipëri. Lidhur me dështimin e marrëveshjes ndërmjet PS dhe PD për problemin e reformës në drejtësi, gazeta Shqiptare dhe gazeta Shqip e dates 16 Janar 2016 ka publikuar mendimin e z. Pandeli Majko, që mbështet mendimin e Kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen nëpërmjet referendumit. Në pamje të parë kjo duket shumë mirë por thelbi i problemit dhe i kundërshtimeve duket se është të mbrohet me çdo kusht korrupsioni pushtetar. Në rradhë të parë i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, zotit Pandeli Majko dhe të gjithë drejtuesve të politikës dhe të shtetit Shqiptar, për të ju thënë troç se si të majtë dhe të djathtë po nuk korigjuat gabimet me pronat, jeni ju që po shkatëroni Shqipërinë. Ju keni 25 vjet që po flisni për drejtësi, për të drejta të njeriut, për Kushtetutë dhe shtet ligjor por jeni në rrugë të gabuar. Ju nuk keni vullnetin ti analizoni mendimet nga populli dhe kufizoni lirinë e medias. Unë jam i djathtë, por me konceptet perendimore. Ishte regjimi i diktaturës ai që më detyroi të arratisem nga vendi im dhe për këtë, pa gjyq dhe vetëm me urdhër të Komitetit të partisë më kanë sekuestruar shtëpinë në Shirokë dhe oborin rreth shtëpisë, por i atillë ishte ai sistem. Por nuk mund te justifikoj pse ky mentalitet antikombtar vazhdon edhe sot e kesaj dite
Jam i interesuar veçanërisht për problemin e pronave të konfiskuara nga diktatura që pas vitit 1991, pasqyrojnë anarki postkomuniste, shumë ma të damshme dhe antisociale se konfiskimi komuniste që për 25 vjet po rëndon mbi familjen time dhe për shumë familje të tjera shqiptare. Si mund të flisni për demokraci ju deputetët që keni 25 vjet që nuk doni ta zgjidhni problemin e pronës. E keqja eshte se pas vitit 1991, ju deputetët që populli ju ka votuar për të drejtuar Shtetin, po vazhdoni në po atë mentalitet të gabuar dhe po bëni punën e agjensive antishqiptare, po shkatërroni themelet e shtetit, njëlloj si specialistët që dërgoi Jugosllavia për ta sabotuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare . Çfarë emri ka sistemi që ju keni krijuar në këto 25 vjet kur Shteti nuk zbaton kushtetutën, kur gjykata nuk zbaton as ligj e as Kushtetutë . Nuk e kuptoj pse unë duhet të baj gjyq për të rimarrë posedimin e pronës që ma ka grabit Shteti, pse u dashka që gjykata të marri vendimin për të kthyer pronën time, kur shteti i ka të gjitha dokumentat se çfarë më kanë sekuestruar pa vendim gjyqi. Mjafton që të analizoni vendimin e Gjykatës Shkodër ku gjyqtari që duhet të japi drejtësi sipas ligjit, në kundërshtim me sa përcaktohet qartë në dokumentin e sekuestrimit, në Vendimin në emër të Drejtësisë dhe Shtetit ma kthen shtëpinë por nuk ma kthen oborrin për rreth saj. Avokati im mbrojtës në ujdi me gjyqtarin, ka heshtur dhe nuk e ka kundërshtuar vendimin, sikur nuk din me i lexu dokumentat. Këtë allishverish dhe absurditet ku gjyqtari e ka formuluar vendimet sipas porosive që ka marrë, unë e kam kap me vonesë pasi jetoj kryesisht në SHBA. Kështu mua më duhet një elikopter per të hyre në shtëpi nga çatia kur të kthehem në Shtëpi, ose të strehohem persëri në hotele. Por ju pyes A ka filtra per këta gjyqtarë që abuzojnë në mënyrë kaq flagrante ? Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit i kam shkruar disa herë për problemin e pronës time, por ata nuk kanë vepruar. Në këto kushte ju pyes publikisht: A mund të flitet për drejtësi atje ku gjyqtari dhe avokati mbrojtës i lexojnë keq dokumentat dhe nuk zbatojnë ligjin. Në Shqipëri ka shumë njerëz të ndershëm në të gjitha nivelet e jetës, por ata kanë frikë të flasin se i heqin nga puna. Këtë e kuptoj dhe më vjen keq për disa nga kryeredaktorët e gazetave, që kanë frikë ti botojnë shkrimet kritike që ju kam nis. Po nuk ja nisët me pronën e grabitun, ju jeni të dështuar dhe nuk mund të flisni për reformë në drejtësi sepse sistemi vetëm emrin ka drejtësi sepse brendine e ka horrllek, që mbron kastën e politikanëve që pasunohen me allishverishe dhe abuzime.
Për ju që drejtoni shtetin Shqiptar, si dhe për ambasadorët e BE, të Gjermanisë dhe SHBA që përpiqen të ndihmojnë, Unë si qytetar i thjeshtë, që mendoj si shqiptar për të mirën e vendit dhe të popullit tim, ju adresoj këtë kërkesë publike, duke theksuar se nëse doni zgjidhjen e problemit të pronës, vizitoni faqen e internetit të pronarëve, ku do të gjeni letrat e shumë pronarëve të tjerë dhe ma me randësi aty do të gjeni edhe zgjidhjen që ju ka ofruar Shoqata Pronësi me Drejtësi. Gjej rastin të falenderoj ata intelektuale shqiptarë që kanë hapur faqen e internetit të Shoqatës www.defendingproperty.com ku gjej shumë informacion. Kjo faqe interneti sqaron ma së miri çdo drejtues shteti dhe çdo politikan që kërkon të punojë për të mirën e demokracisë, të popullit dhe vendit të tij.
Po përsëris disa gazetarë që theksojnë se burim i të gjitha të këqijave për popullin janë deputetët që pas vitit 1991 miratuan për pronat ligje antikushtetuese dhe nuk po reagojnë për ti korigjuar ato edhe kur zgjidhja ju jepet e gatëshme. Mendoj se ju të majtët keni gabuar rendë duke kaluar çdo kufi në dhjetor 2015, kur miratuat ligjin për pronat duke pretenduar se me atë ligj do zgjdhet përfundimisht problemi i pronës. Ata që e kanë përgatit këtë ligj, kërkojnë të justifikojnë të gjitha veprimet e paligjëshme të Shtetit dhe të individëve për 25 vjet. Kjo është jo vetëm antidemokratike por hellësisht antinjerëzore dhe antishqiptare dhe pasojat bien mbi popullin. Ju e keni deklaruar me gojën tuaj në Kuvend se shqiptarët janë në konflikt me njëri tjetrin dhe vriten me njëri tjetrin për pronën. Ju lutem ta deklaroni sa është numuri i saktë i të vrarëve dhe kur do marri fund vëllavrasja dhe ky genocid. Mua më çudit fakti se si ju arrini ta mashtroni edhe opinionin ndërkombëtar. Ju të majtë a të djathtë nuk mund të keni sukses për reformën në drejtësi nëse nuk analizoni kërkesat e kushtetutës dhe propozimin ose alternativeën e pronarëve për problemin e ligjit të pronës. Me siguri që për ambassadorët është absurde kur Kuvendi shkel Kushtetutën, duke miratuar ligj që në vend të kthimit fizik të pronës së grabitur, pronarit të ligjshëm i kthehet fizikisht ndonjë pjesë brenda pronës së tij të njohur, përkundrejt disa formulave mashtruese, ndërsa pronën e tij e trajtojnë dhe e perfitojne ata deputetë që u futën në politikë për tu pasuruar. Nëse doni të bëni një veprim efektiv për dekriminalizimin e Kuvendit dhe pastaj të shtetit duhet të filloni me pronën tek i zoti, se kjo është themeli i shtetit dhe i demokracisë. Për sa kohë Kuvendi nuk bën një ligj me të cilin Shteti kthen pronën e grabitur tek i zoti, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, por vjedhje prej klaneve që sigurojnë pushtetin. Ju po përdorni fjalët legalizim, zona informale, ndërtime informale etj. Raste të veçanta mund të ketë por kur ato inkludohen nënë ligje dhe vendime qeverie, kjo asht nji nga mënyrat për vjedhje të mbrojtur me ligj. Në këto 25 vjet ju vetëm sa keni ndryshuar fasadën por me pronën e keni perkeqësu thelbin e sistemit sllavokumunist. Tradhëtia dhe prona nuk falen për interesa të politikanëve. Nuk e njoh personin por jam i bindur se drejtori i ALUIZNit Artan Lame, kur firmos dhe legalizon ndërtimet pa leje të bëra në tokën e tjetrit, e kupton se çfarë dertyre po kryen. Ai e kupton shumë mirë se çfarë Agjensie po drejton dhe se çfarë njolle i vendos fytyrës dhe familjes së tij, me këtë veprimtari që shkel çdo nen të Kushteturës. Mendoj se dorëheqja dhe arsyetimi publik i tij, mund ta shlyente dhe lehtësonte diçka nga barra që ka. Eshtë turp dhe nuk mund të ketë demokraci kur Shteti favorizon shkelësin e ligjit. Në mbyllje ju kujtoj se Mark Twain ka thanë “No man’s life, liberty, or property is safe while the legislature is in session”.. Por këto 25 vjet ju me bindjet tuaja të gabume po bani mbi atë popull, atë që nuk e ka ba asnji armik i tij.
Besoj në kthjellimin tuaj, për respektin dhe detyrimin për të zbatuar Kushtetutën.
Me respekt
Loro Stajka

Filed Under: Analiza Tagged With: eshte ne rruge te gabuar, ja pse reforma, Loro Stajka

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT