Presidenti Nishani nderon me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” katër ish-të burgosur, përfaqësues të revoltës në Burgun e Spaçit/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi zotin Demir Pojani, zotin Bashkim Fishta, zotin Luan Burimi dhe zotin Bedri Çoku me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” me motivacionin: “Për kontributin, trimërinë dhe sakrificën e madhe dhënë në kërkim të respektimit të lirive të njeriut, nëpërmjet një prej revoltave më të mëdha ndaj regjimit komunist’’. Duke vlerësuar lart rezistencën e të gjithë të burgosurve që vuajtën persekutimin në Burgun e Spaçit si dhe kurajon e trimërinë e të gjithë atyre që me dinjitet të lartë njerëzor ngritën krye, Kreu i Shtetit theksoi se revolta e tyre do të mbetet gjithmonë simboli i spikatur i anti-komunizmit nëShqipëri, simboli i rezistencës ndaj shtypjes, i rezistencës ndaj krimit shtetëror, simbol i mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, dhe aspiratave të një kombi për liri.