
Kreu i Shoqatës ‘’Vatra’’, z. Elmi Berisha gjatë nderimit të tij me titullin ‘’Honoris Causa’’ në Universitetin ‘’Luarasi’’ e ka cilësuar marrëveshjen Kosovë- Serbi në Uashington si historike për shqiptarët. Sipas tij ajo betonoi marrëdheniet e mira historike mes shqiptarëve dhe Amerikës ndër vite tashmë, edhe pse disa analistë apo liderë e shohin ndryshe.


z.Berisha gjithashtu theksoi se për shqiptarët, dy kanë qenë shtyllat që i kanë hapur rrugën drejt perëndimit, Nënë Tereza dhe fryma e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

”Kam dëshirë të diskutoj për situatën që mbretëron tek shqiptarët, në Shqipëri dhe Diasporë. Vatra është formuar 3 muaj para formimit të shtetit shqiptar. Një gjë është e qartë, atëhere ku është dashur më shumë të flitet për shqiptarët, Fan Noli kur Shqipëria ishte në telashe, dhe ndahej nga vendet që na rrethonin, dhe na rrethojnë edhe sot, disa prej tyre negative ndaj nesh. Fan Noli iu lut Uilsonit ta shpëtojë Shqipërinë nga ndarja. Për ju këto punë dhe procese ka marrë kohë dhe ishin të vështira edhe gjatë monizmit. Shqiptarët nuk i ndal asnjëherë, por kanë konsideruar të ardhmen së bashku dhe të lirë në procese demokratike.
Më e mira është periudha 1990 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo lidhet edhe më të tjera, si Kosova, dhe negativiteti pse të rinjtë dhe të rejat, intelektualiteti është larguar nga Kosova. Shihet qartë që ka qenë një dhuratë nga zoti, pasi ata njerëz që ikën nga Shqipëria dhe lanë Shqipërinë, të njëjtit njerëz kontribuan që Shqipëria mos ndahet dhe mos fundoset. E njëjta dhe në vitet ’90, me Kosovën. Këta njerëz u organizuan dhe krijuan një lobim që se kishte parë ndonjëherë historia. Në vitet ’90, vullkani dhe atomi, nisën dhe sollën lirinë e Kosovs. Falë vullnetit të mërgatës dhe diasporës shqiptare. Këtu ka ndikuar filozofia e Presidentit Ibrahim Rugova. E gëzoi Kosovën. E vuri e tregoi dritën në fund të tunelit me origjinën e vërtetë të shqiptarëve. Kombi shqiptar s’ka qenë kurrë më në pozitë të mirë për bashkim dhe kjo edhe falë marrëdhënieve vëllazërore me SHBA.
Nënshkrimi i marrëveshjes së Kosovës në Uashington, kam pasur fatin të punoj me senatorin amerikan, madje një hero shqiptar, pasi ka kontribuar për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët në vitet ’90 bënë punë të madhe për lobim në funksion të çështjes kombëtare. Rruga e fuqishme e kolosit, rugoviste, me qëndrimet e saj dhe një gjë tjetër që erdhi nga i madhi zot ishte puna dhe vepra shpirtërore që doli për herë të parë, erdhi e shenjta jonë Nënë Tereza. Qëndrimet e saj karshi botës, fuqia e madhe rugoviste, kanë qenë dy shtyllat më të mëdha që i kanë hapur rrugën shqiptarëve drejt Perëndimit.”- tha z.Berisha.
***
Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Honoris Causa” kreut të “Vatrës”, Et’hem Ruka jep lajmin: Elmi Berisha ka pranuar të jetë pedagog i jashtëm
Teksa vlerësoi përpjekjet e mëdha të Berishës dhe “Vatrës” për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në SHBA, e kudo në botë, Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka, dha lajmin se Elmi Berisha ka pranuar të jetë pedagog i jashtë i këtij universiteti.
“Z. Berisha ka punuar për vite me radhë dhe ka qenë përfaqësues si këshilltar për Ballkanin. Karriera e tij në SHBA është fantastike. I larguar nga Kosova në moshë madhore, arrin të bëj një karrierë të shkëlqyer dhe të prezantohet si aktivist në SHBA. Të gjithë e njohin “Vatrën” e famshme në SHBA, që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.
Ka mbrojtur interesat e shqiptarëve në momente tragjike të kombit tonë, veçanërisht kur Shqipëria rrezikonte të copëtohej. Në SHBA ka pasur shoqata të ndryshme, por mungonte koordinimi dhe kjo është ajo mendja e ndritur e Fan Nolit, Konicës, etj, që formuan “Vatrën” më 1912, që nuk ka reshtur së punuari deri më sot. Vazhdon të punojë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, për të mbrojtur Shqipërinë.
Para disa muajsh pata fatin të shkëmbeja disa email-e me Berishën, sepse dëshira jonë ishte që ai të ishte pedagog i jashtëm në Universitetin tonë. Ai e ka pranuar këtë ftesë dhe ky është një shans i madh për Universitetin tonë, për ta çuar atë përpara. Ne duam t’i forcojmë marrëdhëniet me universitetet ndërkombëtare”, tha Ruka.




Nga ARTUR AJAZI/Duket si një ritual i zi, si një revansh që nuk ka forcë ta ndalë, dhe kjo është ajo që ka nisur të ndodhë me simbolet dhe bustet që na kujtojnë ne heronjtë dhe historinë kombëtare. Dhunohen emra rrugësh, buste heronjsh, vende të shenjta, dhe askush nuk flet, askush nuk ngrihet dhe të kërkojë arsyen e kësaj përdhosje të vlerave tona historike që po synojnë zhdukjen e identitetit tonë si komb. Kjo gjë ka ndodhur edhe në një fshat të vogël në juglindje në Kolonjë, në fshatin Luaras, ku duart të zeza kanë dhunuar dhe shkatërruar jo vetëm bustin e rilindasit martir Petro Nini por edhe shkollën e fshatit. I ndodhur rreth 2 orë e gjysëm larg qytetit të Ersekës, fshati ku lindi u rrit dhe mbylli sytë pas helmimit nga qarqet antishqiptare greke, rilindasi i madh i gjuhës dhe shkronjave shqipe Petro Nini, fshati Luaras, të shfaqet para syve me gjithë madhështinë dhe emrin e madh, të paharruar për gjithë brezat e shqipëtarëve. Duke marrë njëherësh mbiemrin e fshatit, i ardhur nga një familje e nderuar, Petro Nini, ky luftëtar dhe kolloz i paepur i gjuhës dhe shkronjave shqipe, qysh në vogëli do të shfaqej si një krijesë e inteligjente, kurajoze, dhe shumë patriot, duke përqafuar leteraturën e kohës, rrëfenjat e paraardhësve të tij por edhe të bashkohësve duke nisur qysh në moshën 18 vjeçare misionin e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës së të parëve. Petro Nini Luarasi, vinte nga një familje e hershme nga i njëjti fshat, që asokohe kishte mbi 350 shtëpi. Rilindasi shumë shpejt do të rradhitej në armatën e emrave të shquar që po mbronin me jetën dhe gjakun e tyre gjuhën shqipe, nga sulmet dhe skenarët e asokohe të kishës Orthodokse Greke, por edhe hordhive turke. Petro Nini Luarasi, lindi si pishtar dhe u bë legjendë e gjuhës shqipe dhe mbeti i tillë. Deri para viteve ’90 fshati Luaras, qyteti i Ersekës (por edhe Tirana me gjimnazin e saj të famshëm) kishin një shkollë me emrin e Petro Ninit, duke marrë vendin që i takonte në historinë e themeluesve të gjuhës shipe. Ai sot renditet tek “Martirët e Gjuhës Shqipe”. Ishin pikërisht ata që u vranë, helmuan dhe syrgjynosën, në përpjekjet e tyre shekullore për të mbrojtur gjuhën shqipe, për ta shpëtuar atë nga shpërbërja. Në fshatin Luaras, deri në vitin 1993, ekzistonte një shkollë, një shtëpi muze dhe një bust i rilindasit të madh Petro Nini Luarasi, duke vendosur kështu emrin dhe veprën e tij në piedestalin e duhur të heronjve të kombit. Ardhja e tranzicionit, ndryshimi i sistemeve, aspak nuk kishte si qëllim ndryshimin e emrave, shembjen e busteve të rilindasve, të cilët kanë meritën e madhe të shpëtimit të gjuhës shqipe. Dhunimi i tyre ka ndodhur pikërisht pas braktisjes së fshatrave, nga qarqet antishqiptare dhe papërgjegjshmëria e drejtuesve të Arsimit në rrethin e Kolonjës në vite. Janë pikërisht këta të fundit që me “pakujdesinë” e qëllimshme e kanë katandisur sot fshatin e Petro Nini Luarasit, në gërrmadhë, dhe pa shkollë. Atje sot nuk ka shkollë, pasi ajo është rrënuar, busti i rilindasit shtë thyer nga “duart e padukshëm”, dhe kjo ka ndodhur gjatë vitit të zi 1997, nga segmente antishqipëtare me prapavijë greke. Krahina dhe sidomos fshati Luaras, ka qenë shembull i mbarëvajtjes dhe tolerancës fetare, por si për habi atje kanë nisur të “mbijnë” kishëza orthodokse, duke patur ndoshta si qëllim edhe fshirjen nga faqja e dheut e simboleve të historisë së Luarasit, fshatit që i dha kombit dhe historisë tij Petro Ninin. Interesimit pranë ZAZ vazhdimisht nga banorët e paktë të Luarasit, zyrtarët në Ersekë i janë përgjigjur se “atje nuk kanë mbetur më familje, nuk ka çfarë duhet shkolla”. Por asnjë përgjigje për bustin e thyer të Petro Ninit, për shkollën e rrënuar, për muzeun e shkatërruar. Kjo padyshim nuk është arsye për ta lënë Luarasin pa mësues, apo më keq me një mësuese e cila mbledh nja 12-13 fëmijë të moshave të ndryshme duke u bërë atyre jo mësim por gallatë, e duke i lënë analfabetë për gjithë jetën. Situata dramatike në Luaras, në fshatin e Petro Ninit, duhet të shqetësojë gjithë zyrtarët vendorë në Kolonjë, Bashkinë, ZAZ, dhe qeverinë pasi atje janë dhunuar vlerat e kombit dhe simbolet e gjuhës shqipe. Banorët e Luarasit shprehen se “fakti që shteti prej 27 vitesh nuk merr masa për të ringritur vlerat e rilindasit të madh Petro Nini, tregon për një dorë të kujdesshme dhe dashakeqëse që shënjestrën e kanë diku larg, për të krijuar vatra harrese ndaj figurave të tilla me përmasa gjigande, por ne nuk i kemi harruar dhe nuk do ti harrojmë patriotët e fshatit por edhe krahinës së Kolonjës, ata janë në memorjen e kombit”. Mbetet detyrë e qeverisë, të kthejë sytë nga vlerat e shkelura, nga ringritja e respektimi i figurave kombëtare që i dhanë kontribute madje edhe jetën e tyre gjuhës së bukur shqipe.