PRISHTINË, 29 Korrik 2016/ Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë bashkëpunimin në kuadër të axhendës evropiane./ Një delegacion nga qeveria e Republikes së Maqedonisë, udhëhequr nga Arber Ademi, zëvendëskryeministër përgjegjës për integrim evropian, ku ishin edhe Shiret Elezi, binistre e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkim Ahmeti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Kosovë takuan zëvendësministrin e Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe zëvendësministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësionor, Ferat Shala.