• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTAR , UNIFIKIMI I KËRKESAVE

March 21, 2018 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTARO – AMERKAN TË VOTOJË NË BLLOK, ME KËRKESA TË UNFIKUARA/

1 Marku KomunitetiNGA ESAD GJONBALAJ/

New York 20 Mars 2018- Komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë më shume po faktorizon vetveten dhe rolin e ti në institucionet e shtet Amerikan. Edhe takimi i mbrëmshëm i komunitetit, i pari kësaj natyre, kishte si qëllim që votuesi shqiptarët të votojnë të organizuar dhe ne formë blloku, dhe në këtë mënyrë kërkesat dhe interesat tona si komunitet të jetësohen përmes faktorizimit si votues.2-3

Kështu së shpejt do të ndërmerren dhe implementohen nisma të kësaj natyre ne koordinim dhe bashkërendim me zt Mark Gjonaj si zyrtar i lart i qytetit te New Yorkut dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si tërësi, me shoqatat dhe aktivistet  e shumet që ka komuniteti i ynë. Kontribut ne këtë aspekt mund te dhuroj çdo shqiptar duke u regjistruar si votues e pastaj duke  Votuar në koordinim me kërkesat e komunitet ku edhe përfitimet nëse votojmë si komunitet i organizuar  e jo si individ do të jenë te shumta për të mirën e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nga takimi qe u mbajt mbrëma ne ambiente e Royal Regency Hotel, Yonkers NY me pjesëmarrje të zgjeruar nen udhëheqjen e Mark Gjonaj ne formë bashkëbisedimi që të gjithë u dakorduan që do japin kontributin e tyre maksimal në këtë aspekt sepse janë pjekur kushtet që të veprojmë si komunitet i organizuar në proceset zgjedhore duke ditur se potencialet tona janë të shumta.

Filed Under: Featured Tagged With: bllok, Esad Gjonbalaj, kerkesa, komuniteti shqiptar, Mark Gjonaj

VATRANËT NË DARKËN E 10 VJETORIT

February 19, 2018 by dgreca

2 Yllka drit

VATRANËT NË DARKËN E 10 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NJU JORK-ME PJESMARRJEN E KOMUNITETIT SHQIPTAR NEN DREJTIMIN E KESHILLTARIT MARK GJONAJ/*

Në darkën solemne me më shumë se 700 pjesmarrës, që u organizua nga Komuniteti shqiptar i Nju Jork-ut i bashkuar rreth Këshilltarit të Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, morën pjesë rreth 150 vatranë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kënektikat.
Sic e kanë zakon vatranët përgjatë të gjithë historisë 105 vjecare së bashku me familjet e tyre u bënë pjesë e kësaj feste. Falenderime te vecante për të gjithë ata vatranë që u bashkuan në këtë darkë festive që i kushtohej përvjetorit të 10-të pavarësisë së Kosovës. Një falenderim të veçantë Familjes Mrnaçaj, së cilës i printe Marash Mrnacaj, që në simbolikë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kishte vënë një kapele me stemën e UÇK-së,… tre breza të kësaj familjeje ishin të pranishëm në këtë festë. Me vatranët ishin bashkuar edhe familja Çabej, studiuesi i pasionuar Nelson R Çabej me zonjën Nikoleta, me Familjen Aliko, Familja Brogi e Lleshi me miqtë e tyre nga Nju Xhersi.
Falenderime për të gjithë vatranët që iu bashkuan kësaj ngjarje, ndërkohë që u kujtojmë të zgjedhurëve në strukturat e vatrës, si dhe anëtarësisë së Vatrës, se në veprimtari të organizuara nga federata VATRA duhet të kontribuojnë të gjithë, së bashku me pjesmarrje të tyre dhe familjeve.
***
Me duartrokitje u prit përshëndetja në emër të vatranëve dhe të gjithë organizatave të komunitetit, e kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto. Është nder, tha z. Mishto, që në emër të komunitetit shqiptar, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, organizimit më të hershëm të shqiptarëve të Amerikës, që prej105 vitesh, t’ju uroj për festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është rrugë e gjatë e shqiptarëve të Kosovës deri në pavarësi; është derdhur shumë gjak, janë bërë shumë sakrifica, për të ardhur deri tek dita e Pavarësisë, tha Mishto..
Ta gëzojmë festën e Pavarësisë, ka uruar Kryetari i Vatrës.
Më pas z. Mishto ka paraqitur para publikut kapitenen Yllka Cana, e cila u prit me duartrokitje. Tek e prezantoi ushtaraken që ka arritë suksese në ushtrinë amerikane, z. Mishto tha se kapitenia ka arritur të shënojë një rrugë të shkëlqyer suksesi në radhët e ushtrisë amerikane.Ajo u lind dhe e kaloi fëmijërinë në Kosovë. U largua nga vendlindja kur ishte vetëm 10 vjeçe. Deri në moshën 15 vjeçe u rrit dhe u edukua në Pensilvani. Pikërisht në këtë moshë ajo iu bashkua Programit të Trajnimit të Ushtrisë. Yllka u diplomua në Shkencat Politike dhe Sigurinë Kombëtare në Universitetin DeSales dhe Sigurinë Kombëtare, si dhe në Universitetin Lehigh, u diplomua në Shkencat Ushtarake.
Pas Diplomimit në vitin 2011, ajo kishte fituar graden Toger i Dytë, ndërkohë që u promovua Togere e Parë në vitin 2013 gjatë vendosjes së saj në Operacionet Paqeruajtëse në Ballkan.
Yllka Cana ka shërbyer në Kore dhe është përzgjedhur për të udhëhequr operacionet gjatë misionit të KFOR-it në Kosovë, vendin që e pat lënë kur ishte 10 vjecare.
Kapitenia Yllka Cana aktualisht është e vendosur në Shtabin e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Ajo u gradua Kapitene pas vitit të saj të parë dhe tani është zyrtare në ngarkim të Operacioneve Strategjike në të gjithë Evropën.
Kapitenes Yllka Cana është dekoruar me medaljen e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm, me Medaljen e Lavdërimit të Ushtrisë, Medaljen e Arritjes së Ushtrisë, Medaljen e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes dhe shumë medalje të tjera.
Z. Mishto në fund të prezantimit tha se duke ju prezantuar Kapitenen Shqiptare Yllka Cana, shpresoj se ajo do të jetë e para Gjenerale në ushtrinë amerikane.
Vetë oficeria shqiptare ka bërë një përshkrim emocionues rrugëtimit të suksesshëm të jetës dhe karrierës së saj.(dg-Fotografite i gjueni ne Facebook)

 

Filed Under: Featured Tagged With: 10 Vjetori i Pavaresise, dalip greca, Kosove, Mark Gjonaj, Vatra

Mark Gjonaj, Betimi dhe Flamuri Kombëtar

January 23, 2018 by dgreca

2 Marku

keze1Mark Gjonaj dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar në betimin e tij si Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut/

Nga Keze Kozeta Zylo/IMG_2514

Nuk është hera e parë që Mark Gjonaj mbledh shqiptarët e Diasporës bashkë në auditoret amerikane, por ato që do të mbahen mend dhe lenë gjurmën e ndritur në historinë tonë kombëtare janë dy betimet e tij, e para si Ansambleist i Shtetit të Nju Jorkut dhe e dyta si anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut.  

Qindra shqiptarë dhe amerikanë mbushën auditoriumin në Herbert H.Lehman Eduacational Campus për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të z.Mark Gjonaj si këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut.  

Çdo shqiptar dhe amerikan ndihej tejet krenar për z.Mark Gjonaj, sespse Mark Gjonaj ka ditur të fitoj zemrën e zgjedhësve të tij, por jo vetëm.  Mark Gjonaj është një politikan i thjeshtë dhe plot kulturë, komunikues me të gjitha nivelet si dhe një punëtor i jashtëzakonshëm. Të gjitha këto vlerësime u dëgjuan nga goja e zgjedhësve që ndalonin dhe flisnin para kamerave.  Amerikanja Karen Siegel, një grua e moshuar fisnike me një kapele të bukur në kokë ndaloi me shumë delikatesë pranë TV “Alba Life” dhe tha: “Unë e dua Mark Gjonaj, ai është gjithmonë pranë të moshuarve, puna e tij e jashtëzakonshme nuk njeh kohë”…

Në këtë ceremoni ishin të ftuara Ambasadorja e Shqipërisë në Washington Floreta Faber, Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku të cilat ishin në podium, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork Teuta Sahatqija, Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare dhe Ambasadori i Malit të Zi.

Moderatorja e ceremonisë ishte znj.Lisa Sorin.  

Imami i qendrës Islamike shqiptaro amerikane Edin Gjoni bekoi hapjen e ceremonisë së inagurimit.  Nxënësit e shkollës së mesme Herbert Lehman interpretuan Hymnin Kombëtar Amerikan ndërsa Hymnin Kombëtar Shqiptar e këndoi Jessica Raja.  Me emocion dhe respekt të ve ç antë u prit në sallë hyrja e skuadrës me ngjyrë blu të cilët mbanin në duar flamujt e Kombit Amerikan, të Nju Jorkut etj si dhe Flamurin e  Kombit Shqiptar.

Personalitete të larta të politikës amerikane si senatori Jeff Klein, Markos Crespo, ansmambleistë të shtetit të Nju Jorkut, avokatë,  miq të afërt të z.Mark Gjonaj i uruan me fjalë miradie për detyrën e re dhe me besim të plotë se ai do të vazhdonte punën plot sukses.  

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington lexoi përshëndetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku lexoi përshëndetjen e presidentit të Kosovës z.Hashim Tha ç i dhe të kryeministrit z.Ramush Haradinaj.

Me duartrokitje të nxehta u shoqërua familja e z.Mark Gjonaj si bashkëshortja e tij fisnike znj.Roberta dhe dy djemtë e tyre kur u ngjitën në skenë për të shoqëruar betimin e tij.  Sipas traditës amerikane betimi i politikaneve të lartë bëhet duke vendosur dorën mbi librin e shenjtë, Biblën.  Gjykatësja Llinet Rosado, anëtare e Gjykatës së lartë të shtetit të Nju Jorkut performoi ceremoninë e betimit.

Përshëndetja e z.Mark Gjonaj ishte me përulje për zgjedhësit, me falënderime për shqiptaro amerikanët dhe me besimin e madh tek Zoti.  Ai premtoi se do të vazhdojë të ndihmojë të gjithë qytetarët duke e shtuar dhe më shumë besimin e tyre.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Betimi, Flamuri Kombetar, Keze Zylo, Mark Gjonaj

BETIMI I KËSHILLTARIT MARK GJONAJ

January 22, 2018 by dgreca

2 MarkuBETIMI I KËSHILLTARIT MARK GJONAJ, NJË CEREMONI EMOCIONUESE QE NA BEN KRENARE/1 Te gjithe

Ka qenë një ceremoni model dhe e mbushur me emocione inaugurimi dhe betimi i z. Mark Gjonaj të dielën, 21 Janar 2018, në orën 1 pasdite, e organizuar në auditorin e Herbert H. Lehman Educational Campus në E. Tremont, në Bronx. Shqiptarët ishin të parët që nisën të plotësonin formularët e prezencës dhe ishin po ata që i dhanë kolorit kombëtar ceremonisë. Natyrisht të gjithë jemi ndjerë krenarë me përfaqësuesin tonë,Mark Gjonaj, i cili pas dy mandatesh të sukseshëm si ansambleist i shtetit të Nju jork-ut, tash do të na përfaqësoi edhe në Këshillin bashkiak të metropolit njujorkez. Edhe këtu është i pari shqiptar…
U përmend shpesh nga moderatorja Lisa Sorin, por edhe folësit, kolegët e Markut, kongresistë e senatorë të Nju Jork-ut, shprehja:”Për të parën herë një shqiptar në ………”. Urojmë që të mos i jetë i vetmi.
Në Amerikë të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të komuniteteve në ceremoni të tilla u respektohet Kombi nga vijnë, simbolet kombëtare, Flamuri, traditat dhe kultura. Të gjitha këto ishin me shumicë SHQIPTARE në ceremoninë e Mark Gjonajt: Prezenca e përfaqësuesëve tanë në podiumin drejtues të ceremonisë: Dy klerikët e nderuar, famullitari Dom Pjetër Popaj i Kishës Zoja e Shkodrës dhe Imami Edin Gjonaj i Qendrës Islame në Queens, NY;prezenca dhe përshëndetja e përcjellja e mesazheve të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, i Presidentit të Kosovës, nga ambasadoret shqiptare dhe asaj të Kosovës në Washington, Floreta Faber dhe Vlora Citaku, prania e ambasadores shqiptare në Kombet e Bashkuara së bashku me diplomatë të tjerë të Misionit si dhe e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës së bashku me ndihmësit e saj në radhët para të rezervuara të sallës,interpretimi i Himnit shqiptar nga këngëtarja Jessica Raja, programi shumë emocionues i Grupit të valleve”Rozafat” i Qendrës “Nënë Tereza” veshur me kostumet kombëtare , të drejtuara nga Mjeshtrja e Madhe Anxhelina Nika , madje dhe kuzhina ishte shqiptare….
1 Popaj1 Imam3 Angjelina(Për më shumë lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: BETIMI I KËSHILLTARIT, dalip greca, Mark Gjonaj

Kryetari i Vatres, Z. Dritan Mishto, darke pune me z. Mark Gjonaj

December 20, 2017 by dgreca

Ne date 19 Dhjetor 2017, Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra z. Dritan Mishto zhvilloi nje darke pune me te sapozgjedhurin anetar te Keshilli Bashkiak te New Yorkut z. Mark Gjonaj.Darka e punes ishte tet a tet.
2 Dritani Marku
Te dy zyrtaret diskutuan zhvillimet me te fundit ne komunitet, Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e kudo qe jetojne shqiptaret.
U vleresua momenti historik i ndryshimeve pozitive ne  Vater dhe lidershipi nga nje fryme e re profesionale dhe patriotike e cila garanton sukses per pritshmerite e larta te mbare botes shqiptare per Federaten Vatra.
Vend te vecante ne bisedime pati pozicioni I Federates Panshqiptare Vatra duke evidentuar rolin e Vatres si drejtuese morale, shpirterore dhe e pazevendesueshme e diaspores shqiptare ne Shtetet e Bashkuara dhe ne mbare boten.
Bashkebiseduesit gjeten dakortesi te plote per bashkepunimin ne te ardhmen.
Z. Mark Gjonaj eshte anetar I Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra dhe ai eshte krenar per kete fakt, ashtu sic edhe Federata Vatra eshte krenare per suksesin e anetarit te saj.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Kryetari i Vatres, Mark Gjonaj, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT