• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Projekti amerikan: Marrëveshja epilog ka njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë

March 4, 2021 by dgreca

SONY DSC

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Pa i mbushur një muaj prej se mori pushtetin, presidenti i SHBA Biden shpalosi në mënyrë të qartë e konkret qendrimin që ka adminstrata e tij karshi dialogut Kosovë- Serbi. Ç’është e vërteta, presidenti amerikan shfrytëzoi rastin që duke ia uruar Vuqiçit  ditën e shtetësisë serbe, t’ia bënë me dije se, pos tjerash, marrëveshja gjithëpërfshrëse e arritur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të këtë epilogun e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ky qendrim tash e tutje do të jetë i palekundur nga aleati ynë i përhershëm dhe kësisoj del përtej kornizës së deritashme të Bashkimit Evropian dhe të ndërmjetësuesit të këtij unioni, që mbështetëshin në një platformë shtërp që nuk do të mund të sjellte farë rezultati për shumë vite, gjë e cila më së shumti i konvenon Serbisë, sepse ajo në këtë mënyrë duke prolonguar me qëllim ndonjë rezultat eventual, ajo po vjel mjete bukur të mëdha financiare nga BE dhe institucione tjera financiare në emër të saj se ajo është për dialog dhe për arritje të një marrëveshje kompromisi me Kosovën. Pra, Bashkimi Evropian si ndërmjetëues i këtij dialogu niset nga parimet se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vedeve duhet të arrihet nga vetë palët gjatë dialogut të  të dyja delegaconeve.

                                          Serbia akoma e uritur për tokat shqiptare

Udhëheqja dhe populli serb janë të vetëdijshëm se e kanë humbur përgjithmonë Kosovën, mirëpo duke u nisur nga një politik gllabëruese që ka bërë me shekuj në dëm të trojeve etnike shqiptare, edhe kësaj radhe po mundohen që të përfitojnë diçka që nuk u takon. Vuqiç dhe regjimi i tij, por edhe BE e ndërmjetësuesi Lajçak sa e sa herë po e përserisin se duhet të arrihet një marrëveshje kompromisi, që në këtë rast i bie që të favorizohet pala serbe, e cila po kërkon me ngulm që të formohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që do të thotë cenim  i integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës. Se BE është për një kompromis- marrëveshjeje u konstatua edhe në deklaratën e fundit të zëdhënësit të këtij institucioni, Peter Stano, i cili ndër të tjera tha se: “ Në fund, Beogradi e Prishtina do të gjejnë kompromisin e nevojshëm.” Derisa Stano përmend edhe qendrimin se marrëveshja e arritur do të jetë ligjërisht e obligueshme, jo vetëm tash por asnjëherë në të kaluarën nuk është thënë se Serbia duhet ta pranoj shtetësinë e Kosovës. Ky qendrim i padefinuar karshi shtetësisë së Kosovës, dorën në zemër vetëm sa po e dëmton rëndë vendin tonë dhe po transmeton sinjale të këqija në disa shtete të botës, që në disa raste edhe kanë tërhjekur njohjet.Në fakt, ky qendrim neutral vetëm sa po e trimëron Serbinë që të shton apetitet e saj, në mënyrë që në fund të fitoj atë që e ka synuar nga fillimi i dialogut. Pavarësisht se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, kjo nuk është arsye për të vepruar kaq padrejtësisht ndaj vendit tonë, aq më tepër kur kihet parasysh fakti se shtetësia jonë njihet nga mbi 110 shtete të botës.  

Me të drejt shtrohet edhe pyetja tjetër se çfarë kompromisi të dhimbshëm duhet të bëj Kosova, që e ka përmend në disa raste Vuqië e Lajçak? Po a ka më të dhimbshme se sa vrasja e masakrimi i rreth 15 mijë shqiptarëve nga policia, ushtia e paramilitarët serb, po a ka më të dhimbshme se shkatërrimi i mbi 200 mijë shtëpive nga sodateska shoveniste serbe, po a ka më të shimbshme se dëbimi i rreth një milonë shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, po a ka më të dhimbshme se dhunimi i rreth 20 mijë grave e vajzave shqiptare, po a ka ma tmerr e dhëmbshuri djegëja e kufomave të vrara nga fashistët serb, po a ka më të dhimbshme se sa vrasja e masakrimi i rreth 300 mijë shqiptarëve nga rajoni i Toplicës e rrethit të Nishit dhe dëbimi i të gjithë të tjerëve nga ato troje shqiptare. Dhe athua prapë shqiptarët duhet të bëjnë kompromis dhe të falin toka të tjera vetëm se kështu po don Serbia dhe disa aleat të saj. Jo, kjo nuk duhet të ndodh kurrë, sepse dhimbja është e madhe nga plagët e freskta që i ka shkatuar regjimi i Miloshviqit dhe krajlat tjerë antishqiptar në të kaluarën. Se nuk do të ndodh një gjë e tillë e tmerrshme na jep besim e shpresë letra e presidentit amerikan dërguar homolugut të tij serb, që është edhe një sinjal i qartë edhe për Bashkimin Evropian se SHBA përkrah dhe qendron pas një marrëveshjeje që epilog ka njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, pa u cenuar asnjë pëllëmb tokë e vendit tonë.

                Pjesëmarrës i gjencidit serb mbi shqiptarët ishte edhe presidenti aktual Vuçiq

Në krye të shtetit serb është Aleksandër Vuçiq, i cili ishte pjesë e qeverisë gjenocidale serbe, ndaj edhe është e kuptueshme se do ta qet “ kokën në cung” e nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ai mendon e lufton me gjithë forcën që të vazhdoj politikën antishqiptare që ia ka lënë amanet Milosheviqi dhe, po ashtu, Shesheli, një antishqiptar i përbetuar. Është e pakuptueshme dhe shumë simptomatike se si është e mundur që me deklarata provokuese, që dëmtojnë rëndë vazhdimin e dialogut Serbi- Kosovë në asnjë rast nuk reagojnë  zyrarët e Bashkimit Evropian, ndërkaq po të bëjnë një gjë t tillë liderët tanë shqiptar, po të njëjtën ditë ka me dalë zëdhënësi e ka me e “ dënue” mendimin dhe synimin e tyre rreth një zgjidhjeje tjetërfare që ata mendojnë se është e drejt. Shembulli më i freskët është deklarata e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, i cili theksoi pos tjerash se “ nëse nuk përfundon dialogu me njohje reciproke dhe Kosova vazhdon të mbetët e izoluar, atëherë do të shpallet referendum për t’u përcaktuar populli për bashkim me Shqipërinë.” Reagimi i Stano ishte i mënjëhershëm dhe goxha i ashpër, ndërkaq, kur zyrtarët serb theksojnë në vazhdimësi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kur provokojë me mobilizim të ushtrisë serbe dhe blerje të armatimit modern, këtu mbretëron heshtje thuase asgjë nuk po ndodh.

Taktikat serbe se kinse e përkrahin dialogun?!

Presidenti serb Vuçiq përherë deklarohet se është i gatshëm për dialog dhe arritje të një marrëveshjeje, por kjo, në fakt, është një taktikë e tij e kahmotshe vetëm e vetëm që të përfitojnë nga fondet evropiane e ndërkombëtare mjete të mëdha financiare, ashtu siç po ndodh në të vërtetë. Vuqiçit dhe udhëheqjes aktuale serbe shumë m[ë tepër iu konvenon një status quo se sa të arrihet një marrëveshje përfundimtare, epilogu i së cilës do të ishte njohja reciproke. Për këtë epilog, kuptohet, nuk është i gatshëm të nënshkruaj presiodenti aktual serb, sepse dora e tij kriminale në shumë pjesë të ish- Jugosllavisë nuk ia lejon shpirtërisht ta bëj një gjë të tillë, dëshiron që këtë ta bëj tjetërkush, t’ia lë “ këmbët e ariut” dikujt tjetër.

Në deklaratën e tij të fundit pas takimit që pati me Lajçak, ndërmjetësuesin e BE-së, ndër të tjera tha se kurrë nuk do njoh shtetin e Kosovës dhe se për këtë arsye ai më nuk ka nevojë të shaj e të bërtas për këtë gjë. Bile ishte nervoz që Lajçak kishte pernmedur emrin Kosovë. Për me sha e me përdorë fjalor rrugaçësh Vuqiç dhe të tjerët që qendrojnë në poste të rëndësishme si dhe në institucione, bile edhe akademike, kush nuk mund t’ua kalon, për këtë iu njej e tërë bota. Të mos flasim për rrena e shpihje, që janë pjesë përbërëse e politikës serbe me shekuj. 

Filed Under: Analiza Tagged With: marreveshja, Projekti amerikan, Xhavit Çitaku

Grupimi “Dhjetor 90” përshëndet marrëveshjen e liderit demokrat

May 20, 2017 by dgreca

Grupimi Dhjetor 90Nga Dr. Bislim AHMETAJ */Në një deklaratë për mediat grupimi “Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama. Deklarata e plotë Grupimi”Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama. Arritja e kësaj marrëveshje shmangu një konflikt social shumë të rrezikshëm dhe krejtësisht të panevojshëm ndër shqiptarë, konflikt i afruar nga keq qeverisja dhe abuzimi eksterm me pushtetin i mazhorances së rilindjes e cila në këto katër vite e largoj vendin nga rruga europiane e integrimit më shumë se kurrë në këto 27 vite pluralizëm politik. Grupimi ynë ishte pjesë integrale e protestës 90 ditëshe të opozitës shqiptarë për kauzën e shejtë të votës së lirë. Përmes këtij njoftimi dëshiroj t’iu përcjellë mirënjohjen time të thellë gjithë anëtarësisë tonë nga Gjirokastra në Tropojë, nga Korca në Durrës për pjesëmarrjen active dhe të përditshme në Cadrën e Lirisë, prezenca e perhershme e protagonistëve të dhjetorit 90 i dha dinjitet, vlerë dhe peshë protestës historike të opozitës shqiptarë. Gjithashtu me këtë rast shpreh mirënjohjen e pa kufi për të gjithë ata qytetarë të rinjë e të reja, burra e gra që për tre muaj sfiduan frikën, presionet, shantazhet, kërcënimet dhe me qëndresën e tyre ja dolën ta thyejnë arrogancën e mazhorancës , ja dolën ta ulin atë në tryezën dialogut. Vlerësimi ynë për angazhimin e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës që kishte mbërthyer vendin është maksimal. Ne si gjithmonë i jemi mirënjohës Amerikës për gjithcka ka bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptarë që nga Presidenti Wilson dhe deri tek President Tramp. Mirënjohja për zotin Yee i cili i vuri pikat mbi “i” sagës së opozitës dhe i dha fund arrogancës së mazhorancës dhe i celi rrugën finale marrëveshjes është e thellë dhe shumë e ndjerë për ne dhe për gjithë shqiptarët, ajo është mirënjohje për Amerikën, aleaten tonë strategjike. Pa dyshim edhe roli i zotit McAllister meriton respekt dhe vlerësim të posaçëm, ai me përsonalitetin e tij të padiskutueshëm në kulmin e krizës mes arrogancës së mazhorancës dhe durimit stoik të protestuesve hodhi paketën e kompromisit, paketë e cila tregonte që ai jo vetëm e njihte shumë mirë situaten e kriminalizimit të pushtetit në Shqipëri, por edhe masat me të cilën mund ta shuante mllefin në rritje të protestuesve. Në të njëjtën kohë ne s’mund ta neglizhojmë përçmimin që ndjejmë për shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve te tjera të vecanta, një pjesë e të cilëve fatkeqësisht nuk e duan Shqipërinë, një pjesë tjetër për fatin e tyre të keq jo se nuk e duan Shqiperine dhe integrimin e saj në Europe por janë zhytur dhe notojnë në vaskën e korrupsionit, krimit dhe drogës që ka ndërtuar klani i shumicës që drejton mazhorancën aktuale. Gjithashtu duam të shprehim vleresimin dhe respektin tonë për kryetaret e Partive të opozitës të cilët me qëndresën e tyre për të mos u shantazhuar nga “ofertat” e overdozave të mazhorancës së kanabisit ja dolën ta delegjitimojnë procesin farsë zgjedhor që po planifikonte mazhoranca e kanabisit. Dhe së fundi një vlerësim për Lulzim Bashën i cili me urtesine e tij prej celiku ja doli ta thyeje arrogancen e Edi Rames dhe mazhorances se tij . Tani atij i mbetet të materializoj atë që ka premtuar për 90 ditë në Çadrën e Lirisë. Republika e Re që ai ka lançuar këtu e tre muaj më parë do të shihet e matet që ditën e hënë , ditë kur është paralajmëruar thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Vjetër, tek emrat që ai do të afrojë për “postet” teknike që prodhojë marrëveshja e tri ditëve më parë. Hapi tjetër i sprovës së Lulzim Bashës për ndërtimin e Republikës së Re do të jenë listat e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Re. Ne besojmë, sepse në filozofinë tonë nuk qëndron paragjykimi. Paragjykimet ndërtojnë mure. Besimi ura.

*Kryetari: Dr. Bislim AHMETAJ(E dërgoi për Diellin Cerciz Loloci)

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Bislim Ahmetaj, Grupimi “Dhjetor 90”, lideri demokratik, marreveshja

Mitrovica Veriore-Publikohet marrëveshja

February 7, 2017 by dgreca

Marreveshja-muri-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës publikon marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal dhe Projektin për revitalizimin e sheshit në Mitrovicën Veriore/

 PRISHTINË, 7 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës në një komunikatë sot bën të ditur se në Mitrovicën e Veriut ka nisur ndërtimi i projektit të ri të rivitalizimit të sheshit, ndërsa publikon marrveshjen që më parë rezultoi me rrënimin e murit ilegal.

“Ministri Ferat Shala nënshkroi marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën veriore, si dhe Projektin për revitalizimin e sheshit”, thekson njoftimi i dërguar pak më parë, ku thuhet:

Më 4 shkurt 2017, me lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, janë pajtuar që të zgjidhin çështjen e cila lidhet me rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën Veriore, si dhe Projektin e Rivitalizimit të sheshit, duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Kosovës.

Palët e nënshkruese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala

–          Kryetari i Mitrovicës së Veriut, z.Goran Rakiç

Palët garantuese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa

–          Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Branimir Stojanoviç

–          Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova

–          Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie

Rrënimi i murit ilegal u realizua me sukses sipas Marrëveshjes, më dt 5 shkurt 2017, ndërsa ndërtimi i projektit të ri, Rivitalizimi i sheshit, ka filluar sot, më 7 shkurt 2017.

Filed Under: Politike Tagged With: marreveshja, Mitrovica e Veriut, muri

MARRËVESHJA PAQËSORE SHQIPTARO-SERBE,MUNGON,KUR DO TË SHPALLET !?

August 21, 2016 by dgreca

Shkruan: Refik HASANI/

Paralajmërimi e një vizite të Kryeministrit të Republikës së Shqipëris në përurimin e Autostradës Nish-Prishtinë-Durrës është vizita e dytë e radhës që Kryeministri z.Edi RAMA,bëri në Beograd në vitin e 2014 dhe tani.    A do të jetë kjo një vizitë vetëm si përurim apo do të ndalen si të  zhblokohen,shkrihen, raportet shqiptaro-serbe, kjo do të mbetët të shihet. Do të jetë një vizitë  e hapjes së kutisë së pandorës ku Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të përmendë për herë të parë dëbimin masivë  dhe pastrimin etnik edhe  te molla e kuqe që ishtë kufiri  shqiptaro-serbe nga Pashallëku i Beogradit pastaj Sanxhaku i Nishit dhe  Toplica. Do të hapet diskutimi që nga kushtetuta e Republikës së Serbisë të mos cekët Republika e Kosovës, të ndalet diskriminimi në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë që tu njihen të drejtat individuale dhe kolektive sipas referendumit të 1 e 2 marsit 1992 dhe luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshjes së Konçulit.Ky takim do të jetë fundi i një fillimi të ri të ku dy popujve më të mëdhenjë në këtë pjesë të Ballkani e që ende bartin nga e kaluara shumë çështje në këtë rast që Serbia gati ndër dy shekujt e fundit të bërë gjenocid edhe dëbim e pastrim etnik ndaj neve shiptarëve. Sa më parë aqës më mirë jo vetëem për  këta dy popuj por edhe më gjër  që të fillohet të krijhohet një klime e re, të fillimit të krijimi të një periudhe të paqës në mesë neve shqiptarëve dhe Serbëve

***

Me rastin përplasjes e ballafaqimit të fakteve e argumenteve faktike e historike në mesë të Prishtinës dhe Beogradit që lufta politike dhe diplomatike nuk ka përfunduar, prandja pas Pavarësisë së Kosovës, kjo verehet,në sesione të BE-se, të Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, por edhe në forume e inastyanca tjera dhe në qarqe te ndryshme akademike.Një farom do të zgjat ndoshta sa edhe vetë lufta e shpallur dhe jo e e shapllur në mesë të shqipatrëve dhe Serbëve.

Lufta Shqiptaro-Serbe ,asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë Nacionale, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllyr do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës çoft edhe si po vazhdon me intenzitete e forma të ndrsyhme

Ja faza e parë zgjdhjes së çështjes të pazgjidhur në mesë të neve Shiptarëve dhe Serbëve: Së pari Beogradi ta njoh Kosovën si shtetë sovran, i pavarur duke respektuar integritetin territorial dhe në këto kufinjë sikur që jan dhe tek pastaj të fillojn bisedimet që jan të pashmangshme shqiptaro-serbe jo si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të ballkanit por për shkakë që ishim më shumë se një shekull në një luftë herë të shpallur, herë ta pa shpallur por që realisht ku këtë na vërtetojn fakte që ka egzistuar kjo luftë .Ne shqiptarët kemi bërë shumë aksione dhe kemi organizuar shumë beteja kundër mbretërive, carëve por edhe ushtarëve, xhandarëve serbë dhe aparatit shtetëror që ka ushtruar dhunë,spatrim etnik,diskriminim e gjenocid kundër neve shqiptarëve. Por dihen dhe dallohen botërisht që ne shqiptarët kemi bërë dy lufta nga dy ushtri të armatosura kundër forcave serbe. si:

– Lufta e Armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
– Lufta e Armatosur e Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Deri më sot, dihen dhe pranohen këto bisedime të niveli më të lartë nën organizimin dhe monitorimin e ndërkombëtarëve, si
– Bisedimet në Rambuje, në dy runde,
– Bisedimet në Vjen, e .. . në disa runde për gjetjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe tani së fundi në Bruksel në disa runde,
– Marrëveshja e Konçulit,
– Kurse Marrëveshja ushtarako-Teknike e Kumanovës ishte mbajtur, por pa prezencën e shqiptarëve por ishte organizuar dhe lidhur për dhe në interes të neve shqiptarëve.
Por, marrëveshja e radhës duhet të quhet–marrëveshja miqësore shqiptaro–serbe. Mendojm se kjo marrëveshje nuk duhet të zgjatet edhe më tej , por të pregaditet dhe mbahet para vitit 2020. Kështu kemi pengesa serioze të shumta. Kështu ne shqiptarët dhe serbët në radhë të parë, se jemi duke e penguar njëri tjetrin. Serbia duhet të kushtëzohet që së pari të bëj marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europ.
– Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB, mendojm që bisedimet të vazhdojn për arritjen e një marrëveshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë. Por Beogradi, duhet: Të kërkoj falje publike dhe deklarim me shkrim, si:
– Nga Qeveria e Serbisë,
– Nga Parlamenti i Serbisë,
– Nga Shoqata e shkrimtarëve dhe organizmave tjer që nxitën dhe thurrën të pavërteta kundër neve shqiptarëve,
– Nga Akademia e shkencës dhe arteve dhe
– Nga Kisha Ortodokse Serbe. Po ashtu,
– Të paguaj dëmet e luftës dhe shkatrrimet dhe për gjenocidin dhe dëbimin që ka ushtruar kundër neve shqiptarëve për më shumë se një shekull,
– T’ua njohë të drejtat individuale dhe kolektive shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë
– Të mosë shtirret Serbia si shtet i dëmtuar por si shtet agresor dhe fajtor në ish-Federatën e Jugosllavisë
– Pronat e shqiptarëve që kan mbetur vakëf t’ua kthej pronarëve të ligjëshëm,
– Të ndalohet përvestimi dhe nacionalizimi i pronave, pasurisë së shqiptarëve pas luftës së dytë botërore
Beogradi të pranoj të ngriten dy memoraiale të larta, ai formë të pllakës përkujtimore një afër mollës së Kuqe dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve, të dëbuarve të dhunës si të shpërngulurt shqiptarë të detyruar nga këto pjesë Memoriali do të duhej  të ngritet në vende publiko-shtetërore që këto vende të jen të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe jan nënë përkujdesje të tyre. Këtë do ta kërkonte me shkrim për momentin Tirana zyrtare pasi ka në Beograd ambasadorin fuqiplotë të akredituar .

Filed Under: Politike Tagged With: marreveshja, Refik Hasani, Shqiptaro-Serbe

Presidenti Obama: Marrëveshja me Iranin nuk kërcënon Izraelin

April 6, 2015 by dgreca

Siguria e Izraelit nuk është e kërcënuar dhe ne do të jemi gjithmonë në anën tuaj në rast sulmi, i deklaroi popullit izraelit presidenti amerikan, Barack Obama, pas fjalëve të ashpra që kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu përdori lidhur me marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe 5+1-it, ku bën pjesë edhe Uashingtoni.
”Nëse dikush sulmon Izraelin, SHBA do të jetë në anën e tij”, përforcon presidenti amerikan.
Në një intervistë me Thomas Friedman, kolumnistin kryesor të gazetës amerikane ”New York Times”, Obama shpjegon nga Zyra Ovale se ndihej i keqardhur personalisht për akuzat e bëra nga Izraeli, sipas të cilit administrata e tij nuk kishte bërë sa duhej për të mbrojtur interesat e Izraelit.
”Rruga diplomatike dhe marrëveshje me Iranin janë mënyra më efikase për të parandaluar Teheranin të posedojë armën bërthamore”, thekson Obama.
”Marrëveshja është një rast që ndodh vetëm një herë në jetë për t’u përpjekur për ta larguar nga tryezat e bisedimeve çështjen e nxehtë bërthamore”, këmbungul presidenti amerikan.
”Izraeli ka çdo të drejtë për të qenë i shqetësuar për Iranin, një regjim që ka shprehur dëshirën për ta shkatërruar Izraelin apo që ka deklaruar se nuk e njeh Holokaustin”, shton ai.
”Nëse nuk bëjmë asgjë dhe nëse nuk mbajmë sanksionet, atëhere Irani do të vazhdojë të ndërtojë infrastrukturën e tij bërthamore dhe ne do të jemi më pak në gjendje për të thënë se çfarë po ndodh”, thekson Obama.

Filed Under: Rajon Tagged With: kërcënon Izraelin, marreveshja, me Iranin nuk, Obama

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT