Prof.dr. Eshref Ymeri/ Indianapolis, Indiana-USA/
Ai që mbron krimin, bëhet bashkëpjesëmarrës në kryerjen e tij-Volter/
Siç u bë e njohur nga mjetet e informimit masiv, më 24 mars 2016, Tribunalindërkombëtar i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e përfundoi procesin e gjykimit të kriminelit Radovan Karaxhiç. Procesi zgjati gjashtë vjet e gjysmë. Gjykatësi jugkorean O Hon Kuon lexoi vendimin e Tribunalit: 40 vjet burg për krimet tërësore të luftës që ai pati kryer kundër popullit boshnjak.
Në krimet tërësore që ka kryer krimineli Radovan Karaxhiç, përfshihen: pjesëmarrja në gjenocid, pushkatimi i njerëzve si krim kundër njerëzimit, vrasjet si krim kundër njerëzimit, vrasjet si shkelje e ligjeve dhe e rregullave të luftës, vrasjet e qëllimshme si shkelje e Konventës së Gjenevës, përndjekjet për arsye politike (racore dhe fetare), shpërnguljet me dhunë (deportimet) si krime kundër njerëzimit, veprime të tjera antinjerëzore, terrorizim i popullsisë civile, marrje e pengjeve.
Natyrisht që, pas shpalljes së këtij vendimi të Tribunalit të Hagës, do të pasonin edhe reagimet përkatëse. Nënkuptohet që fillimisht pritej reagimi i Bashkimit Evropian përmes OSBE-së.Me këtë rast, ambasadoriJonathanMoore, Kryetar i Misionit të OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë, po atë ditë që u shpall vendimi i Tribunalit të Hagës, dha deklaratën që vijon:
“Mendimet e mia shkojnë te familjet e viktimave të gjenocidit dhe të krimeve të tjera të tmerrshme, të kryera gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë. Shpresoj që ky dënim të sjellë një shkallë të vogël kënaqësie tek ata që kanë kërkuar drejtësi për kaq kohë të gjatë. Kërkimi i drejtësisë nuk lë indiferent asnjërin prej nesh. Ky mund të jetë një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe kundërshtues. Megjithatë, pas më shumë se 20 vjetësh, është e një rëndësie jetike që kriminelët e luftës të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një paqe jetëgjatë në Bosnjë-Hercegovinë” (Citohet sipas: “Reagimi i OSBE-së për dënimin e Karaxhiçit”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 24 mars 2016).
Po Moska si reagoi ndaj dënimit të kriminelit Karaxhiç?
Më poshtë po iu përcjell lexuesve reagimin e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse: “Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë komentoi vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë për dënimin e ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç me 40 vjet heqje lirie.
Nuk mund të mos të tërheqë vëmendjen edhe data e çuditshme e dhënies së dënimit – në ditën e kryerjes së një tjetër krimi, për të cilin Tribunali Ndërkombëtar i krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë, nuk pranoi të zvillonte hetime – dita fillimit të bombardimeve kundër ish-Jugosllavisë nga ana e forcave të koalicionit të shteteve anëtare të NATO-s. Lufta civile në ish-Jugosllavi në vitet ’90 dhe bombardimet e NATO-s, përbëjnë një faqe tragjike të historisë botërore. Ndërkohë, Tribunali ndërkombëtar i krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë, vazhdon të sajojë mite për përgjegjësinë individuale të popullit serb për ato ngjarje. Si përfundim, qe minuar thelbësisht dinamika e pajtimit ndërnacional dhe ndërfetar në Ballkan” (Citohet sipas: “MPJ FR për dënimin e Karaxhiçit”.Marrë nga faqja e internetit“russian.rt.com”. 25.03.2016).
Pra, Moska, si asokohe kur Millosheviçi ndodhej për gjykim në Tribunalin e Hagës, edhe tani, vazhdon me këmbëngulje të mbrojë kriminelët serbë që kryen masakra të tmerrshme kundër popullit boshnjak, në radhët e të cilit ata vranë 100 mijë njerëz të pafajshëm.
Bombardimet e NATO-s nuk përbëjnë një faqe tragjike të historisë botërore, sipas mendësisë paradoksale të diplomacisë ruse. Përkundrazi, ato përbëjnë një faqe nderi të kësaj aleance në historinë e njerëzimit, sepse pikërisht ato bombardime e shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja masive dhe nga shpërngulja me dhunë që kishte planifikuar banda e kriminelëve serbë, me Millosheviçinnë krye.
Pikërisht Moska, e udhëhequr nga mendësia e saj paradoksale në qëndrimin ndaj kriminelëve serbë, ishte ajo që dërgoi në Hagë dëshmitarë në mbrojtje të kriminelit Millosheviç. Madje dërgoi si të tillë jo dokëdo, por figura kryesore të politikës dhe të strukturave të larta të ushtrisë ruse. Këtu do të përmenden disa prej tyre.
Evgjeni Primakovi (1929-2015) ka qenë drejtor i Shërbimit të zbulimit të jashtëm të Federatës Ruse, ministër i punëve të jashtme dhe kryeministër i Rusisë. Në dëshminë e tij në Hagë, ai deklaroi se “Millosheviçi nuk i kishte vënë vetes objektiva për pushtimin e territoreve të huaja për krijimin e “Serbisë së Madhe”, se ai ishte takuar me Millosheviçin në Beograd në vitin 1993 dhe, sipas fjalëve të tij, “ai atëherë i hodhi poshtë pohimet, sipas të cilave ai synonte të krijonte “Serbinë e Madhe” (Citohet sipas: “Evgjeni Primakov, ish-kryeministër i Federatës Ruse, dha dëshmi në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për çështjen e Millosheviçit”. Marrë nga faqja e internetit “Lenta.Ru”. 02 dhjetor 2004).
Një tjetër figurë kryesore që Moska e dërgoi të dëshmonte në mbrotje të Millosheviçit, ishte Nikollaj Rëjzhkovi (1929), ish-kryeministër i Bashkimit Sovjetik, deputet i Dumës shtetërore, kryetar i komisionit të Dumës Shtetërore për Jugosllavinë. Sipas dëshmisë së tij, “bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë nuk kishin asgjë të përbashkët me mbrojtjen e popullsisë shqiptare në Kosovë”(Citohet sipas: “Komente për vdekjen e S. Millosheviçit. Mendime të politikanëve rusë”.Marrë ngafaqjaeinternetit“slobodan-memoria.narod.ru”. 12 mars 2006).
Sipa mendjelliut Nikollaj Rëjzhkov, koalicioni i shteteve të NATO-s e ndërmori fushatën e bombardimeve kundër Serbisë jo për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja dhe shpërngullja tërësisht e dhunshme nga trojet e veta, por, me sa duket, thjesht për të bërë një “teferiç” të ngeshëm mbi hapësirën ajrore të Serbisë, të shoqëruar edhe me “bombardime zbavitëse” herë pas here!
Një tjetër personalitet i lartë rus, por i strukturave ushtarake, i cili pati dëshmuar në Hagë në mbrojtje të Millosheviçit,ishte gjeneral-kolonel Leonid Ivashovi (1943), zëvendëspresident i Akademisë së problemeve gjeopolitike, kryetar i Aleancës ushtarako-shtetërore të Rusisë. Aiekapranuarmegojënevet:
“… unë isha i vetmi nga dëshmitarët që kam dhënë dëshmi për dy ditë me radhë…” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. Intervistë për revistën “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).
Madje, një ditë pas vdekjes së Millosheviçit, gjeneral Ivashovi ka deklaruar:
“Një lajm brengosës që ka çarë përmes mureve tëOsvencimit hagian (të Hagës – E.Y.), ka sjellë trishtim në zemrat e të gjithë serbëve, rusëve, bjellorusëve, ukrainasve dhe pothuajse të të gjithë njerëzve të planetit, për të cilët janë të shtrenjta nderi, ndërgjegjja, drejtësia, liria, atdheu” (Citohetsipas: “Komente për vdekjen e S. Millosheviçit. Mendime të politikanëve rusë”.Marrë ngafaqjaeinternetit“slobodan-memoria.narod.ru”. 12 mars 2006).
Vetëm një gjeneral i tillë shovinist rus mund t’i lejojë vetes të zbresë në të tilla nivele marrëzie, duke e krahasuar vendburgosjen e kriminelëve serbë në Hagë, me kampin e përqendrimit dhe kampin e vdekjes që ndodhej afër qytetit polak të Osvencimit, të cilin, në vitet e Luftës II Botërore, nazistët gjermanë e quajtënKampi i përqendrimit të Aushvicit (Auschwitz concentration camp), ku mbanin tëizoluar 180 deri në 250 mijë njerëz të pafajshëm, 90% e të cilëve ishin hebrenj.
Natyrën e tij shoviniste dhe prej armiku të egër të kombit shqiptar, ky gjeneral mendjeçartur, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, e ka manifestuar publikisht, kur ishte gati të vishte petkun e kryemercenarit dhe të nisej për t’u vënë në krye të trupave serbe për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës. Në intervistën e lartpërmendur ai ka deklaruar:
“… nëse situata do të acarohej, ne, së bashku me një gjeneral të respektuar, duhej të niseshim me aeroplan për në Beograd, për t’i hapur forcat e armatosura jugosllave në formacion luftimi në drejtim të Kosovës”(Citohet sipas: Leonid Ivashov. Intervistë për revistën “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).
Si një njollë mjaft e dukshme krimi në historinë e diplomacisë ruse, ka mbetur ngjarja e korrikut të vitit 2015 në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Moska, duke shfrytëzuar të drejtën e vetos, bllokoi Rezolutën e këtij forumi më të lartë ndërkombëtar, në të cilën masakra e Srebrenicës, ku kriminelët serbë vranë 8 mijë myslimanë të pafajshëm të të gjitha moshave, vlerësohej si gjenocid i pastër.
Ky ishte qëndrimi më skandaloz i Moskës në mbrojtje të kriminelëve serbë.
Në përkujtim të 10-vjetorit të vdekjes së Millosheviçit (11 mars 2006), presidenti serb Tomislav Nikoliç u ngrit e shkoi në Moskë për të gjetur ngushëllim te presidenti Putin. Me këtë rast, në mjetet e informimit masiv rus, u thanë ca gënjeshtra dhe u bënë ca mashtrime kaq të lezetshme, saqë të zbavitin me teprinë e tyre pa karar, me të vetmin qëllim që të bindet opinioni publik ndërkombëtar se midis Serbisë dhe Rusisë na ekzistuaka një dashuri përvëlimtare me tradita shumëshekullore.
Gënjeshtrave dhe mashtrimeve në fjalë, u paraprinte fillimisht njoftimi i mëposhtëm:
“Më 10 mars 2016, në Kremlin u zhvillua takimi i presidentëve të Rusisë dhe të Serbisë, plot dhjetë vjet pas vdekjes misterioze të presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç”(Citohet sipas: “Na fal, moj motër Serbi. 17 vjet pas fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë”. Marrë ngafaqjaeinternetit“mirnagrani.info”. 17 mars 2016).
Ja mashtrim-gënjeshtra e parë:
“Perandoria e madhe ruse gjithmonë u ka zënë rrugën popujve aziatikë, të cilët kishin si synim të çanin më tej, drejt Perëndimit” (po aty).
Interesante! Rusët na dalkan mbrojtës të Perëndimit nga dyndja e popujve aziatikë! Por historia dëshmon të kundërtën. Sepse shovinizmit rusomadh ia nxjerr bojën keq Testamenti i perandorit Pjetri i Parë. Sipas atij Testamenti, Rusia duhej ta pushtonte dhe ta shkatërronte Perëndimin evropian. Ja çfarë ka shkruar Pjetri i Parë në Testamentin e vet:
“Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë. Të gjitha këto janë të mundshme. Evropa duhet shkatërruar” (Teksti i plotë i Testamentit të Pjetrit të Parë është përkthyer dhe botuar në gazetën “Bashkimi”, 08 prill 1994).
Në vijim po u përcjell lexuesve mashtrim-gënjeshtrën e dytë:
“Kurse Serbia, gjatë pesëqind vjetëve, ka qenë mburojë e Evropës nga turqit nga ana e juglindjes” (po aty).
Për herë të parë po e dëgjojmë këtë xhevahir të gënjeshtrës ruse. Me sa kemi informacion nga historia, serbët, në një koalicion ballkanik, për herë të parë janë ndeshur me turqit-osmanë në Betejën e Fushë-Kosovës më 28 qershor të vitit 1389, ku koalicioni në fjalë pësoi një disfatë përfundimtare. Paskëtaj s’është folur e shkruar ndokund më për beteja të zulmshme të Serbisë kundër perandorisë otomane, në mbrojtje tëPerëndimit evropian.
Sulltan Sulejmani I (1494-1554),nisi,fillimishtnë vitin 1529 emë pasnë vitin 1541,një inkursionnë Evropë,qësolli si pasojëpushtiminenjë pjesetë madhetë Hungarisë, por Serbia s’u bë e gjallë t’i kundërvihej Stambollit dhe t’u dilte në krah fqinjve hungarezë. Pikërisht në vitin 1529, sulltan Sulejmani I organizoi rrethimin e parë të Vjenës dhe në ushtrinë e tij prej 120 mijë trupash, qenë përfshirë edhe reparte serbe.
Gati një shekull e gjysmë më vonë, perandoria otomane ndërmori sulmin e dytë kundër Vjenës, me synimin e mëtejshëm për ta zëvendësuar në Evropë kryqin me gjysmëhënën. Ushtria otomane, prej 120 mijë trupash, e dërguara prej sulltanit Mehmeti IV (1642-1693), me në krye Kara Mustafa Pashën(1635-1683), ay kaloi, pranë Serbisë, dhe shkoi dhe e mbajti Vjenën të rrethuar gjatë dy muajve (14 korrik – 11 shtator 1683). Por Serbia as që mendoi ndonjëherë t’u priste rrugën trupave osmane apo t’i vinte në ndihmë Vjenës, për t’u bërë “mburojë” e Evropës. Pas disfatës së rëndë që pësoi ushtria otomane para portave të Vjenës nga trupat austriake, polake dhe gjermane, të komanduara nga perandori Leopoldi I (1640-1705) dhe mbreti i Polonisë Jan III Sobieski (1629-1696),Kara Mustafa Pasha mori arratinë dhe vrapin e mbajti pikërisht në Beograd, për t’i ardhur zemra në vend. Aty ai u vra prej njeriut të dërguar posaçërisht prej Mehmetit IV, për turpin që mbuloi ushtrinë osmane.
Së fundi, edhe mashtrim-gënjeshtra e tretë:
“Është e vështirë ta përcjellësh me fjalë këtë dashuri naive dhe besnike të serbëve për rusët” (po aty).
Faktet historike dëshmojnë se Serbia nuk ka ushqyer kurrë ndonjë “dashuri naive dhe besnike për rusët”. Megjithëse pas nënshkrimit më 19 shkurt 1878 të Traktatit të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, Serbisë iu njoh pavarësia e plotë, fill pas Kongresit të Berlinit, Serbia i ktheu shpinën Rusisë aty për aty dhe u lidh me Austro-Hungarinë. Pas Luftës së Parë Botërore, mbretëria serbo-kroato-sllovene dhe më pas Jugosllavia, vetëm në vitin 1940 u kujtua të lidhte marrëdhënie diplomatike me rusët, kur i erdhi te dera rreziku i pushtimit gjerman. Pas Luftës së Dytë Botërore, serbojugosllavët, në vitin 1948, i thanë Moskës “ku të kemi parë” dhe u lidhën me Perëndimin.
Pra, serbët janë kujtuar për rusët vetëm atëherë kur kanë qenë në hall. Në vitin 1877, në Sankt-Peterburg, u botua një libër interesant me titull “E vërteta për Serbinë”, libër ky, që, çuditërisht, nuk u ribotua më kurrë në Rusi. Autor i atij libri është princi Vladimir Meshçerski (1839-1914), një publicist i njohur ky, nip i Nikollaj Karamzinit (1766-1826), historianit të shquar rus. Në atë libër ai e ka sqaruar me fakte bukur të argumentuara se si qëndron e vërteta për atë “dashurinë naive dhe besnike të serbëve për rusët”, e cila s’ka asgjë të përbashkët me të vërtetën.
Jam i bindur se kur Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, me siguri që, ashtu si edhe në rastet e lartpërmendura, rusëve përsëri do t’u kthejë shpinën.
Po atëherësi shpjegohet përkrahja kaq e fuqishme e Moskës për kriminelët serbë gjatë dhe pas krizës jugosllave dhe sidomos gjatë dhe pas krizës së Kosovës?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje gjendet në një analizë fort bindëse të gazetarit rus Igor Jakovenko (1951), një personalitet i njohur ky për integritetin e vet intelektual dhe profesional. Dikur ai ka qenë deputet i Dumës Shtetërore dhe sekretar i lidhjes së gazetarëve të Rusisë, por e shkarkuan nga kjo detyrë, sepse shumica dërrmuese e kolegëve të tij kërkonin me këmbënguljet’i bëhej temena politikës së Putinit dhe të oligarkëve të Kremlinit, çka ishte e papranueshme për profesionin dhe për moralin e tij, si përfaqësues i mjeteve të informimit masiv.
Në analizën e vet, ai zbulon mendësinë e përbashkët të krerëve kriminalë serbë me presidentin rus Vladimir Putin. Radovan Karaxhiçi, në vitin 1994, i kishte propozuar Greqisë formimin e një Konfederate Serbogreke. Por Greqia nuk paskej pranuar.
Ai shkruan:
“Arsyeja, sipas së cilës Rusia putiniane mban një qëndrim tejet të ashpër ndaj dënimit të Karaxhiçit, duket fare sheshit. Putini vuan po nga ato sëmundje, por në një fazë më të acaruar. Përpjekja për bashkimin e “botës ruse”, duke përdorur në këtë mes dhunën, të kujton të njëjtin projekt të “Serbisë së Madhe”, duke i bërë korrigjimet përkatëse në aspektin përmasor. Mosrespektimi i së drejtës ndërkombëtare, moskokëçarja për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për udhëzimet e drejtpërdrejta të Rezolutave të OKB-së, përdorimi tërësor i mjeteve të dhunës për zgjidhjen e konflikteve, – të gjitha këto, të marra së bashku, e bëjnë ortak shpirtëror ish-udhëheqësin e “vëllezërve serbë” me Vladimir Putinin” (Citohetsipas: IgorJakovenko. “Edhenjë “zilealarmi” përPutinin? RadovanKaraxhiçihëngri 40 vjetpërgjenociddheluftë agresive”. Marrë nga faqja e internetit“listock.ru”. 26 mars 2016).
Me siguri që gazetari Igor Jakovenko e ka fjalën për qëndrimin agresiv që presidenti Putin ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ndaj Ukrainës, ku deri tani janë vrarë me mijëra vetë. Sipas faqes së internetit “censor.net”të datës 24 mars 2016,vetëm në Donbas, nga lufta e kanë pësuar 30 346 njerëz, më shumë se 9 mijë veta janë vrarë dhe nëpër kufomoret e Ukrainës ka me mijëra të tjerë të paidentifikuar. Të gjitha këto krime kanë për autor vetëm presidentin rus. Prandaj edhe gazetari, në analizën e vet, i kujton Putinit fatin e Kadafit dhe të Karaxhiçit.
Indianapolis, Indiana
02 prill 2016