Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë/
Nga Asllan Dibrani/
Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së shkelje e pamohueshme e elektoratit zgjedhor për kryetar partie?Ai kuvend ishte forma ma e keqe në praktiken e një sistemi demokratik.
-Me këtë akt LDK-ja tregoj një naivitet, papjekuri dhe nga krahu tjetër politik e sidomos abuzim ndaj delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Mohimi për pjesëmarrje i këtyre delegateve tregoj masë miri se sa respektohet “Mërgata Shqiptare”.
Të nuhaturit nga LDK-ja e Isa Mustafes për rrezikun potencial nga përfaqësuesit e Mërgatës dhe kundërshtareve politik në mesin e kësaj partie e përfaqësuar nga z.Vjosa Osmanin e bllokuan procesin politik nga e cila nuk konsideroj qe të jetë i qëndrueshëm as demokratik. Politika kosovare nuk është hera e parë qe bojkoton Diasporën Shqiptare duke e viktimizuar me një mospërfillje dhe keqpërdorimin e saj vetëm për interesa materiale!?.Prezantimi i krahut politik përbrenda kësaj partie dhe delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës sigurisht se kishte me qene një transparencë me një pasqyre tjetër dhe me një bilanc figurash tjera në frymën e ish presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës. Një, kuptohet se delegatet e Diasporës Shqiptare, as në këtë rast, as në raste tjera nuk kanë pretendime as interesa për karrige.
-Unë jam deklaruar disa herë se në Diasporën Shqiptare nuk është dashur me themeluar kurrfarë partie, as të LDK-së,por me qe u formuan është dashtë të respektohen po edhe nendeget e saj ne Gjermani dhe Zvicër. Në saje të formimit të këtyre partive se cila e përçau “Diasporën Shqiptare” sipas interesave dhe kuteve të tyre. Është mëkat dhe turp me këto shantazhe të tanishme t’i behet Mërgatës Shqiptare, qe një kohë ishte promotori i Pavarësisë së Kosovës. Kishte me qenë ma mirë me u organizuar në modelin e “Lobit Shqiptar” për Evropë,nga e cila jam shumë i bindur se do të kishte me qenë ma frutdhënëse për interesin tonë kombëtar. LDK-ja aktuale e Kosovës nuk e di qe i ka lënë vend vetës ma t’ja mësyjnë Diasporës Shqiptare, po as nikoqirëve të vet qe i ka pas deri me tash si argat të vet . Veç mos të harrojnë se shpesh fjalët e urta popullore e risjlellin ndërkohë aktualitetin si “Kalova lumin t’çkordhefsha kalin” ose “Ra kjo vdekje dhe u pamë” . Do të jetë e edhe ky rast si shkas i një ndryshimi dhe vetëdijesimi të Diasporës Shqiptare.
Zgjedhja e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së ”vjetër” nuk i bënë nder as Kosovës as Partisë se tyre ne mëryen se si kanë vepruar ne atë kuvend!.Vet janë ata që krijuan Tragjedinë e Dramës se refugjateve shqiptar në krye me Isa Mustafën në ketë vit nga i cili rast këto ditë të kthimit të tyre në formë masive po vërtetohet se dolën të varfër, po edhe ma te varfër po kthehen në Kosovë nga shtete e Perëndimit.
Ngufatja e këtyre ditëve dhe sanksionet qe ju bene bashkpartiakëve të vet në Kosovë dhe nga Diaspora pritet te këtë përplasje të reja. Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë me çka sigurisht se do të priten kundërpërgjigjeje,jo në të mirën e Isa Mustafers,as LDK-së aktuale.
FEDERATA VATRA SHTROI DARKE ME DELEGATET E KUVENDIT
Pas Kuvendit, në mbrëmjen e 14 Qershorit 2014, për nder të delegatëve që kishin ardhë nga shtetet e largëta, Vatra shtroi një darkë në Restorantin Eastwood Manor në Bronx.
Darkën e ka hapë Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj, i cili i përshëndeti delegatët dhe i falenderoi për pjesmarrjen aktive në Kuvend. Po ashtu ai falenderoi degët për veprimtaritë, që kanë gjallëruar jetën e komintetit shqiptar në SHBA, për shtimin e anëtarësisë dhe krijimin e degëve të reja. Për këtë të fundit ai falenderoi në mënyrë të vecantë kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu, për ngritjen e degëve të reja në Hartford dhe në Orlando.
Z. Adriatik Spahiu, për shkak se delegatët e Jacksonville mbërritën me vonesë në Kuvend, për shkak të linajve të fluturimit, përshëndetjen nuk e mbajti në Kuvend, por gjatë darkës. Ai fitoi duartrokitjet e të pranishmëve.
Zonja Shpresa Gallaj përshëndeti në emër të degës së re të Vatrës Orlando, në Florida, ku shumica janë të rinj, madje dhe studentë.
Në darkën e Vatrës ishte mysafir Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Zef Balaj, Anton Raja, Simon Qafa, dhe Lek Përlleshi. Në përshëndetjen e Tij, Imzot Dod Gjergji, tha se Vatra, është krenaria e historisë sonë Kombëtare sepse ajo vetë është pjesë aktive e kësaj historie. Vatra i dha Kombit Shqiptar krenarinë e të qenit shqiptar. Bashkimi prej saj i shqiptarëve të Amerikës rreth Vatrës, e ktheu Vatrën në një avokate të kualifikuar të Shqipërisë dhe Kombit. Misioni i vatrës, tha Imzot Gjergji, nuk ka përfunduar. Kombi shqiptar ka shumë problem të pazgjidhura, që kërkojnë edhe kontributin e Vatrës. Mbi të gjitha Vatra duhet tetë e pranishme dhe të bëhet bëhet aktive në trojet etnike, ku ekstremistët po tentojnë që të shprishin vëllazërimin e feve, atë që Vatra dhe patriotët shqiptar kanë kultivuar, shënjtërinë e besimeve, tolerancën, dhe shkueshmërinë.
Për Presidentin e Nderit të Vatrës, kryetarin e gati 20 viteve të Vatrës, vatranin gjysëmshekullor, Z. Agim Karagjozi, Vatra ndau me cmimin e meritës për kontribut të shquar ën VATËR. I biri i z. Agim Karagjozi, anëtari i këshillit të Vatrës, z. Zyhdi Karagjozi, falenderoi në emër të atit të tij, duke theksuar se ishte krenar për kontributin atdhetar të babait, i cili gjatë të gjithë jetës iu përkushtua Vatrës dhe Cështjes Kombëtare.
Darka ishte gazmore dhe për katër orë u këndua, u kërcye . Për argëtimin e pjesmarërsve ishte kujdesur DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila dhe Aida Durrahu. Vatra u është mirënjohës pse ata kishin ardhë pa pagesë nën kujdesin e kryetarit të degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu.