• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA I ESHTE MIRENJOHESE PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

May 30, 2017 by dgreca

1 President Tryeze1 Presidenti Flet

Vatra, e ka ndjerë respektin dhe përkujdesjen e Presidentit të Shqipërisë gjatë të gjithë mandatit 5 vjeçar dhe e konsideron Shkelqesine e Tij. Z Bujar Nishani, president të unitetit Kombëtar./

1ok agim rexhaj

NGA AGIM REXHAJ*-NENKRYETAR I VATRES/

I nderuar Shkëlqesia Juaj, z. President i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani,

E nderuar Zonja Nishani, te nderuara Amb. Besiana Kadare, Amb. Teuta Sahatqija, te perndershem Klerik, Dom. Pjeter Popaj, Father Nathan Preston,…Assemblyman Mark Gjonaj.

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj, vellezer, Motra, Bashkeatdhetar, miq,

Kam nderin që në emër të Vatrës dhe organizatave pjesmarrëse të Komunitetit,  t’ju uroj nga zemra mirëseardhjen në këtë darkë bujare, të Organizuar nga VATRA dhe Komuniteti Shqiptar i Nju Jork-ut.

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj,sonte nuk mund të ndodhej këtu, pasi 400 mile larg që këndej në Virginia, ai organizon dasmën e djalit, Lekë. Qëlluan dy gëzime në një datë, siç thotë kënga. Gjithësesi ai ju dërgon përshëndetjet dhe falenderimet e tij për gjithçka keni bërë për Vatrën, vatranët dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Vatra, e ka ndjerë respektin dhe përkujdesjen e Presidentit të Shqipërisë gjatë të gjithë mandatit tuaj 5 vjeçar dhe ju konsideron president të unitetit Kombëtar.

Vatra u është shumë mirënjohëse edhe për vlerësimet, për vizitat në Vatër, për pritjet, për gjithçka keni bërë. Ju keni respektuar kërkesën e Vatrës për të nderuar përmes dekoratave të larta Martirët e Vatrës, që lanë Amerikën dhe u kthyen në Atdhe që të bënin Shqipërinë, por fatkeqsisht Diktatura Komuniste, i shpalli tradhëtar dhe i burgosi,i pushkatoi e internoi, u mori jetën.

Ju i kthyet në Altarin e Nderit të Kombit, ata që qenë shpallë armiq pse kishin dashur dhe kishin luftuar për Shqipërinë si: Aqif  Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Koço Kota, Aqile Tasi, Kolë Rodhja, Ali Kuçi, Faslli Frashëri, Kristo Floqi, Andon Frashëri, Halit Qyteza e të tjerë.

Në këndvështrimin Tuaj, ata ishin burra të shquar të këtij kombi, të cilët ndonëse larg trojeve shqiptare, ditën të marrin përsipër përgjegjësitë që koha u kërkoi. Dhe lanë Amerikën për Shqipërinë!
Ju jemi Mirënjohës, zoti President për vlerësimin dhe nderimin që ju bëtë këtyre figurave me 24 nëntor 2014, në prag të 102 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Ju e keni  dekoruat VATRËN me Dekoratën më të Lartë”Urdhëri i Flamurit”! Sërish u Jemi Mirënjohës!

Ju  z. President, keni dëgjuar kërkesën e Vatrës  me 26 shtator 2014, për të pritur në Nju Jork një përfaqësi të Vatrës dhe Organizatës Shqiptaro Amerikane Çamëria në Amerikë dhe pranuat PETICIONIN për të Drejtat e Mohuara të Çamëve në Vendlindjen e tyre-ÇAMERI!

Sërish Ju jemi Mirënjohës!

Ju keni nderuar me vlerësimet e institucionit të Presidentit, drejtuesit e Vatrës: Ju jemi mirënjohës edhe për këtë!

Shumë mirënjohës është dhe Presidenti ynë i nderit z. Agim Karagjozi, që ju e nderuat me dekoratën”Nderi i Kombit”.Shëndeti nuk i dha mundësi që sonte të ishte këtu!

Po ashtu Ju keni nderuar individë dhe Institucione të Komunitetit Shqiptar në SHBA, një pjesë e të cilëve janë sonte në këtë darkë: Edhe për këtë Ju jemi Mirënjohës!

I nderuar Zoti President,

Ju po mbyllni mandatin e Presidentit te Republikes se Shqiperise, post te cilin e keni mbajtur me aq dinjitet.

Me qendrimet tuaja Ju i dhate Zyres me te Larte te Shtetit Shqiptar shume drite, shume pergjegjesi dhe shume ndere. Nen Presidencen Tuaj Ju e lartesuat postin e Presidentit te Republikes dhe vete Nderin e Kombit tone..

Qendrimet Tuaja ndaj ceshtjes tone kombetare jane nga me parimoret dhe me te mirepriturat per cdo Shqiptar kudo qe jeton jo vetem ne Rep. e Shqiperise por edhe ne Republiken e Kosoves, Maqedoni Presheve e Mal te Zi si dhe ne Cameri e Diaspor kudo qe jane.

Vatra eshte e te gjithe Shqiptareve dhe Ju ishit President i te gjithe Shqipetarve, Prandaj ishit dhe mbeteni Mik i madh i Vatres dhe tere Shqipetarve pa asnje dallim midis nesh.

Ne besojme se trashegimia Juaj perben nje gur te cmuar ne ngrehinen e Shtetit Shqiptar dhe ne historin e shtetit tone.

I nderuar z. President

Më lejoni edhe një herë t’ju shpreh mirënjohjen e Vatrës dhe komunitetit Shqiptar  dhe t’ju uroj Ju dhe Familjes Shëndet, lumturi dhe gjithçka të mirë!

Zoti Ju bekofte Juve dhe familjen Tuaj,

Zoti e bekofte Shqiperine tone, Kosoven tone, trojet tona Shqiptare popullin Shqiptar,

Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Faleminderit Zoti President!

* FJALA PËRSHËNDETËSE E NENKRYETARIT TE VATRES, Z.AGIM REXHAJ, MBAJTUR NË DARKËN ME PRESIDENTIN E SHQIPERISE, Z. BUJAR NISHANI/

28 Maj 2017

 

Filed Under: Featured Tagged With: agim Rexhaj, fjala ne darken, me presidentin Nishani

NJE MBREMJE ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË Z. BUJAR NISHANI

May 16, 2017 by dgreca

VATRA DHE KOMUNITETI: NJE MBREMJE ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË Z. BUJAR NISHANI/        Newspaper Dielli, Maj 2017 faqe 18Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare në Nju Jork me rrethina, Ju ftojnë me 28 Maj 2017, në Ora 6.00 pm,  në darkën që do të shtrohet për nder të Presidentit (në Detyrë) të Republikës së Shqipërisë, Shkwlqesisw sw Tij  BUJAR NISHANI, i cili është i ftuar në SHBA.

         Bashkë me ne do të jenë komunitetet Fetare me Klerikët e nderuar, organizatat e komunitetit,diplomatët e Shqipërisë e të Kosovës dhe Ansambleisti Mark GJONAJ.

Darka do të shtrohet në MAESTRO’S RESTORANT.

ADRESA: 1703 BRONXDALE AVE, BRONX, NY 10462

TEL: (718) 792-8844

   Darka është me ushqim e pije, ndërsa për argëtimin muzikor ka menduar artisti,  vatrani, zv/Kryetar i deges Hudson Valley, GËZIM NIKA me grupin e tij.

Pjesë e argëtimit do të jenë edhe valltaret e Grupi të Valleve “Rozafati”, pranë Qendrës Kulturore “Nëna Terezë”.

PËR REZERVIME TELEFONONI TEK KOMISIONI ORGANIZATOR: Agim REXHAJ- TEL: 917-848-3999; Mithat Gashi – (914) 426-1462,Marjan CUBI 914-316- 0045; Gëzim Nika – (917) 596-4663,Dalip GRECA-917-254-6103; Hakik MENA (Legaliteti) 201-993-0833; Aleksander NILAJ(Albanian American Open Hand Association Inc) 718-913-2151; SHOQATA”DIBRA” 718-619-8474, Shaban LIPA( RUGOVA) 917-846-8404, Nazo Veliu- (347) 323-8121, Ramiz Mujaj  – (917) 346-2038.

Bileta e Hyrjes

TË RRITURIT $75.00

FËMIJËT DERI NË 12 VJEC $25.00

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, darke, me presidentin Nishani, Vatra

KRYESIA E VATRES U TAKUA ME PRESIDENTININ NISHANI

September 25, 2016 by dgreca

Të Shtunën me 24 Shtator 2016, Kryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” zhvilloi një takim pune me Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Përveç këshilltarëve të presidentit në takim mori pjesë edhe Shefja e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Besiana Kadare.

1-edhe-kamer

1-vatra-e-presidTakimi zgjati për dy orë. Kryetari i Vatrës, fillimisht e falenderoi presidentin Nishani, për vlerësimet maksimale që i ka bërë në vazhdimësi Vatrës dhe për këtë takim pune. Njehemi të vlerësuar, tha dr. Buçaj, jo vetëm pse Federata e Shqiptarëve të Amerikës është nderuar me dekoratën më të lartë, Urdhërin e Flamurit, por edhe për vlerësimin e lartë, që u është bërë martirëve të saj themelues, që lanë Amerikën për t’i shërbyer Shqipërisë, dhe si shpërblim u anatemuan nga diktatura komuniste, u pushkatuan, u burgosën, u internuan, nuk u dhanë as dy pëllëmbë tokë për varre, edhe pse mbrojtën me jetët e tyre kufijtë e Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bujar Nishani, shprehu kënaqësinë personale dhe institucione për takimin me Kryesinë e Vatrës. Ai tha se Vatra, ashtu si e tërë diaspora shqiptare, ka qenë në qendër të vëmendjes të institucionit, që ai drejton. Vatra mbetet kontributorja kryesore në diasporë dhe përbën një vlerë historike Kombëtare. Ju vatranët, tha presidenti, mbeteni pjesa kryesore në Kolonën e cështjes Kombëtare. Vatranët meritojnë vlerësim maksimal për qëndrimet në trajtimin e çështjes kombëtare. Qëndrimet tuaja në mbrojtje të drejtave të Shqiptarëve në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, përgjatë të gjithë historisë, kanë qenë dhe mbeten, shtylla e punës tuaj.

Kontributi i Vatrës ka qenë historik, jo vetëm në mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë, por edhe në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar; po ashtu meritë ka Vatra edhe në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, theksoi presidenti. Vatra ka inspirua miqtë tanë amerikanë për të qenë miqtë dhe aleatët tanë më të mirë.

Zëri i Vatrës do të dëgjohet me respekt nga institucioni i Presidencës, premtoi presidenti Nishani.

Duke iu përgjigjur vlerësimeve të presidentit Nishani për Vatrën, kryetari Buçaj tha: Faleminderit z. President! Ka qenë dikur mendimi se Vatra e ka kryer misionin e saj dhe duhet të pushojë. Koha po e tregon se misioni i Vatrës nuk është i kufizuar në kohë. Ajo është trashëgimia më e vlefshme e historisë sonë kombëtare, jo vetëm në SHBA. Çështja Kombëtare-Kolona e Vatrës, ka nevojë për kontributin e vatranëve, për sot dhe në të ardhmen. Vatra do të jetë e dobishme për Kombin shqiptar, derisa të kemi fqinj sllavë e grekë. Po ashtu ne besojmë se fryma e Vatrës do të ketë ndikim në rritjen e  frymës demokratike në Shqipëri dhe në të gjitha trojet kombëtare.

Më pas kryetari Buçaj shprehu brengën e Vatrës dhe të vatranëve për gjendjen e rënduar ekonomike në Shqipëri, për mbulimin e vendit me parcela droge, shtimin e kriminalitetit, mosdënimin e “të korruptuarëve të mëdhenj”, dhe kthimin e korrupsionit në epidemi për vendin, për ngecjen e Reformës në Drejtësi dhe për pengesat që po hasen për nisjen reale të vetingut etj. Largimi masiv apo tendenca për të ikur me çdo kusht nga Shqipëria, është treguesi real i qeverisjes së vendit dhe i klasës politike shqiptare, që po e mbanë vendin në një tranzicion të frikshëm. Në optikën e Vatrës opozita dhe pozita duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe normë demokracie, por edhe domosdoshmëri për të zgjidhur problemet tona kombëtare të mbetura pezull. Koha shkon, nesër do të jetë vonë.

Më pas u diskutua për probleme konkrete, shqetësime të Vatrës: Si çështja Çame përmes retorikës dhe reapolitikës, problem i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe dekorimi i Kryeministrit Gjukanoviq, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Samiti i qeverisë dhe pozicioni i Presidencës, tendenca për të polarizuar e për të futur konfliktualitetin në diapsorë, mosshërbimi i duhur konsullor për shqiptarët e Amerikës, mungesa e një Ministrie të Diasporës, kur gjysma e popullsisë jeton në ëmrgim, sfidat dhe përballja e Shqipërisë me terrorizmin etj. Po ashtu Kryesia e Vatrës paraqiti një protestë për keqtrajtimin e Bustit të Faik Konicës dhe mosruajtjen nga keqbërsit të varrit të tij në Tiranë, ku siç dihet Vatra është kontributore në kthimin e eshtrave në Prtill 1995. (Hollësi nga takimi mund t’i lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: me presidentin Nishani, takim pune, Vatar

“Vatra” synon të jetë një zë i fortë kombëtar, objektiv, i pavarun nga rrymat politike

September 25, 2013 by dgreca

Nga Dr. Gjon Bucaj*/

Asht nderë e kënaqësi për vatranët dhe për të gjithë neve, t’ju përshëndesim me nderime e dashamirësi sonte në mesin tonë. Përshëndetje të përzemërta klerikëvet tanë dhe mirëseardhje Ambasadorit të Shqipnisë në Washington, zotit Gilbert Galanxhi që ju përcjell gjatë kësaj vizite në Shtetet e Bashkueme, Sekretarit të Shërbimit Diplomatik zotit Besnik Konçi, dhe Konsullit të Përgjithshëm zotit Dritan Mishto me zonjën, i cili asht shumë  i afërt me Vatrën dhe me komunitetin në përgjithësi. Jemi mirënjohës të gjithëvet që na nderoni me prezencën tuej.

Familja vatrane po ju pret bashkë përfaqësuesit e institucionevet fetare që, krahas me shërbimet fetare përkatëse, zhvillojnë edhe aktivitete të dobishme me karakter kombëtar.

Vizitën tuej sot në selinë e “Vatrës”, si dhe takimin në këtë darkë familjare, i shohim si vlerësim nga ana e juej, për kontributin që kjo organizatë e shqiptarëve t’Amerikës i ka dhanë kombit për ma se një shekull. E shohim, gjithashtu, si mbështetje për vatranët e tashëm dhe për komunitetin shqiptar të Amerikës në përgjithësi, në përpjekjet për t’a shtri “Vatrën” në të gjithë Amerikën dhe në Kanada, tue sjellë në gjinin e saj  brezin e ri, për t’a projektue me besim drejt së ardhmes, në frymën kombëtare të trashigueme nga themeluesit e saj. “Vatra” synon të jetë një za i fortë kombëtar, objektiv, i pavarun nga rrymat politike.

Për zgjedhjet e 23 qershorit të kaluem, shumica e vatranëvet patën shprehë mendimin që proceset e integrimit dhe planet ekonomike të vazhdonin pa u ndërpre nga ndërrimi i administratës. Megjithate, në përgjithësi u vlerësue pozitivisht zbatimi i normavet demokratike me  njohjen e rezultatit dhe me dorëheqjen e ish Kryeministrit Berisha nga drejtimi i Partisë Demokratike, si kontribut i randësishëm për krijimin e klimës së bashkëpunimit paszgjedhor.

Administratës së re i dëshirojmë qeverisje të drejtë, në frymë demokratike, me suksese në interesin e Shqipnisë dhe të popullit shqiptar. Pozitës dhe opozitës u dëshirojmë bashkëpunim konstruktiv, tue mos lejue rivalitetet partiake të cenojnë interesat e përbashkëta të kombit e të atdheut. Konfliktualiteti politik asht i damshëm për vendin dhe i dobishëm për askend.

Në takimet e së kaluemes me zyretarët e lartë të Shqipnisë, kemi vlerësue arritjet në periudhën e tranzicionit, si në ndërtimin e infrastrukurës, në procesin e integrimit në NATO dhe të liberalizimit të vizave, në përkrahjen e fuqishme të Kosovës për pavarësi, si dhe në ecjen drejt integrimit në Europë. Vazhdimisht kemi sjellë në vemendje nevojën e thellimit të matejshëm të reformavet dhe zgjidhjen e problemevet që shqetsojnë shqiptarët si: integrimi dhe damshpërblimi i shtresës së të përndjekunvet, këthimi i pronave të konfiskueme nga regjimi komunist, hapja e dosjeve të diktaturës, ligji i lustracionit dhe korrupsioni i lartë. Kemi besim se me ju, zoti President, në krye të shtetit dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, realizimi i këtyne dhe tjera reformave të nevojshme, do ta ketë rrugën ma të lehtë për të kalue, në se ato arrijnë mbi tavolinën tuej. Këtë herë po përqendrohemi tek randësia që harmonia ndërfetare e shqiptarëvet ka për stabilitetin dhe për mirëqenjen e kombin tonë. E shohim nevojën që, organet shtetnore e kulturore, të tregojnë ma shumë vlerësim, përkrahje dhe mbrojtje, për institucionet fetare dhe për klerikët të cilët, shërbimin shpritnor, e ushtrojnë me përkushtim për besimin përkatës dhe, në të njejtën kohë, ia njofin vleren dhe i dalin zot vëllaznimit të gjakut shqiptar. Asht krenari dhe kënaqësi për ne që shembullin e klerikëve të tillë e kemi këtu bashkë me, në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipnisë.

Ju urojmë sukses në takimet e rëndsishme të këtyne ditëve, në Nismën Globale Klintoni 2013.

Ju urojmë shëndet e të mira familjare dhe energji e suksese në krye të Shtetit Shqiptar.

*Përshëndetja e kryetarit të Vatrës gjatë darkës me presidentin Bujar Nishani me 24 shtator 2013

Filed Under: Featured Tagged With: darke e vatres, Fjalimi, Gjon Bucaj, me presidentin Nishani

DON FRAN KOLA: I JEMI MIRËNJOHËS PRESIDENTIT DHE DEGËS SË VATRËS QË PROPOZOI NDERIMIN E INSTITUCIONEVE FETARE*

September 23, 2013 by dgreca

I nderuar President i Republikes se Shqipërisë, Bujar Nishani!/

I nderuar  Ambasador Galanxhi,/

I nderuar Konsull i Nderit, Bardha,/

Te nderuar klerikë,/

Motra dhe vellezer te pranishem,/

Ju përshëndes në emër të Komunitetit Katolik të Shën Palit, duke falenderuar Zotin dhe gjithë anëtarët e kësaj Famullie të njohur që, me në fund, Dega e Detroitit e Federates Panshqiptare te Amerikes “VATRA” u kujtua të propozoi  nderimin e kësaj bashkësie nga më vitalet në Diasporën Shqiptare.

Duke ju uruar mirëseardhjen në Komunitetin tone, i nderuar President dhe përsonalitete që e shoqëroni Presidentin në këtë vizitë, deshiroj  t’u falnderoj sinqerisht dhe të vë në dukje disa nga vlerat e Komunitetit  Katolik të Shën Palit , këtu në Detroit.

Kisha e Shen Palit u themelua vonë, por kjo nuk do të thotë aspak se nuk ishte e themeluar në zemrat dhe mendjet e  katolikëve shqiptar që kishin lënë Aatdheun dhe, sidomos, të malësorëve besimtarë e bujarë, të cilët kishin lëshuar trojet e tyre masivisht për një jetë më të lirë e më të mirë, me mendimin se diçka po ndryshon, me shpresen  për t’u rikthyer prapë.

Ishin vitet e vrullshme të nëpërkëmbjes masive të të drejtave të shqiptarve të Kosovës,kur u hodhen themelet e kesaj qendre, bash në vitin 1980. Demostratat e përgjakura nga makineria ushtarake Jugosllave, vitet e dhunimit  të besimit, të lirisë së fjalës e pronës në Shqipërinë  komuniste, nxiten disa besimtarë katolikë  këtu në Michigan të ndërtonin  Qendren e Shën Palit, e cila ka një kontribut të pakrahasueshëm me asnjë  Qendër tjetër  në veprimtarinë atdhetare, kombëtare dhe fetare.

Inaugurimi i sajme 29 Qershor të vitit 1981  u kthye në një festë të vërtetë, me pjesëmarrjen e mijëra vetëve për tri ditë radhazi. Që në fillim u profilizua atdhetarizmi  i kësaj Qendre të vërtetë shqiptare, si një vyrtit moral i rëndësisë së veçantë, mishëruar edhe në veprimet konkrete të famullitarit të parë të saj, Dom Prek Camaj e vazhdimin e mëpasëm nga Don Anton Kçira.  Roli i Qendres së Shën Palit ishte i papërshkrueshëm, falë shpirtit patriotik të malësorëve  legjendarë , si dikur i kishte përshkruar i pavdekshmi  At’Gjergj Fishta, shqiptarë të devotshëm, besimtarë të mrekullueshëm, trima e të vendosur si çmos kush tjetër.

Në Qendren e Shën Palit e kanë nismën të gjitha veprimtaritë patriotike dhe atdhetare, duke filluar nga dhjetra e qindra  demostrata për lirinë e Kosovës nga zgjedha serbe, për lirinë e shqiptarëve nga komunizmi më i egër dhe ekseprimental, grevat e urisë në përkrahje të minatorëve të Trepçes e deri tek demostratat e fundit për lirimin e të burgosurve politik të Malësisë, njohur me emrin famëkeq  “Fluturimi i Shqiponjës” dhe  levizjet e tjera për barazi dhe të drejta njerëzore të malësorëve nën Mal të Zi.

Në të gjitha këto veprimtari, kjo qendër është mbështetur edhe nga Teqja Bektashjane e  vet Baba Rexhepi, nga Xhamia dhe përsonalisht Imam Vehbi Ismaili, nga patriotët Ferdin Toptani, Petrit Butka, Viktor Çako, Tajar Shaska, Ekrem Bardha e shumë e shumë të tjerë, pamarrë parasysh besimin, mjafton të  punohej në të mirë të Shqipërisë.

Qendra e Shën Palit është dalluar në përkrahjen dhe njohjen e gjithë vendimeve në të mirë të Shqipërisë e Kosovës,  duke i festuar ato, e duke ndihmuar për të arritur deri te realizimi i tyre në të gjitha format. Prej këtu nisen ndihmat financiare të Luftës Çlirimtare të Kosovës, ndërtimi i Institucioneve të besimit në Shqipëri, dhjetra  raste sëmundjesh e ndihma të tjera humanitare. Po kjo Qendër, është ndër më të organizuarat për mësimin e gjuhës shqipe, për aktivitetet kulturore  dhe grupet artistike, për ndihmën e botimeve e aksioneve të tjera kombëtare, si përkujtimin e ngjarjeve historike, që në vitet 80 e këndej, pa asnjë ndërprerje. Në këtë Qendër gjinden simbolet kombëtare më të spikatura, si Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, Nënë Terezës, salla me emrin e Gjergj Fishtes etj.

Po kështu, këtë Qendër e kanë vizituar e vlerësuar të gjithë përsonalitetet e politikës së lartë shqiptare dhe të Kosovës, si dhe senatorë e kongresmenë amerikanë nga më të njohurit, heronj te demokracisë e lirisë, si të ndjeret Ibrahim Rugova, Pjeter Arbnori e Azem Hajdari.

Të gjitha këto e shumë veprimtari të tjera, që ndoshta nuk është vendi as koha t’i themi në detaje, janë realizuar falë dashurisë së madhe për atdheun tonë, në respektim të Institucioneve Demokratike dhe në mbështetje të vazhdueshme të bërjes së Shqipërisë Evropiane, në  rindërtimin e  Kosovës Institucionale, si një shtet i mirëfilltë, në kërkimin e vazhdueshëm të të drejtave të vëllezerrve tanë, që jetojnë në tokën e tyre, por nën shtetin malazez, në kërkesat e pareshtura për Çamërinë Shqiptare, si dhe të bashkimit e të njojhes, të ndihmes e përkrahje së çdo shqiptari kudo që ndodhet në botë.

Faleminderit!

Don Fran Kola

Famullitar i Kishës së Shen Palit

*Fjala pershendetese ne takimin festiv me Presidentin e Shqiperise, z. Bujar Nishani

Troy, Michigan, Hotel Marriot, 22 Shtator 2013        

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: don Fran Kola, Fjalimi, gjate mbremjes, me presidentin Nishani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT