Basha denoncon standardet e zgjedhjeve,Zannier garanton vlerësim objektiv/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.
Kryetari PD-së, Basha, ka falënderuar për misionin e vëzhguesve të OSBE që monitoruan procesin zgjedhor të 21 qershorit dhe faktimin e problemeve të mëdha të cilat siç theksohet edhe në raportin paraprak, kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lire, duke sjellë si problematike ne këto zgjedhje kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës, të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.
Basha i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OSBE dhe ambasadorëve të Këshillit të përhershëm fakte të pakundërshtueshme të përdorimit të fondeve publike, parave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit qeveritar, për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Zannier, e siguroi zotin Basha për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve, qe do të reflektohet në raportin përfundimtar