• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Rama ne Kosove:Të heqim kufijtë për sipërmarrjen mes Shqipërisë dhe Kosovës

March 22, 2014 by dgreca

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi nga Peja se qeveria shqiptare i ofron biznesit të Kosovës mundësi që të investojë në Shqipëri, nëpërmjet nismës së shpallur që u jep objektet shtetërore me një qira vjetore prej 1 eurosh. Rama ka theksuar se do të hiqet kufiri për sipërmarrjen mes dy vendeve.

Kryeministri Rama, ka propozuar ngritjen e një Dhome Tregtare Kombëtare, e cila do të jetë pala e përbashkët që do të mbrojë interesat e biznesit këtej dhe andej kufirit.Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare, bëri të ditur edhe projektet e diskutuara në takimin e zhvilluar sot me Kryetaren e Komunës së Gjakovës.“Angazhimi ynë është që kufirin ta bëjmë mundësi, të heqim tatimin e dyfishtë”, tha Rama ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt ministrat e Financave të Kosovës, dhe Shqipërisë do firmosin marrëveshjen për këtë.Ai shprehu besimin se shkëmbimi pa pengesa e çdo gjëje që është e shkruar shqip,  libër apo gazeta është me një rëndësi të madhe për të dy anët e kufirit. “Ne do e trajtojmë edhe javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë, do futet skema e përjashtimi të TVSH-së për tubat e çelikut, kërkesë e drejtuar nga kompani të huaja prej shumë vitesh dhe ne e gjetëm aty sikurse dhe një mal me letra ankesa dhe kërkesa, dhe kur e imagjionon sa shumë e kanë pësuar ata që s’kanë marrë përgjigje”.Rama bëri të ditur më tej se grupi i përbashkët i punës për eleminimine barrierave jotarifore po funksionon më së miri dhe po punon për harmonizimin e legjislacionit.

Ai tha se në fund të prillit do bëjmë një vlerësim të përbashkët dhe do jetë publik, lidhur me procedurat doganore. “Ne duam që me çdo kusht të reduktojmë ditët e tranzitit në orë, dhe çdo kompanie që është edhe këtu edhe atje, t’ia bëjmë kufirin të padukshëm dhe praktikisht të jetojë në të njëjtën hapësirë pavarësisht që ka dy qeveri. Kush prodhon në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk do ketë ansjë lloj kufiri”, deklaroi Kryeministri

.Ai theksoi se nuk kemi kohë për të humbur siç humbëm kohë me interkonjeksionin dhe për këtë shtoi se “disponojmë burime të mjaftueshme ujore, Shqipëria është vëndi i dytë pas Norvegjisë, por ky potencial duhet të jetë në dispozicion të dy vendeve”.

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal më tej tek oferta turistike e përbashkët.”Kur unë fillova punë gjeta një ide aty të sapo skicuar për një projekt për Alpet e Shqipërisë. Nuk ka kuptim që mos të jetë i përbashkët me Kosovën. Alpet t’i trajtojmë  bashkë dhe turistët e kalojnë kufirin vetë”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, politika dhe politikanët sado qëllime dhe vullnet të mirë të kenë, nuk kanë të mundësi të bëjnë për bizneset atë që vetë biznesi mund të bëjnë.

Në përfundim, Kryeministri Rama e konsideroi me rëndësi vënien e pasurisë së sipërmarrjes në shërbim të investimeve për të luftuar varfërinë. Ndërkaq, ministri i Financave, Besim Beqaj, theksoi se së shpejti do të ketë një takim me doganat e tatimet e dy palëve për të bërë të mundur çlirimin e barrierave dhe unifikimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

“Ky është një takim i rëndësishëm që kërkon të shkoqisë problemet reale të dy shteteve dhe të një kombi që do të ketë një ekonomi dhe na mundëson të dalim bashkë në tregje”, deklaroi Beqaj

Përfaqësuesit e biznesit të Kosovës kanë deklaruar se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të duhet të marrin masa më të ndjeshme për të unifikuar tregun dhe për të promovuar prodhimin e Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrë që të krijohet një treg.(Kryeministri Edi Rama dhe kreu i komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila)

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Mimoza Lila, Rama ne Kosove

Kryetarja e re e Gjakovës kërkon ndihmën e gjakovarëve të diasporës

February 13, 2014 by dgreca

Kryetarja e re e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila të martën ka zhvilluar në Lucern një takim me bashkatdhetarët nga komuna e saj me qëndrim në Zvicër/

Gjakova ka pasur një të kaluar të pasur industriale. Por, ndryshimet e së paku dy dekadave të fundit dhe përfundimisht lufta, i dhanë një goditje të rëndë kësaj tradite. Sot, edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, komuna në perëndim të Kosovës nuk po mund të marrë veten. Kjo po ndodh pjesërisht si pasojë e gjendjes përgjithësisht të keqe të ekonomisë kosovare por edhe për shkak të politikave jo të përshtatshme që janë ndjekur nga qendra dhe nga komuna.Në këtë gjendje e ka gjetur Gjakovën kryetarja e re e komunës, Mimoza Kusari Lila dhe ajo është zotuar që ta ndryshojë atë. Në kuadër të përpjekjeve të saj në këtë drejtim, ajo po qëndron në Zvicër, ku mbrëmë në Lucern ka pasur një takim me bashkatdhetarët nga komuna e saj. Ajo me këtë rast ka qenë e shoqëruar edhe nga Valdrin Lluka, shef i Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve, si dhe nga nikoqirët, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe ministri këshilltar në këtë ambasadë, Mustafë Xhemajli.

“Arsyeja për të cilën unë kam hyrë në politikë, në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ka qenë qeverisja lokale”, ka nisur kryetarja e Gjakovës bashkëbisedimin me të pranishmit në hotelin Lux në Emmenbrücke të Luernit, të bashkëqytetarit të saj Bekim Raja. “Niveli i qeverisjes komunale ka të bëjë në radhë të parë me menaxhimin. Politikat e mëdha këtu kanë pak vend. Ne kemi nevojë për një model zhvillimi të qëndrueshëm, sepse nga ajo që po shohim në vende të ndryshme, pakënaqësitë dhe trazirat ndodhin vetëm për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike”, ka theksuar Kusari-Lila.

“T`i mbërrijmë komunat tjera dhe t`i tejkalojmë ato”

Më tutje ajo ka radhitur sfidat para të cilave ndodhet si kryetare që posa ka marrë detyrën. “Kemi dy detyra kryesore: të mbërrijmë nivelin e komunave tjera dhe detyrën tjetër, t`ua kalojmë atyre”, ka shprehur ambicien e saj e vetmja femër e zgjedhur kryetare e një komune kosovare.

Sipas saj komunat tjera e kanë kaluar e zhvillim Gjakovën përkundër faktit se ajo ka qenë dukshëm më e zhvilluar se të tjerat dhe ka potencial për të qenë sërish e tillë. “Prandaj synimi ynë është që të bëhemi lider në zhvillim. Një pjesë e mirë e atyre që duhet të ndihmojnë në këtë drejtim jeni edhe ju, pjesëtarët e diasporës”, ka thënë ajo, duke vënë theksin jo vetëm në kapitalin por edhe në përvojat dhe ekspertizën e punës të njerëzve nga diaspora.

“Kemi aplikuar para Komisionit Evropian për hapjen e zyrës për promovimin e zhvillimit ekonomik të Gjakovës. Ne do të kemi njerëz konkretë të angazhuar vetëm për të përcjellë këtë fushë, në mënyrë që ata të bartin edhe përgjegjësi për punën që bëjnë”, ka thënë ajo.

Si risi që për herë të parë në Kosovë do të ndodhë në Komunën e Gjakovës, Kusari-Lila ka përmendur konferencën e donatorëve që do të mbahet që shpejti në këtë qytet.

Konferencë donatorësh vetëm për Gjakovën

“Kjo do të jetë konferenca e parë që do t`i kushtohet vetëm një komune. Në këtë konferencë që organizohet më 22 dhe 23 mars do të prezantojmë projekte konkrete si ai i Liqenit akumulues të Ponoshecit etj, ai i aeroportit, gjegjësisht kthimi i tij në aeroport komercial etj. Kemi vënë kontakte edhe me Bankën Botërore”.

Sipas kryetares së re të Gjakovës, kjo komunë deri më tash fare pak ka aplikuar për projekte zhvillimore nga qeveria dhe nga agjencitë zhvillimore të huaja. “Ne po bëjmë shumë që të mos lëmë pa shfrytëzuar asnjë mundësi të tillë”, ka thënë Kusari Lila. Në këtë kuadër ajo ka përmendur investimin e madh që është duke bërë DEZA e Zvicrës në ujëmbledhës dhe në trajtimin e ujërave të zeza. Investimi prej 40 milionë eurosh do të jetë i përbashkët në mes të qeverisë së Zvicrës dhe asaj të  Gjermanisë, me participim edhe nga komuna.

Duke folur për qasjen e saj në postin e ri, ajo ka thënë se synon që ta ndryshojë atë perceptimin se të gjithë ata që marrin pozita në pushtet e kanë për qëllim vetëm pasurimin, interesat e tyre personale. “Ne do të japim shembullin se duam të punojmë për përmirësimin e kushteve të jetës të qytetarëve, por për të realizuar këtë, e kërkojmë edhe ndihmën, vullnetin dhe idetë e tyre. Nuk bën vetëm të ankohemi por edhe të gjejmë zgjidhje”.

Kryetarja e Gjakovës i është referuar edhe çështjes së sigurisë së investimeve në komunën e saj dhe sigurisë në përgjithësi. Në këtë kontekst ajo është zotuar se prioritet do të ketë sundimin e ligjit, ndalimin dhe flakjen e praktikave që njerëz të caktuar të privilegjohen për shkak të “meritave” të supozuara etj. “Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit”.

Në kuadrin e qëndrimit të saj në Zvicër, kryetarja e Gjakovës sot takohet me Odën Ekonomike Zvicër-Kosovë, në Gjenevë, me përfaqësuesit e të cilës do të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndërsa në ditët në vijim ajo do të vizitojë Italinë. Përveç katër bizneseve italiane (njëri prej të cilëve tashmë ka investuar në Gjakovë) ajo do të ketë edhe një takim me kryebashkiakun e Torinos.

Mimoza Kusari Lila ka folur edhe për statusin e ri të Komunës së Gjakovës si zonë e lirë tregtare, status që mundëson lehtësime të ndryshme për zhvillimin e ekonomisë në komune dhe regjion.

Bashkëqytetarët e ardhur nga qendra të ndryshme të Zvicrës kanë zhvilluar një debat interesant me kryetaren e tyre, duke i dhënë mbështetje qasjes së saj të re si kryetare dhe duke u interesuar për kushtet e investimit. Anton Nikolla, afarist nga Bazeli është interesuar për sjelljen në Gjakovë të investitorëve nga Zvicra, Ndërsa Fatmir Hyseni, po ashtu afarist nga Cyrihu, ka kritikuar praktikat në Kosovë sa i përket investimeve në bujqësi, që sipas tij duhet të trajtohen me prioritet. Afaristi Besnik Sadrija ka pyetur për sigurinë e investimeve në Gjakovë dhe për politikat fiskale. (B.SH.)(Kortezi:albinfo.ch)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: diaspores, kerkon ndihme, Mimoza Lila

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT