• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ballkan i Hapur, arritje apo dështim?

August 7, 2021 by s p

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency   

Ideja e Minishengeneit Ballkanik ka startuar më 1998 që kur në qeverisje ishte Fatos Nano. Realisht ishte Ai (Nano) që e artikuloi këtë ide dhe sot mbas 23 vitesh, ky projek-ide ka marrë jetë. Mendoj se projekti i “Minishengenit Ballkanik” I cili është projekt i vjetër i lënë në sirtaret e kryeministrisë nga ish Kryeministri Nano, nuk u realizuar për  shumë arësye, por rikthimi tek ky proket-ide do të thotë se tashmë është koha që të bëhët realitet, pa dyshim kjo është sukses rajonal. Përrallat se “Ballkan i Hapur” apo “Minishengenit Ballkanik” do te formoi sërisht  një Jugosllavi të re, të bëjnë të qeshësh por edhe të qash për nivelin, ironinë dhe cinizmin që tregojnë ata që e kontestojnë. Shengeni i BE-së dhe as Shengeni i Ballkanit Perëndimor nuk presupozon se do bëhet një shtet që me budallallëk e me hipokrizi e quajnë si Jugosllavi të re dhe hapësirë për investimet kineze apo edhe ato ruse.  Shengeni i BE-së nuk e ka cënuar aspak sovranitetin e shteteve brenda BE, kështu do të ndodh më 1 Janar 2022 edhe me  “Ballkan i Hapur”,  ku sejcili shtet që bën pjesë në këtë projekt,  nuk do të ketë asnjë ngacmim apo cënim të sovranitetit të tij. Rrugëtimi i Minishengenit Ballkanik tashmë të quajtur “Ballkan i Hapur”, një sukse i pa mohuar, ka startuar dhe po formësohet njësoj si Shengeni i Bashkimit Europian i cili hoqi të gjitha barrierat dhe kufijt që lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitaleve dhe shërbimeve të mos pengohet në asnjë pikë kufitare të vëndeve të BE. Kjo solli një frymë të re optimiste në marëdhëniet e qytetareve, solli një frymë të re në tregëti dhe tek investitorët të të gjithë vëndeve që preku Shengeni I Bashkimit Europian. Meqënëse vëndet e Ballkanit Perëndimor po zhgënjehen nga BE-ja vit pas viti për t’u bërë pjesë e BE, me një vendim të guximshëm vëndet e para që kurorëzuan Ballkanin e Hapur-Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë marë parasyshë për të anashkaluar të gjitha pengesat dhe sulmet me qëllimin e vetëm për t’a penguar këtë ide të hershme e cila pa asnjë dyshim do të sjell shumë të mira për shtetasit e këtij rajoni të lënë pas dore nga BE-ja. Ka ardhur koha që Ballkani të mos quhet si fuci baruti, por më shumë besim të themi se “Ballkan I Hapur” ka qëllim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të  gëzojnë  katër liritë njerëzore siç jane ;  lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitaleve dhe shërbimeve të çdo lloji. Kjo do të thotë, të gjithë shtetasit e vëndeve të Ballkanit Perëndimor të ndjehen të lirë gjithashtu edhe sipërmarrësit të ndjehen me dinjitet ashtu si ata të BE-së. “Ballkan I Hapur” ka ftuar edhe Kosoven, Malin e Zi dhe Bonjen që të bëhen pjesë e këtij qëllimi madhor. Tani për tani pjesë e këtij projekti  është të përfunduar janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kjo marveshje përfundimisht është firmosur nga lideret e tre vëndeve  të lartpërmendur, marëveshje e cila starton më 1 Janar 2022. Pas shumë zvaritje nga BE-ja për të bërë pjesë të saj edhe vëndet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si shumë tjerë publicistë, edhe unë mendoj e gjykoj se kjo arritje-“Ballkan I Hapur”, ka marë pagëzimin edhe përtej oqeanit. Partnerët strategjik (SHBA-të) I kanë bërë thirje disa herë BE-së që të mos e zgjasë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqëdoninë e Veriut, ndërsa Serbisë ai ka bërë të qartë, të njoh pavarësinë e Kosovës. Shenjat e para janë se edhe Mali I Zi sëshpejti do të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.   Ndërkohë që kjo marëveshje tashmë ka filluar të marrë frymë, që vërtetë është pritur dhe vlerësuar me nota mjaft të mira nga politikanë objektiv dhe publicist profesionist, çfar po ndodh dhe kush ulëret më shumë me nota mjaft negative ?!!!  Për “Ballkanin e Hapur”  rezerva kanë shprehur edhe Mali I Zi, edhe Bonja të cilat sot nuk janë pjesë e këtij projekti, por për fat të keq më shumë ulërin me të madhe Kryeministri I Kosovës-Albin Kurti. Ai është shprehur me nota shumë negative, duke e quajtur “Ballkanin e Hapur” si qëndër të korrupsionit, autokracisë, kriminelitet, se po krijohet një Jugosllavi e re, se Ballkani po hap dyert nga Lindja, apo për ndikime kineze dhe ruse. Qëndrimet e  Kurtit janë se Ai ka zbuluar konspiracionet e “tradhetarëve” që e kanë firmosuar përfundimisht “Ballkanin e Hapur”. Kurti po bën konspiracionistin më të madh me qëndrimet e tij, pa menduat se këtu dëmtohet Kosova, Ai (Kurti) edhe pse është I vogël fare, ka filluar të flas si udhëheqës I madh I Ballkanit e më tej. Kryeministri Kurti kategorikisht ka qënë dhe është kundra “Ballkanit të Hapur” duke paraqitur argument që nuk egzistojnë, por në këtë mes ka vetëm ambicie politike drejtpërdrejt me Kryeministrin Rama. Albin Kurti mendoj se Rama do të marrë flamurin si figura qëndrore në Ballkanin Perëndimor, por pikërisht këtu ai gabon rëndë sepse penalizon Kosovën për të mos përfituat katër liritë themelore-lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitaleve dhe shërbimev. Kurti duhet të tregohet miqësor e bashkëpunues me Kryeministrin Rama dhe me Shqipërinë, Kurti nuk duhet të ketë xhelozi dhe cmirë nëse Rama bën hapa pozitive për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, përkundrazi Kurti duhet ti bashkohet çdo hap pozitiv që merr Shqipëria e cila gjithmonë ka menduar e ka lobuar për Kosovën. Kurti ka një të drejtë të madhe kur kërkon që Serbia të kërkoi ndjesë publike për trë gjenocidet që ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, por kjo nuk e legjitimiton Kurtin që të pengoi projektin në fjalë për të cilin kosova ka shume nevojë. Gjykoj, Kurti me Ramën duhet të flasin me njëri-tjetrin për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe jo përçarëse përballë opinionit në Shqiperi, në Kosovë dhe jashtë vëndeve të tyre. Z. Albin Kurti duhet të kuptoi se, pjesëmarrja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur”, ku lideri i saj të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të vendimeve që merren, krejt i barabartë me Vuçiç, i barabartë e me dinjitet më liderët e vëndeve të tjera të këtij projekti jetësor rajonal. Kjo do të thotë se Kosova ska asngjë të përbashkët me Serbinë, por vetëm fqinjësi reciproke. Liderët e Kosovës për momentin si armën më të fortë ndaj Serbisë, kanë marrëveshjen e Uashingtonit, nëse Osmani dhe Kurti janë distancuar dhe nuk e kanë në konsideratë këtë marëveshje, ata bëjnë gabim të madh. Marrëveshjet ndërkombëtare për vënde të vogla dhe në nevojë si Kosova, kanë shumë rëndësi, pa patur parasyshë se kush shkon e kush vjen në pushtet. Me bindje gjykoj se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen bashkë në çdo iniciativë, duke përfshirë edhe ‘’Ballkanin e Hapur’’, kështu dhe vetëm kështu mund të kufizohen lëvizjet e Serbisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ballkan i Hapur, Mini Shengeni Ballkanik, Zenel Çeliku

SHQIPTARËT PËRFITUESIT MË TË MËDHENJ NË RAJON NGA HAPJA E KUFIJVE, TREGJEVE DHE INTEGRIMI

August 6, 2021 by s p

Arben Çejku, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Ish-Ambasador, në një rrëfim për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dhënë Editorit Sokol Paja, shprehet se Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën, ta inkurajojë dhe ndihmojë me çdo formë që të jenë krah për krah në çdo hap diplomatik në rajon. Qeveria aktuale e Kosovës ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar mbrojtjen e tregjeve kosovare nga “agresioni” i produkteve serbe. Shqipëria duhet të luajë rolin e saj në rajonin e Ballkanit, si vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE dhe ka përgjegjësinë e mbrojtjes së interesave shqiptare kudo në rajon.

  1. Çfarë fiton realisht Shqipëria dhe çfarë humbet Kosova nga Mini-Shengeni Ballkanik?
  • Nisma rajonale “Ballkani i Hapur”, si vijim i konceptit “mini-Shengeni ballkanik”, synon të zhvendosë marrëdhëniet bilaterale në një rrafsh bashkëpunimi multilateral duke synuar arritjen e disa treguesve konkret në dobi të qytetarëve. Rajonit tonë, edhe më parë nuk i kanë munguar nismat apo formatet e tilla të bashkëpunimit, pavarësisht emërtesave që kanë pasur. Programet e mbështetjes së Bashkimit Europian për Ballkanin si IPA, ERASMUS, CEFTA etj apo së fundi Procesi i Berlinit (2014), në thelb synojnë forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë. Mbi të gjitha, vetë mbështetja e Brukselit për Ballkanin Perëndimor, nxit europianizimin e këtyre marrëdhënieve. Mirëpo, janë një seri faktorësh lokal që kanë penguar realizimin e disa marrëveshjeve të nënshkruara më parë. Unë mendoj se kjo nismë, sido që ta quajmë, qoftë “mini-Shengen”, qoftë “Open Balkan”, apo “SEFTA”, siç e ka propozuar Albin Kurti, nuk është ende një garanci ekskluzive për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes shteteve të rajonit tonë. Duhet ende shume pune dhe vullnet politik nga qeveritë tona. Unë besoj se është shumë e dobishme të mbështeten nisma dhe procese, që synojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Nga liria e lëvizjes, nga liria e tregjeve dhe investimeve reciproke, ka përfitim për secilin. Ne jemi vende që kemi provuar se çfarë kostoje kishte izolimi dhe luftrat ndër-etnike. Nga hapja e kufijve, tregjeve dhe nga integrimi shqiptarët janë ndër përfituesit më të mëdhenj në rajon. Pozita e tyre gjeostrategjike dhe resurset ekonomike e shoqërore që ato kanë i bëjnë konkurrent të denjë në tregun e hapsirës ballkanike. Lëvizja e lirë dhe e lehtësuar nga aspekti administrativ, i ka ndihmuar shumë qytetarët shqiptarë të Shqipërisë, të cilët lëvizin pa pashaporta në disa vende të rajonit tonë dhe anasjelltas. Kjo duhet të përfshijë patjetër edhe qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse e njeh apo nuk e njeh Serbia Kosovën. Për mendimin tim, pa përfshirjen e plotë të Kosovës në këtë proces, çdo nismë rajonale do të dështojë. Nga ana tjetër, vetë Kosova, siç e kam theksuar, duhet të jetë më proaktive në çdo përpjekje që synon çlirimin e Ballkanit nga e kaluara dhe të mos paragjykojë marrëveshje, ku vetë ajo mund dhe duhet të jetë pjesëmarrëse.

2. Shqipëria merr pjesë në Mini-Shengenin Ballkanik, në një forum kaq të rëndësishëm, pa Kosovën, si e komentoni?

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 4 shtator 2020, tek aneksi “Normalizimi ekonomik”, në mes të tjerave thuhet se “të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini- Shengenit” të inicuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore…”. Me mospjesëmarrjen e saj, Kosova ka treguar injorim të zbatimit të këtij traktati, vlefshmërinë e të cilit e ka rikonfirmuar presidenca Biden. Unë nuk kam dijeni për natyrën e bisedimeve që janë bërë mes palëve për organizimin e takimit të fundit në Shkup, por theksoj se Kosova duhet të tregojë seriozitet në plotësimin e detyrimeve të saj ndërkombëtare. Qëndrimi i paqartë i qeverisë Kurti në raport me zbatimin e këtij traktati (që u shoqërua me njohjen e Kosovës nga Izraeli) nuk tregon seriozitet dhe lidership. Në vijim do të thoja se Kosova është shtet Sovran dhe i pavarur, prandaj vendimet e saj nuk duhet të diktohen as nga paternalizimi i Tiranës e as nga presionet serbe. Kosova ka vendin e saj në çdo nismë rajonale dhe vetëizolimi apo refuzimi për të ecur përkrah fqinjëve nuk sjell kurrfarë dobie. Natyrisht, Shqipërisë i takon të punojë më shumë me Serbinë, që për disa çështje që përfshijnë nismat rajonale të tipit “Open Balkan”, të kondicionojë pjesëmarrjen e saj me përfshirjen e Kosovës. Por nëse Kosova, për shkak të vendimeve të liderëve të saj zgjedh të refuzojë pjesëmarrjen, atëherë askush nuk mund ta detyrojë të jetë pjesë e tryezës ballkanike. Kosova ka institucionet e saj dhe përfaqësuesit e zgjedhur dhe janë ata që përcaktojnë se çfarë është më mirë për Kosovën dhe çfarë jo. Kjo do të thotë se secili politikan përgjigjet para institucioneve të shtetit të tij. Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën, ta inkurajojë dhe ndihmojë me çdo formë që të jenë krah për krah në çdo hap diplomatik në rajon. Personalisht mendoj se qeveria aktuale e Kosovës ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar mbrojtjen e tregjeve kosovare nga “agresioni” i produkteve serbe, të cilat thithin miliarda euro nga xhepat e qytetarëve, para se të përdorë retorikë politike dhe antagoniste ndaj nismave që kërkojnë hapje të tregjeve dhe kufijve rajonal. 

3. A duhet Shqipëria të ndërtojë marrëdhënie politike dhe ekonomike me Serbinë, duke lënë jashtë dhe aq më keq, duke antagonizuar Kosovën?

  • Shqipëria duhet të luajë rolin e saj në rajonin e Ballkanit, si vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE. Po ashtu, ajo ka edhe përgjegjësinë e mbrojtjes së interesave shqiptare kudo në rajon, duke respektuar shtetet fqinje dhe duke bashkëpunuar ngushtesisht me to. Serbia, pavarësisht se nuk është një shtet fqinj me Shqipërinë, vitet e fundit ka shtuar përpjekjet për intensifikim të marrëdhënieve shumëplanëshe me Tiranën. Vihet re tendenca e saj që në këtë marrëdhënie të injorohet satë jetë e mundur faktori Kosovë. Mirëpo duhet të jetë Shqipëria ajo që marrëdhëniet e saj me Serbinë t’i konsiderojë të rëndësishme, aq saato nuk cënojnë interesat e Kosovës. Po ashtu, këto marrëdhënie, kurrë nuk duhet të kapërcejnë dhe lënë në hije liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqipëria duhet të ushqejë marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshi edhe Serbinë, por gjithnjë duke patur si prioritet interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Pavarësisht propagandës politike që bëhet kohëve të fundit, unë nuk besoj se Shqipëria po “antagonizon” Kosovën në ndonjë segment të marrëdhënieve të saj rajonale. Përkundrazi, shpreh besimin tim se Shqipëria është aty ku janë interesat e Kosovës dhe, pavarësisht “antagonizmave” politike mes liderëve të caktuar këtej apo andej kufirit, shteti shqiptar në tërësinë e vet është dhe duhet te jetë me interesat kombëtare. Për më tepër që, në shumicën e marrëdhënieve rajonale, Shqipëria ka mirëkuptimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, SHBA-BE, që janë edhe partner të Kosovës. 

4. Replikat Rama – Kurti, dy kryeministra shqiptarë të shkëmbejnë kritika publikisht, në vend që të merren vesh privatisht dhe të ruajnë imazhin e unitetit në publik; a i dëmton shtetet tona në sytë e perëndimit dhe të fqinjëve?

  • Jo vetëm unë, por çdo shqiptar shpreh dëshpërim sa here kur shikon se mes udhëheqësve tanë në Kosovë e Shqipëri ka replika të pahijshme dhe më keq akoma, qëndrime inatçore që nuk reflektojnë aspak marrëdhënien mes nesh. Zoti Rama dhe Kurti kanë patur marrëdhënie shumë të mira vite më parë, por kohët e fundit, mes tyre ka mungesë urash të komunikimit e bashkëpunimit. Duhet që faktorë të tjerë shqiptar, të ndikojnë në afrimin mes tyre dhe jo në thellimin e përçarjes, duke krijuar kësisoj dy kampe; një pro-Kurti e një pro-Rama! Ne jemi e duhet të mbetemi deri në fund promotorrë të interesit tonë kombëtar, dhe jo ushtarë të njërit apo tjetrit politikan. Politikanët shkojnë e vijnë, por kombi ynë dhe sfidat e tij mbeten ndër shekuj! Secili nga ne duhet të shohë përtej hundës së tij, përtej interesit të tij personal e partiak dhe të shtrijë dorën pajtimit e bashkëpunimit. Inatet dhe egot personale të liderëve të caktuar nuk duhen ushqyer me retorika boshe dhe lajka. Kryeministri Rama, gjithësesi, duhet të ekspolorojë më shumë mundësi për të bashkëpunuar me Kurtin, sepse kështu ai bashkëpunon me Kryeministrin e Kosovës. Inatet dhe përshtypjet personale t’i ruaj për Albinin e jo për qeverinë Kurti. Nga ana tjetër, zoti Kurti duhet të kuptojë seriozisht se shteti i Kosovës ka rrënjë të thella dhe në ngritjen e tij kanë dhënë kontribut shumë njerëz e shumë breza dhe nuk do të sjellë asnjë dobi për të dhe të ardhmen e tij politike, tendenca për të anashkaluar apo fshirë realitete që janë gurthemel të Kosovës! Kjo vlen edhe për marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet me Tiranën zyrtare. Personalizimi i marrëdhënieve institucionale, nuk është në dobi të fuqizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Shqipërisë e anasjelltas.
  • 5. Mini-Shengeni a është produkt i autoritarizmit dhe etjes për protagonizëm i Ramës, Vuçiq e Zaev?
  • Unë nuk mendoj se nisma e mini-Shengenit apo “Open Ballkan” është rrjedhojë dhe produkt i autoritarizmit. Autoritarizmin në qeverisjen e vendeve tona e ndjejmë në raportet që kanë këto qeveri me qytetarët e tyre. Protagonizmi i kryeministrave është i pashmangshëm, kurse autoritarizmi duhet luftuar kudo që shfaqet. Sidomos veprimet arbitrare, anti-ligjore dhe keq-qeverisja janë pjesë e autoritarizmit në qeverisje, pavarësisht retorikës që secili person përdor për t’i mbuluar ato. Ne kemi nevojë për qeverisje të mirë, për respektim të ligjit, për drejtësi dhe shance të barabarta, për transparencë dhe gjithëpërfshirje në vendimarrje.
  • 6.Mini-Shengeni Ballkanik a është një përpjekje e Ballkanit për të “shantazhuar” Perëndimin?
  • Pavarësisht retorikës që liderët e Ballkanit përdorin herë pas here, në formën e “presionit” apo “shantazhit” ndaj Brukselit, unë e di që ata e bëjnë këtë për të justifikuar dështimet e tyre në zbatimin e reformave të kërkuara. Asnjë lloj retorike nuk mund ta mbulojë diellin e dështimeve tona, prandaj duhet që të punojmë më shumë në shtëpinë tonë pa akuzuar fqinjin. Ne kemi nevojë për t’u integruar në BE dhe jo BE për t’u ballkanizuar.
  • 7. Shqipëria e ndarë nga Kosova a humbet peshë në politikën rajonale?
  • Pavarësisht disa problemeve që janë aktualisht në marrëdhëniet ndër-shtetërore, Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndara nga mbrojtja dhe promovimi i interesit kombëtar. Shqipëria e Kosova kanë qenë, janë dhe do të jenë së bashku krah për krah në forcimin e faktorit shqiptar në rajon. Në marrëdhëniet mes vëllezërve mund të ndodhë që të ketë keqkuptime, por vëllezërit mbeten gjithmonë vëllezër.

Filed Under: Featured Tagged With: Arben Cejku, Mini Shengeni Ballkanik, shqiperia

DEKLARATË E DEGËS SË VATRËS NË MICHIGAN PËR MINI SHENGENIN BALLKANIK

December 29, 2019 by dgreca

Foto-arkiv/

Në sinkron me Frymën e  Kanunores së Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, pikërisht sipas Nyjës 5, Amandamenti 3-b: “Vatra mbështetet mbi parimin e bashkimit kombëtar me mjete ligjore dhe demokratike, duke ndjekur INTEGRIMET NDËRSHQIPTARE, si ne fushën e doganave, të arsimit tē tregëtise, të sportit e te tjera”, Dega e Vatrës Michigan, deklaron sa më poshtë vijon:

            Dega e Vatrës Michigan e konsideron iniciativën e perfaqësuesve te shteteve të Serbisë, Maqedonisë, Malit te Zi dhe Shqiperisë për “Mini-Shengenin Ballkanik”, si një nismë të dështuar, të dëshpëruar dhe në dëm të interesave kombëtare shqiptare, për sa kohe që: 

  1. Përveçse një nismë individuale e inicuar nga Serbia dhe më pas e përkrahur nga Kryeministri shqiptar Rama, si rezultat i dështimit të plotë të qeverisë së tij në përmbushjen e premtimeve elektorale, i denigrimit të cilësisë së jetës, rendit publik, të drejtave njerëzore dhe integrimit në BE, nuk eshtë një lëvizje gjithpërfshirëse e spektrit politik, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë publik në Shqipëri dhe Diasporë.
  2. Shteti i Kosovës, me themelet mbi eshtrat dhe gjakun e heronjëve të vet, i njohur nga mbi 100 shtete të ndryshme të botës, përfaqesues i gjysmës më të mirë të kombit shqiptar, me gjithë strukturën e integruar të një shteti modern, nuk është ftuar, nuk është konsultuar dhe nuk është përfshirë në këtë nismë. 
  3. Për shtetin e ri të Kosovës, i cili është në procesin e integrimit evropian dhe të njohes botërore, ky mos-respektim, kjo manovër e dyshimtë  mbas shpine e Kryeministrit të Shqipërisë, përbën një mosnjohje (defacto ç’njohje), apo prerje në besë ndaj Kosovës. 
  4. Spektri politik dhe shoqëria civile ne Kosovë, duke e parë se kjo nismë është në kundërshtim me interesat politike, ekonomike dhe territoriale të Kosovës, është kundër kësaj saj.
  5. Shteti i Serbisë nuk njeh shtetin e Kosovës, për më tepër ka pretendime territoriale ndaj Kosovës
  6. Përfaqësuesi i shtetit serb Vuçiç në këtë nismë, ka qenë anëtar i kabinetit te qeverisë famëkeqe te Millosheviçit, për më tepër, nuk i njeh krimet, masakrat apo genocidin serb mbi popullsinë civile shqiptare.
  7.  Nisma të tilla, e ngjashme me atë të ish-Jugosllavise, e njejte ne forme dhe qëllime por në kohë të ndryshme, kanë dëshmuar se kanë qenë me dëm dhe pasoja për kombin tonë.
  8. Kjo nismë, përveçse i shërben interesave tregtare të Serbisë, shfrytëzimit të hapësirave detare dhe hapësirave rrugore ndërshtëterore të Shqiperisë dhe Kosovës nga Serbia,  nuk i shërben bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Shqipëri-Kosovë, nuk përmireson por i përkeqëson mardhëniet midis qeverive shqiptare të Tiranës dhe asaj të Prishtinës
  9. Kjo nismë e largon Shqiperinë dhe Kosovën nga rruga e tyre e integruese në Evropë dhe i izolojnë ato në rrethin e ngushtë euro-aziatik të dominuar nga interesat Ruso-Turke.
  10. Qeveria e Shqiperisë nuk ka në plan të parë integrimin ndërshqiptar, heqjen e taksave doganore, taksave rrugore, njësimin e teksteve arsimore, aktiviteteve sportive etj. 

            Në të njëjtën kohë:

  • Dënojmë dritëshkurtësinë dhe qëndrimin tinëzar dhe anti-shqiptar të kryeministrit Rama, i cili, duke i shërbyer qorrazi apo me dashje politikës serbomadhe, (të cilët nuk e njohin, dhe për rrjedhojë nuk e duan në tavolinë dhe kurrë nuk mund të bëjnë marrveshje integruese me Kosoven si palë), nga njëra anë krijon klimën e konfliktit e të mosmarrveshjes me qeverinë e Kosovës, duke mos promovuar asnjë mundësi që ajo të marrë pjesë , dhe nga ana tjetër e akuzon atë për mospjesëmarrje.
  • Dënojmë çdo nismë rajonaje ku shqiptarët perfaqësohen me një individ të vetmuar dhe jo si komb dhe shteti i Kosoves nuk nihet si palë dhe i barabartë me te gjitha shtetet e tjera.
  • I bëjmë thirrje Presidentit te Shqipërisë, lidershipit te bllokut opozitar dhe shoqerisë civile, që te jenë ne lartësinë e përgjegjësisë se tyre ndajçeshtjeve kombëtare të ditës, që t’i unifikojnë qëndrimet e tyre,  t’a ngrenë zërin më me force, në unison me institucionet e Kosovës kundër kësaj nisme antikombëtare.

            Kryesia e Vatrës Michigan

            27 Dhjetor 2019

Filed Under: Politike Tagged With: deklarate, Mini Shengeni Ballkanik, Vatra Michigan

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT