• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hoxhaj takon homologun në Paris: Franca partnere e Kosovës

January 20, 2017 by dgreca

-Është diskutuar edhe për rastin e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj/
1 Hoxhaj ne FrancePRISHTINË, 20 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Paris ku është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, me të cilin kanë diskutuar për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale sidomos në planin ekonomik.

Njoftimi i dërguar sonte nga Parisi i MPJ kosovare thekson se, në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Hoxhaj ka thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve, ndërsa është shprehur optimist për lirimin e shpejtë të Haradinajt.

“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish Kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Kosovës për vitin 2017, ndërsa në ditët e ardhshme ai do të qëndrojë për një turne në Azi ku do të vizitojë disa disa shtete.

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxhaj, France, Ministri i Jashtem

Kosova kërkon njohjen nga pesë vende të CARICOM-it

July 7, 2016 by dgreca

-Hoxhaj: Pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt gjeopolitik dhe njohja diplomatike e saj është e pandalshme dhe me një gjeografi globale/

PRISHTINË, 7 Korrik 2016-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Guyana, po e vazhdon lobimin për t’i sjellë njohje të reja Kosovës.

Hoxhaj gjatë qëndrimit në Gyana ka kërkuar nga përfaqësuesit e pesë vendet jo njohëse, anëtare të CARICOM-it që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

 Njoftimi i dërguar thekson se, në takimet e ndara që ministri Hoxhaj ka zhvilluar me presidentin e Suriname, Dési Bouterse, me kryeministrin e St Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonsalves, me kryeministrin e Jamaicas, Andreë Holness, me ministren e Punëve të Jashtme të Barbarosit, Maxime McClean dhe me homologun e Bahamas, Frederick Mitchel, ministri ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte në realizimin e projekteve të përbashkëta.

 “Njohja e Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këto shtete do të hapte një kapitull të ri të bashkëpunimit, ku vendet tona do të mund të koordinoheshin dhe të promovonin tema të interesit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës”, ka deklaruar ministri. 

Hoxhaj ka shtuar se pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt gjeopolitik dhe njohja diplomatike e saj është e pandalshme dhe me një gjeografi globale.

“Kosova është zgjeruar në rrjetin e bashkëpunimit dypalësh meqë, në një botë të ndërvarur, shtetet e vogla duhet ta mbështesin njëra-tjetrën dhe njohja që do t’i bëhej Kosovës do të ishte mbështetje më e madhe në të drejtën e saj për shtetësi”.Ministri Hoxhaj vizitën në Guyana po e zhvillon në kuadër të angazhimit për të shtuar njohjet e Republikës së Kosovës shtet të pavarur nga vendet e tjera të botës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove, Ministri i Jashtem, njohje te reja

LETËR E HAPUR PER MINISTRIN E JASHTEM TE KOSOVES, Z. ENVER HOXHAJ

March 30, 2014 by dgreca

Do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani/

I Nderuar Ministër/

Fillimisht e ndjej për detyrë që me anë të kësaj Letre të Hapur t’ju uroj Juve, suksese në realizimin e objektivave të Ministrise suaj. Jemi një grup qytetarësh me nështetesi të ndryshme, me një synim dhe vullnet ashtu siç është dhe vullneti i Qeverisë se Kosovës, ai i promovimit të vlerave kulturore, njohja e Shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat si dhe krijmi i marrëdhënieve midis popujve, princip ky i ndarë dhe i përgëzuar nga të gjithë.

I Nderuar Ministër, Javën që lame pas paralajmëruat hapjen edhe të një ambasade të re të Kosovës. Kësaj rradhe, diplomacia e vendit tone do të jetë prezente edhe në Otavë të Kanadasë.

Edhe pse pak me vonesë, vendimi i MPJ-së për të hapur ambasadën e Kosovës në Otavë duhet mirëpritur. Realisht, Kanadaja ka qenë një nga aleatet e vazhdueshme të ecjes së Kosovë drejtë clirimit e shtetësisë. Kanadaja, për nga fuqia ekonomike, po ashtu është një mike që Kosova duhet ta trajtojë me shumë respekt dhe përkushtim, sepse ka mundësi që vendi ynë të përfitojë nga mbështetja kanadeze edhe më shumë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për hapjen e kësaj ambasade, sic është edhe e pritshme, fillojnë spekulimet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në Kanada. Ne jemi dëshmitarë se shërbimi diplomatik i Kosovës është ende I ri dhe ka nevojë për njerzë me reputacion të lartë, profesionalizëm të thuktë, dhe përgatitje superiore. Diplomacisë sonë, sidomos në një vend të madh e të fuqishëm sic është Kanadaja, nuk i duhet një përfaqësues i tipit alla-partiak, por një njeri që me të vertetë do të punonte në interes të së mires së shtetit dhe vendit tone. Të gjithë që duan të bëhen ambasadorë mund ta kenë vullnetin e madh për punë, por jo të gjithë e kanë përgatitjen dhe njohuritë e duhura për ta sjellur të mira konkrete diplomacisë së shtetit tone.

Nga perspektiva e një doktoranti në marrëdhënie ndërkombëtare dhe si një njeri që ka magjistruar në politikë ndërekombëtare e diplomaci, unë e shoh shumë të nevojshëm përfaqësimin e Kosovës në Kanada nga një profesionist i mirëfilltë që jo vetëm se e ka elanin dhe vullnetin për punë, por I ka edhe njohuritë si dhe përvojën e duhur profesionale në një vend si Kanadaja, që do të thotë se e njeh nga brenda funksionimin e shtetit kanadez dhe si rezultat mund lehtë të navigojë drejtë suksesit të sforcimit të lidhjeve dhe projekteve ndërshtetërore.

Kurse, nga perspektiva e një të riu që dëshiron ta shoh sa më të hovshëm zhvillimin e Kosovës, sa më të ndritur të ardhmen e saj – mos për ne, të paktën për hire të fëmijëve tanë – unë besoj fuqishëm që Kosova ka njerzë të kalibrit të lartë që duhet t’I vëjë tani në funksion të shtetit dhe diplomacise. Ëndërra e atyre që dhanë jetën për këtë vend, duke përfshirë këtu edhe vet prindin tim, Dr. Fahredin Hotin, vëllaun e gjyshin tim, do të realizohet vetëm duke cuar përpara shtetin tone e jo assesi duke i kontribuar symbyllurazi vetëm një klani ose partie.

Prandaj, do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani. Pse profesorin Bislimi? Nuk e kam as fis as farë. Jemi njohur me të qysh në vitin 2003, kur ai ishte vetëm student në SHBA, por njëkohësisht ishte edhe anëtar aktiv i Lobit Shqiptaro-Amerikan dhe kishte ardhur në Kosovë me një delegacion të SHBA-ve të kryesuar nga Kongresisti Joseph DioGuardi, me të cilët paten vizituar edhe Krushën, vendlindjen time.

Faton Bislimi nuk është emër i panjohur edhe për opinionin publik shqiptar në Kosovë e jashtë saj, prandaj nuk do të bëj një përshkrim të bigorafisë së tij. Por, si një i diplomuar në Texas, I cili mandej ka magjistruar në Harvard ku mbahet mend për debatet e shumta fitimtare që i kishte patur me Vuk Jeremiqin e Tadiqin e Serbisë, së fundi ka garuar edhe në zgjedhjet locale të Gjilanit për kryetar komune si kandidat i një lëvizje qytetare “Koalicioni për Gjilanin” një nismë kjo që ishte përkrahur nga disa subjekte politike e grupe të ndryshme në Gjilan. Asnjëherë nuk ka qenë partisan politik, por gjithëherë I angazhuar në cështjen kombëtare sidomos me Lobin Shqiptaro-Amerikan, ku tani edhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën ka punuar që nga viti 2002.  Bislimi në SHBA ka punuar edhe si asistent për cështje të Ballkanit në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit.

Po pse Bislimi të na përfaqësojë në Kanada? Që nga viti 2009, Faton Bislimi ka jetuar e punuar në Kanada, ku fillimisht ka marrë edhe një magjistratur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka ligjëruar lëndë të politikës dhe zhvillimit ekonomik në dy universitete në Halifax të Kanadasë—në Dalhousie University dhe në Mount Saint Vincent University. Tani, ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në marrëdhënie ndërkombëtare në njërin nga universitetet më të mëdha dhe më të mira të Kanadasë, University of Alberta, ku shërben edhe si studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në këtë Universitet.

Në komunitetin shqiptar në Kanada, ashtu sikur edhe në SHBA, Bislimi vlerësohet shumë lartë dhe llogaritet vecse një lloj ambasadori joformal i Kosovës atje, sepse përmes fondacionit të tij arsimor, Bislimi Grup, ai ka realizuar disa projekte të shkëmbimit të studentëve në mes Kosovës dhe Kanadasë që nga viti 2012, një pjesë e të cilave është përkrahur edhe nga Departamenti për Punë të Jashtme i Kanadasë. Tutje, ai ka organizuar edhe ekspozitën e pare të nxënësve të Kosovës në Halifax në shenjë mirënjohje për kontributin e Kanadasë ndaj Kosovës, duke realizuar kështu edhe një sër takimesh në nivelet më të larta të Provincës së Nova Scotia-s dhe qeverisë Federale të Kanadasë edhe për një delegacion nga Kosova të kryesuar nga Zëvendës Ministri i Kulturës, z. Hajdin Abazi.

Për momentin, profesori Bislimi është duke punuar me disa universitete në Kanada që pritet të ofrojnë bursa akademike për studentë meritorë nga Kosova.

Prandaj, z. Faton Bislimi është zgjedhje ideale për të përfaqësuar Kosovën në Kanada, sepse e ka edhe përgatitjen akademike, edhe profesionale, edhe praktike (dmth përvojën në Kanada), por edhe vullnetin e gatishmërinë e lartë për të qenë në shërbim të shtetit të vet.  Pra, është në interes të Kosovës që z. Hoxhaj të mos e vonojë aspak këtë nominim, për të cilin i garantoj se brenda një afati kohor shumë të shkurtër, me punën e vet, profesori Bislimi do të krijojë e lansojë projekte të rendësishmë për vendin tone të përkrahur nga shteti kanadez. Kur ai ka bërë gjithë këtë punë në të mire të vendit pa patur fare pozitë zyrtare, nuk ka dyshim se në postin e përfaqësuesit të Kosovës, ai do të shumëfishonte sukseset e diplomacisë së Kosovës në Kanada në interes të drejtpërdrejt të shtetit tone.

Si qytetar i Kosovës por edhe si profesionist i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, unë do t’i gëzohesha nominimit eventual të Faton Bislimit si ambasador  në Kanada dhe do të mburresha me këtë ambasadë.

Me Sinqeritet dhe Dashamirësi

Besnik F. HOTI

Ligjerus në Kolegjin Victory

Prishtinë

Tel: +377 44 105 152

besnikhoti@hotmail.com

Facebook: Besnik F. Hoti

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Enver Hoxhaj, leter e hapur, Ministri i Jashtem, nga kanadaja, prof. Faton Bislimi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT