• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SUDANI DREJT NJOHJES SË KOSOVËS

May 18, 2017 by dgreca

-Ministrja Edita Tahiri në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour: Shteti i Kosovës ka lindur si rezultat i angazhimit shekullor të popullit të saj për liri dhe pavarësi, e cila mori mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-të/

1 sudani

-Ministri i Jashtëm Ghandour tha se Sudani është duke e shqyrtuar me seriozitet vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës dhe se në këtë drejtim mund t’ju jap sinjale pozitive/

Gjenevë, 18 maj 2017-Gazeta DIELLI/

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Gjenevë ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, me ç’rast ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Sudani.

Ministrja Tahiri ka theksuar se pavarësia e Kosovës dhe progresi që është bërë në zhvillimin e shtetit dhe integrimet euro-atlantike janë argumente të qëndrueshme dhe bindëse që Sudani ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo më tutje theksoi se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare duke qenë se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. “Shteti i Kosovës është njëri nga shtatë shtetet e reja që janë krijuar pas procesit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë, ku secila prej tyre ishin njësi federale që më pas janë bërë shtete të pavarura dhe sovrane”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se shteti i Kosovës ka lindur si rezultat i angazhimit shekullor të popullit të saj për liri dhe pavarësi, e cila mori mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-të. Ajo tha se në këto nëntë vite të shtetësisë së saj, Kosova është një nga shtetet që më së shumti i ka kontribuar paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin, duke ndihmuar përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike të gjithë shteteve në rajon. Ministrja Tahiri përmendi progresin e gjithmbarshëm duke thënë se shteti i Kosovës ka bërë hapa kolosal në shtetndërtimin e saj duke e forcuar sovranitetin, ndërtimin e institucioneve demokratike, duke ndërmarrë reforma të rëndësishme në fushat me interes të veçantë dhe duke zbatuar projekte kyçe infrastrukturore.

Në planin ndërkombëtar, ministrja Tahiri tha se Kosova përherë e më shumë është duke e fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe avancuar agjendën euroatlantike. Ajo shtoi se tashmë  kemi hyrë në rrugën zyrtare të integrimit evropian pasi që kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian, si dhe kemi vendosur edhe lidhjet zyrtare me NATO-n. Ajo gjithashtu potencoi se deri tani më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 114 vende dhe me ketë rast theksoi rëndësinë që ka edhe njohja e Kosovës nga ana e Sudanit duke bërë me dije se më shumë se gjysma e vendeve të Afrikës kanë njohur Kosovën ndërkohë që aleatët e Sudanit siç janë Egjipti dhe Turqia kanë njohur po ashtu Kosovën.

Nga ana e tij, ministri Ghandour shprehu kënaqësinë për këtë takim me ministren Tahiri duke thënë se vendi i tij përcjellë me vëmendje të veçantë përparimet dhe i vlerëson lartë arritjet e Kosovës si dhe pjekurinë politike që po e dëshmon Kosova si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Ministri i Jashtëm Ghandour tha se Sudani është duke e shqyrtuar me seriozitet vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës dhe se në këtë drejtim mund t’ju jap sinjale pozitive.  “Shteti i Sudanit në periudha të rëndësishme ka dhënë ndihmë të konsiderueshme humanitare për Kosovën. Sudani i mbështetë proceset integruese të Kosovës dhe vendi i tij ka qenë një nga shtetet që ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, theksoi Ministri Ghandour, duke shtuar se kontaktet në mes të dy qeverive tona duhet të vazhdojnë dhe se sigurojë që vendimi i duhur për Kosovën do të merret së shpejti.

Në këtë takim ishte prezent edhe ambasadori i Sudanit në OKB në Gjenevë, Mustafa Osman Ismail, të cilin ministrja Tahiri e takoi në janar të këtij viti dhe me të cilin u dakorduan për këtë takim me ministrin e të Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, që u zhvillua sot në Gjenevë. Në këtë takim ministrja Tahiri shoqërohej nga këshilltari kryesor politik i saj Dren Zeka./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: drejt njohjes, Ministrja Edita Tahiri, se Kosoves, Sudani

Kosova: Kusht për Asociacionin, shuarja e strukturave të mbetura paralele të Serbisë

June 8, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri edhe një herë ka përsëritur qëndrimet e qeverisë së Republikës së Kosovës që dialogu i Brukselit duhet të përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve para se secila të anëtarësohet në BE/

 –Takim në Bruksel me drejtoren Angelina Eichhorst në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian/

 Bruksel, 8 Qershor 2016/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, është takuar sot në Bruksel me Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian.Në këtë takim, thekson njoftimi i dërguar, ministrja për Dialog ka diskutuar për bllokadat që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, për nisjen e punës së KOSTT-it si sistem i pavarur i transmisionit të energjisë si dhe vonesat e dukshme për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. Ajo po ashtu ka folur për angazhimet e Kosovës për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar, mirëpo pa u hequr bllokadat që Serbia po ia bënë këtij procesi nuk mund të ketë progres në zbatimin e marrëveshjeve. Ajo në veçanti theksoi se Kosova pa e marrë kodin telefonik shtetëror dhe pa filluar KOSTT të veprojë i pavarur nuk do të ndërmarrim asnjë veprim zbatues në lidhje me Asociacionin dhe se kusht për Asociacionin është shuarja e strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë.

Ministrja Tahiri në takim ka theksuar po ashtu se dialogu i Brukselit ka ndihmuar për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociim mes Kosovës dhe BE-së dhe rekomandimin e BE-së për liberalizimin e vizave duke falënderuar BE-në për angazhimet në dialogun e Brukselit që po i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon dhe fqinjësisë së mirë.

Ministrja Tahiri edhe një herë ka përsëritur qëndrimet e qeverisë së Republikës së Kosovës që dialogu i Brukselit duhet të përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve para se secila të anëtarësohet në BE.

Ministrja Tahiri më foli gjerësisht për arritjet e Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve duke përfshirë marrëveshjen për drejtësi me të cilën Kosova po shtrinë sistemin e vet unitar të drejtësisë në veri të vendit të munguar një kohë të gjatë, për shuarjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’ dhe integrimin e ish personelit në sistemin e Kosovës, etj.

Në veçanti, ministrja Tahiri ngriti shqetësimet për ngecjet në heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Ibrit për të cilin tha se nuk është duke u vërejtur progres i dukshëm për shkak të pengesave të Serbisë. Serbia, tha ajo, po arrin që madje ta pengoj edhe BE-në përkatësisht zyrën e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar që të realizoj heqjen e barrikadës dhe ta revitalizojë urën e Ibrit për të krijuar kushtet e lëvizjes së lirë për të gjithë. Ministrja Tahiri theksoi se Serbia po vazhdon me obstruksione duke mos e lejuar kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës që ta nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor me të cilin konfirmohet se linja administrative në mes të komunës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës është në përputhje me hartat dhe zonat kadastrale të definuara sipas planit të Ahtisaarit.

Ndërsa, për regjistrimin e popullsisë në katër komunat veriore të cilat nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2011, e që është paraparë të mbahet në muajin tetor 2016, ministrja Tahiri kërkoi nga BE që të sigurojë mosndërhyrjen e Serbisë në pengimin e këtij procesi, për të cilin qeveria kosovare ishte dakorduar me kryetarët e komunave të veriut në fillim të vitit 2014 në takim të përbashkët ku kanë marrë pjesë edhe ambasada amerikane dhe zyra e BE-së në Kosovë.

Drejtoresha Angeline Eichhorst nga ana e saj theksoi se Bashkimi Evropian po përcjellë me vëmendje zhvillimet në procesin e dialogut të Brukselit si dhe është e ndërgjegjshme për pengesat dhe sfidat e këtij procesi sidomos ato të periudhës së fundit. Ajo tha më tej se për arsye të zhbllokimit të procesit të zbatimit ka qëndruar në një vizitë në Beograd me ç’rast me autoritetet e Serbisë ka diskutuar për të gjitha çështjet si dhe ka kërkuar angazhime nga Serbia për të zbatuar obligimet nga dialogu i Brukselit. Eichhorst siguroi Tahirin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjeve duke potencuar se Bashkimi Evropian e sheh dialogun mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm në interesin e fqinjësisë mes vendeve por edhe në dobi të paqes dhe stabilitetin në rajon dhe të integrimeve evropiane për të dyja shtetet. Ajo shprehu bindjen se proceset zbatuese do të vazhdojnë duke paralajmëruar takime të radhës që nga java e ardhshme./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Kusht per asociacionin, Ministrja Edita Tahiri, shuarja e strukturave

Ministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel

May 25, 2016 by dgreca

Kosovë-Serbi, bisedime në Bruksel për çështjet e telekomit dhe kadastrës/PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel me ç’rast do të udhëheqë delegacionet kosovare në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit. “Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën”, thekson deklarata e dërguar.

Bëhet e ditur se, qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, zbatimi i të cilave ende nuk ka filluar./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ministrja Edita Tahiri, për Bruksel-, udhëton

Bruksel- Tahiri u takua me Drejtoren e re për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së

October 1, 2015 by dgreca

Bruksel, 01 tetor 2015- Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar në Bruksel me Drejtoren e re për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, pasardhëse e Fernando Gjentilinit i cili ka mbajtur këtë post në të kaluarën.Takimi kishte për qëllim vlerësimin e rrjedhave dhe rezultateve të dialogut të Brukselit në periudhën e kaluar. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se ka pasur arritje mjaft të rëndësishme në Dialogun e Brukselit dhe BE-ja ka dhënë një kontribut të madh për ndërmjetësimin e bisedimeve mes dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Duke marrë parasysh se në Konferencën e Rambujesë dhe bisedimet e Vjenës nuk janë arritur marrëveshje mes palëve, u tha se ky dialog ka shënuar rezultate historike ngase për herë të parë janë nënshkruar marrëveshje në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe përafrimin e agjendave të secilës prej tyre në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian.Ministrja Edita Tahiri theksoi që Kosova ka qenë palë konstruktive në këtë dialog që ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kërkoi që BE-ja ta nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën sa më shpejtë. Ajo tha se kjo është marrëveshja e parë në mes të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe ne presim të nënshkruhet në muajin tetor të këtij viti, dhe e cila do t’i jep një motivacionin të ri dialogut të mëtejmë të Brukselit dhe reformave evropiane në Kosovë.  Po ashtu që edhe vendimi për liberalizimin e vizave me Kosovën të merret këtë vit, e që nga viti tjetër qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Në takim, ministrja Tahiri përmendi sfidat në procesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe paradokset që janë në këtë proces, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve kërkon nga Serbia të ndërpres ndërhyrjet në Kosovë duke zhbërë strukturat e mbetura paralele, në respektim të marrëveshjeve të Brukselit.

Në anën tjetër drejtorja Eichhorst e vlerësoi lartë konstruktivitetin e Qeverisë së Kosovës në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve në dialogun e Brukselit, ajo po ashtu tha se BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetje të Kosovës dhe rrugën e saj drejtë BE-së. Ajo premtoi se do të angazhohet për të çuar përpara dialogun e Brukselit dhe fokusi do jetë po ashtu në zbatimin e plotë të marrëveshjeve nga palët.

Në këtë takim, ministrja Tahiri shoqërohej nga këshilltari kryesor politik Dren Zeka, koordinator në dialog dhe sekretari i MAPL-së, Besnik Osmani, koordinator,  ndërsa, Angelina Eichhorst, ishte e shoqëruar nga Anna Maria Boura, këshilltare e lartë e Shërbimit të Jashtëm të BE-së dhe ndërmjetësuese në dialog.

Filed Under: Featured Tagged With: drejtoria e Ballkanit, Ministrja Edita Tahiri, ne Bruksel, takim

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT