• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE

December 19, 2013 by dgreca

Shkruan: Sokol DEMAKU*/

Shumë akademik, historian, gjuhëtar të huaj me kohë e vite kanë rrugëtuar në vendin tonë, dhe nga ato rrugëtime ata kanë lënë dorëshkrime, të cilat përshkruajnë dhe paraqesin në mënyrë të denjë ndjenjat e tyre për vendin dhe popullin tonë.Akademiku anglez Henri Hollant i cili kaloi në vendin tonë i mahnitur nga natyra dhe bukuritë shënon tiparet dhe karakteristikat e banorëve te vendit tonë.

Liri gjatë udhëtimit të tij thotë: male me pamje të mrekullueshme, ngushtica dhe kalime të përkryera të një bote të mahnitshme, e peisazhe që asnjë shpirt artisti apo piktori nuk do mund ti paraqes apo krijoj. Këto mrekulli shtrihen njëra pas tjetrës, shfaqën mbas pyjeve larg e larg deri në pafundësinë e asaj që të kap syri. Pllaja dhe krahina të ndara nga përdredhja e lumenjëve, fushtat shtrihën nën një ngjyrë blu të ngrohtë e të qetë. Tomorri qëndron mes tyre  si një ishull blu i errët. Ai ndjek sytë e mendjes time duke më përzier të tashmen më të kaluarën…..
Malet e Shqipërisë janë të mahnitshme e përrallore.

Camille Paganel thekson: Egërsisë së këtij vendi i imponohen shqiptarët që në pjesën dërrmuese të tyre i takojnë një brumi të ashpër e të çeliktë, me një fytyrë të rreshkur, me një vështrim tejshpues, luftëtar trima e me instikte të tmerrshme. Bukuria maleve shqiptare trondit burrat, ndërsa eleganca shtang femrat.E reja Rovena VATA në studimin e saj monografik “Miti i malit në letërsinë shqipe” element dominant ka përfaqësimin e çdo cepi të Shqipërisë në aspektin gjeografiko- letrar që nga Veriu e gjerë në Jug me malet tona legjendare të cilat janë edhe themeli apo baza e këtij studimi e që edhe në të kaluarën këto male kanë qenë objekt studimi si u përmend më lartë nga shënimet e autorëve të huaj vite me parë.

Puna e kësaj studiueses të re të studimeve letrare dhe antropologjike në këtë fushë duhet përgëzuar dhe mendoj se kjo është një nismë e mirë e institucioneve tona që të përkrahen talentet e rinjë të cilët kanë mundësi ti japin shkencës sonë atë çka e meriton dhe ka nevojë për të.

Deri më sot nga shumë punime të autorëve të huaj që janë bërë në këtë drejtim, unë do ndalem dhe përmend në këtë aspekt dijetarin tonë të shquar profesor Eqrem Çabej (1908-1980), i cili që në vitin 1939 do na jap një pasqyrë të shkurtër, por duhet të them shumë të qartë, të mitologjisë sonë popullore shumë të pasur. E tani këtë me punën e saj madhore ka vazhduar e reja Rovena VATA, me punimin e saj shkencor “Miti i malit në letërsinë shqipe”.

Doket, adet dhe zakonet e caktuara, këto veprime magjike lidhen në shumicën e rasteve më jetën e malësorit tonë më stinët e motit, më festat e ndryshme, më ditë të shënuara, më kohën apo pjesën e ditës, por çka është më e rëndësishme ato lidhe më objekte dhe vende të caktuara. Është e njohur se disa adete apo rite bëhen në pranverë e të tjerat në vjeshtë, disa bëhen të martave e të tjerat të premteve, disa para dreke e ca pas dreke, është interesant se disa zakone apo rite lidhen me një vendbanim, të tjerat me një kodër, me një mal, apo lis, me varre apo vende të shenjëta ose te respektuara e kjo është ajo magjikja e tyre.

At Gjergj Fishta

Randsija e Folklores komtare.
Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare.

«Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare.Kjo vepër mongrafike është e ndarë në tetë kapituj, të cilët pothuajse autorja rrugëton në kohë dhe vite me temën të cilën ajo ka zgjedhur ta trajtoj në monografinë e saj.

Do marrë pikënisjen në kohën e Lekë Dukagjinit me mitin e malit në Kanunin e Lekës duke vazhduar me traditën e malit në letërsinë e vjetër në kohën e Buzukut, Budit e Bogdanit, e do e trajtoj këtë mit si ai është realizuar në kohën e letërsisë romantike tek ne shqiptarët, pa i mbetur borxh romantizmit të shek. 20 me malin, malësorin dhe mitet e Fishtës, për të bërë një retrospektivë mjaft të thuktë me Kodin, Malin dhe Kanunin e Ernest Koliqit, por duke vazhduar me kohën migjeniane dhe ikjen e mitit të malit dhe fundin e romantizmit, për të kaluar te “Mali pa kod” i Martin Camajt  me “Mali si dhimbje” dhe “Mali si fatalitet” dhe duke përfunduar me rikthimin e  mitit të malit në letërsi në kohën e realizmit socialist tek ne.

Por është me vlerë edhe literatura e shfrytëzuar nga autorja në punimin e kësaj monografie sa voluminoze po aq edhe me vlera. Figurat mitologjike, të cilat në trojet tona dhe në popullin tonë janë aq të shumta janë shfrytëzuar me mjaft mjeshtri nga pena e saj, duke u nisur nga gjithë krahinat tona gjeografike në kohë të ndryshme, të cilat secila në regjionin e  tyre ka specifikat e veta, por duhet parë këtë edhe në aspektin se edhe individi si qenie ka veçoritë e tij në botën e tij vetjake në sferën e mitologjisë.

Kur lexuesi i hynë leximit të kësaj monografie ai do mishërohet me të dhe se nuk ka mundësi që për asnjë moment të ndahet nga leximi, sepse tematika e shtjelluar është ajo që atë e magjepsë dhe nuk e lejon të ndahet nga leximi dhe studimi i brendisë dhe përmbajtjes së monografisë. E këtu ai do bindet në atë se mitologjia është një minierë e pafund, në të cilën nuk ka të sosur xehja e cila hulumtohet, nxirret dhe përpunohet.

Pra Rovena i ka hyrë një punë serioze për të dhënë një pasqyrë sa më të plotë të mitlogjisë sonë, por realiteti është se duhet kohë dhe punë voluminoze sistematike hulumtuese si kjo e saj në terren, sikur veproi e reja Rovena VATA me gjithëpërfshirjen e trevave tona në njërën anë dhe në anën tjetër duke u mbështetur edhe në literaturën ekzistuese nga lashtësia gjerë në ditët e sotme.

Ky është ndoshta një inspirim që në të ardhmen të bëhet edhe me në këtë drejtim e ndoshta duhet një punë konkrete për mbledhjen dhe përpunimin e botimin e botës sonë mitologjike e cila në bazë të të dhënave është mjaft e pasur dhe po të hulumtohet si duhet do shihet se në popull është e ruajtur me fanatizëm deri më sot. Por, pra po shihet se brezat e rinjë kanë forcë dhe guxim që ti hyjnë një pune të tillë me vlera kombëtare si Rovena VATA me materialet e punuara dhe të hulumtuara fragmentare, të cilat i ka sistemuar dhe botuar në monografinë e saj studimore “Miti i malit në letërsinë shqipe”, pra duhet të themi se edhe ne kemi njerëz të aftë në mbledhjen, hulumtimin, përpunimin, interpretimin dhe studimin e folklorit tonë dhe lëndës folklorike dhe aq më tepër të saj letrare në trojet tona.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

* Recension mbi studimin e monografisë së Dr. Rovena VATA

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: miti i malit, Rovena Vata, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT