• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJESHTRJA KOLDETA GJINI NDEROHET NE PERMET

April 10, 2017 by dgreca

unnamed-1 Bashkia Përmet në sallën e konferencave të QKMF “Odhise Paskali”, organizoi ceremonine e dhënies së titullit “Qytetare Nderi e Përmetit” kampiones dhe rekordmenes së kërcimit së larti, “Mjeshtres së Merituar të Sportit”, “Mjeshtre e  Madhe” Master Dr.Klodeta Gjini.2 ok Gjini

Fjalën përshendetëse e mbajti Drejtori i Qëndrës Kulturore dhe Sportit në Bashki Ledian Komino, i cili duke përshëndetur të pranishmit theksoi se  jemi mbledhur sot këtu në këtë ceremoni festive për të nderuar me titullin e larte: “Qytetare Nderi e Përmetit”, sportisten e shquar të rezultateve dhe rekordeve kombëtare e arritjeve në arenën ndërkombëtare në kërcimin së larti zonjës së nderuar Klodeta Gjini. Më lejoni që në emrin tuaj ta përshëndes për ardhjen e saj në qytetin e Përmetit, i cili ka ndjekur rezultatet e saj, përshëndes të ftuarit e pjesëmarrësit në këtë festë; “Presidentin e Nderit” të FSHA Prof. Sokol Morina, rektorin e U.S Tiranë Prof. Agron Cuke, “Mjeshtren e Merituar të Sportit” Marjeta Projarin, shokë dhe shoqe, miqtë dhe familjaret e atletes.unnamed Nderojnë me pjesëmarjen e tyre në këtë ceremoni zyrtare Kryetari i Bahkisë Përmet z. Niko Shupuli, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Përmet z. Llazar Thanasi, N/Kryetare e Bashkisë znj. Etleva Kreci, N/Kryetar i Këshillit Bashkiak z. Ligor Thanasi, sekretari i Këshillit Bashkiak z. Veli Mehmeti, administrate e bashkisë, sportistë dhe qytetar, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.1 ok Klodi Gjini

Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili e cila përshëndeti në emër të Këshillit Bashkiak  dhe uroi mirëseardhjen e saj në qytetin tonë, mjeshtria,kampionia shqiptare, e rekordeve të pathyera ende nga ndonjë tjeter e cila ka përfaqësuar Shqipërinë nëpër veprimtari kombëtare duke fituar medalie, vajza që ka përfaqësuar ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në kampionatin e parë botëror të atletikës në vitin 1983 në Finlandë. Shqiptaria me emër, krenaria  jonë.2 Klodi

Janë të gjitha këto arsye motivet që na bën ne të mernim vendim një zëri për ti dhënë plot  nderim dhe respekt në emër të komunitetit përmetar titullin “Qytetare Nderi e Përmetit” duke radhitur Klodeta Gjinin në radhën e figurave me emër në plejadën e krenarisë kombëtare ndër vite.

Dukë vlerësuar Klodeta Gjinin ne nderuam veten sepse ajo ka ngritur dhe lartësuar jo vetem veten e saj por dhe ne, prandaj e falenderojmë.

1 Klodiana

“Mjeshtri i Sportit” Et’hem Bejo kumtoi për veprimtarinë e shquar sportive të rekordmenes Klodeta Gjini duke u ndalur krahas arritjeve në lloje të ndryshme të sportit si basketbolli, gjimnastika, pingpongu, futbolli ku kanë dalë mjeshtra sporti dhe individë të veçantë që kanë nderuar Përmetin dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si: Gazmend Çaçi, Ilir Lame, Klodian Durro, Aleksandra Ndreu, Dhoksi Ballabani, Drita Sulka, Igena Qypi ku mbi të gjitha spikat rekordmenia e kërcimit së larti, atletia që arriti rezultatin 1.92m Klodeta Gjini.unnamed-2

Në fjalën e tij z. Sokol Morina tha: “ Ju i thatë të gjitha, unë do flas për Përmetin i cili dallon nga rrethet e tjera, shumë vlera dhe i ka dhënë në çdo fushë vendit, do veçoja basketbollin i cili i ka dhënë emër, ka përfaqësuar kombëtaren, u ndal tek krontributi i shquar i Klodeta Gjinit në atletikë që arriti majat. Falenderon Këshillin Bashkiak për vlerësimin dhe nderimin e merituar që i bën asaj dhe shumë sportistëve të tjerë.”

Kryetari i Bashkisë z. Niko Shupuli duke i dorëzuar titullin tha: “ Ky titull është vlerësimi më i lartë që jep Bashkia, votuan 100 % këshilltarët me propozim të disa këshilltarve si Josif Lipe, Dritan Hoxha etj të cilët u sensibilizuan nga shkrimet që kanë nxjerë Shoqata A.K Përmeti në gazetën e saj për këtë sportiste dhe lexon titullin: Vendim Nr 73 dt.23.12.2016 i Këshillit Bashkiak Përmet “Qytetare Nderi e Përmetit” me motivacionin : “ Për kontribute të shquara në sportin e atletikës, kërcim së larti, rekordmene kombëtare për mbi 25 vjet, medalie të arta kombëtare dhe ndërkombëtare, vlerësuan me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga Presidenti i RSH”, dhe ia dorëzon mes emocionesh shoqëruar me medalionin përkatës dhe tufa me lule.

Znj. Klodeta Gjini mes emocionesh duke provuar dhe rrëshqitje lotësh, ju drejtua pjesmarrësve me një përshëndetje të veçantë pregatitur me nivel shumë të lartë për këtë rast.

Znj. Marjeta Pronjari theksoi se ndihem e nderuar dhe krenaretë flas për këtë figurë shumë dimensionale, unë  korçare ajo përmetare, mikja ime, e  thjeshtë, modeste, modeli më i mirë. Ne kemi ardhur një grup i madh nga Tirana për t’a përshëndetur në këtë eveniment kaq emocionues. Faleminderit!

Rektori i U.S prof. Agron Cuke mes emocioneve duke përshëndetur theksoi së e ndjej vetem përmetar, u falenderojmë, Klodeta talent i madh me vlera të gjithanshme njerëzore, atë që tha dhe Marjeta, në jetën e saj shumë suksese, modelet që i përmendi vet, ne programet mësimore në Universitein e Sporteve Tiranë dhe në Bolonjë ku jeton. U falenderoj nga zemra dhe për mikpritjen përmetare.Et’hem Kaso theksoi se në këtë sallë janë dhënë shumë tituj, rasti juaj i veçantë, vlerësim i mrekullueshëm, origjina juaj nga fshati Kaludh i krahinës së Rrëzës me njerëz të mirë, puntorë dhe shumë sportdashës. Vlerësoi inteligjencën tuaj , ju meritoni shumë.

Av. Alqi Proko përshëndeti në emër të bashkfshatarve edhe si moshatar, çdo vit ajo vinte çdo muaj në fshat dhe kur vinim ne në Tiranë na respektonte si vëllezër, dera e shtëpisë së saj qëndronte hapur për të gjithë fshatarët, ky vlerësim sikur na është bërë dhe neve.

Ceremonia u mbyll mes haresë dhe gëzimit nga grupi i sazeve,u interpretuan disa pjesë ku Klodeta, soliste me këngëtaren e shquar të këngës popullore përmetare, bashkfshataren Donika Proko, krijuan një atmosferë festive së bashku me pjesëmarsit. E meritonte kjo zonjë e rëndë, “Sorkadhia e Kaludhit” dhe tepër inteligjente.1 zonja1

Përgatiti kronikën shoqëruar me foto Muharem Kamani

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: Mjeshtrja Klodeta Gjini, Muharrem Kamani, nderohet, ne Permet

Perkujtohet 100 vjetori i dëshmorit të Monumenteve

June 9, 2016 by dgreca

Përkujtohet me homazhe dhe veprimtari promovuese 100 – vjetori i rënies heroike të                              “ Dëshmorit të Monumenteve” , Kamber Bënja./

* Kamber Benja është vrarë në vitin 1916 nga ushtria austro-hungareze që ndodhej në Shqipëri në atë kohë./

* Gazeta Dielli me 1916 I pat kushttuar një shkrim percjelles si deshmor i Kombit/

Nga Muharem Kamani/

Në kuadrin e 100-vjetorit të rrënies heroike te dëshmorit të monumenteve Kamber Bënja, Qëndra Kultuore e Bashkisë Përmet, shtëpia botuese “Ngjyrat e kohës” Tiranë, në   bashkpunim me CIOFF seksioni shqiptar, DRKK Gjirokastër organizuan në datën 03 qershor 2016 në mjediset e Qëndrës Kulturore promovimin e librit “ Tempulli i Shpresave” të  autores Eglantina Mandia, mbesa e Kamber Bënjës.

Për të bërë homazh në këtë 100 vjetor kishin ardhur nipër dhe mbesa, të afërm të trungut familjar të  dëshmorit nga Tirana, Durrësi, Italia dhe Kanadaja e largët si: Eglantina Mandia, Edit Bënja, Tomor, Arben Drini Bënja, djemtë e Myrtezait, Eneli, Edgari si dhe Donika, Foti, Djana Bënja, Alba e Redi Bënja, Ina e Bremton Bënja e të tjerë me banim në Përmet dhe Këlcyrë                              dhe drejtoresha e shtëpis botuese Shqipe Ali Abdihoxha.

Më hërët me interesimin e familjes ishte restauruar varoshi tek Varrezat e Dëshmorve, aty ku prehen dhe dëshmorë të tjerë të pavarsisë, duke e kthyer shkëlqimin e mëparshëm duke bërë  dhe financimin. Me interesimin  e organizatave të V.L.A.Nc.Çl, F.D, SH.U, Shoqatës A.K “Dëshnica” etj, u morën masa që homazhet për faktin që ishin te Dëshmorët e Atdheut të  bëhëshin me dinjitet siç e meritonte ky hero i pashpallur. U përgatitën kurora dhe tufa me lule të                              cilat u vendosën nga N/Kryetari i veteranëve dhe kryetari I SH.U Ahmet Mane dhe Lefter Kovi si dhe nga Qëndra Kulturore, CIOFF, DRKK Gjirokastër dhe të afërm. Çaste emocionuese, një minut heshtje për këtë burrë të madh të kombit shqiptar 1873- 04.06.1916 ku në epitaf shkruhej: “Punoni mirë, Rroftë Shqipëria”, ky ishte dhe amaneti i fundit i Dëshmorit të Monumenteve.

Pjesëmarrësit pas homazheve shkuan për vizitë  tek shkolla “ Meleq Gosnishti” ish shkolla Kamber Bënja. Aty u pritën me ngrohtë si nga drejtori Arben Xhaja e mësues dhe bënë vizitë  në klasën e VII me mësuese Dallëndyshe Vreka ku përshëndeti drejtori i shkollës, drejtori rajonal i kulturës Aleks Todhe. Autorja e cila ka qënë mësuese në një nga shkollat e kryeqytetit provoi emocione dhe i’u dhuroj librat e saj “Tempulli i Shpresave” biblotekës së  shkollës.

Vizitat vazhduan tek shkolla 9- vjeçare “Nonda Bulka” ku u pritën nga drejtori i saj Adriatik Kotorri, në  klasën e IX A me mësuese Nerënza Elezi e cila informoi për punën që bëhët në shkollë me librin. Edhe këtu dhuroi libra dhe zonja Shqipe Ali Abdihoxha librin e saj“Ditë Prilli” dhe “ Çmimi i një Aventure” në disa kopje.

Në  bibliotekën e bashkisë Përmet i’u rrezervua një pritje e ngrohtë nga përgjegjësia Zj. Iliriana Poçi dhe stafi i saj ku u dhuruan libra nga Zj. Egnatina Mandia dhe Zj. Shqipe Abdihoxha.

Aktiviteti vazhdoi në sallën e konferencave të Qëndrës Kulturore me promovimin e librit “Tempulli I Shpresave” në të cilën morrën pjesë N/Kryetari i Bashkisë Llazar Thanasi, N/Prefekti Anastas Naqe, krijues, mësues, punonjës të bashkisë të Qëndrës kulturore, bibliotekës, veteran të familjeve të dëshmmorve, qytetar dhe të afërm të Kamber Bënjës.

Përgjegjësi i Qëndrës Kulturore, Ledjan Komino hapi veprimtarinë me një fjalë mirseardhje dhe përshëndetëse duke prezantuar programin. Me këtë veprimatri promovuese e sjellim më afër dëshmorin dhe e bëjmë të njohur për brezin e ri.Niko Mihali, presidenti i CIOFF seksioni shqiptar në kumtesën e tij bëri një vlerësim të gjithanshëm të librit, foli për rrethanat e ngjarjes historike, vendin e kryerjes së aktit në Pojan të Fierit, 100 km larg Përmetit, 100 vjet më parë i këtij oficeri madhor, i cili u pushkatua në një ledh, nuk lejoi që 10 arka me vlera të mëdha arkeologjike të përvetësoheshin nga pushtuesit austrohungarez., la ditarin e tij.

Mbesa e tij, shkrimtarja Eglantina Zejnel Bënja (Mandia) me dorëshkrimet nxorri në dritë botimin e parë  në vitin 1999. Duke emigruar në Kanada, e merr malli për vendlindjen, e ripunon duke nxjerr një ribotim të dytë më të plotë në përmbajtje dhe më të bukur estetikisht. Mbështetje i dha dhe Fero Përmeti, gruaja e Kamberit, Zejneli ishte djali i tyre. Ai ëndërrontë qe djali i tij të bëhëj arkitekt por përfundoi puntor rruge.

Kamberi ishte bir i një familje humane, bujare, derë e madhe e fisnike. Ai përkrahu Kongresin e Manastirit dhe lëvizjet patriotike të kohës. Nipi i tij Nexhip Bënja, Komandanti i çetave patriotike ishte nip i tij, një bir tjetër i kësaj familjeve. Aktin e tij dhe të Myrteza Kules, populli e ka përjetësuar në vargje :/ Leskoviku më të dale,/ të vranë o kolloz  të vranë, / Nexhipi me Myrtezanë/……  Në fund e uroj autoren për krijmtarin e saj.

Zj. Anisa Kote në fjalën e saj: “ Unë jam Anisa Kote punjësë e Qëndrës Kulturore. Tani kam filluar punë pasi kam mbaruar Universitetin e Tiranës për histori dhe specializuar në nivelin master për Trashëgimin Kulture. Tema që po trajtojmë sot i përket fushës time, ndihem mire që  veprimtarinë e parë në këtë institucion e filloj me një kumtes për Dëshmorin e Monumenteve, i cili është pjesë e veprimtarisë sonë kombëtare dhe në veçanti e kam ndeshur më qartë në vitet e studimeve të mia universitare dhe në veprimtaritë në Ditët e Trashëgimis Kulturore në datën 29 shtator të çdo viti. Në  kujtesën time kanë lënë mbresa leksionet e Akad.Prof. Dr Vasil. S. Tole i cili na fliste me pasion dhe dashuri për këtë figurë që ka dhënë  jetën për mbrojtjen e vlerave të çmuara të arkeologjisë duke dhënë dhe jetën. Në faqet e librit të autores e cila thotë se është shumë e nevojshme që çdo kush duhet të dijë kush është dhe nga vjen. Ndihem mirë që ish mësuesi i gjimnazit ka bërë një ekspoze të plotë për vlerat e këtij libri. Ishin vite lufte dhe Shqipëria ishte kthyer në fushë betejë. Shumë publicist, patriot, studjues shqiptar por edhe te huaj shkruan në shtypin e kohës Brenda dhe jashtë vendit dhe vlerësuan këtë trim të madh të kombit. Gazeta “Dielli” në numrin e datës 10.08 19916, pak muaj pas ekzekutimit të Kamber Bënjës do  të  shkruante me shkronja kapitale: “Një Dëshmor Atdhetar” ku mes të tjerash do të citoj: “ Mëma Shqipëri është  në  vajtim për birin që dha dëshmor në kraharorin e saj, nuk i mësuam hollësit e kësaj ngjarje, por një letër që erdhi nga Përmeti na jep këtë lajm të  hidhur e cila flet edhe për luftën e tij në luginën e Vjosës së bashku me Bilal Alipostivanin”. Është detyra jonë që të grumbullojmë informacion për të pasuruar dosjen e këtij dëshmori e cila është zhdukur nga fondi muzeumit të qytetit së bashku me një pikturë të piktorit Danish Jukniu me titull: “Dëshmor i Monumenteve”. Është detyra jonë, e mësuesve të historisë, të shkollës Kamber Bënja të kenë  dosje sa më të plota, të  kenë sa më shumë veprimtari nëkujtim të tyre duke shfrytëzuar evente të  tilla, sikur se eshtë edhe ky 100 vjetor. Përfitoj nga rasti për të falenderuar autoren për këtë                  ripunim dhe t’i premtojmë asaj dhe të  afërmeve që shpallja dëshmor e kësaj figure është një  gjë  e rëndësishme por puna nuk duhët ngelur me kaq, duhet pasuruar më tej me forma të ndryshme    për ta përjetësuar.

Poeti Lumo Kolleshi në vëllimin e tij poetik “Derdhen Vetëtimat”, recitoi poezin Dëshmor i Monumenteve dhe i dhuroi librin autores.

  1. Llazar Thanasi falenderon organizatorët dhe autoren në emër të kryetarit dhe institucionit të bashkisë, foli për familjen fisnike të  Kamber Bënjës në  shekuj, ne nuk e vlerësojmë sa të parët tanë trashëgimin kulturor, pa folur për dhënien e jetë  dhe premtoi se Bashkia Përmet do ketë   në fokusin e saj vlerësimin e këtyre figurave historike që i bëjnë nder jo vetëm Përmetit por mbar kombit shqiptar.

Zj. Eglantina Mandia mes emocionesh falenderon organizatorët e kësaj veprimtarie të bukur e mbreslënëse, kumtuesit për vlerësimet  e librit dhe pjesëmarrësit dhe j’u dhuron shume kopje të  librit pjesëmarësit së bashku me Shqipe Abdihoxhën.

Z.Ledjan Komino falenderon autoren, pjesëmarrësit dhe fton të shikojnë dokumentarin Dëshmor i Monumenteve i cili u ndoq me interes nga pjesëmarrësit dhe u duartrokit sikur të ishte ringjallur mbas 100 vjetësh.

Koktejli dhe disa foto në hollin e Qëndrës kulturore mbyllën këtë veprimtari në nderim të dëshmorit te monumenteve me rastin e 100 vjetorit të rënies së tij.

Përmet më 3 qershor 2016

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjetori, dehsmori i Monumenteve, Kamber Benja, Muharrem Kamani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT