NGA AHMET ZANI/
Në fshatin Gallatë të malësisë së Kurbinit, ekziston një mulli i vjetër për të cilin ekziston legjenda se aty ka bluar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dora vetë, në rrethanat e betejave me osmanët. Është një mulli gjendur mes malesh dhe quhet “mullini Fall”, që banorët e përkthejnë si “mullini falë-falas”. Dhe legjenda tjetër që e shoqëron këtë mulli, është ajo se kur Skënderbeu largohet, e bekon atë me fjalët: “Sa qofsh, blofsh! Edhe me një lot ujë, t’i gur u rrotullofsh!” Por realiteti tregon se bekimi skënderbejan nuk ka qëlluar në shenjë. Mulliri nuk funksionon prej dekadash. Për herë të fundit është restauruar në vitin 1974. Thuhet se ka një moshë shekullore, derisa daton pra që nga kohë e Skënderbeut. Ky mulli është ndërtuar pranë përroit të fshatit duke shfrytëzuar rrjedhjen e ujit në funksion të lëvizjes së gurit për bluarje, siç ndodh me çdo mulli. Për banorët, është mirë që shteti të vërë dorë në atë mulli, për ta shfrytëzuar si atraksion turistik, për vetë moshën që ka dhe legjendat që qarkullojnë mbi të, derisa lidhet dhe me emrin e heroit kombëtar, Skënderbeut. Përballë këtij realiteti Fitimtar Lala, teksa është njohur me gjendjen e mjerueshme të mullirit historik, ka vendosur të tregojë sërish zemërgjërësinë e tij, me qëllim rikonstruksionin e saj. Fitimtari ka menduar të hedh disa para, atë që institucionet po heshtin përballë faktit të rrënimit të kësaj vepre të lashtë. Po e vizitoj pas 30 vitesh mullirin fall- ka thënë Fitimtari dhe jam befasuar teksa shoh vetëm rrënoja, por unë do ta rindërtoj, do e kthej në identitet pasi e meriton këtë investim mulliri e disa fshatrave të malësisë në Kurbin. Menjëherë Fitimtari ka përgjdheur disa punonjës dhe kanë nisur nga puna, duke ruajtur vlerat e mëparshme. Në rindërtimin e saj do të përdoren gurë dekorativ të gdhëndur, ndërsa lëndët drusore do të përpunohen nga mjashtrat e drugdhëndjes. Fitmitari ka menduar dhe për gurët e mullirit, sipas përmasve, që shërbejnë në prpunimin e drithrave. Pritet në një afat kohor të shkurtë përfundimi i rikontruksionit të mullirit të Skënderbeut pranë fshatit Vinjoll në malësinë e Kurbinit. nga donacionet e fitimeve nga puna e Fitimtarit në emigracion. Sakaq banorët e fshatrave të malësisë të Kurbinit do të falenderonin djalin e tyre nga investimet që ai po kryen në këtë zonë të varfër e cila gradualisht po ndjen dorën e shëndërrimeve infrastrukturore, jo nga institucionet, por privatisht nga një banor vendas emigrant në SHBA.