• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NAAC,udhëheqësit shqiptarë në darkë festive

September 28, 2013 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/

Një numër udhëheqësish shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë mbrëmë në darkën e përvitshme të shtruar në Nju Jork nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë që nxit paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan. Organizata nderoi me çmime Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe nobelistin e paqes, Muhammad Yunus. Të ndjekim materialin e përgatitur nga kolegu Ilir Ikonomi.
Çdo vjeshtë, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbledh në një sallë udhëheqës dhe personalitete të ndryshme shqiptare nga Ballkani, të cilët vijnë në Nju York për të përfituar nga fakti që këtu mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ky është viti i 17 që Këshilli nderon njerëz të cilët kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen. Mes atyre që janë nderuar në të kaluarën kanë qenë ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-kryeministri Tony Blair.

Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, e cila kishte njoftuar se do të merrte pjesë, tha se një konflikt në programin e saj e kishte detyruar të ndryshonte planet.
Në darkë ishin Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, kryebashkiakja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Jashtë sallës, një grup shqiptarësh të ardhur nga Miçigani, që përfaqësonin Malësinë, thanë se protestonin kundër pjesëmarrjes në darkë të Kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç. Një përfaqësues i Këshillit Shqiptaro-Amerikan i tha Zërit të Amerikës se nuk ishte e vërtetë që zoti Gjukanoviç ishte ftuar.
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, u nderua me çmimin “Duart e Shpresës”. Ai tha në fjalimin e tij se brenda këtij viti, u pa qartë se një e ardhme euroatlantike është e mundur për të gjithë.
“Kroacia hyri në Bashkimin Evropian më 1 korrik, Mali i Zi ka bërë përparime në këtë rrugë dhe më 19 prill të këtij viti, Kosova dhe Serbia arritën një sukses historik dhe tani po zbatojnë marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Në Shqipëri, zgjedhjet e fundit u zhvilluan mirë dhe ne, qeveria amerikane jemi veçanërisht të kënaqur që parlamenti i ri, si qeveria e kryesuar nga Zoti Rama, ashtu edhe opozita, janë mjaft të angazhuar për ta çuar përpara Shqipërinë si një aleate e shquar e NATO-s në rrugën evropiane. Dhe, siç e kam zakon t’u kujtoj miqve të mij, më shumë Evropë nuk do të thotë më pak Shtete të Bashkuara,” tha ambasadori Reeker.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, tha se arritjet e shqiptarëve do të kishin qenë të vështira pa ndihmën e miqve dhe aleatëve:
“Pa dyshim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati ynë më i madh. Ato kanë qenë të pranishme në momentet më kritike të fatit tone dhe gjatë arritjeve historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve,” tha zoti Nishani.
Kryeministri Edi Rama tha se sukseset e shqiptarëve të Amerikës janë një shembull i qartë se sa e suksesshme mund të jetë Shqipëria në rrugën e saj për t’u bërë një demokraci e zhvilluar. Ai tha se përulet me admirim përpara komunitetit shqiptaro-amerikan që është një thesar kombëtar:
“Do të doja të ritheksoja gatishmërinë dhe dëshirën time të plotë për t’ju angazhuar juve që të ecim së bashku me një frymë të re bashkëpunimi në këtë fillim të ri të qindvjeçarit të dytë të Shqipërisë së pavarur,” tha Kryeministri Rama.
Ai u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve për të kontribuar, sipas fjalëve të tij, “për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë, që është në një gjendje shumë të vështirë.”
Kryeministri Hashim Thaçi falenderoi zyrtarët amerikanë për njohjet e reja që ka marrë Kosova dhe që e kanë çuar numrin e përgjithshëm në 104.
“Unë vij nga një vend ku pothuajse 100 përqind e popullatës mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam krenar për këtë. E kam për  detyrim dhe për nder që t’ju falenderoj të gjithë juve për suksesin e përbashkët në Republikën e Kosovës,” tha Kryeministri Thaçi.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka nevojë sidomos për njohjen edhe nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur dhe mënyra më e efektshme është duke e bërë Kosovën një vend më të mirë.
“Kjo do të thotë në radhë të parë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duke e bërë Kosovën një vend të sigurtë për investime private,” tha zoti Haradinaj.
Profesor Mohammed Yunus, laureat i çmimit Nobel të Paqes për vitin 2006, foli me shembuj konkretë se si funksionon programi i tij për t’u dhënë kredi të vogla të varfërve.
Në komentet për Zërin e Amerikës, Profesor Yunus tha se programi në Shqipëri sapo ka filluar dhe ai është optimist:
“Nuk shikojmë ndonjë vështirësi. Kemi disa kufizime në financim, por një interesim të jashtëzakonshëm për këtë lloj biznesi social.”
Njerëzit, sidomos të rinjtë janë të interesuar për biznesin social. Shikojmë një entusiazëm shumë të madh, tha profesor Yunus.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: darke festive, Ilir Ikonomi, NAAC, Philip Reeker

“My musings from last night’s NAAC event” – Richard Lukaj (English/Shqip)

September 28, 2013 by Administrator

Richard Lukaj
Richard Lukaj

In the immortal words of Charlie Chaplin, nothing is permanent in this world, not even our problems!

I admire the dutiful efforts and resilience of my dear friends at NAAC for tireless efforts to host a first class event keeping a wonderful tradition alive, however I would humbly submit that the purpose of this annual tradition was for the most informed diaspora leaders to highlight the best of our community and represent the inspiring dreams and aspirations of our community here in the US, for the ears of our leaders back in the homeland; not affording endless campaigning time to various “agendas”, informing us about far less than we already know.

While some of the speakers were gifted orators, I missed the comments about justice for the crimes and atrocities committed throughout the region (including Gerdec), the demands for relief for all the families who still have no ideas about loved ones that have disappeared, specific programs for dealing with the discrimination against Albanians in many parts of the Balkans, the pathetic state of wounded war veterans, the strategy for exiting the economic travails in the forecast for the region (as there are fewer assets to sell in warped privatizations and less debt capacity to borrow to create the illusion of economic vitality), programs to address the state of Albanians in Presheva Valley, Montenegro, Macedonia, Greece and other places where Albanians depend on their homeland looking out for their citizens. The only comments about corruption in fact were largely made by people previously accused for such activities and other nefarious dealings.

Instead of just honoring international diplomats, it was always NAAC’s goal to inform them about reality in the region and to enlist them on the mission of making reality better, not to celebrate however the small role they played in comparison the sacrifices and losses of the average citizen throughout the region. The suffering is real and lingers on as a result of the shortcomings of the less than perfect democracies that are too slowly transitioning at great cost to our nation.

While there were many similar glad handing photo opportunity events during this busy diplomatic week, the NAAC event is supposed to be different, and serve to inspire the community to care and to give back to make a difference that matters. I hope there is some shared desire to reverse the recent trend back in the right direction, otherwise NAAC risks being interpreted as a PR vehicle for its various Balkan and Diaspora clients seeking to promote their agendas in Washington and in the Diaspora, eliminating what made NAAC different from so many other community groups that have been similarly manipulated over time. I don’t believe many of the NAAC loyal want to see this trend continue and I hope to offend no one with these remarks but only to share my honest observations.

I remain optimistic, by virtue of the growth, education and economic vitality of this community, that better days are ahead and we will remain up to the challenge of facing our very real problems with more substantive dialogue in the days/months/years ahead so that we can actually achieve the promises the various politicians articulated last night.

—————————————————————————————————————————

Nga i pavdekshmi Çarli Çaplin: Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë, madje as problemet tona!

Unë i admiroj përpjekjet dhe këmbënguljen e lavdërueshmë të miqve të mij të mirë të KKSHA-a për të ruajtuar traditën dhe për të organizuar një mbrëmje gala të përvitshme të mrekullueshme. Megjithatë, përulësisht do t’u thoja atyre se qëllimi i kësaj tradite të përvitshem ka qenë qysh në krye të herës që udhëheqësit më të informuar të diasporës të vinin në dukje më të mirën që prodhon bashkësia jonë si dhe të përfaqësonin ëndrrat dhe aspiratat e shqiptaro amerikanëve duke jua përÇuar ato udhëheqëve në atdhe. Qëllimi fillestar nuk ka qenë t’u krijonin atyre mundësinë për të bërë fushata pa fund me agjenda të ndryshme, e duke na “informuar” për ato që dihen.

Megjithëse disa nga folësit e treguan veten si oratorë të zotë, nuk dëgjova ndonjë koment mbi drejtësinë për krimet e përbindshme që janë kryer në rajon (përfshi edhe Gërdecin), kërkesat e përligjura të familjeve që presin lajme nga familjarët e tyre të zhdukur, ndonjë program të veÇantë kundër diskriminimit të Shqiptarëve në shumë anë të Ballkanit, gjendjen e mjerueshme të veteranëve dhe të plagosurëve të luftës në Kosovë, ndonjë strategji ekonomike për të përballuar krizën ekonomike që ka kapluar rajonin (siÇ dihet ka më pak asete kombëtare për tu shitur në privatizime të papërkora dhe më pak kapacitet për huamarrje, qoftë edhe për të krijuar iluzionin e një ekonomie të shëndetshme), apo ndonjë program për të adresuar shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi dhe tjerakund ku shqiptarët shohin drejt qeverisë së shtetit amë për ndihmë. Komentet e vetme mbi korrupsionin u bënë në fakt nga njerëz ish të akuzuar për veprimtari të paligjshme dhe afera të tjera.

Në vend që të merrej me nderimin e diplomatëve ndërkombëtarë, qysh në krye të herës KKSHA ka patur si qëllim madhor informimin e tyre mbi realitetet në rajon dhe t’i bënin ata bashkëudhëtarë të misionit të përmirësimit të gjendjes, e jo t’i blatonin ata për rolin sado të vogël që kanë luajtuar në krahasim me sakrificat e qytetarëve të mbarë rajonit. Vuajtjet e popullit shqiptar janë reale, dhe ato vazhdojnë si rezultat i dritëshkurtësisë së udhëheqëve të demokracive të tranzicionit që janë krijuar në rajon, duke krijuar një kosto të madhe për kombin tonë.

Ndërsa është e kuptueshme që këto javë të pasura diplomatike, ka patur shumë mundësira të tjera për të zhvilluar foto ope, aktiviteti I KKSHA duhet të ishte I ndryshëm, dhe të shërbente si frymëzim për bashkësinë ton në mënyrë që të nxitet veprimi në Çëshje të rëndësishme. Shpresoj se ende ka njerëz të cilët ndajnë me mua dëshirën për t’ja rikthyer KKSHA-s këtë rol në mënyrë që të mos kthehet në një makinë propagandistike për udhëheqësit e Ballkanit dhe klientët e tyre në Diasporë. Kjo do t’I shërbente vërtet agjendës së ngushtë klienteliste të tyre në Ballkan dhe Uashington, por gjithashtu do të eliminonte atë që e bënte KKSHAn të ndryshëm nga shumë organizata të tjera të bashkësisë shqiptaro amerikane, të cilat manipulohen kësisoj prej vitesh. Nuk besoj se shumica e anëtarëve besnikë të KKSHA dëshirojnë ta shohin këtë qasje në vazhdimësi dhe shpresoj se këto fjalë nuk do ofendojnë askënd, por do t’I shohin si shqetësime të ndershme të një miku. 

Në këtë optikë, mbetem optimist se rritja, arsimimi dhe vitaliteti ekonomik i bashkësisë sonë, do të na shtyjë që të krijojmë ditë më të mira duke përballuar kësisoj sfidat shumë reale dhe të vërteta. Gjithashtu, shpresoj se do të kemi mundësinë të vazhdojmë dhe forcojmë dialogun në ditët dhe muajt që vijnë në mënyrë që premtimet që u bënë mbrëmë nga politikanët të bëhen realitet.

Me respekt, 
Richard Lukaj

Filed Under: Featured Tagged With: NAAC, richard lukaj

Disa shoqata shqiptare në SHBA kundër Gjukanovicit në darkën vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan

September 25, 2013 by dgreca

Deklaratë e përbashkët e shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA/

Kryetarët e shoqatave të Diasporës, me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi si shoqatat “Ana e Malit” dhe “Ded Gjo Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata “Malësi e Madhe” (Detroit) si dhe shoqata “Kraja”, me seli e veprimtari në SHBA, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më 17 shtator 2013 në Nju Jork dhe Detroit, analizuan gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe shprehin shqetësimin e të gjithëve për diskriminimin dhe nëpërkëmbjen e të drejtave elementare njerëzore të kryera nga aparati shtetëror i Malit të Zi ndaj popullatës autoktone shqiptare.
Në mbledhje analizuam veprimet perfide të shtetit malazias për qëndrimet dhe veprimet në shkeljen e të drejtave nacionale e demokratike të shqiptarëve si: shpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos lejimi i përdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullatës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mosdhënia e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë; eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.
Kryesitë e shoqatave tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ftesën e bërë Milo Gjukanoviqit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) për “pjesëmarrje nderi”(!) në darkën e 17-të gala më 27 shtator 2013 në Nju Jork, e lëshojmë këtë,

Deklaratë

Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare në Mal të Zi, vlerësojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me ftesën e bërë Milo Gjukanoviqit jo vetëm e ka anashkaluar dhe nënvleftësuar rolin dhe aktivitetin e fuqishëm të shoqatave dhe të diasporës tonë në SHBA.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave aktive që veprojmë në SHBA, kryesitë tona dhe anëtarësia e gjerë, e konsiderojmë se një ndërmarrje e tillë e NAAC-ut është më shumë si një spektakël medial sa për të ngopur apetitet e dikujt tjetër në dëm të interesave të Diasporës dhe futjen e grindjeve në mesin tonë.
Ne vlerësojmë se kjo ftesë e bërë Gjukanoviqit është aprovim i shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve dhe bie në shpërputhje të plotë me interesat jetike nacionale të shqiptarëve autoktonë nën Malin e Zi. Kryeministri malazias, Milo Gjukanoviq, duhet të përdorë ndikimin e tij për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare etnike. Në Republikën e Kosovës me disa qindra malazias, Gjukanoviqi kërkon që malaziasit të jenë element kushtetues, ndërsa shqiptarëve autoktonë nën Mal të Zi (që janë 7 për qind e popullsisë në këtë shtet) ua nëpërkëmbë në vazhdimësi të drejtat elementare kombëtare etnike.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare në Mal të Zi, të mbledhur në Nju Jork më 17 shtator 2013, kërkojmë nga qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë që të përdorin ndikimin e tyre të gjithanshëm e në vazhdimësi ndaj këtyre veprimeve të patolerueshme dhe çdo bashkëpunim në raporte të ndërsjella me shtetin malazias të jenë në bazë të marrëveshjeve të reciprocitetit.
Shoqatat nënshkruese:
1 Shoqata Ana e Malit –Nju Jork
2. Shoqata Ded Gjo Luli – Nju Jork
3. Fondacioni Dom Simon Filipaj – Nju Jork
4. Fondacioni Plavë-Guci – Nju Jork
5. Fondi Humanitar Malësia – Nju Jork
6. Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Detroit
7. Shoqata Atdhetare Kraja- Nju Jork
8. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur – Detroit
Nju Jork 23 Shtator 2013

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjukanovic, NAAC, shoqatat shqiptare

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT