• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ri-integrimi, sfidë për të riatdhesuarit

April 13, 2013 by dgreca

Familja shtatë anëtarëshe, Hamiti, para tri vjetësh është kthyer nga Gjermania në Kosovë. Kryefamiljari i kësaj familjeje, Arseni, mbi të 50-at, tregon se tashmë jeton në shtëpinë e tij në Graçanicë, por që kushtet janë të vështira, pasi që nuk ka arritur të gjejë ndonjë vend pune.
Arseni është nga komuniteti rom. Ai tregon se në vitin 2010, kur është kthyer nga Gjermania, ka marrë 5000 mijë euro, por këto mjete, thotë ai, janë shpenzuar për renovimin e shtëpisë. Ndërkaq, ka tre muaj që Arseni merr 90 euro në muaj, si ndihmë sociale, nga Qeveria e Kosovës.
“Po, kur jam kthyer 2500 euro kam marrë nga Gjermania, ndërsa 2500 nga Kosova, kurse tash marr 90 euro në muaj. Me këto para po paguaj rrymë, miell, disa gjëra ushqimore, por për shtatë persona këto mjete nuk po mjaftojnë”, thotë Hamiti.
Por, nuk është vetëm familja Hamiti që është riatdhesuar në Kosovë. Sipas zyrtarëve të institucioneve kosovare, mesatarisht çdo vit në Kosovë kthehen 5 mijë persona, qoftë në mënyrë vullnetare ose të dhunshme.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila koordinon procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar, që nga viti 2008 e deri më tani, vlerësohet se nga shtetet e Bashkimit Evropian janë riatdhesuar mbi 20 mijë persona.
Kthimet, kryesisht janë bërë nga Gjermania, Suedia , Zvicra dhe Franca.
Ndërkaq, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët monitorojnë procesin e ri-integrimit të personave të kthyer në Kosovë, konsiderojnë se zgjidhja e problemeve të personave të riatdhesuar, duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e përkohshme.
Naim Osmani, drejtor ekzekutiv në Programin për të Drejtat Civile, konsideron se ky proces është i mbuluar me infrastrukturë të duhur ligjore, porse gjendja në terren sipas tij, mbetet shqetësuese.
Ai thotë se moskoordinimi i autoriteteve kompetente për krijimin e kushteve adekuate për personat e riatdhesuar, po pengon procesin e ri-integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
“Në momentin e kthimit në Kosovë, personat e riatdhesuar ballafaqohen më probleme të natyrave të ndryshme për integrimin e tyre në shoqëri. Si problem kryesor mund të theksojmë mungesën e dokumentacionit përkatës të identifikimit dhe atij personal, sigurimit të të ardhurave personale për ekzistencë si pasojë e papunësisë, vështirësitë që ata hasin rreth çështjeve pronësore dhe sigurimit të banimit – vendstrehimit, gjithashtu mund të përmendim problemet në shëndetësi, shkollim, dokumentacion personal, etj “ thekson Osmani.
Mungesa e dokumenteve personale i ka shkaktuar problem edhe Arsen Hamitit. Ai thotë se për këtë arsye, katër fëmijët e tij, nuk vazhdojnë shkollimin. Familja Hamiti, jeton në Graçanicë, zonë kjo e banuar më shumicë serbe, ndërkaq edhe dokumentet thotë ai, i kërkojnë të shtetit të Serbisë.
Se ri-integrimi i personave të riatdhesuar paraqitet sfidë për institucionet e Kosovës, thotë edhe Artan Duraku, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Departamentin për ri-integrim të personave të riatdhesuar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Është një proces shumë i vështirë dhe një proces shumë kompleks…

 “Është një proces shumë i vështirë dhe një proces shumë kompleks. Për këtë kërkohet angazhim i ministrive të ndryshme, pasi këta persona kanë nevoja të ndryshme, qoftë regjistrimi në librat e Kosovës, ndihmë për regjistrim në shkollë, qasje në fondet sociale, ndihmë për banim dhe për këtë arsye ky proces ka pasur vështirësitë e veta”, pohon Duraku.
Problemet, me të cilat po përballen personat e riatdhesuar, pas qëndrimit në Kosovë, po i detyrojnë ata që të gjejnë forma alternative, për t’u kthyer në shtetin nga kanë ardhur, thotë Naim Osmani, për Radion Evropa e Lirë
“Gjatë takimeve që kemi pasur me personat e riatdhesuar, për shkak të problemeve të lartpërmendura, një numër i madh i tyre shprehin dëshirën që të kthehen mbrapa përsëri nw vendin, shtetin nga i cili janë kthyer në Kosovë, ose në ndonjë shtet tjetër të Unionit Evropian. Madje, shumë shpesh ka tentime të gjetjes së rrugëve alternative për kthim në vendet prej nga janë riatdhesuar apo në vendet tjera të Evropës Perëndimore”, thekson Osmani
Qeveria e Kosovës, kohë më parë ka nënshkruar disa marrëveshje me më shumë se tetë shtete të Bashkimit Evropian për riatdhesimin e kosovarëve.
Ri-integrimi dhe riatdhesimi i personave të kthyer, është një ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.(kortezi Nadie Ahmeti)

Filed Under: Kronike Tagged With: Nadie Ahmeti, ri integrimi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT