• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jemi shqiptarë! Nuk na ka hije të qëndrojmë duarkryq!

August 2, 2022 by s p

Nador Bakalli/

Lëvizja ka ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit në aspekte të caktuara të marrëdhënieve dy-palëshe me Serbinë.

Gjejmë rastin të shprehim haptazi përkrahjen tonë për nismën e qeverisë së Kosovës.

Është tashmë e qartë se interesat shqiptare në rajon bien ndesh me politikat serbe dhe se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mundet vetëm të ravijëzohen brenda kornizave të reciprocitetit midis dy shteteve të pavarura, siç janë Kosova dhe Serbia.

Për të disatën herë, i kërkojmë Qeverisë së Shqipërisë që të ndërpresë urgjentisht çdo diskutim me Serbinë në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur” apo çdo nismë tjetër të cilën Kosova nuk e aprovon. Flirtimi me Serbinë dhe marrëveshjet me karakter të paqartë apo që shkaktojnë ndasi mbi faktorin shqiptar në rajon janë një njollë turpi e rëndë për të cilën do të mbahet mend Qeveria dhe Kryeministri Rama.

Nëse Qeveria nuk heq dorë nga paudhësia e Ballkanit të Hapur apo nga ulja në tryeza të dyshimta me Serbinë dhe palë të treta, pas krahëve të Kosovës, Lëvizja:

1. Do të ndërmarrë në vjeshtë një fushatë masive në Diasporë për denoncimin dhe demaskimin e veprimeve të Qeverisë si thellësisht anti-shqiptare dhe me nuanca tradhëtie në drejtim të Kosovës.

2. Në funksion të sa më sipër, do të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me grupime politike apo të shoqërisë civile me karakter opozitar, në funksion të shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat e një qeverie de fakto anti-shqiptare, e cila e ka zhytur vendin përditë e më thellë në zonat e turpit të raporteve dhe indekseve më serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

3. Nëse lind nevoja, si shqiptarë, do t’i gjendemi pranë Kosovës me çdo mjet dhe formë, pa droje!

Kosova na jep nder!

Kryesia e Diaspora për Shqipërinë e Lirë! 

Filed Under: Komente Tagged With: nador bakalli

Diaspora dhe perandoria e rërës

June 22, 2022 by s p

Nador Bakalli

Cdo gjë filloi në vitin 2016! Zell i madh! Entuziazmi në qiell! Rëra hidhet përpjetë.

Samiti i parë I Diasporës, 800 vetë nga 40 shtete te ndryshme. Krijohet “Ministri i Shtetit Për Diasporën”. Samiti i dytë I Diasporës, butafori pa fund. Shpenzime marramendëse. Tituj ambasador kombi lart e poshtë, krijimi i KKD, Agjensia e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës, Komiteti Shtetëror Për Diasporën, Fondi Shqiptar Për Zhvillimin e Diasporës, Qendra e Botimeve Për Diasporën, Qendra e kësaj, e asaj, organizma, borde, agjenci, mbledhje, grupe pune, drejtori, sekratariate etj etj. Tre strategji të Diasporës. Mijëra faqe me bojna të shumllojshme. Miliona Euro të shpenzuara. Ziente Diaspora si kurrë më parë. Themelet e perandorisë ishin rrënjosur aq fort sa do t’i rezistonin mijëvjecarit, si vetë rilindja.

Por, me kohën del dhe boja si duket. Gjendja sot ne 2022? Kollaj fare. Perandori prej rëre e shembur me turp. U shkërmoq me themel.

Ministria e Punëve të Kota u shkri. Agjencitë u shkrinë ose janë rrugës drejt shkrirjes. Askush nuk kërkoi falje për premtimet e pambajtura. Askush nuk kerkoi llogari se ku shkuan milionat e Eurove që u shpenzuan. Kali i betejës, Vota e Diasporës sot është marrë përsipër nga të tjerë. Ministria e Punëve të Kota, edhe Votën e Diasporës, si shumë gjëra të tjera, e la në mes të katër rrugëve.

Ndërkohë që Diaspora fryhet (minimalisht 500 mijë të ikur në 10 vitet e fundit), strukturat qeveritare kinse për Diasporën, shfryhen dhe shkërmoqen njëra pas tjetrës. Diaspora, deri dje fëmija më i dashur dhe i përkëdhelur për qeverinë e rilindjes, sot e gjen veten jetime dhe në mes të katër rrugëve. Gjithë ato fonde, angazhime, organizime dhe njerëz, u shkrinë në një hic!

Le të na shërbejë si mësim kjo të nderuar miq. Cdo “Diasporë” e organizuar nga qeveria është vecse një flluskë dhe një gënjeshtër, pre e së cilës ranë të gjithë ata që menduan se Rama vërtetë e ka për zemër Diasporën. Jo, nuk e ka hic për zemër. Diaspora është kërcënimi më i madh për të paudhin. Është ajo që, herët ose vonë, do të sjellë fundin e tij dhe të cdo autokrati që do të mundohet ta pasojë.

Të gjithë ju që besuat se Diaspora e organizuar e qeverisë është rruga e duhur, hidhini një vështrim vetes në pasqyrë dhe gjithashtu perandorisë së rërës së shkërmoqur që keni përballë. Vetëm një Diasporë me marrëdhënie sa më të distancuara nga qeveria do ta nxjerrë vendin nga bataku ku ndodhet. Cdo Diasporë e organizuar nga qeveria është ose do të kthehet pashmangshmërisht në vegël të përdorur të qeverisë. Iluzioni i autonomisë nuk pin më ujë.

Ne Tironcit kemi një shprehje: “Qe nji llafe, e múr (mori) ustai”.

Mrekullitë e Diasporës ishin vec të tilla, llogje. I tha dhe i múr ustai autokrat.

Filed Under: ESSE Tagged With: nador bakalli

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT