• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM

June 30, 2016 by dgreca

Komunitet: Shërbimet funerale për 22 vjecarin Ros Gjonbalaj, të Premten me 1 Korrik 2016 në Shtëpinë mortore  F. Ruggiero & Sons Funeral Home/

Sic është njoftuar i riu shqiptar Ros Gjonbalaj ka humbë jetën tragjikisht gjatë një aksidenti. Familja njoftoi gazetën Dielli se shërbimet funerale do të kryhen të Premten me 1 Korrik 2016 nga ora 1 pasdite deri në orën 9 të mbrëmjes në Shtëpinë mortore  F. Ruggiero & Sons Funeral Home, në adresën:

732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 10704.

Tel:(888) 375-1400, ndërsa varrimi do të bëhet ditën e shtunë në varrezat Oakwood në Mont Kisco, në NY.

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, Ros Gjonbalaj, Ruggiero & Sons Funeral Home, sherbimet funerale

Ndërroi Jetë në Prishtinë ne moshen 58 vjeç Tomë Hajdari

June 21, 2016 by dgreca

Miq dhe shok të ngushtë në SHBA, ngushëllojn familjen Hajdari/
Nga Beqir SINA, New York/
PRISHTINE : Dje, në Prishtinë, në moshën 58 vjeçare, ka vdekur Tomë Hajdari, anëtar i Kryesisë së AAK-së, dhe ish-ministër i Bujqësisë.
Hajdari, edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore, për çka ka qenë i shtrirë në spital, raportojn mediet kosovare.Tomë Hajdari, njihet edhe si mik i ngushtë dhe bashkëpuntor i disa veprimtarve të njohur në Shtetet e Bashkuara, Elmi Berisha, një mikë i mirë, i tij, këtu në SHBA, thotë se “nuk dua t’a besojë se iku në amshim – njeriu i mirë Tomë Hajdari, miku im i dashur “.
“Sot me lot në sy mora lajmin e piklluar , që Tomë Hajdari, na iku në rrugën e pa kthim iku në duart e nënës Teresa, në vitin e Shejtërimit të saj, iku për t’u bashkuar në “Odën” e Burrave të mëdhenjë të Kombit tonë , të cilët sot janë engjujt e pavdekëshëm . Gjithmonë, shpirti i tyre, dhe vepra e tyre, do të shëndrisin dhe shkëlqejn për të mirën dhe të ardhmen e Kombit.” shkruan në mesazhin e ngushëllimit Elmi Berisha
Më tej në statusin e tij, privat në rrjetin shoqëror Facebook, Berisha, ka lënë shënimin e tij duke shkruar :” O miku imë u ngutë pak he burr, kemi pasur ëndrra të përbashkëta për atdheun për familjet tona për darsmat e gazemendet e përbashketa familjare.
Sa krenar jam që të njofta e që të kisha mik, vëlla , bashkëpuntor dhe ajo më rëndësishmja, ishte dashuria, respekti dhe besnikëria që kishe ti o mik i dashur, për Presidentin e pavdekshëm Ibrahim Rugova”.
Në fund me nje ton prekës, Berisha shkruan se si do t’a përballojm Kodrën e Becit, si do të përballojm zërin tënd të fisnikut të maleve të Dushkajës atë thirrjen tëndë burrnore e bujare :” O hajdi burra he mirë se ju ka pru i madhi Zot në odën e familjes Hajdari”.
Nuk do jet e lehtë t’a përballojm dhimbjen, por që një gjë është e sigurt se gjithmonë, do jesh në zëmrat,mendjen dhe shpirtin tonë. Prehu në paqe Tom Hajdari” ka shkruar Elmi Berisha.
Në statusin e tij privat në rrjetin shoqëror Facebook, edhe themelues dhe botues i gazetës, për shtatë vjet i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm, mik shumë i afërt me Tomë Hajdarin ka përcjellur ngushëllimin e tij për vdekjen në moshën 85 vjeçare të Tomë Hadarit.
Bajraktari, shkruan se “ Lajmin mbi vdekjen e Tomë Hajdarajt, e mora me dhimbje të madhe. Të ndjerin pata rast ta njoh dhe përshypjet e mia për të kanë qenë të jashtëzakonshme. Më lejoni që me këtë rast, në emrin tim personal, te shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe te afermve te te ndjerit Tomë Hajdarajt për këtë humbje të pakompenzueshme për ta dhe për Kosovën. Me veprën e tij, ai i dha shumë kombit dhe Kosovës.”
Vdekja e hershme e Tomë Hajdarajt , thotë Bajraktari, është humbje jo vetëm per familjen dhe te afermit e tij por dhe për AAK-në, anëtar i lartë i së cilës ishte.Të ndjerin Hajdaraj pata rast ta njihja këtu kur vinte në SHBA dhe kur unë shkoja në Kosovë. Tomë Hajdaraj ka qenë i përkushtuar pas çështjes kombëtare dhe asnjëherë nuk u shkëput nga kjo kauzë e shenjtë. I ndjeri kontribuoi gjatë viteve të 90-ta, kur Kosova ndodhej e okupuar nga Serbia, pastaj në kohën e luftës dhe pas saj në ndërtimin e shtetit. Ka pasur funksione të ndryshme: ka qenë ministër i Bujqësisë, zëvendësministër dha anëtar i Parlamentit të Kosovës si dhe një nga bashkëpuntorët e presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova.
Kurse, në fund veprimtari i njohur Harry Bajraktari, shprhet se “ Me vdekjen e Tomë Hajdarajt, AAK-ja humbi aktivistin e saj të devotshëm për çështjen kombëtare, ndërsa kryetari i saj, Ramush Haradinaj, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.Ngushëllimet e mia më të thella dhe qoftë i paharruar emri i tij!
Ngushellime për familjen Hajdari, dhe të gjithë të afërmit e tij, kanë shprehur në statusin e tyre edhe, shoku I Fakultetetit te Agronomise ne Universitetin e Prishtines Gjok Gojcaj,Fran G. Shkreli, Rrustem Gecaj, Musli Mulosmanaj, Luk, Elizabetha e Lisa Milicaj, Halil Mula, Martin Shkreli, Leëis e Lindita Gjelaj, Naim Deduashaj,Simon Qafa, Agjelina Nika, Dalip Greca, Dr. Gjon Buçaj,Marian e Dila Cubi,Ismer Mjeku, Ruben Avxhiu, Pashko R. Camaj,Gjevalin Gegaj,Agim Rexhaj, Sejdi Husenaj, Sabit Bytyçi, Idriz Lamaj, Tomë Mrija,Zef Balaj, e të tjerë..

Filed Under: Featured Tagged With: nderroi jete, ne Prishtine, Tom Hajdari

NDËRROI JETË NË SHQIPËRI VATRANI BIB PËRNOCA

June 13, 2016 by dgreca

Dje ndërroi jetë në vendlindjene  tij, në Mirditë, atdhetari, antikomunisti, vatrani Bib Përnocaj, vëllai i Zef Përnocës. I ndjeri ndërroi jetë ndërsa po merrte pjesë në një festë të zonës. Ka ikur në amshim i rrethuar nga miq e dashimirës të shumtë. Dhe nipi i tij, Albert Përnocaj, djali i Zef Përndocës kumtoi dje në mbrëmje përmes facebook-ut lajmin: “Zi në familjen Pernoca. Sot morën lajmin e vdekjes së Bib Pernocën në Shqipni. Axhë pushofsh në paqë!”

Biba ishte vatran dhe i abonuar në Gazetën”Dielli”.

Bibë Përnoca ishte një shqiptar që e donte fort Shqipërinë por nuk duronte komunizmin, që i kishte shpallë armiq Përnocajt dhe një pjesë i burgosën, e të tjerët i internuan.Axha i Bibes, Doda i arratisur, është vrarë në përpjekje me forcat komuniste. Familja Përnocaj është një familje e nderuar, shtëpi e njohur për tradita në Mirditë dhe në të gjithë Shqipërinë. Që në vitin 1951 një pjesë e familjes Përnoca kaluan kufirin dhe shkuan në Kosovë. Biba qëndroi pak vite në Kosovë dhe kaloi në Itali. Në vitin 1964 arriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës.Sapo ra komunizmi ai shkoi dhe e pa vendlindjen dhe shoi mallin prej 50 vitesh largim. Udhëtoi shumë herë në Shqipëri. Kohët e fundit edhe pse kishte kaluar sëmundje të rënda kardiake dhe qëndronte në ëheelchair, ai udhëtoi më shpesh drejt vendlindjes. Ishte vitin e  shkuar në verë dhe qëndroi gjatë. Shkoi edhe sivjet.E tërhiqte vendi i lindjes. Dukej se dëshira e fundit ishte të pushonte përgjithmonë në vendlindje.Dhe atje i pushoi zemra, pa vuajtje në castet e fundit. Shpirti në Paqë Bibë Përnoca!

Familjarët e këtushëm me vëllain e të ndjerit, me Zefin sot u nisën për në Shqipëri. Sipas dëshirës ai do të varroset në Shqipëri.

Federata Vatra dhe Gazeta Dielli I shprehin ngushëllimet ëm të thella familjes së ngushtë( Biba la 4 vjaza dhe dy djem), vëllait Zef me familje, familjes Përnoca në Shqipëri dhe të gjithë miqëve dhe të afërmëve.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Bibe Pernocaj, nderroi jete

GAZETARI AGIM NEZAJ NDERROI JETE NE MOSHEN 54 VJECARE NE NJU JORK

May 17, 2016 by dgreca

*Ndërron jetë gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur Agim Nezaj. Redaksia e Gazetes “Dielli” ngushellon familjen/
*Presidenti Nishani:Ikja e Agim Nezës, humbje për gazetarinë shqiptare/

*Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Ka ndërruar jetë Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Mësohet se ai ka vdekur në Nju Jork, në moshën 54-vjeçare pranë familjes së tij pas një sëmundjeje të rëndë.

Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.

Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.

Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm  të Agimit.

Gazeta Dielli i shpreh ngushellimet me te thella Familjes Nezaj!

Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

***

NGUSHELLIMI I PRESIDENTIT NISHANI/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të gazetarit të njohur, pedagogut të shkencave të komunikimit dhe juristit Agim Nezajt, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ku shkruhet:

“Të nderuar familjarë të Agimit të ndjerë,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Nezajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik të gazetarit dhe artit të vështirë të komunikimit me publikun, ku u shqua për mjeshtërinë dhe gojëtarinë e rrallë.

Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë.

Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira t’ju gjendem pranë shpirtërisht duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

KohaJone.com – Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…   Ish-­ambasadori Mal Berisha ka publikuar në FB SMS­në e fundit me gazetarin, pedagogun dhe publicistin Agim Nezaj, që u nda nga jeta ditën e djeshme në Nju Jork. Mesazhi i përket muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Nezaj i thoshte se nuk kishte qenë mirë me shëndet, por kishte besim se gjithçka do ta kalonte me ndihmën e Zotit.

“Takimin e fundit me ty e pata në nëntorin e vitit të kaluar. Nuk mund të largohesha nga Nju Jorku pa të takuar pasi e dija se ti po luftoje për jetën kundër vdekjes. Më tregove, jo pa doza shqetësimi, por me një optimizëm të pashoq, se sa shumë të kishte lodhur sëmundja dhe sa shumë të mundonte kimioterapia. Por, më the, kishe besim të madh tek Zoti dhe mjekësia amerikane”, shkruan Berisha

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: GAZETARI AGIM NEZAJ, nderroi jete, ne Nju Jork

NDËRROI JETË APOSTULLI I DARDANISË

April 6, 2016 by dgreca

Frank SHKRELI/

Ne Foto: Prof. Dr. Zef Mirdita  (1936-2016)/

Mediat elektronike dhe gazetat përhapën lajmin e zi anë e mbanë trojeve shqiptare se Prof. Doktor Zef Mirdita, në moshën 80-vjeçare  e la këtë shekull për në jetën e amshuar, duke i mbyllur sytë në Zagreb të Kroacisë ku kishte jetuar dhe zhvilluar për shumë vite aktivitetin e tij akademik dhe shkencor.  Kombi shqiptar është sot më i varfër me zhdukjen e këtij  historiani dhe kolosi të shkencës dhe letrave shqipe.  Është më i varfër kombi shqiptar dhe sidomos Dardania, me humbjen e një shqiptari dhe shkencëtari të madh, i cili me sjelljet e tija fisnike dhe me një përvojë të gjatë akademike dhe kombëtare — ai me jetën dhe veprat e tija në gjuhë të ndryshme europiane dhe sidomos përballë të huajve, nderonte kombin shqiptar kudo që shkonte dhe kudo ligjëronte nepër kryeqytete të Europës, në mbrojtje të historisë mija vjeçare të kombit shqiptar në trojet e veta autoktone, duke filluar nga periudha e iliro-dardane e deri në ditët e sotëme.

Fatkeqsisht, përveç nëpërmjet disa shkrimeve të tija, unë nuk patur rastin ta njihja personalisht Profesor Zef Mirditën, por ata që e kanë njohur për së afërmi dhe të cilët kanë pasë fatin të ishin edhe studentë të tij në Universitetin e Prishtinës dhe universitete e fakultete të tjera të Kosovës, e konsiderojnë kalimin në amshim të Profesor Zef Mirditës sot si një fatkeqsi për botën arbërore, për  të vërtetën e saj historike dhe për shqiptarizmin në përgjithësi. Ndër vetitë e Profesor Zef Mirditës, pohojnë ata, ishte e vërteta mbi historinë iliro-shqiptare si dhe mbrojta e saj kudo dhe kurdo, por ai njëkohsisht ruante edhe vetitë që nuk mësohen në libra, por të cilat historikisht e kanë dalluar fisin e vjetër të shqiptarit nga popujt e tjerë – e që janë  burrënia, nderi, besnikëria.  Mision të jetës së tij, ai kishte përcaktuar mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së zanafillës së shqiptarëve, sidomos të Dardanisë dhe dardanëve.

Megjithëse Dardanët kanë qenë njëri prej fiseve më të dalluar të botës ilire, fatkeqësisht gjeneza dhe historia e tyre nuk kishte tërhequr më parë vëmendjen dhe interesimin e studiuesve dhe të historianëve të vërtetë si Profesor Zef Mirdita.  Për më tepër, edhe ato pak studime që mund të ishin bërë gjatë dekadave të kaluara, sidomos nga të huajt, historia e Dardanisë dhe Dardanëve mohohej dhe madje kur paraqitej, ajo shtrembërohej qëllimisht nga të huajt, me mungesa të mëdha historike dhe kulturore, përfshirë edhe mohimin e etnogjenezës së tyre.

Por akademik Zef Mirdita si rradhë ndonjë tjetër historian, e kishte marrë përsipër si përgjegjësi personale intelektuale por edhe kombëtare, për të provuar me veprat dhe shkrimete tija me argumentat shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat kryesisht të shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve pasardhësve të ilirëve — se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire.  Mirëpo, Profesor Zef Mirdita gjatë gjithë jetës së tij me veprat dhe studimet që ka bërë në këtë fushë, argumenton me fakte historike dhe mbështetur në zbulime arkeologjike se e kundërta është e vërteta nga ato që kanë paraqitur shtrembëruesit e historisë së ilirëve dhe të shqiptarëve.  Në shkrimet e tija, Profesor Zef Mirdita ka mbrojtur vazhdimisht tezën e etnogjenezës iliro-shiptare se dardanët në të vërtetë kanë ekzistuar si një popullsi banuese në trojet e veta në Dardani nga kohët e hershme e ndoshta edhe deri në mesjetë dhe si të tillë ata janë aty padyshim parardhës të shqiptarëve në Kosovën e sotme dhe më gjërë.

Historiani shqiptar Moikom Zeqo, duke vlerësuar figurën dhe veprën e Profesor Zef Mirditës me rastin e vdekjes së tij, pohon se, “Zef Mirdita qe një mjeshtër i madh i analizës, i referencës shkencore bibliografike dhe arkeologjike si dhe i metodologjisë moderne të parashtrimit dhe të sintezës së mirëfilltë.  Studimet e tij për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet janë substanciale dhe të patjetërsueshme.  Dhe të mos harrojmë që një vështrim të tillë historik dhe konceptual ai e ka bërë dhe e ka botuar shumë më përpara arritjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur historiani Moikom Zeqo.  Ndërkaq, njoftohet se në Zagreb sapo është botuar dhe promovuar vepra voluminoze e akademik Zef Mirditës me titullin: “Dardanët dhe Dardania Antike”. Duhet të jetë kjo një vepër e madhe, e mbarë dhe e frytshme e këtij Apostulli të Dardanisë, një vepër kjo besoj që pasqyron shprehje të ndriçimit mendor historik dhe të atdhedashurisë së tij për kombin e vet dhe për të vërtetën e preardhjes së tij historike, nga rrjedhte edhe vet.  Një vepër kjo e fundit nga Profesor Zef Mirdita, që shpresojmë të shërbejë si porosi dhe flakë për brezin e sotëm të shqiptarëve, pasardhës të dardanëve – si flakë që të mos shuhet por të shëndritë si trashëgimi e Apostullit të Dardanisë, Zef Mirditës për ruajtjen e identitetit kombëtar për brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve — në udhën e historisë se re të Kosovës dardane të pavarur dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta.

***

Kush ishte Prof. Zef Mirdita?

Prof. Dr. Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb. Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, absolvoi Filozofinë. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Šidak. Qysh si student i vitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Kršnjavoga” në Zagreb. Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.  Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanët dhe Dardania në Antikë.  Më 1973 u zgjodh docent me ç’rast e mori përsipër Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilën lëndë e ligjëroi në dy gjuhë, për studentët shqiptarë dhe serbë.  Në gusht të të njëjtit vit qëndroi në Shqipëri ku bëri gërmime e hulumtime arkeologjike.  Më 1974 si bursist i Qeverisë Italiane qëndroi në specializim në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës. Në vitet 1976-1977, si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung” qëndroi në specializim (Për Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën) në Universitetin e Heidelberg-ut në Gjermani.  Më 1978 u zgjodh profesor, ndërkaq më 1983 profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës.  Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.  Njëkohësisht, si profesor mysafir ligjëroi në disa universitete europiane, si në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë.    Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”.  Nga 1 marsi i vitit 1993 është këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë ku e udhëheq projektin “Vlasi –popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot”.   Që nga viti akademik 1997/98 deri në atë 2006/07 ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit “J. J. Strossmayer” në Osijek, ku e ligjëroi lëndën: Historia e Vjetër – Lindja e Vjetër.   Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj. Po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.  Që nga viti 1999 është nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Kroato-Shqiptare, ndërsa në periudhën kohore 2003-2007 ishte anëtar i Këshillit për Pakica Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë.  Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Profesor Zef Mirditën me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.  Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve   për librin, “Vllehët në historiografi”, i cili u shpall libër i vitit 2004.  Më 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.(Biografia e Profesor Zef Mirditës është marrë nga Revista Drita – e përmuajshme Fetare-Kulturore e Kishës Katolike në Kosovë).

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: APOSTULLI I DARDANISË, Frank shkreli, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT