Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA dhe miqtë e të njohurit në vendlindje se ka ndërruar jetë në New York, Tahir Hysa. I ndjeri është shumë i njohur për komunitetin shqiptar për shpirtin e tij poetik dhe qëndrimet antikomuniste. Në shumë tubime ai improvizonte poezi satirike kundër diktaturës dhe fshikullonte ringjalljen e fantazmave të së shkuarës. Po ashtu ai ishte një ndër përkrahsit e Monarkisë dhe ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha tubimet, ku recitonte poezitë e krijuara nga ai vetë.
I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë nga e cila ndërroi jetë. Të Hënën(10 shkurt) nga ora 6 pm deri në 8 pm dhe të Martën(11 shkurt) nga ora 6 pm deri në 9 pm do të zhvillohen shërbimet funerale në :
Albanian American Islamic Center- Queens
7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385
Tel: (718) 386-4720)
Arkivoli me trupin e të ndjerit do të përcillet për në Atdhe. Kush ka mundësi mund të kontribuojë për lehtësimin e shpenzimeve të përcjelljes në Atdhe duke u paraqitur në shërbimet funerale në Albanian American Islamic Center of Queens. Le ta përcjellim të ndjerin me nderimet që i takojnë.