• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETARI DHE STUDIUESI DHIMITËR DISHNICA NDËRROI JETË NË WORCESTER, MA, NË MOSHËN 77 VJEÇARE

March 21, 2020 by dgreca

Gazetari dhe studiusi Dhimiter Dishnica, ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare, ditën e enjte, më 19 mars në Spitalin Shën Vincent, në Worcester. Ai la të pikëlluar gruan e tij me të cilën jetonte prej 52 vjetësh, Afërdita (Agolli) Dishnica, si dhe vajzën e tij, Elonia me bashkshortin George Pojani nga Worcester, së bashku me fëmijët e tyre, Rei dhe Janny Pojani. Dhimitri lë gjithashtu pas djalin e tij, Erdvin Dishnica dhe gruan e tij, Tania, Romë, Itali me djalin e tyre, Matteo. Po ashtu ai la pas motrat Liljana Saraçi dhe Vilma Koti me burrin e saj në Korçë, Shqipëri si dhe motrën Valentina Kondili në Jacksonville, Florida.

      Dhimitri ka lindur në Korçe, Shqipëri dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës me një master të dyfishtë në Histori dhe Gjeografi. Më vonë, ai vazhdoi studimet e metejshme dhe fitoi një diplomë tjetër në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Dhimitri punoi si mësues në rrethin e Librazhdit. Pastaj, ai u bë një gazetar kronik në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio Tirana. Ishte drejtor i Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi ne Tirane, i cili ishte një nga dy institucionet më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit. Me pas Dhimitri ishte specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. 

    Si gazetar dhe historian, ai ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe eshte gjithashtu autor i katër librave, përfshirë “Motrat Qiriazi”, ”Voskopoja” (me bashkëautor) “ Përballë të vërtetës-Kristo Dako, jeta dhe vepra“ “Miqtë e Shqipërisë” si dhe librin ”Ftesë për debat”.

 Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 dhe ishte besimta i rregullt i Kishës Ortodokse Shqiptare  të Shën Mërisë. Dhimitri vazhdoi t’i jepte komunitetit shqiptar kontributin e tij duke themeluar shoqërinë jofitimprurëse shqiptare amerikane “KOMBI” në 8 Mars 2008 me misionin për të ruajtur Identitetin Kombëtar i cili më vonë u pasua nga hapja e Shkollës Shqipe në Worcester më 3 tetor, 2009. Dhimitraqi ishte një intelektual i vërtetë me njohuri të pamasë për kulturën shqiptare dhe historinë botërore, një burrë i dashur, një baba dhe gjysh i mrekullueshëm dhe një mik besnik. Shërbimet funerale dhe varrimi do të jenë private. Pushoftë në paqë shpirti i tij!(DIELLI)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dhimiter Dishnica, nderroi jete

VASFI BELLIU NDËRROI JETË NË GREQI, VARRIMI NË LUSHNJE

February 14, 2020 by dgreca

Familja Belliu në Nju Jork njofton se Vasfi Yzedin Belliu pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në Greqi. I ndjeri la pas dy fëmijë në SHBA, djalin Rudi dhe vajzën Besa si dhe vajzën Aida në Greqi, e cila i shërbeu me përkushtim deri në momentet e fundit.

         Vasfiu është vëllai i vatranit Veis Belliu, dhe i Adem Belliut, pronar i TV Albanian Culture në Nju Jork, si dhe i Tajarit që jeton Ohio dhe Lulit, vëllait që jeton në Shqipëri.Po ashtu ai la pas edhe tri motra si dhe nipër e mbesa.

Vasfiu ishte një mësues i dashur dhe i respektuar, ai ndërroi jetë në moshën 76 vjecare. Shërbimet funerale do të kryehen në vendbanimin e tij në Savër të Lushnjes ditën e shtunë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12 të drekës, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit Lushnjës në orën 13.00.

Federata Vatra dhe gazeta e saj Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella Familjes Belliu, fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, nipërve dhe mbesave.

Pushoftë në Paqë shpirti i Vasfiut!

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete

NËNA“LEFKO”(Lefkothea Bozhiqi) NDËRROI JETË

October 9, 2019 by dgreca

 Nëna Lefko, siç thërrisnin të vegjël dhe të rritur në Pelham Park, Bronks, nuk do ta shohim më, zërin e saj të dashur e të ëmbël, nuk do ta dëgjojmë më. Ajo grua aq e sjellshme, e respektuar dhe e dashur me të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, shkoi të pushoi përgjithmonë. Nënë Lefkothea Bozhiqi, bashkëshortja e Mihalit, ndërroi jetë ditën Hënë, 7 tetor 2019.Ajo la në pikëllim të thellë bashkshortin Mihal Bozhiqi, vajzën Elida me bashkshortin e saj, mbesat Jona dhe Elina.

      Familja njofton Komunitetin shqiptar se shërbimet funerale do të organizohen ditën e Enjte me 10 tetor 2019, nga ora 5. 00.P.M. deri në 9.00.P.M.në Shtëpinë Mortore: Ralph Giordano Funeral Home, që ndodhet në adresën: 1727 Crosby Ave., Bronx, NY 10461. Tel i Funeralit: (718)829-5580. Ndërsa varrimi do të organizohet ditën e Premte, 11 tetor 2019, në orën 11.00 .A.M.në Oakwood Cemetery, në adresën:315 Lexington Ave., Mt. Kisco, NY.

                   ***

Lefkothea passed away on Monday, October 7, 2019. The family will receive relative and friends at the Ralph Giordano Funeral Home, 1727 Crosby Ave., Bronx, NY on Thursday, October 10, 2019 from 5:00 P.M. to 9:00 P.M. Prayer Services will be held at the funeral home on Thursday at 8:00 P.M. A Graveside Service will be held at Oakwood Cemetery, 315 Lexington Ave., Mt. Kisco, NY on Friday, October 11, 2019 at 11:00 A.M. Visitation at the Ralph Giordano Funeral Home from 5:00 PM to 9:00 PM on October 10, 2019.

Filed Under: Opinion Tagged With: Lefkothea Bozhiqi, nderroi jete

LAMTUMIRË KRYEPESHKOP NIKON!

September 2, 2019 by dgreca

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të thella Kancelarit të Katedrales Orthodokse “Shën Gjergji” në Boston At Arthur Liolin dhe të gjithë besimtarëve Orthodoksë.

Me 1 Shtator 2019 ka ndërruar jetë në Southbridge, Massachusets, i Përndershmi NIKON, Kryepeshkop i Bostonit, New Englandit, njëkohësisht i ArkDioqezës Shqiptare.

Kryepeshkopi u lind më 9 tetor 1945 në një familje të shquar vatrane. Ishte djal i Evans J. dhe Helena P. Liolin, dy nga miqtë dhe mbështetësit e Imzot Nolit.Kancelari i Katedrales së Shën Gjergjit, Atë Arthur Liolin, është vëlla i Kryepeshkopit Nikon.

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të thella Kancelarit të Katedrales Orthodokse “Shën Gjergji” në Boston dhe të gjithë besimtarëve Orthodoksë.

Kryepeshkopi NIKON u rrit dhe u edukua në një familje të kulturuar patriotike e dedikuar ndaj Atdheut të prindërve-Shqipërisë dhe Amerikës. Babai Evans J. kishte shërbyer si themelues i Fondit studentor  teologjik me 1947, ndërsa Nëna Helenë shërbeu si drejtuese e korit në Famullinë e kishës Orthodokse Shën Nikolla në Jamaica, New York, ndërkohë që vëllai John shërbeu në Këshillin e kishës  së Shën Gjergjit në Trumbull, Connectucut, vëllai tjetër Billi dha jetën për Amerikën, duke shërbyer në forcat e armatosura gjatë Luftës në Kore, ndërkohë që vëllai më vogël shërbeu në Kishën Shën Nikolla në NY.

Kryepeshkopi Nikon u mbrujt me idealet e lirisë dhe të përkushtimit dhe dha gjithcka për Kishën Orthodokse Shqiptare.Figura e Imzot Nolit ishte burim frymëzimi si për të gjithë familjen Liolin ashtu edhe për Nikon. Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin Teologjik Orthodoks të Shën Vladimirit, Crestwood, New York në vitin 1966. Studimet e mëtejshme do t’i kryente në Kolegjin Iona dhe Concordia në New Rochelle. Kryepeshkopi u diplomua edhe për Kërkime Sociale dhe Shkencat Politike në New School, New York.

Kryepeshkopi ishte martuar me 1967 me vajzën që e deshi që në rininë e tij, Sarah Arthur, e cila drejtoi korin pas shugurimit të Nikon nga Peshkopi Stephan Lasko me 5 Korrik 1969. Sarah ndërroi jetë me 5 Korrik 2000 nga sëmundja e pashërushme e Kancerit. Funeralin e saj e kryesoi Mitropoliti Theodosius.

Gjatë shërbimit të tij 33 vjecar, Nikon shërbeu si rektor i dy famullive të kishave Orthodokse Shqiptare: Kisha Shën Nikolla, Southbridge, Massachusets dhe Kishën e Shën Thomas, Farmington Hills, Michigan.  Përvec shërbesës së tij baritore, Kryepeshkopi Nikon shërbeu si president i Këshillit të Kishave Orthodokse të Detroitit dhe Kapelan për Universitetin Shtetëror Wayne. Ai gjithashtu ishet shumë aktiv në media, duke u shfaqur shpesh herë në programe të drejtëpërdrejta televizive dhe radiofonike dhe shërbeu si redaktor i “The Vine”, gazeta e Arqipeshkvisë Shqiptare. Kryepeshkopi Nikon u shënjtërua Peshkop i Baltimorit dhe ndihmës i mitropolitit Teodosi në 24 dhe 25 Maj 2002. Ai u emërua si peshkop i Bostonit me 22 tetor 20013. Shërbeu si administrator i Dioqezës së New England-it dhe u zgjodh gjatë sezonit të Vjeshtës -tetor 2005.Ai nisi administrimin si peshkop i Bostonit, New England-it, Arqipeshkvia Shqiptare nga Mitropoliti Herman në Katedralen e Trinitetit të Shenjtë në Boston në 16 dhe 17  Dhjetor 2005. Peshkopi Nikon u ngjit në postin e Kryepeshkopit me 9 Maj 2012.(pergatiti: d.Greca)

Filed Under: Opinion Tagged With: Kryepeshkopi NIKON, nderroi jete

NDERROI JETE NE SHBA NJAZI BYLYKBASHI, VARRIMI NE LUSHNJE

February 24, 2019 by dgreca

VATRA & DIELLI NGUSHËLLOJNE FAMILJEN BYLYKBASHI NE SHQIPERI E SHBA/

1 Njaziu.JPG

Sot, e Dielë 24 Shkurt 2019, në qytetin e Lushnjës, u organizua ceremonia e varrimit të Njazi Bylykbashi, ish i burgosur i diktaturës komuniste.  Njaziu ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Waterbury,Connecticut, ku kishte ardhë për t’u mjekuar nga nje semundje e rende qe ishte shfaqur kohe me pare. Zemra e tij pushoi së rrahur me 12 Shkurt 2019.ku kishte ardhë për të vizituar të birin. Zemra e tij pushoi së rrahur me 12 Shkurt 2019.

Arkivoli me trupin e të ndjerit u përcoll në Shqipëri dhe sot u krye ceremonia e varrimit.
Federata VATRA dhe Gazeta “DIELLI” ngushëllojnë gazetarin Shkëlqim Bylykbashi dhe vellain e tij ne Waterburi, për humbjen e babait, dhe të gjithë Familjen Bylykbashi dhe të afërmit, në Shqipëri dhe në SHBA!
I pushoftë shpirti në Paqë Njaziut!

Po kush ishte Njazi Bylykbashi?. Po bashkengjisim percjelljen ne ceremonine e varrimit.

***

Historik i shkurter 

Niazi Bylykbashi ka lindur ne Pilur te Devollit (Bilisht) Korce  me 09 gusht 1933.  Djali i dyte dhe femija i peste  i Arif dhe Sibe Bylykbashi. Familja e tyre eshte nje familje e njohur per qendrime patriotike dhe atdhetare ne zonen e Devollit. Per shkak te qendrimit te mbajtur gjate luftes se dyte boterore si dhe ekonomise familjare fill pas mbarimit te luftes filluan ndjekjet dhe persekutimet per fisin Bylykbashi.  Ne keto rrethana dy vellezerit Arif  e  Zenel Bylykbashi me nga nje djale arratisen per ne Greqi ne vitin 1952.  Ketu  nisin vuajtjet, burgosjet dhe internimet  pa fund per Niaziun dhe gjthe familjen e tij.

Niaziut qe ne vitet e para te ardhjes se komunizmit ne Shqiperi i eshte dashur te perballet me egersine e ketij sistemi pasi jo vetem ja sekuestruan pasurine e familjes por e detyruan te arratisen dy kryefamiljaret. Largimi ishte i detyruar pasi komunistet e burgosen Arifin dhe ju kerkohej te paguanin flori mqse ishin te pasur. Pasi beri 3 vite burg, Arifi me te vellane Zenelin largohen urgjentisht sepse e kuptuan se ketu ne Shqiperi vetem burg dhe internim do te kishte per ta, ndaj vendosen te arratisen. Ketu fillon kalvari i tmerrshem per familjet e tyre duke burgosur cdo burre mbi 18 vjec dhe internuar gra e femije duke ju mare edhe miellin nga magja dhe kripen e buken e femijeve e pleqve te verber te familjes.

Me 3 korrik te vitit 1952 Niaziu arrestohet dhe denohet 10 vjet duke u liruar ne 27 nendor 1959 pasi ju falen 3 vjet nga puna e detyruar dhe me amnisti. Denimin e pare e vuajti ne tharjen e kenetes se Maliqit, Vlashuk te Kucoves,  ku me qindra bashkevuajtes realizuan ndertimin e kanalit qe devijoi lumin Devoll per ndertimin e rezervuarit te Thanes, dy vjet ne Shtyllas Fier, Zadrime, Vacele, Bulqize, Rinas ndertimin e Aeroportit, Senatoriumin e Tiranes, Thumane, Sanxhak (Lac).

Pasi kryen denimin e pare ne 23 tetor 1961 martohet me Azbije Sabri Seitaj nga Karkanjozi i Beratit, familje e pasur e me te njejtat probleme biografike dhe politike si te Niaziut. 10 vjet  pasi familja u shtua me 4 femije, vajza e madhe Menduhia 9 vjec ,Shkelqimi 6 vjec, Aisa  3 vjece dhe kur djali i vogel Sybiu ishte vetem 11 muaj, Niaziu arrestohet perseri ne 1 shkurt te vitit 1972 perseri per agjitacion e propogande dhe denohet me 10 vjet burg duke e nisur drejt e ne Spac.

Denimi i trete ndodh pas revoltes se spacit ne 21 maj 1973 ku pas nje hetuesie te forte u denua 15 vjet. 8 vjet u kaluan ne burgun me te eger te kohes Burrel, 18 muaj ne Ballsh, 2 vjet ne Qafe Bari,  pastaj disa muaj ne Puke dhe pjesa tjeter ne Bulqize nga ku u lirua me 25 dhjetor 1985.

Ne total u denua me 33 vite burg nga te cilat kreu 22 vite. Gjate viteve te burgut prej 14 vjetesh gruaja heroike Azbija, nje nene trime dhe burrneshe, kaloi mbi shpine fyerje, poshterime, diskriminime dhe pune nga me te veshtirat, por qe ajo i mbijetoi me nje qellim te vetem, te mos e turperonte bashkeshortin e saj dhe origjinen! Nje figure e paharruar dhe teper e cmuar ne kete periudhe ne familjen tone ka qene gjyshja jone Sibja, nena e Niaziut, nje grua fisnike qe nuk u ankua asnjehere por ne cdo kohe merte pergjegjesi e sacrifice persiper dhe megjithe veshtiresite e kohes rriten, edukuan e shkolluan se bashku me te rene Azbijen, 4 femije, mes nje fukaralleku te madh por me nje dashuri dhe krenari per ti  mbijetuar regjimit komunist me te eger te botes!

3 Motrat e Niaziut, Erveheja, Myrseti e Ferruzeja se bashku me bashkeshortet dhe familjet e tyre kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem si ne ndihme te vellait ne burgjet dhe kampet ku vuante denimin, po ashtu edhe per familjen e tij nenen, gruan dhe 4 femijet e vegjel te cilet duheshin rritur e ushqyer! Me canta ne kurriz nuk ju ndane te vellait ne cdo kamp e burg ku ai vuante denimin, megjithe perbuzjen qe i shoqeronte te gjithe ata qe vizitonin kampet e burgjet ne ato kohe te egra te komunizmit cnjerezor, barbar e te pashpirt deri ne extrem!

Demokracia e gjeti Niaziun ne nje moshe 57 vjecare, por teper energjik dhe me ambicie per pronen dhe zhvillimin e biznesit privat. Ne keto rrethana se bashku me disa miq te tij si Bardhyl Caco, Hajdar Xhafa e Ismail Xhafa ngriten firmen e ndertimit “Demokratic Baun”, nder te parat firma private ne Lushnje  dhe me nje historik ndertimesh veprash publike (shkolla, burgun e Kosoves, dhe pallate per te perndjekurit, bashkevuajtesit e tyre.

Po keshtu Niaziu ishte shume aktiv ne angazhimet e Shoqates se te Perndjekurve Politike (ku per disa kohe ka qene drejtues), dhe si nje njohes i mire i te gjithe shtreses se vet, per shkak te lidhjeve te shumta qe kishte me te gjitha qendrat e Internimit ne Lushnje dhe te burgosurit ne vendet ku kreu denimin dhe vuajtjet ne burgje e kampe pune.

Viti i mbrapshte 1997 ishte viti qe mbylli cdo shprese te angazhimeve ne biznes dhe  i dha fund aktivitetit te tij privat, duke e nderprere perfundimisht dhe duke e detyruar edhe per shkak te moshes te merej me ato prona qe kishte mundur te merte mbrapsht nga familja e tij ne Pilur, Devoll si dhe tu gezohej arritjeve te tij se bashku me bashkeshorten Azbijen!

Femijet, fill mbas  ndryshimeve politike  qe te 4 ndoqen enderrat e tyre per arsimim duke u diolomuar ne drejtesi, gazetari, e mesuesi! Nga gjithe aktiviteti i tij privat e publik, Niaziu shquhej per korrektesi dhe perkushtim ne cdo sipermarrje te tijen. Martesat e femijeve me radhe filluan te ndryshojne kursin e vuajtjeve dhe problemeve pa fund te Niaziut dhe vecanerisht Azbies, duke ju gezuar mbesave e niperve!
Ne vitin 2007 nje goditje e madhe ndau nga jeta Azbien, duke thyer e krijuar nje plage te madhe ne jeten e Niaziut!  Njeriu qe aq shume e respektoi, priti, sakrifikoi dhe ju perkushtua me gjithe energjite e saj, nuk ishte me ne krah te tij ne periudhen me te rendesishme te jetes, pikerisht atehere kur duhej te shijonin 5 dite te bardha si dhe te gezonin ekonomine dhe femijet qe po ndertonin jetet e tyre familjare! Jeta per Niaziun pati nje ndryshim te forte .

Viti 2014 ishte viti i pare i shkeljes ne token e premtuar dhe kjo filloi qe te ndryshonte  Niaziun dhe ta bente te shpresonte ne dite me te bardha me 2 femijet qe jetonin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cdo vit Niaziu shkonte nga 6 muaj ne USA dhe kjo e bente me te motivuar, pasi mundi te realizonte nje nga enderrat e tij per te vizituar  varrin e babait Arifit e te vellait Sybiut  ne Cunecticut!

Ne 1 korrik te vitit  2016  nje mase tumori i shfaqet Niaziut ne buze dhe per kete ben nje nderhyrje tek Spitali Amerikan, duke i dhene shprese per te jetuar pjesen e mbetur te jetes pa friken e tensionin qe kane keto lloj semundjesh te rrezikeshme ne ditet e sotme. Pas kesaj nderhyrje, niset ne USA per tu bere shtetas Amerikan sepse kish ardhur koha per te mare shtetesine e vendit te enderrave te tij dhe gjithe fisit te Bylykbasheve.

Libri dhe TV ishin shoket e tij më te mire si ne burg edhe ne liri.

Ne nendor te vitit 2018, rishfaqet frikshem tumori ne trupin e Niaziut, dhe pamvaresisht ndihmes se dhene nga spitale te specializuar dhe me kushte teper komode, kete radhe Niaziu nuk mundi ta mposhte semundjen. Pas nje lengimi tre mujor ne dt 12 shkurt, 2019 nderron jete duke lene nje amanet, trupi i tij te prehej ne Shqiperi, prane bashkeshortes se tij, Azbijes!

Sot jemi ketu per dy arsye shume te forta:

E para qe te percjellim ne boten e pertejme babain, vellain, bashkeshortin, mikun dhe bashkevuajtesin Niazi Bylykbashi dhe

E dyta te cojme ne vend amanetin qe la babai yne per tu prehur ne Shqiperi dhe prane bashkeshortes se tij Azbijes, dhe nenes se tij Sibes, por kete radhe per te mos u ndare me perjetesisht!

Te qofte i lehte dheu babai yne!

Shpresojme qe do te takohesh me te dashurit e tu te zemres e te gjithe miqte e tu me te mire ne kete bote dhe ate ku po shkon!

Nese nuk kemi bere gjithshka sic ke deshiruar, na e bej hallall!

Po keshtu edhe ne nga ana jone ta bejme hallall cdo gje qe kemi ndare se bashku, sherbim dhe kenaqesi, gezim e dhimbje!

Lamtumire babai yne i dashur!

Zoti te dergofte ne xhenet!

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: nderroi jete, Njazi Bylykbashi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT