• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Maqedoni: Zonat e përmbytura kanë nevojë për ndihmë

August 9, 2016 by dgreca

Nga Fatos Musliu/ Në zonat e vërshimeve në Maqedoni banorët po përballen me pasojat dhe frikën e përsëritjes së reshjeve të fuqishme. Ata kanë nevojë për ndihma emergjente për riparimin e dëmeve.

Mazedonien Unwetter

Banorwt e Hasanbegut, Stajkovcit, Straçincës dhe vendbanimet e tjera të prekura nga vërshimet e së shtunës (06.08), kaluan edhe nje natë me frikën se tmerri mund të përsëritet. Rreshjet e natës se kaluar ishin me intensitet më të ulët. Gjithsesi ata vazhdojnë të përballen me pasojat e vërshimeve, që shkatërruan shumë shtëpi, biznese, e lanë pas vetura të përmbysura dhe shumë dëme të tjera që janë evidente. Banorët e Hasanbegut ankohen për neglizhencën e institucioneve si dhe apelojnë deri tek organet kompetente, që sa më shpejt të pastrohen rrugët dhe të largohen mbetjet e vëshrimeve, sepse mundë të përhapet ndonjë epidemi.

“Kjo shtëpi nuk është për banim, është shkatërruar gjithçka. Jemi në stres. Ju lutem t’i ndihmoni këta njerëëz. Kokën e mbajmë lart nga qielli, edhe pika e vetme e shiut na streson. Kemi trauma”, shprehet banori i Hasanbegut duke u munduar të pastrojë orenditë e shtëpisë.

Mazedonien Unwetter

Banorët e zonave të përmbytura thonë se kanë nevojë për gjërat elementare për ushqim dhe veshmbathje. Ata ankohen se organet e shtetit janë duke reaguar shumë ngadalë për t’u dalë dhënë ndihmë.“Apeli im është për qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera të na ndihmojnë, që sa më parë ta largojmë ujin nga shtëpitë e përmbytura që të mund të punojmë diçka rreth ripatimit të dëmeve të mëdha.Të gjithë ne këtu kemi nevojë për gjërat elementare, ujë të pijshëm ushqim dhe rroba, sepse kemi dalë vetëm me këto rroba që kemi”, thotë Ejup Bekteshi, banor nga lagja Hasanbeg e Shkupit.

Daut Iseni, tregon për momentet e tmerrshme kur ka humbur të motrën Zemrije Sinanin me nipin Endrit Sinanin, ndërkohë që kishte arritur të shpëtonte mbesën dhe nipin tjetër. “Shiu erdhi me shumë vrull, nuk kisha hapësirë. Motrës i thashë ma jep nipin dhe mbesën, të cilët arrita t’i hedh mbi çatinë e një garazhi. Dhe kur u ktheva të marr nipin tjetër dhe motrën, dëgjova për herë të fundit motrën teksa më tha: vëlla më kap dorën. Nuk munda ta kap, ajo shkoi me ujin dhe unë lart me nipin e mbesën mbi tjegulla kemi pritur tri orë deri sa u largua uji”, rrëfen Dauti.

Mazedonien Unwetter

Vazhdon aksioni humanitar

Në vendbanimet e përmbytura vazhdon aksioni për tërheqjen e ujit nga shtëpitë e përmbytura dhe hapësirat përreth, ku ekipet e specializuara të policisë e ushtrisë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave eventuale. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka arritur në 22 numri i viktimave, ndërkohë që mbi 70 janë të lënduar. Qeveria vendosi që 15 ditët e ardhshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vendbanimet që u goditën më rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm, ndërkohë që familjeve të viktimave do t’u ndihmohet me një shumë prej 300 mijë denarë rreth 5 mijë euro. Pritet që të formohet dhe një komision i veçantë, i cili do të dalë në teren për të verifikuar dëmet, që më pas do të kompensohen, ka njoftuar qeveria e Maqedonisë.

Në Hasanbeg të Shkupit është kryer edhe ceremonia e varrimit të viktimave nga përmbytjet.

Në qytetin e Shkupit janë ngritur disa qendra ku mblidhet dhe shpërndahet ndihmë për banorët e goditur nga vërshimet. OJQ-të humanitare kanë dalë në terren dhe po ofrojnë ndihmat e para elementare për banorët e prekur nga përmbytjet. “Kemi dërguar ndihma të ndryshme me ujë të pishëm, batanie, bukë, mjete për dezinfektim dhe pastrim. Padyshim se situata atje është alarmante dhe popullata është mjaft e dëmtuar, duhet ta fillojnë jetën nga zeroja, sepse të gjithë çfarë kanë ndërtuar për dekada, e kanë humbur. Po mundohemi t’ua kthejmë lumturinë”, shprehet Rifat Sherifi nga OH “Kalliri i Mirësisë”.

Mazedonien Unwetter

Sistemi atmosferik favorizon katastrofën natyrore

Katastrofa natyrore me përmasa shkatërruese dhe fatale u favorizua edhe nga sisitemi jo adekuat dhe i bllokuar atmosferik i kanalizmit në qarkun e Stajkovcës, thotë profesori arkitekturës Mirosllav Gërçev. Ai thot, se ai sistem është i kapaciteteve të ulta për të përcjelljë deri në 93 metra kub ujë, siç ndodhi parmbrëmë. Gërçev gjithashtu thotë se ky sistem nuk është mirëmbajtur nga autoritetet e qytetit. “Kur ju keni një sistem, i cili është i bllokuar, i lënë pas dore atëherë përmbytjet nuk mund të anashkalohen.Ky sistem në disa vende është 100% i bllokuar, në disa vende 95, por edhe 80%. Nuk do të gjeni asnjë pjesë të sistemit të kanalizmit, që t’i shkakrojë ujërat me kapacitet mbi 50%”, thotë profesori Gërçev. Gërçev përpos sistemit joadekuat atmosferik, thotë se e keqja u favorizua edhe nga pyjet e zhveshura në këtë zonë. “Sa më pak pyje që keni aq më i madh është vërshimi, pasi pyjet mbajnë jo vetëm tokën por edhe ujin. Kështu kur bie shi në tokë të zhveshur, atëherë uji depërton thellësitë, fuqizohet gjatë rënies dhe bën dëme dhe merr jetë njerëzish dhe shkatëron vendbanime”.

Gjatë ndërtimit të qarkut të Shkupit profesorë të fakultetit të ndërtimtimit kanë kërkuar që ujrat atmosferike të mos derdhen mbi ose nën qarkun e Shkupit, por të krijohet sistem që do t’i dërdhte ato në lumin Vardar. Kjo ide, gjithnjë sipas profesor Gërçev, nga kompetentët e qytetit të Shkupit është pranuar në heshtje.

Filed Under: Analiza Tagged With: Maqedonia, ndihme, zonat e eprmbytura

NJE VAJZE ME LEUKEMI KERKON NDIHME

February 8, 2014 by dgreca

Apel për ndihmë humanitare – vajzën e sëmurë nga Leukemia – Dorina Mani 18 vjeç/

TIRANE : Çdo ditë që kalon për të tashmë është bërë si një kapërcim i sfidës së saj – për të mundur sëmundjen dhe për të luftuar për jetë. 18 vjeçarja nga Peshkopia Dorina Fatmir Mani, e lindur më 10 shkurt 1996, është ekzaminuar në Hematology Clinic në Tiranë dhe ka dalë me diagnozën Acute Leukemia. një sëmundje e rëndë dhe shumë e kushtueshme për tu shëruar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka konkluduar në bazë të Decision(vendimit) numër 83 datët 30 Dhjetor 2013 nga Komisioni Shëndetësor i Spitalit Univeristar ” Nene Tereza”” Qendra e Directorante aprovuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Spitalit në lidhje me pacienten Dorina Mani 18 vjeçe me diagnozën “Acute Leukemia”

Ndërkoh që ajo po vuan nga Leukemia Akute (ALL), duhen siguruar të hollat për të paguar shërimin e shtrenjtë që kërkon kjo sëmundje. Sëmundja e saj përveç anëtarëve të familjes së saj, është shndërruar në një ankth të përditshëm edhe për të afërmit e saj – miqt dhe dashamirët. Mbasi duhen 200 mijë euro që t’i paguhen spitalit në Romë – Itali, ku asaj duhet t’i bëhet transplantimi i palcës kurrizore, pasi sipas mjekëve shqiptarë në Shqipëri, nuk mund t’a bëjnë këtë lloj transpaltimi.

Andaj kërkohet në se keni mundësi dhe dëshironi të ndihmoni një jetë, që çdo cent i dhuruesve të derdhet në xhirollogarinë e hapur për shërimin e Dorianës, është i vlefshëm vetëm për të siguruar jetën e saj.

Vajza që është në luftë me sëmundjen dhe lutet çdo ditë Zotit, po kërkon edhe ndihmën tuaj t’a sfidojë atë sëmundje, Ajo shkruan në një mesazh kurajoz nga shtrati se :” Unë jamë Dorina Mani – jamë 18 vjeçe – vij nga Peshkopia një qytet në verilindje të Shqipërisë, dhe studioj në vitin e fundit në gjimnaz. Nga fundi i dhjetorit 2013, u diagnostikova dhe dola me Luekemi dhe u shtrova në spital ku edhe gjendem aktualisht në përfundimin e fazës së parë të kimioterapisë.”

Më tej ajo sqaron se si e mësoi ajo sëmundjen : ” Në fillim askush nuk ma tha të vërtetën në lidhje me sëmundjen me pretesktin se ishte thjesht një anemi pak e rëndë, por pas 21 ditësh fillova të kisha humbje të flokëve dhe ky ndoshta ishte momenti i parë,  kur unë zbulova sëmundjen time, që më pas mjekët më thanë se kisha nevojë për një transplant në palcën kurrizore, i cili sipas tyre nuk realizohet dotë në Shqipëri. Ky lloj transplanti më kan thënë kushton 200 mijë Euro .”

Kurse, për arsye ekonomike se familjae saj nuk i disponon një shumë kaq të madhe, në luftë me jetën e saj është e detyruar të kërkojë ndihmë, tashmë tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbasi ëndrra e saj është që Dorina të shërohet dhe që ajo mund të shkojë përsëri në shkollë dhe të kthehet përësëri pranë familjes dhe shokëve e shoqeve të saj – të bëhet një financiere në të ardhmen që tju ndihmojë njerëzve – por mbi të gjitha të jetojë edhe ajo si të gjithë ne.

Zëri i saj na thërret dhe na djek kudo : “Ju luetem më ndihmoni se kam me të vërtet shumë nevojë për ndihmën tuaj dhe të çdo kujt që dëshiron të shpëtojë një jetë – një vajzë të re 18 vjeçe – Ju faleminderit !”/B.SINA/

Xhirollogaria për Dorina Valbona Mani :

 Llogaria bankare për transferë në Banka Kombëtare Tregëtare IBAN.AL,1320511179752946 CLIDCFUSDW – SWIFT : NCBAALTX

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Dorina Mani, Leukemia, ndihme

Eliza Dushku, bënë thirrje për bamirësi në Ugandë

January 10, 2014 by dgreca

Në një iniciativë të ngjashme vitin e kaluar Dushku pati grumbulluar rreh 30 000 dollarë amerikanë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të/

Nga BEQIR SINA, New York/

Los Angeles – SHBA: E  njohur për aktivitetin e saj me karakter humanitar, aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka kërkuar përsëri në faqen e saj të internetit facebook nga fansat e saj dhe dashamirësit e saj që të dërgojnë  donacione  për bamirësi. Në një fushatë, që aktoria e Hollivudit, ka nisur dy vjetë më parë për të ndidhmuar, viktimat,  gratë, të moshuarit, të sëmurët dhe fëmijët në Uganda, nëpërmjet organizatës së krijuar prej saj “Tharce-Gulu”.

Ajo u bënë thirrje në mesazhin e saj donatorëve të dhurojnë për “Tharce-GULU”, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, si e ka quajtur ajo, e cila thotë Dushku ofron mjekim për traumat dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës”, ka shkruar Dushku në Facebookun e saj.

“Është e asaj kohe të vitit përsëri , kur familjet të vijnë së bashku , pushime ( dhe, ditëlindja ime ) dhe ne së bashku mund bëjmë disa të mira serioze për ata që kanë nevojë ! Plus , këtë vit unë kam shumë dhurata për ju! Fushatat e kaluara për ditëlindjen time na ndihmuan në ngritjen e fondeve të shërimit të njerëzve me trauma dhe reflektimit tonë qendërën tonë të bamirësisë në Gulu Uganda , aty ku jemi dhe këtë vit duke ndihmuar familjet që kan më shumë nevojë !” thotë Dushku në mesazhin më të fundit postuar në faqen e saj të Facebookut.    ” Unë jam në përkushtimin fondesh e këtij viti për kujtimin e të dashurit tonë Papa Jim , i cili sapo u nda nga jeta . Ai ishte një hero, jo vetëm për mua dhe familjen time , por për të gjithë në familjen tonë të Ugandës. Pra , dëshira ime ditëlindjen, time është se këtë vit , ju , miqtë e mi të mirë dhe zemër bujarë , të dhurojmë për “THRIVEGulu” në kujtesën e Jimit .”
Më pas Dushku sqaron se Jim ishte një pjesë e madhe e familjes THRIVEGulu . Ai e ndihmoi për të ndërtuar këtë organizatë dhe donte që ajo të jetë trashëgimia e tij . Për të ndihmuar të bërë ëndrrën e tij realitet , ne e kemi këtë mundësi të mahnitshme për të qenë pjesë e fushatës bamirëse “Holiday Challenge CrowdRise” .  Ekipi ynë THRIVEGulu në Ugandë bën punë të mahnitshme çdo ditë : duke punuar me grupet e fuqizimit të grave , duke mësuar shkrim e këndim kompjuter dhe të biznesit aftësitë . Sepse, ne jemi duke bërë kaq shumë gjëra të ndryshme , edhe pse, ndonjëherë është e vështirë për të identifikuar se çfarë është ajo që ne jemi gati saktësisht për të bërë.

Familjet dhe komunitetet janë njohur mbi në më shumë se dy dekada të luftës civile në Uganda . THRIVEGulu dëshiron të ndihmojë viktimat dhe për të shëruar nga ato viktimat nga traumat . Dhe çelësi është përmes familjeve rehabilituese . THRIVEGulu nuk është për të ndihmuar vetëm femra ose vetëm fëmijët , por duke i dhënë prindërve e nevojshme për të mbështetur fëmijët e tyre, dhe duke i dhënë çdo familje mundësinë për një të ardhme më të mirë .    Ne kemi bërë një punë të pabesueshme që nga viti i kaluar dhe me ndihmën tuaj , ne kemi mundësinë që të bëjë edhe më shumë . Bujaria vazhdueshëm dhe mbështetja juaj do të na ndihmojë të mbajmë gjallë dhe më të fortë familjen tonë THRIVEGulu . Unë e bujarinë dhe danacionet tuaja , e adhurojë nga çdo njërin nga ju dhe shpresojë që së bashku me ju, ne të jemi për të ofruar shumë.    Në fund të këtij mesazhi aktoria që me krenari gjithmonë thotë se jam shqiptare, Eliza Dushku, shprehet nga thellësia e zemrës së saj duke thënë , Faleminderit ! Ju dua shumë ! Eliza
Në një iniciativë të ngjashme vitin e kaluar Dushku pati grumbulluar rreh 30 000 dollarë amerikanë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eliza Dushku, ndihme, Ugande

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT