NGA EUGJEN MERLIKA/* Nuk ёshtё njё situatё e kёndёshme tё flitet pёr veten e, ndoshta, nuk do t’a kisha marrё atё mundim, nёse nё kёtё rast nuk do t’ishte e pёrshtatёshme tё sqaroja shkurtimisht arsyet qё mё detyruan tё pёrdornja termin “demokraturё”, tё huajtur nga njё publiçist e shkrimtar i shquar ballkanas i kohёs sonё, Predrag Matvejeviç, nё titullin e librit tim.
Po e nis kёtё pёrsiatje tё shkurtёr me njё fjali tё njё filozofi dhe ekonomisti, ndёr mё tё njohurit e mendimit ekonomik tё shekullit XIX, anglezit John Stuart Mill, qё mё 1837, nё moshёn 31-vjeçare shprehej:
“Dёgjohet gjithandej tani se gazetaria ёshtё pёr Evropёn bashkёkohore ajo qё ishte oratoria politike pёr Athinёn dhe pёr Romёn, e qё pёr t’u bёrё ajo qё nevojitet, duhet tё pёrpunohet nga i njёjti lloj njerёzish”.
Filozofi anglez, nёpёrmjet krahasimit tё tij me botёn e lashtё tё kulturёs greko-romake, artit tё gazetarisё, jo vetёm qё i jep njё vlerёsim madhor nё ecurinё e shoqёrisё, por e ngarkon me detyra qё e venё atё nё ballin e jetёs shtetёrore e kulturore tё çfarёdo kombi, njёsoj si oratorёt e lashtёsisё qё ishin nё gjёndje tё ndikonin mendimin dhe veprimin e tubimeve tё qytetarёve tё Athinёs apo Romёs, tё cilёt mbeten, ende sot, tё paarritshёm nё shkallёn e nivelit kulturor tё masёs nё pёrgjithёsi.
Kjo fuqi e madhe qё merr bota e medias nё kohёn tonё, e tejzmadhuar nё mjetet e saj tё panumurta, gjithmonё simbas Millit, ёshtё e kushtёzuar nga niveli cilёsor i atyre qё e ushtrojnё. Pa mёtuar qё tё kemi personalitete tё gazetarisё nё nivele tё Eskinit, Demostenit apo Ciceronit, funksionimi i gazetarisё, si fuqi e katёrt e shteteve, mund tё jetё e frutёshme nёse ata qё e ushtrojnё janё nё lartёsinё e detyrёs sё tyre. Ajo detyrё kёrkon veç pregatitjes kulturore edhe cilёsi e atribute tё tjera tё domosdoshme si aftёsia pёr tё vёzhguar e kapur tё qenёsishmen, mungesa e paragjykimeve nё paraqitjen e gjykimin e fakteve, ndershmёria intelektuale, guximi vetiak e qytetar, prirja pёr tё pohuar tё vёrtetёn e, mbi tё gjitha, pavarёsia e plotё nga pushtetet e tjerё, politikё apo ekonomikё.
Mbas kёtij parashtrimi tё shkurtёr tё funksionit e rolit tё botёs mediatike nё nivel planetar, po kthehem nё librin tim : “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”. Ёshtё njё pёrmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e pёrsiatjet vetiake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipёrisё tё cilёn, edhe se larg fizikisht jam munduar t’a ndjek me tё njёjtin qёndrim qё do tё kisha mbajtur, po tё jetoja aty. Si pёrfundim i bashkёjetesёs shpirtёrore e mendore me Shqipёrinё e viteve tё pas komunizmit, del ky vёllim, i treti i rradhёs, mbas “Pёrsiatjes” dhe “Elegji pёr brezin tim”, e qё mund tё pasohet edhe nga dy tё tjerё, nёse do tё gjindet mundёsia e botimit tё tyre.
Si tё gjithё ata shqiptarё qё dolёn nga njё pёrndjekje 45 vjeçare e regjimit komunist, edhe un shpresova e mendova se ndryshimi i sistemit shoqёror, nga njё diktaturё e hekurt nё njё demokraci, sado e brishtё qё tё ishte, pёrbёnte njё kthesё tё madhe, historike, nё planin e pёrgjithshёm kombёtar e n’atё vetiak e familjar. Nё tё parin ndryshimet, edhe se epokale nё sajё tё shёmbjes sё komunizmit si njё sistem shtypёs nё gjithё pjesёn lindore t’Evropёs, nuk patёn ritmet e pritёshme, duke u luhatur mes “njё bote qё nuk donte tё vdiste e njё tjetre e pafuqishme tё lindёte”. Nё planin e dytё, atё familiar e vetiak, e vetmja mёnyrё pёr t’u larguar nga Grabiani i Lushnjes, vendi i internimit tё familjes nё dhjetёvjeçarin e fundit, qe largimi pёr nё Itali, Vendi i lindjes sё nёnёs sime. Aty filloi njё tjetёr jetё vёshtirёsish e pune tё lodhёshme, por me kёnaqёsinё pёr tё parё si shpёrblim mbas shumё viteve tre bijtё e bijat tё diplomuar e tё sistemuar me punё.
Nisa tё shkruaj qё herёt, kur m’u dha mundёsia e botimit tё artikujve. Kёtu sot, me rastin e paraqitjes sё kёtij libri, po pёrfitoj pёr tё falёnderuar nga zemra redaksitё e gazetave “Sindikalisti”, “Liria”, “Republika”, “55”, “Bota shqiptare”(Romё), “Gazeta shqiptare”, nё shtojcёn “Milosao”, “Tema”, “Shekulli”, “Illyria” e “Dielli” nё Nju Jork, “Standart”, “Shqiptari i Italisё”, “Metropol”, “Shqiptarja.com”, e deri tek “Mapo”, e pёrditёshmja nё tё cilёn kam botuar shkrimet e mija prej dhjetё vitesh.
Ideja kryesore qё pёrshkon ata shkrime ёshtё njё dozё e fortё zhgёnjimi, larg objektivave tё pritjes qё ushqenim, me mendimin e pёrfytyresёn tonё nё fillimin e viteve 90. Me kalimin e viteve ato shpresa avulluan si vesa nё diell, sidomos pёr ata qё kishin qёnё viktimat e sё gjatёs e mizores “luftё e klasave”. Demokracia e ёndёrruar, me kalimin e kohёs, mori trajtёn e njё sistemi partitokratik, qё ndёrronte ngjyrat sё jashtёmi por qё funksiononte me tё njёjtat ligje, tё shkruara e tё pashkruara, nё brendёsi tё saj. Duke u munduar tё paraqes e tё trajtoj nё shkrimet e mija argumentet mё nё dukje tё ecurisё sё shoqёrisё e tё shtetit, rashё nё pёrsёritje tё temave, sepse problemet pёrsёriteshin herё mbas here, pa gjetur rrugёn e zgjidhjes. Sistemi bёri hapa tё ngadalshёm nё ecjen drejt modelit tё shoqёrive Perёndimore, por vrapoi me revan drejt objektivave tё pasurimit tё klasёs drejtuese, njё dukuri qё thellonte gjithёnjё e mё shumё pabarazinё ndёrmjet shtresave tё ndryshme tё popullsisё. Paligjshmёria, e kthyer nё sistem pasurimi tё njё pakice qё kishte nё dorё levat e drejtimit, kushtёzonte edhe strukturёn mbajtёse tё godinёs sё Shtetit, qё mbyllej si iriqi, duke kundёrshtuar çdo prirje ripёrtёritje tё klasёs sё tij drejtuese.
Kёshtu, edhe ajo pak demokraci e viteve tё para u kthye nё njё sistem hibrid, tё ndёrthurur ndёrmjet shkёrbimit tё pёrvojёs sё botёs Perёndimore e jehonёs sё mendёsisё autoritare tё gjysmё shekullit komunist. Mungesa e njё force politike jashtё kornizёs sё trashёgimisё komuniste, tё tillё qё tё paraqiste njё mundёsi tjetёr ndaj dypolarёsisё Pd-Ps, qё tё kishte nё kodin e saj gjenetik kombin e bashkuar nё pёrparimin e shpejtё tё tij, larg metodave e mjeteve tё neosocializmit tё korruptuar, u bё shkas qё tё ngurtёsohej, deri nё ngrirje, jeta politike shqiptare. Nё kёtё mёnyrё demokracia mori trajtat e njё sistemi tё mangёt e tё prirur nga njё farё autoritarizmi, tё pёrfaqёsuar nga t’ashtuquajturat figura karizmatike, gjёndje qё vazhdon edhe sot e kёsaj dite.
Termi “demokraturё” mendoj se i shkon mё pёr shtat sё vёrtetёs jetёsore tё Vendit tonё. A nuk ёshtё tipar i demokraturёs qenёsia e njё klase politike, nё tё cilёn janё tё pranishёm elementё tё krimit nё tё gjitha format e veta e qё, nё eksponentёt e saj kryesorё, e kanё kthyer politikёn nё profesion, nё vend qё tё ishte njё mision nё shёrbim tё çёshtjes sё madhe tё Atdheut ? A mund tё quhet demokraci njё sistem politik, nё tё cilin votat dhe rezultatet e tyre tjetёrsohen nё dobi t’atyre qё qeverisin apo janё nё gjёndje t’i blejnё ato? A mund tё quhet demokratik njё Vend nё tё cilin njihet vetёm formalisht pavarёsia e pushteteve dhe institucioneve jo politikё, mbasi gjithshka pёrqёndrohet nё duart e atyre qё”fitojnё” zgjedhjet e tjetёrsuara? Ҫfarё emri mund t’i vemё njё shteti qё, nё çdo ndёrrim pushteti qёndror, do tё zёvendёsojё tё gjithё zyrtarёt e tё gjithё niveleve e profileve, duke bёrё tё jetojnё nё ankthin e mbijetesёs mijra njerёz?
A nuk ёshtё demokraturё ajo qё vazhdon tё mbajё kujtesёn historike rob tё mendёsive tё diktaturёs, qё nuk e dёnon atё seriozisht, madje dekoron e merr nё mbrojtje edhe autorёt e krimeve tё komunizmit? Ҫfarё shteti demokratik ёshtё ai qё, ende mbas gati tre dhjetёvjeçarёsh, nuk arrin tё sendёrtojё premtimet e vendimet e tij pёr dёmshpёrblimet e ish tё dёnuarve politikё, por i “ngrin” ata simbas dёshirёs sё ndonjё ministri apo kryeministri? A nuk ёshtё demokraturё njё sistem shoqёror, nё tё cilin mbizotёron korrupsioni dhe mungesa e ligjёshmёrisё deri nё nivelet mё tё larta tё Shtetit, duke pёrcaktuar pasurime marramendёse tё paligjёruara, ndёrsa u mohohet, nё njёqind mёnyra, pronarёve tё ligjshёm e drejta e pronёs sё trashёguar? A ёshtё tregues demokracie fakti qё drejtёsia, gjatё gjithё kёtyre viteve tё shpёrdorimit tё pushtetit, nё format mё tё ndryshme, nuk ka patur guximin dhe forcёn tё ndёrhyjё, qoftё edhe njё herё tё vetme, kundёr politikanёve? Si mund tё konceptohet njё demokraci qё, prej mё shumё se njё tё katёrt shekulli, nuk vendos tё bёjё pjesёmarrёs nё proçesin zgjedhor tё Vendit tё saj qindra mijra qytetarё tё saj, tё shpёrndarё nё tё katёr anёt e botёs?
Demokratura e ka kthyer Shqipёrinё nё njё shtet pa asnjё strategji tё dobishme ekonomike, e cila duhet tё vlerёsojё e nxisё punёn e pёrditёshme tё punonjёsve nё degёt e ndryshme tё ekonomisё, kryesisht tё bujqёsisё. Nё gjithё kёta vite tё pas komunizmit, me pёrjashtim tё ndёrtimeve, edhe ata shpesh pa kriteret e duhur, ekonomia nuk ka pasur njё strategji nё pёrputhje me mundёsitё potenciale tё Vendit.
Kёta e tё tjerё argumenta janё temat e shkrimeve tё kёtij vёllimi, qё pret gjykimin e lexuesvet, ashtu sikurse ka ndodhur kur janё botuar nё organet e ndryshme tё shtypit tё shkruar apo on line. Jam munduar tё ruaj gjithmonё pavarёsinё e mendimit e tё opinionit, tё mos kushtёzohem nё bindjet e mija dhe duhet tё pranoj se redaktorёt e shkrimeve tё mija nё gazetat e ndryshme nuk kanё kёrkuar asnjёherё tё ndёrhyjnё pёr tё ndryshuar ndonjё frazё e pёr kёtё u jam shumё mirёnjohёs. Pavarёsia e mendimit, tё cilёn Anatole France e quante me tё drejtё “aristokracia mё fisnike”, pёrjashton njёjtёsimin me mendimin zyrtar nё çdo rast, i cili e kthen gazetarin nё njё zёdhёnёs tё paemёruar. Por ajo nuk duhet tё bjerё ndesh me objektivitetin nё gjykimin e veprimeve e dukurive, tё cilёt merren nё shqyrtim.
Objektiviteti, paanёsia janё ana tjetёr e medaljes sё domosdoshmёrisё sё suksesit e jetёgjatёsisё tё kujtdo qё vendos t’i shёrbejё tempullit tё publiçistikёs, mbasi mashtrimi i ndёrgjegjёshёm do tё ishte mёkati origjinal i gazetarit. Nё detyrёn tepёr tё brishtё tё mjetit kryesor tё formimit tё opinionit publik, ёshtё detyrё morale e profesionale e jona tё shohim nё çdo dukuri tё jetёs sё Vendit tonё dritat dhe hijet e tё kemi ndershmёrinё t’i paraqesim ashtu si janё, pavarёsisht nga kush i sendёrton. Ёshtё gjithashtu detyrё e jona tё mbajmё qёndrim me fjalёn tonё kundrejt sё keqes e tё lёvdojmё tё mirёn, atё qё shkon nё dobi tё interesave tё Atdheut, tё Kombit, tё shoqёrisё, tё pёrparimit, tё s’ardhmes sё Shqipёrisё.
*Fjala e mbajtur nga Eugjen Merlika nё promovimin e librit tё tij “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari” organizuar me 27 Prill 2018 ne Universitetin Europian te Tiranes.