• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Detroit, SHBA

September 1, 2016 by dgreca

Një biznesmen shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një tentative grabtjeje në restorantin e tij.

I qëlluari për vdekje është 59-vjeçari Frano Juncaj, i cili u gjet i goditur me plumb në gjoks në derën hyrëse të restorantit me emrin “Coney Island”

Të shtënat ndodhën rreth orës 9.30 të mëngjesit në Detroit në rrugën “South Ethel”.

59-vjeçari e drejtonte biznesin familjar sëbashku me të vëllain, Tony Juncaj, për më shumë se 35 vjet. Mediat amerikane raportojnë se vëllezërit shqiptarë kanë emigruar në SHBA që në vitin 1975.

Dyshimet janë se autorin e zuri paniku gjatë tentativës për grabitje pasi mendohej se mund të njihte viktimën.

Asisentit i shefit të policisë në Detroit Steven Dolunt tha: “Me çfarë dëgjova, Juncaj ishte një njeri shumë miqësor për komunitetin”.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: biznesmeni shqiptar, Ekzekutohet, ne Detroit, SHBA

Promovimi i dhimbjes në Detroit

May 4, 2016 by dgreca

Akademikët Kosovarë  ishin mysafirë të  degës së Vatrës në Miçigan dhe të Kishës “Zoja Pajtore”./

 NGA MONDI RAKAJ-Nën/Kryetar i Degës së Vatës në Michigan/

Me datën 1 Maj 2016,  u promovuan librat dhe dokumentarët e dy kolosëve të letrave shqipe nga Kosova: Dr. Dom Lush Gjergji dhe Dr. Nusret Pllana . Akademikët Kosovarë  ishin mysafirë të  Vatrës Miçigan dhe të Kishës “Zoja Pajtore”. Promovimi i librit të plotë të  Prof. Dr. Nusret Pllana  , “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqipëtarët 1844-1999” dhe filmat dokumentarë , “Shoqata  Humanitarë Bamirse Nëna Terezë” dhe “Dëshmitë e Heshtura” ishin dhe arsyeja e këtij takimi.

Fjalën e hapjes e mbajti Akademiku  Dr.Gjeke Gjelaj, i cili  pasi i uroj mirëseardhjen miqve , bëri një ekspoze të veprës së Prof. Pllanës., i cili lartësoi veprën e Pllanës si unike. Gjithashtu ai vlerësoi veprën e Dr.Dom Lush Gjergji , si një  nga biografitë më të spikatura në botë , që ka  shkruar për Nënë Terezën deri më sot.

Dr. Dom Lush Gjergji , si reçensor i veprës së Prof.Pllanës, shpjegoi rëndësinë e veprës së Pllanës, si një vepër që  i ka kaluar kufinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë me kohë…Ai ndër të tjera përmendi dhë shenjtërimin e Nënë Terezës, ku porositi , që shqiptarët duhet ta imitojnë Nënë Terezën, që të lartësojnë veten si shenjë obligimit ndaj  Shenjëtores.

Rita Gjelaj , drejtuesja e takimit shpjegoi , se takimi është i një vlere të veçantë , për vetë promovimin e veprave të tilla që vijnë nga kolosë si , Dr. Lush Gjergji dhe Prof. Pllana.

Në takim merrnin pjesë dhe përfaqësuesit e shoqatave në Miçigan.

Zoti Kujtim Qafa , përshëndeti në emër të Vatres  dhe kryetarit Alfons Grishaj . Ai shpjegoi  përse Vatra kishte zgjedhur Kishën “ Zoja Pajtore” për të zhvilluar takimin . Ai falemnderoi të pranishmit dhe veçanërisht, Dom Ndue Gjergjin dhe çiftin Gjekë dhe Rita Gjelaj, të cilët kishin mbajtur peshën kryesore të këtij takimi. Në këtë takim përshëndetën dhe , Luigj Gjokaj , Sekretari i” Shoqatës Malësi e Madhe” ,  Marash Nucullaj, Kryetar  i “Liga Shqiptaro-Amerikane” Miçigan,  Mikel  Dema , Kryetar  i  “Shoqatës Kosova”  Anton Lajçaj , Kryetar  i “ Shoqatës Rapsha” Dom Anton Kqira, Zef Pergega. Dom Fred Kalaj, Dom Ndue GJergji.Për këtë eveniment kishin ardhur nga Toronto , pjestarë nga “Shoqata e Bashkëssisë Shqiptaro-Kanadeze”, Ramazan Këllezi me të bijen Uarda, Dr. Ruki Kondaj, Gaz Kondaj, Iliaz Loku dhe  Murat Hashani. . Gjithashtu ishte i pranishëm nga Kanadaja , ish luftetari i UÇK, Bedri Toqani, i cili ishte dhe shoqëruesi i Z. Pllana. Dr. Rukie Kondaj dhe Ramazani përshëndetën në emër të organizatës qe përfaqesonin…

Dr. Pllana , pasi falenderoi Vatrën , me  Z. Buçaj  në krye ,kishën Zoja Pajtore me në krye Dom Ndue Gjergji, Z. Alfons Grishaj dhe Edmond Rakaj,  etj… Ai theksoi ndër të tjera , “ Unë jam njeriu më i pasur në botë , sepse unë  kam me vete mbi 400 mijë martirë të Kosovës”!

Nga Vatranët merrnin pjesë , Zv/ Kryetari Edmond Rakaj , Dr. Gjekë Gjelaj , Gjevalin Gega , Valentin Lumaj,Petrit Doda, Gjon Kaçaj, Rafael Floqi, Sokol Kalaj, Gjergj Filipi,Gjergj Krasniqi, Gjovalin Gjelaj etj…Në këtë takim morën pjesë dhe ALB TV USA , me President Gani Vila   dhe ACTV me Drejtor Eduard Aliko. Kryetari i Vatrës Miçigan , Alfons Grishaj ,  pas takimit , e vlerësoi si një takim model , duke falemderuar personalisht kokë pë kokë kryetarët e shoqatave dhe veçanarisht Kishën “Zoja Pajtore” me në krye Dom Ndue Gjergjin , i cili si gjithnjë ka ndihmuar  raste  të tilla me përkushtim dhe bujari të pashoqe. Një falemnderim i veçantë ishte për çiftin Gjelaj,  që drejtuan me kompetencë takimin. Gjithashtu një falemnderim shkon  dhe për Valentin Lumaj , i cili  për dy ditë  punoi me projektorin për dy dokumentarët e rëndësishëm. Po një falemnderim i vëçantë ështe dhe për TV ALB USA.

Michigan me, 3 Maj 2016

Filed Under: Komunitet, Vatra Tagged With: don Lush Gjergji, Mondi Rakaj, ne Detroit, Nysret Pllana, Promovimi i dhimbjes

Takim i Degës së Vatrës në Detroit

April 13, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/
Ditën e shtunë , me datë 12 Prill 2014, në një nga mjediset e Qendres së Shën Palit, në Rochester Hills, nga ora 7:00 Pm deri afer ores 10:00 Pm u bë një takim analizë i Degës së Vatrës në Detroit, e para e këtij lloji që nga rikrijimi i kësaj Dege në janarin e vitit 2012.
Veç vatranëve të kësaj dege, kishte edhe të ftuar nga komuniteti. Fjalën kryesore në emer të kësaj dege e mbajti, kryetari i saj. Z. Alfons Grishaj. Më pas, anëtari i këshillit të përgjithshëm të Vatrës, z. Kujtim Qafa lexoi një letër pëtrshëndetëse që Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj i kishte dërguar Alfonsit lidhur me këtë takim. Sekretari i Degës së Vatrës, Mondi Rakaj foli për të rinjët vatranë dhe të ardhmën e punës me ta. Takimin e drejtoi Pjetër Jaku.
Përshëndetën të pranishmit krijuesja Aida Dismondy, vatrani veteran dhe bizenesmeni i njohur Minir Nazifi, Sotiraq Laço, Nevruz Nazarko, Nikollë Hysa, Gjon Kaçaj, Fran Vokrri dhe nga të ftuarit klerikët e njohur, Don Fran Kola, Don Fred Kalaj, Don Ndue Gjergji dhe Gani Vila.
Nga mondi Rakaj u lexua përshëndetja qe aktivisti i njohur Ekrem Bardha, në pamundësi shëndetësore për të marrë pjesë i kishte dërguar këtij takimi.
Minir Nazifi solli për të pranishmit kujtime të paharrara me të ndjerin Xhevat Kallajxhi si dhe Baba Rexhepin. Isha vetëm 22 vjeç. – tha Miniri, – kur u pranova në Vatër dhe, prej asaj kohe kam ndihmuar vazhdimisht këtë Federatë Panshqiptare. Nikollë Hysa sugjeroi bashkëpunim me të gjitha qendrat fetare njëlloj, pa pasur asnjë dallim si dhe zgjerimin e kësaj dege me vatranë të rinj.
Nevrus Nazarko kërkoi daljen me një rezolutë në mbeshtetje të Vatrës në Qendër lidhur me zhvillimet e fundit me të ashtuquajturen degë të Wetchester, për të cilën kjo degë ishte prononcuar me një deklaratë dhe një shkrim analitik.
Përfaqësuesja e zyrës se Kongresmenit Gary Peters, Luiza Malile përhendeti të pranishmit dhe kërkoj të merrninin pjesë në takimit e tij elektorale.
Pas takimit për të pranishmit pati një kokteil.(Foto: Arkiv Revista Kuvendi)

Filed Under: Vatra Tagged With: ne Detroit, Pjeter Jaku, Takim I deges se Vatres

PRESIDENTI NISHANI NE MICHIGAN: “Nderi i Kombit” për institucionet fetare shqiptare

September 23, 2013 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit në një atmosferë festive nga qindra bashkëatdhetarë në Detroit, Michigan, SHBA.

Në fjalën e rastit, në prani edhe të senatorit Levin dhe kongresmenit Peters, Kreu i Shtetit u ndal në rolin e shqiptarëve të SHBA në të gjitha ngjarjet me përmasa historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarët në Detroit si pjesë e saj, kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e lirisë së pafund dhe shpirtin Uillsionian të kombit të madh amerikan, për të mbështetur aspiratat liridashëse të shqiptarëve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje. Dora e fortë e diasporës dinamike shqiptare të Amerikës është ndjerë në të gjitha ngjarjet me përmasa historike, si: mëvetësimi i Republikës së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe çdo përpjekje e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre dhe zgjerimin e hapësirës demokratike, kudo ku ata jetojnë”.

Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke e cilësuar si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptar që është trashëguar dhe forcuar edhe më shumë në vendin e madh të lirisë, në SHBA.

“Institucionet fetare në Detroit janë, gjithashtu, kolona institucionale të shqiptarizmit, vatra të ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare te shqiptarët, në Detroit. Shqiptarët gjejnë në këto vatra edhe aromë e shpirt shqiptarie, mikpritje dhe bujari. Ne nuk duhet vetëm të konstatojmë, por edhe të përulemi me respekt, të shprehim mirënjohje”.

Në kuadër të angazhimit institucional për vlerësimin e rolit të këtyre institucioneve fetare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dhe i dorëzoi dekoratën “Nderi i Kombit” Kishës Katolike të Shën Palit, Kishës Katolike “Zoja pajtore e shqiptarëve”, Teqesë Bektashiane Shqiptare dhe Qendrës Myslimane Shqiptare në Michigan.

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: ne Detroit, presidenti Nishani

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT