NGRITJA/
Më 16 Shkurt 2016 komuniteti shqiptar në Hartford CT organizoi cermoninë e festës se pavarësisë së Kosovës nën tingujt e melodisë shqiptare të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela dhe nën tingujt e lahutës shekullore të luajtur nga Rrustem Ulaj. Bukurinë festës ia shtoi recitimi i aktorit nga Nju Jorku Shaban Lajci. Festës ia shtuan vlerat etnike kostumet kombëtare të stilistes Bora Balaj të prezantuara nga djemtë dhe vajzat shiqptare të zbukuruata nga berberi Nazim Salihu. Ushqimet tradicionale shqiptare të gatuar nga Dorjan Puka të bëninin të ndiheshe si në Shqipëri.
Nën tingujt hymneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela, cermoninë e hapi Kreshnik Maloku.
Përshëndetjet e miqve amerikanë
Komuniteti shqiptar është duke ngritur rrjetin e miqve në Hartord. Në emër të US Senator Chris Murphy përshëndeti Hilda Santiago. Pastaj përshëndeti senatori i shtetit Tim Larsoni.Më pas përshëndeti Angel Arce depotet i shtetit. Miku i shqiptarëve, Kongresmeni Amerikan John Larson, përshëndeti evenimentin. Mbas tij foli një mik tjetër i shqiptarëve Luke Bronin, Kryetar i Bashkësisë së Hartfordit. Një mike tjetër e shqipëtarëve, Kryetarja e Bashkësisë së East Hartfordit, Marcia Leclerc, mbylli fjalimet e miqve. Të gjithë miqtë thanë se ishin të nderuar që merrnin pjesë në manifestim. Të gjithë miqtë theksuan se komuniteti shqiptar ia rrit vlerat vendit ku jeton.
Ngritja e vlerave të bashkëpunimit
Përkrah Kreshnik Maloku prezantoi dhe gjimnazistja Agnesa Kalluci. Pjesëmarrësit kishin ardhë nga zonat rrethuese të Hartford-it dhe u përkisnin të gjitha moshave, duke prezantuar të gjithë brezat. Familja Maloku u prezantua me katër gjenerata. Eventi u organizua dhe u mbështet nga Qëndra e Komunitetit Shqiptar Hartford, Shoqata Vatra Hartford, Batalioni i Atlantiku, Bashkimi Kobëtar, Matilda Petrela, Bora Balaj, Sam Bode, Dorjan Puk, Nazim Salihu, dhe Argjend Lloga.
Pas përshëndetjes të miqëve amerikanë përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi mysafirët Artan Martinaj, Kryetari i qëndrës së Komuniteti Shqiptar të Hartfordit. Mbas tij foli miku i nderuar i ardhur nga Kosova, Komandant i Ushtrisë për çlirimin e Kosoves dhe politikan, Naim Maloku . Nga Nju Jorku kishte ardhë Skender Kodra, i cili përshëndeti mbas komandantit. Në emër të pranishmëve nga Batalioni i Atlantikut foli Gani Shehu. Stilisttja Bora Balaj foli mbas tij. Kryetari i degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës për Hartford-in, Nesim Muçollari, përshëndeti eventin. Pjesëmarrësit perjetuan emocionet e kohës nëpëmjet fotografive që rrethonin sallën të cilat ishin përgatitur nga Sam Bode. Emocionet u shtuan nga fjala e Albulena Maloku, “Anne Frank” shqiptare, e cila i jetoi si fëmijë ngjarjet e luftës së Kosovës.
Ngritja nuk përfundoi me kaq. Të jesh shqiptar e të mos ngresh një këngë nuk është e mjaftueshëme. Edhe këngë u ngrit. U ngrit këngë me lahutë nga Rrustem Ulaj sikur ishim në very të Shipërisë. Po ne ate ditë the gjithë ishim në very të Shipërisë, në Kosovë. Cermonia u mbyl me vale nën tingujt e këngës Kuq e Zi ku morrën pjese të gjithë brezat. Valjja dukej si vallaja e brezave.
Flalimet u mbajtën përballë tre flamujve aq të dashur. përballë Flamurit të vendit që kemi zgjedhur, atij Amerikan; flamurit të vendit që kemi lindur, atij Shqiptar; dhe flamurit të shtetit ku jetojmë, Connecticut.
Ngritja e flamurit të Kosovës solli përjetime emocionuese. Shumë atdhetarë qëndruan ne shi të shihnin yjet e Kosoves të ngriheshin në qiellin Amerikan edhe pse në gjysëm shtize për nder të Associate Justice of the Supreme Court of United States, Antonin Scalia. Ata e kanë forcën e gravtetit të qëndrojnë në qiellin Amerikan ca kohë.
Ne këtë e quajmë ngritje ose më saktë fillim te saj. Po Ju?
( Komuniteti Shqiptar në Hartford)