• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kompania amerikane drejt termocentralit të ri në Kosovë

November 20, 2015 by dgreca

-Nis projekti më i madh në Kosovë, 1 miliard investime, mijëra vende pune/
PRISHTINË, 20 Nëntor 2015/ Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se Komiteti Drejtues Projektit TC Kosova e Re ka marrë vendim që kompania amerikane Contour Global të shpallet fitues i preferuar, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese me kapacitet 500MW, me një investim prej 1 miliard euro, duke arritur të finalizojë një projekt të nisur për më shumë se një dekadë.
Gjatë një konference për shtyp, ministri Stavileci tha se pas negociatave të suksesshme është arritur që IRR të ulet në 21.5% (nga 30% e vlerës së projektit) nga 23-27% sa ishte kërkesa paraprake e ofertuesit dhe shtoi se komponentët kryesore mbi të cilat janë zhvilluar negociatat ishin sigurimi i furnizimit me energji dhe kosto e përballueshme e tarifave të energjisë.
“Çështja e dytë me të cilën jemi dakorduar ka qenë kapaciteti gjenerues prej 500 MW dhe për më tepër kemi bërë disa avancime tjera të konsiderueshme siç është ndikimi në buxhetin e shtetit që do të jetë 0 % dhe shpresojmë që pas përmbylljes finale të këtij projekti t’i sjellim vendit një investim prej rreth 1 miliard euro, ku 30 % e tyre janë nga investitori privat, që do të jetë investimi më i madh në vendin tonë”, tha Stavileci.
Kreu i MZHE-së bëri të ditur se kjo njësi gjeneruese do ta ketë efiçiencën 40%, që është 3% më e lartë se sa ka qenë plani fillestar dhe i adreson në mënyrën më të mirë të mundshme problemet mjedisore dhe potencoi se janë arritur të gjitha synimet për të pasur një projekt brenda të gjitha standardeve të pranueshme, që do të fillojë t’i jap frymë ekonomisë së vendit tonë.
Sipas Stavilecit, faza e negocimit të marrëveshjeve të tjera deri në përmbylljen e marrëveshjes komerciale do të marrë një kohë prej 4-6 muaj, e cila do të pasohet nga faza e përgatitjes së pakos tenderuese për ndërtimin e termocentralit, dhe sipas planifikimit në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017 pritet të nis ndërtimi.
Ai më tutje theksoi se ky kapacitet do të zgjidh problemin e energjisë në masë të madhe, ndërsa pritet të përfundojë nga fundi i vitit 2021 apo fillimi i vitit 2022, me çka është e lidhur edhe dekomisionimi i TC Kosova A.
Ministri nënvizoi se ky investim pritet të hapë mijëra vende pune dhe përçon një mesazh shumë të mirë edhe te investitorët e tjerë edhe te organizatat e tjera që janë partnere si Banka Botërore edhe organizatat e tjera ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë pritur me padurim përmbylljen e suksesshme të kësaj faze, të këtij projekti vital për shtetin e Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: drejt termocentralit të ri, Kompania amerikane, ne Kosove

Komisioneri i BE-së Hahn në 6 nëntor në Kosovë

October 30, 2015 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës, seancë të veçantë për nder të Komisionerit të BE-së Johannes Hahn/
-Hahn: Mezi pres që të jem në Kosovë, tash është koha për zbatim të MSA-së-
PRISHTINË, 30 Tetor 2015-B.Jashari/ Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi axhendën parlamentare për javën e ardhshme.
Kështu, të hënën, më 2 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Të premten, në 6 nëntor, në orën 11:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për nder të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili njëherësh do t’u adresohet deputetëve me një fjalë rasti.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e zhvillur sot në mesditë, ishte e katërta në katër ditët e fundit.
Në 27 tetor, në ceremoninë e nënshkrimit të MSA-së Kosovë-Bashkimi Evropian, që u zhvillua në Strasburg, Komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se vërtetë është një arritje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti kur është fjala për aspiratat evropiane të Kosovës .
“Është një ditë e madhe për të gjithë ne, duke falënderuar ekipet tona, pa të cilat kjo gjë nuk do të ishte arritur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, është shprehur komisioneri Hahn.
Kryeministri Isa Mustafa, në ceremoninë e nënshkrimit të MSA-së ka theksuar se, “procesi i evropianizimit kuptimplotë të Kosovës, që po fillon sot, do të përcillet me një përkushtim të plotë shtetëror dhe institucional të Kosovës dhe me partneritet të plotë me Bashkimin Evropian”.

Filed Under: Komente Tagged With: Komisioneri i BE-së Hahn, në 6 nëntor, ne Kosove

SHSHA NE CIKAGO:AMERIKA TE KTHEHET NE KOSOVE ME INVESTIME EKONOMIKE

October 13, 2015 by dgreca

Ne Cikaga dy shoqatat shqiptaro-amerikane(SHSHA-SHGSHA)u bene bashke per aktivitetin ekonomiko-financiar qe ka te beje me Konferencen Ekoomike per Investime ne Kosove qe do te mbahet me 11-12 nentor 2015,ne organizim te Odes Ekonomike Amerike-Israel dhe SHSHA.
Daniel Shure,organizator i ketij tubimi te larte ekonomik dhe mik i popullit shqiptar ka theksuar per (INA)se tashme draft-programin e Konferences Ekoniomike per Kosoven,kabineti i Presidences dhe te Qeveria a kane marre ne dore dhe presim konfirmimin e delegacionit shteterore nga Prishtina qe do te vjen ne Cikago.
Per kete tubim te larte ekonomiko-financiar i pari i ketij lloji ne Amerike per shtetin e Kosoves,dy shoqatat shqiptaro-amerikane (SHSHA-SHGSHA),tashme kane miratuar programin per pritjen e delegacionit shteterore nga Kosova me presidenten e Republikes Atifete Jahjaga.Ne kete kumtese per informim ,theksohet se delegacioni shteterore nga Kosova do te kete takim me Aktivin e gjere shqiptaro-amerikan qe nder vite kane vepruar ne frontin e gjere politico-kombetar per ceshtjen shqiptare ne Ballkan dhe per lirine dhe pavaresine e Kosoves,thuhet ne kete kumtese te nenshkruar nga drejtori ekzekutiv i SHSHA-se Skender Karacica dhe kryetarja e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane,Lirie Mehmeti.(INA)

Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
1219 W Devon Ave, Chicago, IL 60660
Phone: +1 (708) 983-5394
Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Filed Under: Komunitet Tagged With: AMERIKA TE KTHEHET, ME INVESTIME EKONOMIKE, ne Kosove, SHSHA ne Cikago

Festa e Nënë Terezës në Kosovë

September 5, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Shtator 2015/ Kosova ka sot Festën e Nënës Terezë. Në kqyeqytet, Prishtinë, në Katedralen Nënë Tereza në mesditë u mbjt mesha solemne, të cilës i priu Imzot Dodë Gjergji, Ipeshëv i Kosovës. Katedralja ishte e mbushur përplot qytetarë të komuniteteve e besimeve të ndryshme, si dhe pjesëtarë të misioneve diplomatike, pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Festa e Nënë Terezës, po në Katedrale, vazhdon edhe në mbrëmje. Nga ora 20:30 mbahet Koncerti i Himnit të Nënë Terezës.
Koncerti përmban vepra muzikore të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe botërorë, ndërsa aktorë të shquar do të recitojnë vargje kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë, humanistes së madhe dhe nobelistes shqiptare.
Në qytetin e Kaçanikut është mbajtur dje manifestim në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, ku morën pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të shumtë.
Manifestimi Nënë Tereza – Simbol i Dashurisë dhe Bamirësisë u mbajt nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Ai çmoi lart figurën e Nënës Tereze, duke e cilësuar atë flamurtare të madhe të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe simbol universal të bamirësisë.
Ditët e Nënës Tereze është manifestimi treditësh që përfshinë edhe hapjen e ekspozitës së fotografive dëshmi kohe gjatë çerek shekulli – 25 vjetëve të Shoqatës Humanitare Bëmirëse të Kosovës Nëna Terezë, e cila u themelua edhe si pjesë e rezistencës përballë pushtimit e dhunës dhe e lëvizjes gjithëpopullore për liri e pavarësi. Ekspozita është hapur në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Festa e Nene Terezes, Imzot Doe Gjergji, ne Kosove

Dëbimi dhe gjenocidi serb- Harresa historike, nuk guxon të ndodhë!

September 2, 2015 by dgreca

…Që të mos harrohet , që të mos shtrembërohet , qe te ruhet në kujtesën popullore, e kemi një nisme “ Një pllakë vajtuese ne mesin e Prishtinës kushtuar dëbimit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve te Sanxhakut të Nishit , me emrat e fshatrave dhe qyteteve te shkretuara./
Nga Fahri Xharra/
Sanxhaku i Nishit (1868-1878 ) ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri ( Arnautllëk fxh). Në pyetjet që u bëheshin të shpërngulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërngulur prej Shqipërie (nga Arnautllyku fxh), Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë(Arnaut llyku xh).
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë vendasit autokton ne shumicën e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut te Nishit e me gjerë. pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin përqendruar ne qarkun e Toplices (Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qarkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i Leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogoshtetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si p.sh..ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kraleve) e deri te beogradi. Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne këto vendbanime: – Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; – Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci (ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; – Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një ne Jabllanic), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (ne Jabllanic), Gerguri (ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha; -Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; – Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, marovci, maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), te gjith këta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica,Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella ( një ne qarkune e Toplices e një ne at te vranjes), Neveda, Nelaku ,Nesushta; -Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesisht Pllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme (ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci,Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjith këta emra ne kllapa jan me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari,(Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava,Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi,Uzllok,Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova(Nish); -Zagragja, zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej:551 vendbanime. Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera. Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.
Nismëtar :Fahri Xharra , Gjakovë dhe Selim Dragobuzhda Gashi , Gjilan!
Referencat “
:”KOLONIZIMI SERB I KOSOVES” Jusuf Osmani.
“ Debimi i shqiptarve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”, Dr.Sabit Uka.
“Vendosja dhe pozitat e shqiptarve ne Kosovë,1878-1912” , Dr.Sabit Uka
Shpërngulja e madhe nga Sanxhaku i Nishit. Fahri Xharra
Gjakovë, Shtator 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Debimi, Fahri Xharra, Gjenocidi Serb, ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT