Prishtinë, 21 Mars / Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2014 në Kosovë, të cilat sipas deklaratave të partive politike pritet të mbahen në qershor ose në shtator.
Pas një mbledhje të sapombajtur sot të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës bëhet e ditur se u diskutua “lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. “Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje”, theksohet në njoftimin zyrtar të dërguar nga KQZ.
Zgjedhjet parlamentare 2014 janë të dytat pas shpalljes së Pavarësisë, të katërtat në Kosovën e lirë nga qershori 1999, ku të parat zgjedhje u mbajtën në vjeshtën e vitit 2001.
Partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, pas zgjedhjeve lokale, të parave në gjithë territorin, përfshirë veriun, të mbajtura në 3 nëntor dhe që kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme, si dhe të jashtëzakonshme në 23 shkurt 2014 për kryetar komune në Mitrovicën Veriore, komunën më të re – të 38-ën kosovare, të 10-ën me shumicë serbe.
Në mbledhjen e sotme, KQZ i Kosovës miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013./
Trajtimi i hapësirave publike në Kosovë
Shkruan:arch. Ylber Vokshi Ylli/ Prishtinë/
Hapësirat publike urbane dhe rurale janë hapësira të qyteteve dhe fshatrave tona, janë të ndërlidhura me hapësirat fizike dhe jetën e përditshme. Ato janë të shumë qëllimshme,hapësira të arritshme të cilat janë të dallueshme, këto hapësira kontribuojnë në formulimin tonë të identitetit urban rural. Ato janë hapësirat e përvojës së përditshme të jetuarit, ku njerëzit punojnë, udhëtojnë, pushojnë, dhe ndërveprojnë, si për shembull, rrugët e këmbësoreve dhe biciklistëve, sheshet e vendbanimeve, parqet, bibliotekat, aeroportet etj. Në princip uzurpimet e hapësirave publike urbane dhe rurale janë në kundërshtim me normat dhe standardet Hapësinore dhe Urbanistike ndërkombëtare.
Në procesin e rindërtimit në Kosovë pos shkatërrimeve të mëdha gjatë luftës së vitit 1999,ka pasur shumë anomali teknike dhe urbanistike,të cilat disi janë toleruar për një kohë të shkurtër në emër të një qëllimi madhor. Po si janë trajtuar hapësirat publike këto pesëmbëdhjetë vite ?Një fenomen,i cili për momentin nuk është aktual në Kosovë,është dehumanizimi i hapësirave publike,dhe tendencat e shoqërive të zhvilluara për të kthye ato ne relacione normale. Kemi studime të shumta që po trajtojnë anën humane,urbanistike,arkitektonike,sociale,psikologjike,filozofike,për me e avancuar ketë problematikë. Kemi raste të shumta ku janë krijuar vendtubime të jashtme (kafe-bare) edhe në hapësirat ekzistuese të gjelbëruara (parqe),natyrisht me shërbime të domosdoshme përcjellëse për këto raste.
Ndoshta pa vetëdije,duke i kopjuar modelet perëndimore në qytetet tona e posaçërisht në Prishtinë po vërehen tendenca që hapësirat publike të rregulluara si janë terrasat e lokaleve hoteliere të “shkrihen” në një me lëvizjet e caktuara për këmbësor,që në aspektin e humanizimit të hapësirave publike është pozitive dhe duhet përkrahur si “trend” i ri.
Aspekti tjetër është edhe ofrimi i shërbimeve të ndryshme në këto hapësira,assesi nuk duhet larguar këto shërbime të cilat i bëjnë ma atraktive dhe ma humane këto hapësira. Me zgjidhje urbanistike profesionale duhet caktuar numrin,vendet,llojet e tyre kurse me konkurse lokale duhej të zgjedhën format adekuate arkitektonike (dizajni urban) për vendbanimet e ndryshme në Kosovë,kjo është praktikë normale në tërë botën e civilizuar.
Rast për tu përshëndetur është rruga këmbësore “Nëna Tereza” në Prishtinë,Çarshia e Madhe e Gjakovës,ku është arritur në mënyrën ma të mirë të bëhet sinkronizimi i funksioneve hoteliere,zejtare dhe të lëvizjes së këmbësorëve në një pjesë të saj pa komunikacion,që duhet vlerësuar. Raste të ngjashme kemi edhe në disa qytete në Shqipëri,rruga e këmbësorëve në Shkodër,“pedenalja”në qendër të qytetit të vjetër funksionon me vite,ku kjo dukuri e humanizimit të hapësirës publike është normale,dhe është treguar e suksesshme.
Ishim dëshmitarë të veprimit të përgjegjësve komunal në Prishtinë,me largimin herë pas hershme e shitësve ambulant nga bulevardi qendror i kryeqytetit,kjo u tregua e pa suksesshme. Duhet pranuar realitetin e ri ,duhet respektuar ata shitës që me ofrimin e shërbimeve të tyre vetëm begatojnë hapësirën publike aty. Nga aspekti urban duhet lejuar funksionimin e tyre me disa kushte paraprake dhe reale si është dizajni arkitektonik dhe urban i celulave-pulteve shitëse,caktimi i saktë i lokacioneve në përputhje me kërkesat dhe kriteret urbane për të mos penguar lëvizjen e banorëve, caktimi i llojeve të shërbimeve që do të dalin nga një studim apo projekt detal urban. Kjo metodë e punës preferohet edhe për vendbanimet e tjera në Kosovë.
Si duket edhe vendimmarrësit në kryeqytet për ketë kohë sado të shkurtë që janë në pushtet,kanë filluar të binden se në trajtimin e hapësirave publike duhet ndryshuar diçka pozitivisht. Nuk duhet pasur mendësi të para pesëdhjetë viteve,këto hapësira duhet trajtuar ndryshe me kërkesat e gjeneratave të reja të shekullit XXI. Dukurit “shqetësuese” për banorët që jetojnë në ato hapësira janë çështje teknike që kanë zgjidhje,përderisa menaxhohen si duhet nga Komuna.
Ideja për mbylljen e rrugëve për qasjen e automjeteve jo rezidente në qendrën e vjetër të qytetit do të duhej përkrahur,si është rasti me rrugën “Rexhep Luci” e cila me kthyerjen e sajë në rrugë këmbësore (pedonale),vetëm kishte mundësuar kthimin e qetësisë që banorët e asaj rruge po e kërkojnë që shumë vite. Me një studim profesional urbanistik dhe intervenime të vogla urbane,do të mundësohej qasja në parkingje dhe garazhet ekzistuese të vetë banorëve rezident në ketë zonë. Furnizimi me orar të caktuar i lokaleve,e çka është ma e rëndësishme kontroll rigoroz dhe permanent i funksionimit të atyre lokaleve hoteliere si pika potenciale të zhurmës,duhej të ishin qenësore për Komunën.
Në ketë mënyrën do të zhdukej komunikacioni në ketë rrugë “qorre” si shkaktari ma i madh i zhurmës dhe ndotjes së mjedisit dhe “konflikteve” të përditshme në ketë rrugë,për fat të mirë pa pasoja fatale. Do të fitohej një funksion i ri urban me ndërlidhje me pjesën lindore të qytetit me rrugën këmbësore “Nëna Tereza”,kështu do të ishte mirë të mendohet edhe për rrugët tjera që gravitojnë qendrën e qytetit.
E dimë,jemi të vetëdijshëm se trajtimit të këtyre hapësirave aspak nuk iu është përkushtuar ndonjë vëmendje e duhur,ashtu si e kërkojnë kërkesat e kohës dhe të gjeneratave të reja. Pushtetarët ma shumë kanë qenë të angazhuar se si me i keqpërdor këto hapësira se sa me i humanizuar ato dhe me i bërë sa ma të afërta banorëve. Ka pasur disa tentime sporadike individuale por ato janë të pa mjaftueshme. Nuk jemi ne ata të gjykojmë fajtorët e të kaluarës,koha do të tregon atë.
Ka mundësi të shumta që me pak mjete materiale,me intervenime të vogla urbane,me angazhimin e të gjithë atyre që e kanë detyrë dhe përgjegjës,jeta urbane në kryeqytet dhe në vendbanimet tjera në Kosovë të begatohet të fitoi kualitete të reja ,të avancuara drejt një jete normale të banorëve të saj.
Prishtinë,Me 26.02.2014
arch. Ylber Vokshi Ylli, arkitekt i pavarur ylberv@yahoo.com
ANARKIA INTELEKTUALE NË KOSOVË
NGA FAHRI XHARRA/
Anarkia intelektuale do të thotë kufizim për mendim i njerëzve të kufizuar. Anarkisti intelektual prodhon me të madhenjerëz e pakënaqur, të pavetëdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative,dhe në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur, të vetëdijshëm dhe bashkë-aktiv për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral, intelektual dhe emocional.
” Intelektuali nuk është gjithmonë sinonim i inteligjentit. (Intellectuel n’est pas toujours synonyme d’intelligent) Alexandra David-Néel.
Të gjithë anarkistët intelektualë i dërgojnë kumte anarkisë së shoqërisë duke besuar që trajtimi i tyre anarkist i çështjes është mënyra më e mirë dhe zgjidhja më e mirë.
“Një zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët” thotë një fjalë. E cila është hallka e jonë më dobët? Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur, është e përcjellë nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme. Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijes si baraspeshë e tij. Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit, origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë. Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Plotë anarki. Kush është shkaktarë i personalitetit tonë të ndrydhur?: Çka është: dëshira për t’u futur në vetvete, ikja nga takimi me të tjerët, humbja e shpresave për një shkollë të mirë, për një martesë të lumtur ose për një jetë si i ka hije (Lombardo Foschi: The European origins of Personality, 2002).
Anarkisti intelektual shkruan:“Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur. Me lehtësi po sulmojnë Turqinë për këshillën e saj miqësore.”
Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personalitetit tonë? Si ta pengojmë personalitetintonë që të mos na stërkeqet. Kush është i plotfuqishëm në këtë rast? Arsyetimet se jetojmë në kohën e ekonomisë së tregut, nuk do të thotë të kemi shkollën pa disiplinë, qytetarin e papërgjegjshëm dhe pushtetarin e korruptuar. Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotme; “Historia e shqiptarëve duhet të korrigjohet e jo të ndryshohet. Fatkeqësisht edhe në periudhat më të hershme edhe tash në këtë periudhë ka ende keqpërdorime dhe shtrembërime të fakteve historike” (Akademiku, Feti Mediu). Ai konsideron se krahasimi i perandorisë osmane me pushtimin serb nuk është i drejtë. “Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me NATO-n dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë i agresor ndaj popullit të Kosovës”, thotë Mediu. Kjo është anarki intelektuale:..” i dërgojnë kumte anarkisë së shoqërisë duke besuar që trajtimi i tyre anarkist i çështjes është mënyra më e mirë dhe zgjidhja më e mirë.”
Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Sajimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë, që ndryshon në funksion të pasurive që i kemi në vetvete. Formimi i personalitetit tonë do të thotë ta njohim dhe dominojmë të ardhshmen tonë. (Hansen Michel, Psikologjia e personalitetit).
Sipas Prof. dr. Ferit Dukës. historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika, sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë. “Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike”, – ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.
Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor. Anakisti e thërret anarkinë!
E more Profesor : “Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri,histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kuturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?
Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Sajimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë, që ndryshon në funksion të pasurive që i kemi në vetvete. Formimi i personalitetit tonë do të thotë ta njohim dhe dominojmë të ardhshmen tonë. (Hansen Michel, Psikologjia e personalitetit). Dhe pastaj anarkisti intelektual vazhdon:”” Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar.(.)” anarkisti intelektual na kanoset: ”Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente –
Anarkisti intelektual prodhon me të madhenjerëz të pakënaqur, të pavetdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative.
Në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur ,të vetëdijshëm dhe bashkë-aktiv për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral, intelektual dhe emocional.Dhe lexoni :”Të thuash se pushtimi osman ka shkaktuar gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar është një budallallëk me brirë.”
Dhe pastaj anarkisti intelektual vazhdon:”” Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar “”
Anarkistëtintelektual të Kosovëspo presin::”Sikur era fatbardhë ,e cila gjer më tani na ka vajtur kundër ,të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planeve tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë,ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhesh kalorës nëse nukdëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini sesikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjen e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurrë të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur”(nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”
Si duket tani për tani duhet të kënaqemi vetëm me atë që ekzistojmë. A hiç më tepër a?|
Fahri Xharra, 05.02.14,Gjakovë
Deklaratë e Eliot Engel për Zgjedhjet Komunale të Kosovës
Washington DC – Anëtari i kongresit amerikan demokrati nga New Yorku, Eliot Engel ,anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme , lëshoi deklaratën e mëposhtme në lidhje me zgjedhjet e fundit komunale të Kosovës./
Nga BEQIR SINA, New York/
Engel : ” Zgjedhjet në Kosovë ishin një proces i suksesshëm zgjedhor i cili do të avancojë perspektivat për stabilitet dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon më të gjerë.
Miku i dëshmuar i shqiptarëve kongresmeni Engel, thotë në dekleratën e tij se :”Unë dua të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët shkuan në votime të dielën më 3 nëntor, për të votuar në zgjedhjet komunale . Procesi i votimit ishte, në përgjithësi , transparentë , i mirë -menaxhuar , dhe i rregullt , dhe me pjesëmarrje që ishte relativisht e lartë në tërë Kosovën . Si të tilla , këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e re të Kosovës ,normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë , dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Euro-Atlantik . ” thekson kongresmeni Engel.
“Megjithatë , thotë ai në dekleratën e tij, unë gjithashtu dënoj fuqishëm dhunën në ditën e zgjedhjeve në disa lokacione në veri të Kosovës . Unë u bëj thirrje autoriteteve për të hetuar shpejt dhe ndjekur penalisht autorët , të cilët kërkonin për të parandaluar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tyre . Unë gjithashtu thuhet në dekleratë u bëjë thirrje autoriteteve në Beograd të bashkëpunojnë plotësisht me Prishtinën dhe EULEX-in në çdo hetim.”
Në fund të dekleratës së tij, kongresmeni Elito Engel thotë se :” Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto incidente nuk i zbehin këto zgjedhje nga ajo që përndryshe ishte një proces i suksesshëm zgjedhor i cili do të avancojë perspektivat për stabilitet dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon më të gjerë. ” ka deklaruar anëtari i kongresit amerikan demokrati nga New Yorku, Eliot Engel , anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe mik i dëshmuar i shqiptarëve në Kongresin amerikan.
Përfunduan zgjedhjet komunale në Kosovë
Mbi 45 për qind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal, të parat ku ishin përfshirë edhe komunat veriore më shumice serbe/
Në orën 19 janë mbyllur rreth 800 qendrat e votimit në 38 komuna të Kosovës, ku sot është votuar për pushtetin komunal.Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se sipas të dhënave paraprake, diç më shumë se 45 për qind e mbi një milion e 700 mijë votuesve të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që të zgjedhin kandidatët e mbi 100 subjekteve politike për të drejtuar 38 komuna të vendit.
Në këto të dhëna nuk është përfshirë pjesëmarrja e votuesve në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ku votimet u përmbyllen më incidente dhe paqartësi.
Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se kryesisht nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit përveç në veriun e Kosovës.
Mbi 100 subjekte politike morën pjesë në këto zgjedhje dhe prej tyre 33 nga radhët e komunitetit serb.
Autoritetet vendase thonë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët Kosovës, për tërësinë e saj tokësore, ndërsa besojnë se rrjedha e tyre do të ketë ndikim edhe në çuarjen përpara të aspiratave të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.
Gjithsej 224 veta konkurruan për kryetarë komunash dhe sipas sistemit zgjedhor këtë post në rrethin e parë e fiton ai që siguron 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.
Mbi 30 mijë vëzhgues të vendit por edhe nga bota po vëzhgojnë procesin. Vëzhguesit e koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, thanë se janë shënuar disa parregullsi dhe probleme të natyrës teknike në votimet e deritashme, por të cilat nuk ushtrojnë ndikim thelbësorë mbi procesin.
Vëzhguesit ndërkombëtarë pritet që nga e marta të shpalosin vlerësimet e tyre të para për këto zgjedhje të cilat sipas Shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Roberto Gualtieri janë me rëndësi për të ardhmen e Kosovës.
Kjo ishte hera e parë që Bashkimi Evropian kishte angazhuar mision të posacëm vëzhgues në Kosovë dhe zyrtarët e këtij misioni thanë se është shumë e pazakonshme që BE-ja të vëzhgojë zgjedhje lokale.
Zoti Gualtieri tha se “kjo është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, për qytetarët në tërë Kosovën, forcimin e demokracisë së saj por edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Edhe ambasadorë të vendeve perëndimore ishin përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve mbarë vajtja e të cilave vlerësohet me rëndësi për aspiratat e Kosovës për integrime evropiane.
Mbi 5 mijë e 500 pjesëtarë të policisë së Kosovë janë qenë të angazhuar për ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt për votimet e sotme dhe deri në orët e mbrëmjes ata kanë shoqëruar mbi 20 persona në lidhje me parregullsitë dhe incidentet e shfaqura gjatë procesit të votimeve.