• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UDB-ja JUGOSLLAVE NE MES TE LIDHJES KOSOVARE NE SH.B.A

April 3, 2016 by dgreca

Nga Ilaz Kadriu/Chikago/

Me rastin e botimit te vepres ” Lidhja Kosovare ne Sh.B.A. dhe Jusuf Azemi ” Dokumente sekrete jugosllave, {1971 – 1990 }, botoi ” Vatra” Shkup, 2015, fq.345.
Permbledhjen, perkthimin, redaktimin dhe parathenien: Qerim Lita.
   Se mergata shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me gjere, ka luajtur nje rrol te rendesishem ne procesin e nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe te Kosoves ne vecanti, tregon edhe angazhimi shume serioz i UDB-se jugosllave , ne zbulimin e aktiviteteve kombetare te Lidhjes Kosovare dhe Ballit Kombetar, me theks te vecante, veprimtarise se Jusuf Azemit dhe bashkepunetoreve te tij ne tere teritorin e Amerikes, Kanadase dhe Evropes.
Sic pohon edhe autori  ne parathenien e vepres, ” bartes i aktiviteteve dhe aksioneve te tilla kombetare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes , ishte organizata e Lidhjes Kosovare me qender ne Chicago, e cila , permes  degeve te saj, shtrihej edhe ne New York, Detroit Boston, Toronto, si dhe ne shume qendra boterore, si Paris, Rome, Bruksel, Kopenhage, Munik, etj.
Udheheqesit e kesaj lidhjeje,organizuan dhe morren pjese neper shume aktivitete politike gjate nje kohe te gjate te veprimtarise se tyre kombetare dhe patriotike.
   Lidhja Kosovareishte ishte edhe anetare e Bashkimit Federalist te Komuniteteve Evropiane , nepermes te ciles kjo organizate demonstronte fuqishem shkeljen e rende te te drejtave njerezore te popllit shqiptar nen regjimin e eger komunist te shtetit te Jugosllavise.Autori, ne baze te raporteve,shkresave, informatave, depeshave dhe njoftimeve te ndryshme zyrtare edhe te atyre ” Top Secret”, vjen ne konkludim se bartes  kryesore dhe organizues te ketyre aktiviteteve kane qene Jusuf Azemi, Luan Gashi , Vasil, Andoni, Ajet Rushiti, Ismail Shabani, Osman Shabani,Azem Vuli, Bardhyl Shatku,Qazim Rrushaj, e shume e shume aktiviste te tjere, te cilet ne menyre direkte dhe indirekte permenden kronologjikisht neper raportet , informatat, njoftimet dhe depeshat zyrtare te ambasadoreve jugosllave, konzujve si dhe te agjenturave te ndryshme te lidhura me sherbimet sekrete dhe UDB-ne jugosllave dhe agjenteve te tyre te infiltruar ne kete organizate me shifra dhe kodime te caktuara nga qarqet zyrtare jugosllave.Ne baze te ketyre raporteve, shifet lehte se UDB-ja jugosllave nga cdo qytet shqiptar ne vendlindje ka caktuar me se paku dy shpiune, te cilet panderprerje kane dhene informata qofte ne menyre direkte ne ambasadat, respektivisht konzulatat jugosllave, ose me shkrim drejtuar sherbimeve te Sekretariatit te puneve te Brendshme te Kercoves, Gostivarit, Tetoves, Shkupit, Prishtines, Gjilanit , etj.
   Mirepo, shkruar autori, perkunder perpjekjeve te medha te Qeverise Jugosllave qe te njollosi figurat eminente te Lidhjes Kosovare si dhe Ballit Kombetar, veprimtaria e tyre nuk pushoi asnjehere. Ishin te kota perpjekjet e agjenturave jugosllave dhe bashkepunetoreve te tyre qe te diskreditojne veprimtarine patriotike te ketyre organizatave dhe udheheqesve te tyre- shkruan autori.
   Kjo permbledhje perfshin 160 dokumente sekrete jugosllave ne forma te raporteve, shkresave, depeshave, planeve operative, telegrameve te karakterit “teper sekret”, njoftimeve te ndryshme zyrtare te cilat njoftojne organet kompetente jugosllave per veprimtarine e gjate te ketyre dy organizatave, te cilat, me aktivitetin e tyre te dendur politik, mbajten gjalle shpirtin dhe frymen nacionaliste shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Kanade dhe ne Evrope.
   Dokumentet sekrete jugosllave jane sistematizuar ne kete permbledhje nga koleksioni i materialeve arkivore te zbuluara gjate punes se autorit ne Arkivin Shteterot te Republikes se Maqedonise ne Shkup, si dhe nga koleksioni i dokumentave te Lidhjes Kosovare ne Chicago.
   Ne vend te perfundimit:
   Perbledhja ne fjale eshte produkt i kerkimeve dhe hulumtimeve arkivore te autorit, i cili ne baze te raporteve shume konfidenciale sjell informacione te verteta lidhur me shume persona te dyshimte , te infiltruar ne kete organizate me emra dhe shifra te nje kodimi te caktuar jugosllav. Me kete permbledhje, dhe ne baze te konstatimeve te autorit dhe raporteve, hiqet dilema e shume thashethemave lidhur me udheheqesit e Lidhjes Kosovare dhe te Ballit Kombetar.Perkthimi i dokumentave ne fjale eshte bere nga vet autori, i cili, me kete ka dhene nje kontribut te rendesishem ne zbardhjen e aktiviteteve kombetare te Lidhjes Kosovare dhe me gjere.

Filed Under: Histori Tagged With: Iliaz Kadriu, NE MES TE LIDHJES KOSOVARE, NE SH.B.A, UDB-ja Jugosllave

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT