• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEZIR ADEMAJ, DESHMORI I KOSOVES NDEROHET NE NJU JORK

August 10, 2014 by dgreca

Nju Jork : Asambleja dhe Bashkia – nderoi me Proklamatë; dëshmorin e lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj/
Me rastin e rënjes së tij – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj/
Nga BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, kanë disa vite prej krijimit të tyre – që në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut – Bashkinë e saj, po nderojnë dhe respektojnë me rastin e datave të shënuara për kombin shqiptar, disa veprimtarë të dalluar në diasporë, si edhe të disa figurave të tjera të kombit, të cilët prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, i dhanë aq shumë kombit tonë – luftuan dhe punuan për demokracinë në Shqipëri, si dhe dhanë një kontribut të çmuar për një Kosovë të lirë e të pavarur, zgjidhjen e çështjes shqiptare në tokat e tyre.
Për këtë qëllim, në vijim të aktiviteteve Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave – Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, me President zotin Esad Rizai – të cilët kan sosnsorizuar çdo vitë në Bashkinë e Nju Jorkut, disa respektime dhe nderime – por në mandatin e parë të tij – edhe anëtari i Assemblesë së shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj – nëpërmjet Asamblesë së Nju Jorkut, me Proklamatë – e cila është nderimi më i lartë në Nju Jork – ka nderuar 28 nëntorit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe disa personalitete – shoqata dhe organizata, individ të ndryshëm në të gjitha komunitetet e distriktiti 80-të – përfshirë edhe shqiptarët.
Kurse kësaj rradhe me rastin e rënjes heroike – 25 korrikut 1998, të dëshmorit të UÇK – ës, i rënë për lirinë e Kosovës – gjatë luftimeve të ashpëra- ku në atë ngjarje të paktën 7 shqiptarë ishin vrarë në Junik që nga fillimi i atyre luftimeve, të cilat nisën me luftën për çlirimin e Kosovës, u nderua nga dy institucionet më të larta të qytetit – Bashkia dhe Asambleja e Nju Jorkut, dëshmori Vezir Ademaj – i njohur në luftë me emrin “Alfredi”- në shenjë respekti dhe përkujtimi për këtë datë.
Me rastin e rënjes së tij – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj.
Ceremoni zyrtare e marrjes se dy proklamatave, e cila u zhvillua në sallën qendrore të Bashkisë së qytetit më të madh në SHBA – New York, më 25 korrik në prezencën e anëtarit të Këshillit Bashkiak Ritchie Torres dhe stafit të tij si dhe të përfaqësuesit zyrtar të zyrës së asamblesitit të Nju Jorkut, zotit Mark Gjonaj, u shoqërua me prezencën e zyrtarve të kësaj bashkie me fjalime rasti. Ajo ishte një ceremoni e thjesht – por dinjitoze, ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Çamëria, anëtari i një familje të martirizuar çame, zoti Sali Bollati, si dhe televizioni Albanian American News TV- me pronar dhe drejtor z. Skender Pali.
Në proklamatën e Anetarit të Keshillit bashkiak të Nju Jorkut, Ritchie Torres dhe në atë të Asambelesë (Kuvendit) të Nju Jorkt, motivacionin e saj thuhet :
Se: “Vezir Ademaj u lind më mars 1971 në Sheremetaj fshatit pranë Gjakovës, në Kosovë, në një shtëpi prej guri të njohur si Kullë, një perlë arkitektonike nga ato të shekullit të XVIII-të e cila ka qenë një fortesë natyrore për kryengritësit lokale kundër pushtuesve të huaj. Kur ishte i ri, Veziri emigroi në Zvicër, thuhet në proklamatë për të shmangur shërbimin e tij në ushtrinë serbe – isj jugosllave, i cili kishte kryer krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnje., Ndërsa, si një emigrant, ai ka punuar shumë për të mbështetur familjen e tij dhe kthehet në Kosovë , megjithëse kishte ndjekur një karrierë në kickboxing, për t’u bërë kampion i Zvicrës dhe më pas kampion i Evropës, Ndërsa : Vendi i tij – Kosova u zhyt në luftë, si rezultat i masave ekstreme represionit nga regjimi i diktatorit famëkeq serb Sllobodan Millosheviç, Vezir Ademaj u kthye për t’u bashkuar me luftëtarët në rezistencën lokale në mbrojtje të popullatës civile, duke dhuruar për luftën që sapo kishte nisur të gjitha kursimet e tij për kauzën dhe të ofruar aftësitë e tij sportive për trajnimin e të rinjve që qenë vullnetarë për të luftuar .

Kulla e tij – shtëpia e tij u bë edhe një herë një qendër për rrjetin nëntokësor për njësitë e para të sapolindur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ai u gradua komandant i Njësisë Komando të Zbulimit të Zonës Operative të Dukagjinit,
Në Proklamatë thuhet se ndërsa : Vezir Ademaj vdiq si një hero për kauzën, kur pas një beteje të armatosur në Kallavaj, afër Junikut, më 25 korrik 1998, ai refuzoi të largohet, duke marrë nga fronti një mik të plagosur për të mos e lënë të bjerë në duart e armikut. Ndërsa: Kosova u çlirua në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Ajo është sot një vend sovran, një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe një aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vezir Ademaj – është shpallur një martir i Kosovës, shkollës në Sheremetaj, ku ai dikur ka studiuar dhe ëndërruar për t’u bërë një mësues sot mban emrin e tij; dhe Kulla, ku familja e tij jetoi për shekuj me radhë është bërë një muze historik i asaj ane për të treguar brezave jetën tij dhe dhe të rezistencës dhe të traditës kombëtare.
Vëllai i tij, Dr Hasan Ademaj këtu në Nju Jork, është sot një aktivist i respektuar dhe i suksesshëm mjek profesional dhe në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në New York, ku sakrifica kurajoze e vëllait të tij dëshmorit Vezir Ademaj – i njohur në luftë me pseudonimin “Alfredi”- le të shërbejë si një frymëzim për të gjithë. dhe një përkushtim për kauzën e lirisë dhe demokracisë – pavarësinë e Kosovës.”
“Ata luftuan duke bër sakrifica sublime deri sa edhe u flijuan për lirinë – çlirimin e Kosovës nga tirrania sllavo serbe – sundimi i egër sllavo – komunist, andaj duhen nderuar, respektuar dhe përkujtuar jo vetëm nga ne shqiptarët, por edhe opininioni amerikan – përfaqësuesit e institucioneve amerikane. Kurse, neve na mbetet vetëm t’i nderojmë për jetë, të përulemi para veprës së tyre, sakrificës sublime – për të gjithë ata dëshmorët të lirisë. Se, vetëm atëherë, të rënët për Kosovën, do prehen të qetë dhe brezat që e gëzojnë sot lirinë do ta kenë ndërgjegjen e pastër kombëtare”, tha Easadi Rizai, presidenti i Fodnacionit Shoqëria Shqipatro Amerikane.
Kurse, veprimtari i dalluar i çështjes së Çamërisë në SHBA – zoti Sali Bollati, në këtë ceremoni, u shpreh :” Me këtë rast duhet të falenderojmë Bashkinë e Manhattanit, qyteti më të madh në vend – Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane me President zotin Esad Rizai, dhe anëtarin e Assemblesë së shtetit të New Yorkut, zotin Mark Gjonaj – që janë duke nderuar disa prej figurave të ndritura të kombit tonë, nga ky metropol gjigand si Manhattani, i cili, për çdo vjet po nderon Shqiperinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë….Për, mendimin tim vazhdoi Bollati, “në menyrë të veçantë, ky është një nderim që i bëhet gjithë komunitetit shqiptaro-amerikanë, të cilët, janë krenarë me identitetin dhe kulturën e tyre entike shqipëtare, por janë po ashtu shumë krenarë që i takojnë kombit te madh amerikan, i cili e ka dëshmuar madhështinë e tij në mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shqipërisë, në krijimin e saj dhe përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi….”
Në fund vëllai i dëshmorit, Dr Hasan Ademaj një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, veprimtar i komunitetit, e ka vlersuar lart nderimin që i kan bërë vëllait të tij të martirizuar, me rastin e rënjes së tij në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.
Ai me këtë rast u shpreh se dëshironte të faleminderojë në emër të tij dhe familjes Ademaj – ngrohtësisht anëtarin e këshillit të bashkisë së Nju Jorkut, zotin Ritchie Torres, dhe stafin e tij – Presidentin e Bronxit Ruben Diaz, dhe ish Presidentin e qytetit të Manhattanit, Scott M.Stringer, dhe posaçërisht, sponsorizuesin e këtyre proklamatave, zotin Esad Rizai dhe asamblesitin shqiptar në Asamblenë e Nju Jorkut – zotin Mark Gjonaj.
“Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave – Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, me President zotin Esad Rizai , thotë dr Hasan Ademaj, duhet përgëzuar dhe falenderuar se për vite me rradhë, ai ka sponsorizuar nëpërmjet institucioneve të larta njujorkeze, vlerësimin dhe nderimin që u është bërë, shqiptarëve si në atdhe dhe diasporë, në data të shënuara për shqiptarët, përfshirë legjendën për lirinë e Kosovës, Adem Jashari, presidentin e parë të Kosovës Rugovën, Isa Boletinin dhe Tahir Sinanin – një luftëtar i shquar për lirinë e trojeve shqiptare(pjesëmarrës në 3 lufta), si dhe dëshmorin e lirisë Luan Haradinajn, e të të tjerë, figura të ndritura të kombit shqiptar në vite”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: DESHMORI I KOSOVES, nderohet, ne Nju Jork, Vezir Ademaj

Art-40 Modele nudo, të pikturuar në pjesët intime, dalin para publikut në Nju Jork

July 27, 2014 by dgreca

Ngjarja e dytë vjetore u mbajtë këtë të shtunën në sheshin Columbus Circle,New York, si pjesë e ekspozitës së fundit të titulluar “Pjesët imtime të trupit të vajzave në pikturë” inskenuar nga artisti i njohur njujorkez Andy Golub/
Nga BEQIR SINA, New York/
UPPER WEST SIDE – Dyzet modele lakuriq nga disa shtete të SHBA, vajza të reja të gjitha formave dhe madhësive trupurore, të moshave nga 18 deri në 25 vjeçë, të shtunën me 26 korrik,pasdite,do të merrnin pjesë në spektakël artistik, duke parakluar lakuriq të pikturuar në dy pjesët më intime të femrave gjoksin dhe pjesën e përparme.
Ato ishin të “lyera” me bojra nga 30 artistë nga i gjithë vendi – Ngjarja u mbajtë këtë të shtunën në sheshin Columbus Circle, si pjesë e ekspozitës së fundit të titulluar “Pjesët intime të trupit të vajzave në pikturë” inskenuar nga artisti i njohur njujorkez Andy Golub.
Ky është rasti i dytë që në Nju Jork mbahet një spektakël e tillë – mbas atij që u mbajtë për herë të parë dhe hapi shumë debate. Mbasi policia vitin e kaluar arrestoi kuratorin Andy Golub duke akuzuar atë për shthurjen në publik .
48-vjeçari njujorkez, piktori i njohur Golub nisur nga ajo çka ndodhi vitin e kaluar ka arritur një marrëveshje me autoritet e qytetit , bashkinë, policinë dhe Departamentin e Kulutrës dhe Artit në fund vitin 2013 ku ai mund të vazhdojë punën e tij – me një marrëveshje që është inkurajuar për të organizuar ngjarje të këtill bile më të madhe akoma, se ajo e mbajtur vitin e kaluar.
Dhe, Departamenti i Parqeve konfirmoi se Golub ka marrë leje për aktivitetin, dhe ai nuk parashikon ndonjë problem nga New York Police Department.
Korrikun e kaluar, ai pati pikturuar modelet lakuriq para Muzeumit Guggenheim, në Times Square dhe pranë High Line.
Për seleksionimin e vajzave këtë vitë ndihmoi shumë një grup i Modeleve amerikane, vullnetare nga grupi i të Rinjëve dhe të Rejave naturiste dhe nudiste(lakuriqe) të Amerikës
Ato përzgjodhën dhe sollën 30 vajza të cilat u zhveshën lakuriq të pikturuara me bojra uji në gjoks dhe pjesën e përparme të trupit duke parkaluar më pasë në hyrje të sheshit Columbus Circle në Central Park në mes të 58- 59 të, pjesën Perëndimor .
Artistët nga i gjithë vendi deri nga Hawaii tha Golub erdhën këtë vit për ngjarjen, ndërsa shtoi si ai i kishte kthyer disa modele dhe artistë që dëshironin të merrin pjesë, mbasi kërkesat kësaj rradhe ishin të shumta.
“Njerëzit duan të jenë pjesë e një këtij projekti arti … dhe kjo e bën shumë të vështorirë për të menaxhuar aq shumë njerëz,” i tha ai shtypit njujorkez.
Pas disa orë të pikturës, modelet kaluan para publikut entusiat në një paradë e cila nisi nga Columbus Circle tek Sheshi Time nëpërmjet Broadway dhe rreth orës 6 pm(të mbasdites) dhe të hipura në një autobus dykatësh, kuratori i tyre Golub është sjellur për rreth lagjes Lower Manhattan.
Spektatorët të cilët ndoqën spektaklin duartrokitën vajzat dhe kuratorin e tyre gjatë gjithë rrugës.
Për Golub, “piktura në trupë lakuriq është puna e artitit më e vështirë në këtë moment, mbasi ajo nuk është më një pikturë në me një kanavacë, letër, murë apo gjetkë por është pikturë mbi trupin lakuriq të një vajze, ky lloj arti është argëtim dhe interaktive e artit publik,” shpjegoi ai.
“Në qoftë se ne nesër do të kemi një tjetër ngjarje, të këtillë, jam i sigurtë tha 48-vjeçari njujorkez, piktori i njohur Andy Golub se mund të ketë qindra apo edhe mijëra të modeleve që duan të dalin lakuriq me trupin e pikturuar,” tha ai.

Filed Under: Kulture Tagged With: 40 Modele nudo, Beqir Sina, dalin para publikut, ne Nju Jork, në pjesët intime, të pikturuar

Festivali i Shkollave Shqipe në Nju Jork, manifestim i shkëlqyer i kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgim

June 27, 2014 by dgreca

Nga Dalip Greca/
Festivali i Shkollave shqipe i organizuar më 15 qershor, me nismën e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, ambasador Bekim Sejdiut me bashkëpunëtorë, i mbështetur edhe nga Konsullata e Shqipërisë në Nju Jork, ishte hapi kulmor i veprimtarive shkollore të këtij viti. E bërë për të parën herë dhe realizuar bukur, organizatorët meritojnë përgëzime, ndërsa fëmijët duartrokitje e përkrahje. Thirrjes së organizatorëve i ishin përgjigjur me pjesmarrje shkollat shqipe në Bronx, Fondi i Përbashkët Shqiptar në Patterson-NJ, Shkolla Shqipe”Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, mysafire ishin shkolla Shqipe”Gjuha Jonë” në Filadelfia dhe Ansambli i valltareve të Ansamblit “Rozafat” të Qendrës Kulturore “Zoja e Shkodrës” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika.Festivali është prezantuar nga Klodiana Zylo Halsted dhe Ariot Myrtaj.
Të pranishëm ishin ambasadori Bekim Sejdiu me personelin e konsullatës së Kosovës(Konsujt Korab Mushkolaj dhe Ylber Kryeziu), Konsullja e Shqipërisë Irena Dai, ansambleisti i shtetit të Nju Jork-ut, Mark Gjonaj, si dhe një grup biznesmenësh dhe veprimtarësh të komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe Teksas.
Kongresmeni demokrat Elitot Engel, i njohur si mik i shqiptarëve, u ka drejtuar një përshëndetje festivalistëve të vegjël dhe të gjithë organizatorëve e pjesmarrsve në këtë festival, duke i përgëzuar që promovojnë dhe kultivojnë traditat dhe kulturën shqiptare në Amerikë.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, ambasador Bekim Sejdiu, në emër të organizatorëve, u ka uruar mirëseardhjen pjesmarërsve dhe të ftuarëve, dhe ka përgëzuar shkollat shqipe për seriozitetin e përgatitjeve dhe u ka uruar sukses festivalistëve të vegjël.
Fjalën përshëndetëse e ka mbajtë konsullja e Shqipërisë Irena Dai. Mes të tjerash, Konsullja tha se:Kam kënaqësinë dhe privilegjin të adresoj përgëzimet dhe përshëndetjet më të sinqerta dhe të përzemërta për këtë festë të shpalosjes së gjuhës së bukur shqipe. Kam bindjen se shqipja jonë, një nga gjuhët më të rralla e të lashta në Europë, është sot ura më e fuqishme e bashkimit të shqiptarisë, është formësim i qenies sonë shqiptare, është thesari që e trashëguam nga paraardhësit tanë, mbi të gjitha-është sakrifica dhe lufta e rilindasve për t’i dhënë ekzistencialitet Kombit Shqiptar, të cilët me vargjet e tyre rrëqethëse, aq bukur i kënduan Shqipes tonë dhe quajtën me të drejtë “Gjuhë Perëndie”…(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Festivali, i Shkollave Shqipe, ne Nju Jork

Nisin përgatitjet për Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork

June 27, 2014 by dgreca

“Albanian Film Festival, ose Festivali i Filmit Shqiptar, është ngjarje që organizohet që dy vite në New York nga organizata jo qeveritare “Albanian Artists Association”, me qellim të promovimit të kinematografisë shqiptare në Kryeqytetin e Botës.” thotë Ariot Myrtaj./
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Kultura dhe arti shqiptar do të prezantohet përsëri për të tretin vit me rradhë në Nju Jork gjatë festivalit AFF “Albanian Film Festivali” (Festivali i Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në javën e fundit të muajit tetor ose në nëntor, dhe përsëri ka të njëjtin organizator krijuesin e këtij festivali dhe aktorin Ariot Myrtaj.
Ky do të jetë edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar dhe simbas tij do të garojë me përzgjedhje artistike nga realizime kinematografike të producentëve shqiptar nga SHBA-ja, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, dhe viset shqiptare, nga diaspora, Kanadaja, etj.
Shoqata Artistet Shqiptarë në Amerikë po organizon për vitin e 3 “Festivali i filmit shqiptar”, në New York, e cila do të zhvillohet më 2 tetor me 9 tetor në kinema prestigjioze SVA të New York City.
Për të tretin vit radhazi, Festivali i Filmit Shqiptar, do të sjellë në “jetë” kulturën shqiptare nëpërmjet kinemasë në New York City. Qëllimi ynë është që të krijojë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e kulturës shqiptare, talenteartistike dhe mënyrën e jetesës, si të përfaqësuara në ekran nga artistët vizionare nga e gjithë bota. Ne shpresojmë për të frymëzuar artistë të tjerë për të shqyrtuar dhe të lidheni me kultura të ndryshme në mediumet e ndryshme të sferës kinematografisë.
Deri në 20 gusht 2014, të gjitha filmave shqiptare (drejtorët, shkrimtarë, prodhuesit, aktorët etj) mund të paraqesë filmin e tyre nëpërmjet faqes sonë të internetit në bazë të “paraqesë filmin tim” në www.albanianfilmfest.com
Ky edicion, filmave do të ketë privilegjin të shfaqë punën e atyre producentëve për audiencën, njujorkeze, dhe mund të fitojë çmimin e publikut dhe çmimet jurisë.
Organizatori thotë se :”Ne jemi ende në nevojë dhe jemi duke kërkuar për sponsorët ju lutemi duke gjetur informacionet nëpërmjet faqes sonë të internetit ose duke na derguar emailing në info@albanianfilmfest.com ne do tu sqarojmë për gjithëçka duke mirëpritur ndihmën tuaj sponsorizuese për tu bërë edhe ju pjesë e këtij festivali.
Megjithatë ne kemi besim dhe ne shohim vetëm përpara, thotë organizatori i këtij festivali duke shtuar se për të pasur një audincë më të madhe, shpresojmë se do të kemi një vit fantastik duke promovuar kulturën tonë të bukurdhe të artë shqiptare në kryeqytetin e botës! Nju Jorkun, thotë me shumë dashuri, Ariot Myrtaj
Themeluesi dhe Drejtori Artistik i këtij Festivali.
Histori
“AFF ka lindur në vitin 2012 si një ngjarje hsitorike për të festuar vitin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë me 100 filma të vjetr dhe të reja shqiptare, në Tribeca Cinemas, Kineman Producers Club dhe BronxNet në Lehman College. Viti i dytë, AFF pati provuar për të zgjeruar suksesin e saj si ajo paraqitur 28 filma në Teatrin SVA dhe Kinema Producers Club. Çmimet ishin dhënë edhe nga audienca për filmat me metrazh të shkurtër, filimin më të mirë të mirë dhe dokumentarin më të mirë.
E ardhmja e AFF
Pas festivalit të saj të tretë të suksesshëm në New York City, AFF do të ndjekin mundësitë në qytetet me lidhje të emigracionit shqiptarëve në Amerikën Veriore, për të shqyrtuar se si kultura shqiptare manifestohet dhe me përvojë nëpër kinema në mbarë SHBA. Këto qytete janë Boston, Detroit, Dallas, Los Angeles, West Palm dhe Toronto. Qëllimi ynë është për të lidhur me festivale të ndryshme të filmit dhe përhapur misionin tonë dhe të thelluarrrënjët tona kulturore dhe kinematografisë në Shtetet e Bashkuara.
Tetorë : 2014
2 Tetor: Ngjarja do të hapet me një ceremoni dhe parakalim në “qilimin e kuq” një gala tipike artistësh amerikan .Gala do të shfaqë filmat e famshëm shqiptarë, dhe artistët dhe drejtuesit e përfshirë në AFF, si dhedo të ketë intervista dhe mundësitë foto për mediat. Ngjarja e hapjes do të pasohet nga një shfaqjen e filmit shqiptar, duke përfshirë dhe një natë joshëse të hapjes pas-Gala.
5 Tetor: Informon Film, do të ketë diskutime dhe debate përreth film dhe kulturën shqiptare, si dhe do të flasë rreth prodhimeve kinematografike të luftës në Kosovë dhe të rënjes së komunizmit në shprehje artistike shqiptare.!
8 Tetor: Një Film do të jetë i mbylljes gjatë natës ceremoni, si dhe ceremoninë e çmimeve e cila do të shfaqë publikut çmime dhe shpërblime të jurisë të filmave me metrazh të shkurtër, filmat më të mirë , dhe dokumentarit më të mirë. ! Festivali 2014 do të përqëndrohet në një vijimit të lartë të mediave të New York-ut, shtëpitë e prodhimit, dhe blerësit e filmit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, e Filmit Shqiptar, ne Nju Jork, Nisin përgatitjet, për Festivalin

Studiuesi japonez i Kanunit te Lekë Dukagjinit u takua me shqiptarët në Nju Jork

March 20, 2014 by dgreca

Dy miqt e dëshmuar, njëri japonez- Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto dhe tjetri shqiptar- z. Selahedin Velaj , ruajnë lidhjet e tyre të mira simbas traditës së dy vendeve. Në takim merrnin pjesë dhe bashkatdhetare të tjerë./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Takim miqësor është mbajtur, të Mërkurën me 19 Mars, në qytetin e Nju Jork-ut, me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, i cili njihet nga shqiptarët si studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Profesori japonz është autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, me sponsorizim dhe përkthim të Selahudin Velaj – që sipas tij, “elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike” shkruan studimi i Yamamotos .

Profesor Yamamoto, është “zbulim” i mikut të tij,Selahedin Velaj, i cili ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë veprimtar aty ku e lypte nevoja e shqiptarëve në Amerikë.

Z. Velaj – njihet mirë në diasporë edhe për lidhjet e tij me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto,  sidomos në kontributin e tij për njohjen e çështjes së Kosovës, veprimtarinë që zhvilluan ata së bashku në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një nga Universitetet më të mëdha  të Tokios, dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike Japoneze në atë periudhë.

 

Velaj me këtë veprimtari pati dëshmuar dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit Shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë, Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.

Veprimtari i dalluar i diasporës, z. Velaj – vlen të përmendet se rrjedh nga një familje me tradita të vyera patriotike dhe atdhetare, ai është dhe ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, anëtar i hershëm dhe i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.

Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe është takuar me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.

Ai së bashku me zonjën e tij u takua dje në Restorantin “Sammy’s” me pronar shqiptar zotin Maxhun Biberaj  në qytetin e Nju Jorkut, mori pjesë në drekën e shtruar nga buajtësi Dr Velaj me miqt e tij shqiptarë: Ambasadorin Bekim Sjediu, Konuslli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, professor Naum Priftin, Presidentin e KKSHA, zotin Martin Shkreli, shkrimtari dhe poetin e njohur Pierr Pandeli Simsia me bashkëshorten e tij Joana Simsia, gazetarja Ermira Muja, gazetari dhe shkrimtari Muhamet Mjeku.

Duke folur në këtë drekë mysafirët ez. Velajt, shprehën kënaqsin e veçantë për takimin me Profesorin japonez Yamamoto, dhe me këtë rast ata falemnderuan veçanerishtë, bujarinë e dr Velajn dhe kontributin e tij për çështjen tonë kombëtare.

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, tregojë sesi nëpërmjet mikut të tij z. Velaj, ka arritur për të shpjeguar në Japoni , se si është Shqipëria dhe Kosova dhe se çfarë vende të mrekullueshm ka arritur ai të shohë.

“Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë, tha profesori japonez janë shumë miqësorë, sidomos ata dallohen me sa kam vrejtur unë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe, dy dekadat e fundit edhe ndaj ne japonezëve, nëpërmjet, lidhjeve diplomatike, studentëve, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave dhe Grupit të “Miqësisë Japonezo – Shqiptare”.

Ai tha se :”Andaj tani mbasi kam marrë shumë njohuri nëpërmjet mikut tim z. Velaj – kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Nju Jork, Profesor Yamamoto. Selahedin Velaj, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT