Hillary Clinton shkruan një libër të ri – duke thënë se është “krenare” për arritjet e saj/
Në Nju Jork nisi “Turneu veror” i promovimeve të librit të ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”/
Nga BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Gruaja që ka më shumë tituj në SHBA : ish Zonja e Parë – ish Sekretaria 63-të e Shtetit, ish Senatoria dhe ish kandidatja për Presidente tani politikanja e fortë amerikane, Hillary Rodham Clinton, është emri më i përfolur në Shtetet e Bashkuara – se ka për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale –
Ajo vazhdon të ruaj popullaritetin e saj – nëpërmjet komunikimit me publikun amerikan duke bërë një jet shumë aktive; qoftë si politikane apo edhe atë në sferat e familjes, shoqërorisë dhe ato sociale, gjithmon në raportet e saj me amerikanët.
Këtë rradh për të katërtën her zonja Clinton, thotë se ka zgjedhur të shkruaj libër – të cilin ajo ka deklaruar simbas shtypit amerikan se “ma kan “imponuar” miqt, dhe lexuesit e shumtë – duke më thënë se kam shumë për të shkruajtur dhe se librat e mi janë nga më të lexuarit’, thotë zonja Clinton për gazetën The Washington Post
Ajo duke folur për shoqatën e botuesve amerikanë, ka thënë se edhe titullin e librit e saj të katërt, i cili nisi sot “turneun veror” të promovimeve, simbas saj – ia kanë sugjeruar shumë lexues në një “tender” titujsh të hapur prej saj dhe të publikuar në gazetën The Washington Post, më parë se ajo ta botonte librin.
Clinton tha se njëri ndër mësimet që ajo kishte marrë nga shkrimi i librit të fundit në vitin 2003, Living History, ishte të hiqte dorë nga puna e saj ditore. Kjo sepse këtë libër (“Living History”), ajo thotë se e shkroi gjatë netëve, sepse ditën punonte, atëhere si senatore e Nju Jorkut.
Ndërkohë, që librin më të ri – titulli origjinal i tij “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, kësaj here thotë, se ajo “e ka shkruar në qetësinë dhe paqen e shtëpisë së saj – pa spekulime mediale dhe pa tension politik” në Chappaqua, një fermë në veri të Nju Jorkut, fshatin ku çifti presidencial kan shtëpinë, dhe kalojnë një pjesë të jetes private.
“Turneu veror” i promovimeve të librit të ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, për zonjën Hillary Rodham Clinton nisi sot në Nju Jork, librarinë e njohur “Union Square Barnes & Noble” në Manhattan – si ndalesa e parë e librit në atë që ajo e ka quajtur “Tour Kombëtarë për “Choices Hard”
Ndërkohë, që ish Sekretaria e Shtetit, do të jetë në biblotekën Book Store të Universitetit Harvardit në Kembrixh më 16 qershor zonja Klinton do të nënshkrojë librin e ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, në Barnes & Noble në The Grove në Los Angeles më 19 qershor.
Një zëdhënës i botuesit, të librave të saj kompania Simon & Schuster, ka deklaruar pavarësisht ndonjë deklerate dhe pronocimi të çastit, zonja Clinton, simabs tij nuk ka një program formal zyrtar për të folur në asnjë nga këto promovime.
Libri i zonjës Clinton, Hard Choices,”Zgjedhje të vështira”, i cili nisi “rrugëtimin” e tij sot në qytetin e Nju Jorkut, (më 10 qershor), e sheh veten e promovimit, teksa, po shtohen spekullimet për një kandidim të mundshëm prej ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Libri i saj i fundit, Living History, ishte një best-seller – më i shituri në treg, i cili me sukses zgjati shumë javë, rrugë të cilën tani simbas shtypi njujorkez pritet ta ndjekë edhe vepra e radhës, librin më i ri – titulli origjinal “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”,
“Turneu Kombëtare Për “Choices Hard”, po simbas shtypi njujorkez, sot, është pjesë e një “monologu” ambicioz, ose një turneu mbarëkombëtar, që duket sa më shumë bëhet në lidhje me testimin e e saj – një fushate presidenciale 2016, më shumë se sa të ketë “lidhje me shitjen e kopjeve të librit të saj të ri, “Zgjedhje të Vështira.”
“A do të kandidojë për president në 2016?” shkruan ajo në faqen e fundit dhe përgjigjet: “Unë nuk e kamë vendosur ende.”
ABC News, në një intervistë me Diane Sawyer, tha se kishte marrë një kopje të hershme të librit,duke bërë të ditur se aty lexuesit do të gjejnë të dhënat personale me pikëpamjet e saj në disa prej konflikteve më të mprehta në botë. Në shënimet e autores, që u publikuan nga shtypi amerikan, zonja Clinton pranon se do të dëshironte t’u kthehej edhe një here disa vendimeve që kishte marrë në periudhën si diplomatja e lartë e SHBA. Por ajo shton se qeveria duhet të kishte bërë më shumë pas sulmeve terroriste të vitit 2001, pas luftrave në Irak dhe në Afganistan dhe Krime, si dhe recesionit ekonomik.
Kritikët thonë se zonja Clinton nuk shënoi arritjet e nevojshme në 4 vitet kur drejtoi Departamentin e Shtetit. Republikanët, po ashtu kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo i trajtoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2012, ku u vranë katër amerikanë në qytetin libian të Bengazit.
SIMPOZIUM SHKENCOR NE NEW YORK “ LETERSIA SHQIPE DHE ROLI I SAJ NE DIASPORE”
Diten e Diele, Dt. 22 -12-2013 ora 12. 00 -4.00p.m.,-do te zhvillohet Simpoziumi me teme: “Letersia Shqipe dhe roli i saj ne Diaspore!”, organizohet nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane.. Simpoziumi do te zhvillohet ne mjediset e Monro College, Bronx, New York, perkatesisht ne adresen:
2501 Jerome ave. Bronx NY 10468.
Ne Simpozium do te mbahen disa kumtesa rreth:
-Kush eshte Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane , roli dhe kontributi i saj.
-Letersia bashkekohore ne gjinine e prozes e poezise,
-Si e shihni kritiken letrare sot, dhe a ekziston nje kritike e mirefillte letrare.
-Botimet e reja te Anetareve te SHSHSHA-e.
Jane te mirepritur edhe autore qe nuk jane anetare te Shoqates dhe dashamires te Artit e Letersise.
Jeni te mirepritur dhe pjesemarrja juaj vleresohet si kontribut dhe perkushtim ndaj artit e letersise shqipe dhe detyrimi qe kemi ndaj audiences se lexuesve. Ju faleminderit paraprakisht per kohen dhe pjesemarrjen tuaj. Ju faleminderit gjithashtu per mendimet dhe opinionet tuaja. Ju pergezojme dhe se bashku pacim Suksese ne Krijimtari, Familje e Shoqeri.
Nderime e respekt:
Adnan MEHMETI/President
Raimonda MOISIU/Kryetare
Pal NDRECAJ/Nenkryetar,
Dr.Yllka FILIPI/Sekretare,
Sabije VESELI/Anetare e Kryesise,
Ramiz MUJAJ/ Anetar i Kryesise
PAS 20 VJETESH, NJE DEMOKRAT NE KRYE TE BASHKISE SE NJU JORK-ut
Bill De Blasio do të bëjë betimin si kryetari i 109-të i bashkisë së Nju Jorkut më 1 janar 2014./
Nga Adam Phillips/
Të martën, njujorkezët votuan me shumicë dërmuese për zgjedhjen e liberalit Bill de Blasio-s, në krye të Bashkisë së qytetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Adam Phillips, intervistoi disa votues për të shprehur pikëpamjet e tyre për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë, i cili do të jetë demokrati i parë në 20 vjet që mban këtë post.
Në atë që shumë anlistë thonë se ishte një kundërshtim për stilin dhe politikën konservatore të kryetarit të deritanishëm, Michael Bloomberg, 70 përqind e votuesve të Nju Jorkut, zgjodhën Bill de Blasio-n të udhëheqë qytetin për katër vjetët e ardhshëm.
Alec, 30 vjeçar nga Manhatani, mbështeti Blasio-n, por është i pasigurt se do të bëhen ndryshime reale.
“Jam shumë i kënaqur që më në fund ne do të kemi një person që nuk do të jetë mbështetës i fortë i korporatave. Por dyshoj që ai do të jetë shumë i ndryshëm, sepse ai nuk ka shumë pushtet në raport me këshillin e qytetit, ne ndërtuesit, e kështu me radhë. Por jam i kënaqur që ne kemi në person progresist. Ai duket shumë i mirë”.
Përkrahësja e De Blasio-s, Celia Reiss i pëlqente disa nga politikat e Bloomberg-ut, por jo stilin e tij diktatorial, siç shpreht ajo.
“Por mendoj se De Blasio do të jetë i mirë për shumicën në Nju Jork, me shpresën se do të jetë i mirë për pakicat dhe do të ndihmojë në ngritjen e rrogës minimale. Mendoj se ai do të bëjë më shumë për shtresat e ulta dhe të mesme të popullatës që kanë nevojë për ndihmë. Jam entuziaste”. Si libral, “Gene” i pëlqen politikat e De Blasio-s, por si pronar bari, ai nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë zgjedhja e De Blasio-s për biznesin e tij të vogël.
“Me një krytar bashkie liberal, është vështirë të bësh parashikime në këtë lloj biznesi, nëse ai do të ushtrojë më shumë kontroll apo më pak. Prandaj është një periudhë nervoziteti në dy muajt e ardhshëm, deri sa të mësojmë se çfarë realisht do të bëjë ai”.
Gjatë fushatës së tij elektorale, Bill De Blasio foli shpesh për Nju Jorkun si qytet i ndarë. Ai krahasoi elitën shumë të vogël, por tejet të pasur ndërkombëtare, të përqendruar pothuajse e gjitha në Manhatan, me pjesën tjetër, duke përfshirë edhe pakicat etnike dhe racore të qytetit. Shumica e banorëve jetojnë në katër lagjet më pak famoze të Nju Jorkut dhe shumë prej tyre, siç thotë ai, e përballojnë me vështirësi jetesën.
Kështu thotë edhe banori i Manhatanit, Chris Lund.
“Ai nuk mund të bëjë gjithçka që dëshiron, por mendoj se drejtimi që ai do që të marrë qytetit është i novojshëm në këtë moment. Shpëtimi i shtresës së mesme dhe të ulët që janë neglizhuar si dhe lagjet e tjera të qytetit, përveç Manhatanit, që janë neglizhuar”.
Zoti Lund mendon se kalimi i De Blasio-s nga mbrojtës i publikut, në postin e kryetarit të bashkisë, mund të jetë një hap drejt ngritjes së tij në një post kombëtar.
“Po dëgjoja fjalimin e De Blasio-s dhe mendoj se kishte formën e një fjalimi të pranimit të detyrës që i bënte jehonë fjalimit të Robert Kennedy-t. Ai i kushtoi vemendje një numri më të madh amerikanësh. Mendoj se kur popullata urbane e këtij vendi do ta dëgjojë atë, ata do të përgjigjen si njujorkezët”.
Bill De Blasio do të bëjë betimin si kryetari i 109-të i bashkisë së Nju Jorkut më 1 janar 2014.(Kortezi VOA)
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORK
Nga Frank Shkreli/
Në Shtator mbahen zgjedhjet vendore në qytetin e New Yorkut për Kryetar Bashkie, për anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe poste të tjera administrative të këtij qyteti. Thuhet këtu në Amerikë se politika është krejtsisht vendore (all politics is local) dhe si e tillë politika vendore është shumë më e rendësishme për interesat jetësore të përditshme për banorët e qyteteve, rretheve administrative e tjera, në krahasim të themi me politikën kombëtare dhe ndërkombëtare që përpilohet në Uashington. Këjo ndodhë sepse udhëheqsit politikë vendorë janë ata që me të vërtetë ushtrojnë dhe zbatojnë një politikë kritike që prekë nevojat dhe interesat, në përgjithësi hallet e banorëve vendas, duke filluar nga cilësia e shkollave për fëmijtë, shpenzimet vendore, krimi, taksat, transporti, e të tjera. Por shërbejnë si shembull për të rinjët e të rejat e komunitetit nga pikpamja të meritave dhe përgjegjsive ndaj komunitetit, por edhe shembull për nga karakteri i zytarve vendas.
Andaj për të ushtruar si duhet dhe me përgjegjësi të drejtën e votës, votuesi duhet të jetë i mirë informuar për kandidatin ose kandidatët për të cilët voton, si nga pikpamja se si ai ose ajo do të mund të zgjidhë problemet e komunitetit më së miri, në krahasim me kandidatët e tjerë, por gjithashtu, në mendimin tim, edhe për nga këndveshtrimi i karakterit të kandidatëve, të cilët kërkojnë besimin dhe mbështetjen e votuesve.
Në qytetin e New Yorkut, që është qyteti më i madh i Amerikës, dy kandidatë skandalozë, Antoni Uiner dhe Eliot Spitzer, i pari ish-kongresmen, detyrë prej së cilës u detyrua të jepte dorheqjen për shkak të një numëri skandalesh seksuale, vetëm e vetëm për tu paraqit tani pas disa vitesh, si kandidat i partisë demokrate për kryetar bashkie të Nju Jorkut, megjithse ka pranuar përzierjen e tij në skandale të tjera seksuale edhe pas largimit të tij nga detyra e kongresmenit. Tjetri na është, aspak më ultë për nga detyra se ish-governatori demokrat i shtetit të Nju Jorkut, Eliot Spitzer edhe ky i përzier në skandale të turpshme seksuale me prostituta — i cili u detyrua gjithashtu të largohej nga detyra e governatorit — ka venë kandidaturën për detyrën me rëndësi të kontrolluesit të qytetit, dmth zyrtarit më të lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut.
E pa besueshme! Për arsye të skandaleve seksuale të dy ishin detyruar të largoheshin nga detyrat me rëndësi që u kishte besuar populli vite më parë, dhe tani pas disa vjetësh, duan, pa kurrfarë turpi, të këthehen përsëri në detyra të besimit publik. Antoni Uiner bile, me bashkshorten pranë tij, pati fëtyrë të pranonte para disa ditësh se kishte vazhduar me skandalet seksuale, madje edhe pasi u detyrua të largohej nga Kongresi si përfaqsues i Nju Jorkut. Megjithëkëtë dhe pa pikën e turpit, Uiner kërkon t’i imponohet përsëri banorve të Nju Jorkut duke u kërkuar votën e tyre për t’i përfaqësuar ata si kryetar bashkie i qytetit më të madh amerikan dhe një ndër qytetet më të mëdha të botës.
Me të vërtetë, banorët dhe qyteti i New Yorkut meritojnë kandidatë më të mirë, më moral dhe më me karakter se dueti UIner e Spitzer. Udhëheqës të lartë demokratë në nivel vendor dhe kombëtar, me të drejtë, kanë bërë thirrje për tërhqjen e kandidaturës, sidomos të Antoni Uiner, por deri më sot të dy janë në garë për postet që kërkojnë. Karakteri dhe morali i politikanëve dhe i kandidatëve për detyra publike në nivel vendor dhe kombëtar është me rëndësi, sepse veprat individuale si skandalet seksuale të Antoni Uiner dhe Eliot Spitzer –si dështime morale personale — mund të kenë pasoja të këqia edhe për publikun e gjërë.
Votuesit e Nju Jorkut mund t’i falin këta dy politikanë për gabimet dhe skandalet seksuale të së kaluarës, por ama mos të gabojnë dy herë dhe të votojnë rishtas këta dy politikanë të degjenuar në poste publike me rëndësi, siç është kryetari i bashkisë dhe zyrtari kryesor financiar i qytetit të Nju Jorkut. Por më në fund, janë votuesit e Nju Jorkut ata që do ta kenë fjalën e fundit mbi fatin politik të tyre.
Shqiptaro-amerikanë të Nju Jorkut, kini kujdes për ke hidhni votën tuaj të shtrënjtë në shtator, pasi të kini shqyrtuar mirë meritat dhe kualifikimet për postet në të cilat kandidatët e ndryshëm kërkojnë të zgjidhen, por mbi të gjitha pasi të kini vlerësuar edhe karakterin e këtyre dy kandidatëve, të cilët me veprat e tyre jo vetëm që kanë abuzuar me besimin që publiku kishte vendosë mbi ta — por njëkohsisht kanë koritur veten, familjet e tyre dhe Nju Jorkun.
Ne foto: Anthony Weiner,kandidat për kryetar bashkie në New York
KONSULLATA E KOSOVES NE NEW YORK DHA PRITJE PER 5 VJETORIN E PAVARESISE
– Ambasadori Sejdiu: Suksesi i Kosovës është një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë/
– Kryetari i Bashkise se New Yorkut, z. Michael Bloomberg solli një mesazh të vecantë përshëndetjeje për Kosovën e pavarur, përmes zëdhënsit të tij/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, në sallën e madhe të pritjeve në hotelin “Intercontinetal”, ka organizuar pritje me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në pritje morën pjesë Ambasadori Bekim Sejdiu me bashkëshorten e tij zonjën Alberije Sejdiu, dhe komplet stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, konsulli Fatmir Zajmi me zonjën Semra, dhe diplomatja Valëza Uruçi.
Me këtë rastë Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, i ka falënderuar në emër të Konsullatës, të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe të gjitha ato vende të cilat e kanë mbështetur në pavarësimin e saj Republikën e Kosovës dhe ndihmën që po ia japin asaj në forcimin e demokracisë dhe njohjes së saj si një shtet me kredibilitet në rajon dhe në Evropë. Një mirënjohje të thellë Ambasdori Sejdiu shprehu në mënyrë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vlersojë lart kontributin e diasporës shqiptare.
Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë dhjetëra diplomatë të ndryshëm, shumcia e tyre nga ato vende që e kanë njohur deri tani Kosovën, në mesin e të cilëve edhe ambasadoria e SHBA-ve, në OKB, Rozmari DiCarlo, ambasadorët e disa vendeve Europiane, Azisë, Afrikës, Amerikës së Jugut, dhe ai i Republikës së Shqipërisë Ferit Hoxha, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York Dritan Mishto, etj.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, drejtuesi i këtij evenimenti gazetari i RTK zoti Sulejman Gashi, pasi foli shkurtimishtë për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, i dha fjalën Ambasadorit Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York.
Ambasadori Sejdiu shprehu kënaqësin e madhe që në këtë pritje për përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e festonte së bashku me bashkëatdhetarët dhe diplomatët e huaj, duke thënë se unë do të doja që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për nderimin që na betë me praninë tuaj dhe duke e bërë më të këndshme këtë mbrëmjen tonë, të pavarësisë së Kosovës.
“Të nderuar të ftuar; u shpreh ai ne jemi duke festuar sonte përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbasi ne kemi shumë arsye për të festuar, ku siç dihet gjatë pesë viteve të fundit, ajo shpalli pavarësinë e saj, dhe Kosoa ka bërë përparime të mëdha.
Arritjet e mëdha janë arritur në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore dhe politike për një qeverisje të mirë, integrimi i pakicave etnike në jetën publike, përqasjen me standardet e Bashkimit Europian në sektorë të ndryshëm, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe krijimin e kontureve të një ekonomie të tregut të lirë të lulëzuar”.
Kurse, më pasë ai ka folur përëndësinë e kësaj pavarsie në aspektin ndërkombëtar duke thënë se në dimensionin ndërkombëtar, pozicioni i Kosovës në mesin e familjes së kombeve sovrane ka qenë shumë i avancuar. Kosova sot është e njohur si një vend i pavarur dhe sovran dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumë vende rreth botës. Frymëzuar nga fryma e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat politika jonë e mbështur mbi ato rajonale, ne e kemi vendosur veten si një shtyllë kryesore të stabilitetit dhe të aspiratës së tonë Euro-Atlantike .
Përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, që u zhvillua vitin e kaluar, Ambasadori Sejdiu e quajti një moment vendimtar, mbasi kjo erdhi sipas tij si rezultat i konsolidimit dhe progresin e Republikës së Kosovës gjatë pesë viteve të pavarësisë së mbikëqyrur.
Suksesin e Kosovës ai e cilësoi një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës
sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë.
“Ne kemi qenë të bekuar të gëzojmë mbështetjen e pamasë dhe miqësinë dedikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh Ambasadori Sejdiu duke shtuar se kam kënaqësin që me këtë rast të rëndësishëm për të ripërsëritur mirënjohjen tonë të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të paçmuar që i kan dhënë Republikës së Kosovës. Por, tha ai ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës në vendet e tjera Europiane, që janë duke e mbështetur vazhdimisht Kosovën në rrugën për përparimin e përgjithshëm të vendit tonë.”
Nuk ka ëndërr më të fuqishme dhe aspiratë më legjitime se ajo e lirisë dhe dinjitetit theksojë ndër të tjera Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, teksa nënvizojë se në Kosovë, ëndrra e lirisë u bë e vërtetë dhe aspirata e demokracisë, dhe është rruga e vendit tim, e cila e çon përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit Euro-Atlantik.
“Republika e Kosovës,pohoi ai është e përkushtuar për vlerat e të drejtave të njeriut, demokracisë multi-etnike dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, është e angazhuar për të jetuar në harmoni dhe prosperitet me fqinjët e saj, dhe është e përkushtuar për ambicien e integrimit në strukturat euro-atlantike, si edhe të integrimit të plotë në sistemin ndërkombëtar të kombeve sovrane.” përfundojë fjalën përshëndetëse Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York.
Me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së New Yorkut, me anë të zëdhënsit të tij solli një mesazh përshëndetje, për të uruar pavarësinë e Kosovës.
Koktejli i pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u shoqërua me muzikë nga një band muzikore shqiptaro-amerikane nën kryesimin e z Faton Macula, i cili do ta bënte së bashku me servirien falas të verës së njohur nga Kosova, ose is thërrasin ndryshe “ambasadoren” e Kosovës nëpër botë, “Stone Castle”, të pronarit shqiptarë Rustem Geci, këtë mbrëmje festive edhe më të bukur edhe më të këndëshme.
Edhe Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, e ngriti një dolli për Kosovën, për SHBA-të, si dhe për shëndetin e shqiptarëve për lumturi, me verën e njohur “Stone Castle” duke ua uruar të gjithë të pranishëmëve :” Gëzuar pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës!.
Ndryshe, Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, kurse pavarësinë e saj e kan njohur deri tani 99 vende, shteti i i fundit që e njohu pavarësisnë e Kosovës është Republika më e madhe islamike e Egjyptit.